Ka ardhur koha te ndryshoje pushteti, per te shpetuar shtetin.
Ne nuk jemi bere bashke per te ndryshuar disa zyrtare nga ndertesat e qeverise.
Ne po vijme ne pushtet per te ndryshuar fatin e ketij vendi, i cili po shkon drejte gremines.
Ne do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan ryshfete per zyrtaret, do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan gjoba ne vend te taksave normale, do te ndryshojme fatin e atij qytetari te ardhur ne Vlore qe e mbajne peng per legalizimin e shtepise se tij te bere me djerse, do te ndryshojme fatin e atij pensionisti qe me pensionin nuk? paguan dot as gjysmen e gjobes qe i vendos KESH-i, do te ndryshojme fatin e atij mesuesi, qe eshte here me i varfer se shume nga nxenesit e tij, do te ndryshojme fatin e atyre nenpunesve te shtetit te cilet nuk kane fuqi te jene te ndershem, sepse jane te shtypur nga ingranazhi i korrupsionit qe ve ne levizje kete qeveri.
Ka ardhur koha per te ndyshuar fatin e qytetit tone.
Ne kemi hyre ne kete gare per t′u bere depudete te Vlores dhe jo per t′u bere Vlora prone e deputeteve, sic eshte bere sote.
Ne po hyjme ne kete gare per te ndryshuar fatin e nje qyteti, ku nuk fillon dot pune, po nuk njohe deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk investon dot ne asnje ndertim, pa bere ortak deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk ben dot tregeti, po nuk ndave fitimin me deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk jeton dot i lire, nese je kundershtar i nje deputeti.
Une do te jem deputet i Vlores? dhe Vlora do te jete prone e qytetarve te saj.
Ka ardhur koha te ndryshojme fatin e qytetarve te Vlores.
Ky qytet ka vuajtur me shume se kush ne Shqiperi nga ndarja dhe hakmarrja e verber shpesh here dhe klasore.
Ne do ta ndryshojme kete histori te tij.
Une ashtu sic do te marr votat e opozitareve dhe qytetarve te paangazhuar, do te marr dhe votat e zgjedhesve te majte te zhgenjyer, pasi edhe ata kane vuajtur keto vite njesoj si ju, dhe ata kane mbetur pa pune njesoj si ju, dhe ata kane paguar taksa te larta dhe te fshehta njesoj si ju.
Por ne ndryshim me ju, ata jane poshteruar me shume, pasi ata kane shpresuar tek vota e tyre per socialistet.Tani? ata po shikojne se me votat e tyre i kane bere keq vetes, familjeve dhe fqinjeve te tyre.
Ata do te votojne per ne dhe ne do te ndryshojme se pari jeten e tyre dhe jeten tone.
Ka ardhur koha te ndryshoje fati i zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Ne do te zhvillojme nje fushate korrekte, trasparente dhe te ndershme, duke respektuar qytetarin dhe voten e tij. Ne kete qytet ka shume legjenda te shpikura nga ata qe vijne ne pushtet me arme.Ne kete qytet ka ende fantazma te atyre qe duan te trembin Vloren.
Une kam ardhur te kerkoj voten tuaj, se pari se ju garantoj se do ta mbroj ate!…
Votoni dhe mos ktheni koken pas, se keni nje njeri te sigurt qe do ta mbroje dhe numeroje ate vote.
Ne do t′ia dalim te votojme dhe te numerojme votat tona.
Dhe ne fund dua te them dy fjale per mandatin tim si deputet i Vlores.
Kete mandat nuk do ta perdor per te ndertuar pallate ne tokat e te tjereve, apo per te mbrojtur bizneset e paligjshme, sic bejne kundershtaret tane qe e kane kthyer Vloren ne ciflig.
Maqndatin tim si deputet do ta perdor per te kthyer Vloren ne normalitet, per t′i dhene fund ndarjes dhe hakmarrjes klasore, per t′i hapur Vlores prespektiven e madhe te biznesit dhe turizmit, per t′i hapur Vlores driten jeshile te investimeve dhe uljes se papunesise.
Mandatin tim do ta perdor per te ndaluar rreziqet qe kercenojne Vloren, per te marre bashke me ju nje vendim se cdo te bejme me te ardhmen e Vlores dhe rreziqet qe paraqesin per te projektet e fshehta dhe ta paqarta te pushtetareve tane, qe mbulohen me masken e investimeve nderkombetare.
Une nuk ju premtoj se ndryshimi mund te sjelle per ju parajsen dhe pasurite perrallore, por ju premtoj se do t′ju premtoj se do t′ju rikthej Vloren…