Kosove 29 Tetor 2008.Në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon deputeti Bujar Leskaj me vëllezrit tanë që jetojnë në viset Shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovën e lirë , për specifikat e tyre në luftën për liri dhe dinjitet kombëtar, kundër barbarive serbe,për njohjen e vlerave kulturore më atë anë të kufirit tonë për njohjen e bukurisë dhe vlerave të tokave tona, ishte dhe aktiviteti që u zhvillua me një grupë qytetarësh vlonjatë, I përbër prej:
– familjeve të vjetra vlonjate si Sharajt, Xhyherajt, Llupajt etj.- Familjeve të persekutuara egërsisht prej regjimit dictatorial komunist si Shaskaj, Xhaferaj, Bonjakaj? Petritajt, Agajt, Koshenjat, Shehajt, Leskajt, Cakrani, Hoxhajt etj.
-??Të burgosurve politik Ceno Caushi, Shemsi Rrapi, Kujtim Murati, Ramadan Muco, Luan Llupa, Reshat Kripa, Bari Ceprati, Feti Rexhepi, Enver Sharqiri, Lavdosh Beqo etj.Grupin e hijeshonin dhe dy zonja: znj. Linda Sharra dhe znj. Paqyze Petritisi dhe ish deputeti i partisë Demokratike shkrimtari dhe publicisti lushnjar Ismet Shehu, i cili është lidhur me vlorën që nga gjyshi i tij ai patrioti i njohur Sheh Karbunara.Grupit i shtonte humorin shoferi Nesti Pashaj, i cili i shërbeu grupit në të gjitha rastet ku ndaluam, veç të tjerave edhe me humorin e tij.Pas një grupi gazetarësh dhe një grupi të rinjsh të qytetit të Vlorës? ku ishte grupi i tretë, që ndiqte këtë intenear. Ky udhëtim u realizua nënë kujdesin e Z. Agron Sharra, kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës. 1-Në Tetovë rrëzë Malit të Sharrit. Pasi kaluam kufirin në Qaf Thanë; në strug u ulëm rreth deputetit Bujar Leskaj për të pirë një kafe. Biseta rrodhi e këndshme gjithkush jepteemocionet që i ngjallte ky udhëtim…. Astrit Xhaferi thoshte se shkelte për herë të parë në Kosovë e Maqedoni dhe prandaj ky udhëtim ishte i dëshiruar i mirëpritur dhe emocionues. Ndërsa Ceno Caushi me lot në sy tregoi se për herë të parë e kishte kaluar atë kufi në vitin 1944, në këmbë në batalionin e Ballit Kombëtar kur erdhën për të çliruarn dhe mbajtur Kosovën dhe viset e tjera kombëtare, por ishim tradhtuar prej komunistëve, shërbëtor të Titos, tha ai. Aranit Hoxhaj, kujtonte se ëndrra e babait të tij, të pushkatuar prej komunistëve vlonjate, ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset Shqiptare edhe në shtypin time, vajzën time e quajnë Vlora… U nisëm drejt Kërçovës, Gostivar Tetovë.? Kërçova më kujtojë xhaxhajnë e babait Selam Musa Hitaj, i cili që prej vitit 1941 deri më 1944, me gjithë familje kishte shkuar atje për tu mësuar fëmijve gjuhën e bukur shqipe. Ishin mbi 200 pishtarë të dijes që qeveria e kohës dërgoj në viset shqiptare, duke bërë realitet bashkimin e trojeve shqiptare. Në raste të tilla i kthejmë sytë pas në histori dhe shojmë me vëmëndje çdo rrugë e rrugicë, çdo shtëpi apo shkollë sepse na duket se do të gjejmë gjurmët e të parëve tanëtë atyre burave fisnik që u sakrifikuan për bashkimin e trojeve shqiptare. Ja ku u shfaqë para nesh dhe Tetova jonë e shtrirë rrëzë malit të Sharrit atij mali që ka mbajtur dhe strehuar luftëtarët e lirisë shqiptare. Mikëpritësi jonë në Tetovë ishte z. Miftar Ziberi, profesor i Universitetit të Tetovës, i cili i uroj deputetit Bujar Leskaj mirëseardhjen dhe na ftojë për drekë me bukë e krypë e zemër sipas zakonit të shqiptarit. Gjatë drekës u shkëmbyen biseda të cilat përshkoheshin fund e krye nga dashuria vëllazërore dhe nga nevojat e bashkëpunimit dhe vajtje ardhje ndërmjet nesh për të përforcuar më tepër dashurinë. Ne pas dite na priste një dëshiruar me personalitetin e njohur të politikës dhe atdhetarisë shqiptare, Kruetarin e Asamblesë? së Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Arbën Xhaferi i cili edhe pse i sëmurë nuk lodhet së punuari dhe luftuari për çështjen tonë kombëtare.Na priti përzemërsisht dhe na tha se : “Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset shqiptare edhe në shtypin time, vajzen time e quajne Vlora…. Partia Demokratike Shqiptare ka në vijën e saj politike nacionalizmin, dashurin për këtë vend dhe për këtë popull që quhet shqiptar kudo ku jetojnë në viset e tyre.Nacionalizmi është fenomen evropian dhe për këtë s′duhet të jetë i huaj as për ne shqiptarët. Nacionalizmi nuk është mburrje por nevoj kombëtare”. Z. Arbën Xhaferi ju përgjigj pastaj pyetjeve që ju bënë. Z. Xhevat Leskaj pyeti si ka mundësi intelektual të Kosovës të festojnë 100 – vjetorin e diktatorit Enver Hoxha? “Ne kemi edhe mangësi në gjykim në vlerësim. Enver Hoxhën këtu tek ne nuk e kanë njohur ashtu siç ka qënë ai, një diktator që ja ka kaluar edhe Stalininit. Ata që kujtojnë Enver Hoxhën nuk kanë pjekuri intelektuale dhe politike. Ne duhet të mos harrojmë se dy janë sot rreziqet tona fundamentalizmi fetar dhe komunizmi, të cilat duhet të mbyllen si proçes historik”. Z. Devi Sharra u interesua për shuarjen e divergjencave midis partive politike shqiptare? “Demokracia – tha z. Arbën Xhaferi, – do të thotë mendime të kundërta, nuk duhet të pretendojmë për unitet totalitar si në komunizëm. Në sajë të këtyre mendimeve ne arritëm që në Ohër të ndryshojmë Kushtetutën për të drejtat e shqiptarve, për ato të drejta që kanë nevojë shqiptarët.” Z. Avni Agaj pyeti se si është zgjidhur problemi i ndarjes së pronave në Maqedoni? “Për pronat në Maqedoni nuk ka probleme sepse prona nuk i është marrë apo grabitur asnjëherë shtetasit jugosllav, serb, maqedonas apo shqiptar qoftë, ahtu siç ka ndodhur në Shqipëri, dhe si në fshat dhe në qytet shtetasi maqedonas dhe ai jugosllav e kanë trashëguar pronën”. U ndamë me këtë shqiptarë të ditur dhe të madh vëllazërish dhe të nesërmen në mëgjesë kaluam kufirin e Maqedonisë tek Hani i Elezit, kaluam Lapencin që më kujtonte Lapencin tim, Kaçanik, Ferizaj dhe u ndalëm në Gadime. 2- Në Shpellën e Mermerit të Gadimes së Ferizajt. Deputeti Bujar Leskaj kishte planifikuar një befasi tjetër gjatë udhës për të mbërritur në Prishtinë. Në këtë fshat më 1969, Ahmet Asllani duke gërmuar në një kodër për të nxjerrë gurë për nevojat e tij,? qysqyja i ra në një vrimë dhe nuk mundi dot ta kapë. Duke gërmuar e kërkuar qysqynë atij i doli përpara një hapsirë nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi? organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një hapsirë e habitshme nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një nga monumentet më befasuese të natyrës shqiptare Shpella e Mermerit e fshatit Gadime të Ferizajt.Ajo u hap si qëndër për vizitorët më 1974. Deri tani vizitohet afro 1.5 km shpellë është shumë më e gjatë, ajo mund të shkojë Janjevë, atje ku kishte shtëpinë ai Shqiptari madh Shtjefën Gjeçovi e sot shtëpia e tij është shëndërruar në muzeun për të edukuar Shqiptarët, pra afro 15 km.Sipas studimeve kjo shpellë ka një vjetërsi prej 18 milion vjetësh. Ky monument natyror me vlera i kultrës sonë të mhnit me bukurin e tij, me kthesat e xhepat e shumtë si format e bukura që ka marrë gjatë miliona vjetve, me stalaktite dhe stalagmite, të tilla që në rajon nuk janë parë ndonjëherë.Shpella ka dy kate me bukuri të rralla, tani mund të vizitohet vetëm njëri kat. Nën shpellë ndodhet liqeni nëntokësor me afro 500 m.Edhe udhëheqësi jonë gjatë shpjegimit u dha formave të çuditshme të shpellës tingëllimin atdhetar, ja tha ai shikoni këtë a nuk nuk është kjo shqiponja dy krenare e flamurit tonë, më tej shini a është kjo fytyra dhe mjekra e Skënderbeut e kështu me rradhë.Kjo lidhje dhe mënyrë shpjegimi duhet në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe prandaj e bënin. 3.Në Prishtinën e Rugovës, atje ku u përgatit pavarësia e Kosovës.Prishtina është kryeqyteti i Kosovës sonë më mbi 500 mijë banorë, 15 km? nga Prishtina është zbuluar qyteti Ulpiani i ndërtuar ne kohën e romakëve, e pasur në shumë monumente të tjera historike dhe natyrore si Tyrbia e Sulltan Muratit, shtatorja e Skënderbeut, Shtatorja e Nënë Terezës Liqeni Batllavës, Sahat Kulla, Xhamia e Madhe, Muzeu i Kosovës etj.Sapo hymë në Prishtin deputeti Bujar Leskaj na udhëhoqi në atë kodrën ku rri ndezur flaka e lirisë, ku ngrihet vari monumental i shqiptarit të madhë, presidentit të nderuar Ibrahim Rugovës. U ndalëm para atij varri të bardhë si shpirti i Ibrahim Rugovës, u u përulëm më nderime para veprës dhe shpirtit të tij. Me veprën etij Rrugova radhitet ndër shqiptarët më të mëdhenj krahas Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, por deputeti Bujar Leskaj që nuk lodhet së foluri për Ibrahim Rugovën shkonë më larg, ai e krahason Rugovën me simbolin e Kombit Shqiptar me Skënderbeun.Para varrit të Rugovës çdo njeri mendon masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare….Gjatë Luftës së Dytë Botrore trojet shqiptare u ribashkuan, por pas përfundimit të sajë, Kosova, në mënyrë të dhunshme, prapë u ripushtua nga Jugosllavia.Të drejtat e Shqiptarve u shkelën në mënyrë sistematike. Me dhunë u shpërngulën në Turqi 250 mijë shiptarë. Më 1989 Qeveria Serbe suprimoi autonomin e Kosovës.Mijra shqiptarë u keqtrajtuan, na policia serbe, ndërsa mbi 400 mijë u detyruan të emigrojnë në Evropë dhe në SH.B.A. Kësaj dhune dhe shtypje do ti jepte fund ai shqiptari me emrin Ibrahim Rugova……Të heshtur, të emocionuar lamë pas varrin frymëzues të Rugovës dhe zbritëm në Galerin e Arteve. Z. Leskaj si njohës i mirë i pikëturës dhe koleksionist i sajë na shpjegojë për vlerat e piltorëve të Kosovës por mbi të gjithë dalloi dhe lartësoi z. Luan Mulliqi, i cili njihet në trojet shqiptare si një skulptor me emër, por veçanërisht në shqipëri ai njihet prej shtatores së Nënë Terezës të? vendosur në Aeroportin e Rinasit, shtatore e cila na prezanton me madhështi me botën e jashtme.Z. Mulliqi na shpjegoi e komentoi veprat e artit të ekspozuara aty, pastaj ai foli për aktivitetin etij kulturor dhe atdhetar ku ndërmjet të tjerave tha:”Veçoria e punës sime është se unë punoj me temën, pra unë e mendoj e saktësoj dhe pas kësaj filloj punën. Në veprat e mia mbizotëron simbolika le të kujtojmë ciklin e grave që patë, ku një grua paraqitet si shtatëzën e ajo që do të lindi prej sajë është liria e Kosovës. Po kështu edhe lëvizja femërore për emancipim është shprehur me anë të simbolikës.Vepra ime përshkrohet nga ndjenja atdhetare, prandaj krimtarija i është kushtuar personaliteteve që i sollën lirin Kosovës si profesor Femi Agami, Presidenti nderuar Ibrahim Rugova , Nënë Tereza në Rinas, Komandat Adem Jashari, ndërsa figurën e Skënderbeut unë e kam parë jo vetëm si luftëtar por edhe si diplomat.”U larguam nga Galeria e Arteve te Kosovës me ndjenjën se kishim parë një pjesë të kulturës tonë kombëtare.E diela në mëngjes na kishte rezervuar një të pa pritur tjetër të këndshme, takimi me piktorin, shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Ferri. Deputeti Bujar Leskaj i pa lodhur kërkon të thithë gjithëçka duhet nga ai takim me Akademikun, prandj para takimit ai na foli për vlerat e këtij personaliteti të kulturës kosovare, po deputeti vete nga vete dhe ndalet tek piktura. Ja na tha ai ato pikturat tek Grand Hoteli ku flinim dhe pushonim ne ishin pikërisht të këtij Rexhep Ferrit. Emri i tij na kujtojë atë luftëtarin e madh të Jakup Ferri, dhe kur morrëm vesh se pikërisht ky Rexhep Ferri vinte prej asaj familje lavdi madhe respekti për të na u shtua eshe më tepërl. Rexhep Feri i madhë nga trupi i madhë nga vepra e tij, i madh në dashurin dhe kontributin për kulturën shqiptare, erdhi i ngarkuar me dy pako të rënda me libra, mosha nuk e kish penguar të ngrinte atë ngarkesë, dashuria për vëllezrit e tij i kishte dhënë fuqi.Ai u dhurojë të gjithë pjesmarësve nga një vepër të tij dhe gjithashtu edhe nje dhurat për biblotekën e Vlorës.Fjala e Akademikut Ferri u dëgjua me interes të madh dhe me dashuri i cili ndërmjet të tjerave tha:”Babi ka qënë mësuse dhe së bashku me Esat Mekulin kan hapur shkollën shqipe në Plavë, ndërsa sot për fatkeqësi tonë në Plavë dhe Guci nuk ka shkolla shqipe….Babi vdiq në Durrës dy ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ku kish marrë pjes dhe vëllaj im.Unë e kuptoj se ç′kini hequr nën diktaturën e Enver Hoxhës, sepse atë që ka bërë Enver Hoxha me ju nuk e ka bërë Titua me ne……Ne vllazërit tuaj më këtë anë të kufirit e mbajmë shpresën? gjallë duke dëshmuar indetitetin tonë dhe qëndresën tonë, mbi 250 vajza në Prishtin mbajnë emrin VLORA.Erëra të mira po fryjnë për kombin tonë, Rruga Durrës Kukës Morinë është një vepër e madhe që po realizoni dhe për këtë merita i takon kryeministrit z. Sali Berisha i cili do të mbetet ne historin e kombit tonë nga personalitetet më të shquara pikërisht? për këtë vepër.Unë i kamë thënë z. Sali Berisha se si president edhe mund ta harrohesh, se je K/ ministër edhe mund të harohesh por me rrugën që po ndërton o të kujtohesh gjthnjë në historin e kombit tonë.Më pas z. Ceno Caushi iu drejtua Akademikut Rrexhep Ferri duke i thënë se këtij zotnisë që unë kamë në krahun e djathtë i kanë pushkatuar babanë Bajram Xeba nga Berati dhe gjyshin, këtij që kam në krahun tjetër i kanë pushkatuar babanë Tasim Halilin e Kaninës në moshën 35 vjeçare, kështu jemi të gjithë ne që na ke përpara, e prandaj dua të pyes se si ka mundësi që intektualë të Kosovës të marrin pjesë në përkujtimin e 100 vjetorit të diktatorit Enver Hoxha.Pas tij e mori fjalën z. Fari Shaska i cili me gjakëftohtësinë që e karakterizon i kërkoi leje Akademikut ti lexonte një shkresë zyrtare të Prokuroris së Lartë ushtarake, drejtuar Gjykatës së Lartë Ushtarake, e cila tregonte se përse i kishte pushkatuar Enver Hoxha shqipëtarët.”Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit, u ekzekutuan të dënuarti me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Telat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Alibeshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:1.????? -? Telat Drini:Rroftë Shqipëria me Kosovën.2.????? -? Hivzi Golja?? “??????? “????????????? ” 3.????? -? Tut Mëniku?? “?????? “?????????? ???” 4.????? -? Qenan Dibra??? “?????? “????????????? ” 5.????? -? Xhahit Koka???? “?????? “????????????? ” 6.????? -? Mehmet Alibeshiri:??? “??????????? ” 7.????? -? Shaban Balla Ju lë kujdes fëmijën 8.????? -?? Ali Kavaja Rroftë? Zogu i Parë Mbret i Shiptarëve. Rroftë Shqipëria me Kosovën . 9.????? Vdekjen e kemi hakë. 10.? – Sami Ceribashi : Më në fund t′u plotësua dëshira o prokuror.Edhe ti një ditë do ta paguash si unë.Rroftë Shqiperia me Kosovën. 11.? Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t′u dorëzohet. Firmosur prej prokurorit të Gjykatës së Lartë Ushtarake: Kapiteni i Parë Nevzat Haznerdari. Ja pra se përse Shqiptarët kanë vajtur drejt plumbit dhe litarit, shtoi z. Shaska me këtë grup tha ai është dënuar edhe babai im, prandaj ne shqiptarët e Shqipëris Zyrtare nuk e presi mirë kurë intelektual apo deputet të Kosovës festojnë 100 vjetori e diktatorit të Shqiptarëve Enver Hoxhës.Pas kësaj salla u ndes nga djenja e atdhe dashurisë.Z.Enver Sharqiri tha se ai ishte dënuar më 1986 sepse ishte anëtar i një grupi për të luftuar për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.Profesor Vangjel Pici kujtonë kohën e hidhur por edhe të lumtur kur kishën pritur më 1999 vëllezrit kosovsrë. Të hedhur prej asaj që pësuan vëllezrit tanë por të lumtur se ata gjetën këtu në Shqipëri pritjen vëllazërore dhe ne sot tha profesor Pici gjendemi këtu për të puthur me lot në sy tokën heroike kosovare të larë me gjakun e sa e sa heronjve që nga 1912 deri më sot. Pastaj ai kujtojë një fragment bisede me një familje kosovare në Vlorë, ditën që ata do të kthehen në vatrat e tyre, ai u kish thënë: Ku shkoni ? – juve i kini shtypit të djegura. Ani bre burrë, ju përgjigjë trimi kosovarë, kanë mbet themelet! Profesor Pici dhuroi z. Rexhep Ferri një libër të tij Z. Reshat Kripa, kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Persekutuarve Politikë Antikomunist të Tiranës, tha ndërmjet të tjerave: “17 shkurtin 2008, ditën e pavarësisë së Kosovës e kamë përjetuar si 28 nëntorin e vitit 1912 në Vlorë. Askush s′ mund ta ndaj kombin tonë në dy pjesë, për këtë bashkim shumë atdhetarë vlonjate në kohët e vështira të luftës 1941-1944 kanë ardhur e punuar këtu në Kosovë për bashkimin e kombit tonë, ndërmjet tyre dhe shumë vlonjate si p.sh vje′ im Ago Agaj, Kudret Kokoshi, etj”.Edhe Z. Reshat i dhuroi Z. Ferri një roman të shkruar prej tij.”Z. Lavdosh Beqo, tha se kamë pasur në burgun e Burrelit një kosovar të cilit i shkruante djali i tij nga Kosova : ” Babë thuaj baca Enverit të na jap arrëm se po na vrasin serbët! I shkreti′alë nuk e dinte se i ati kish përfunduar në burgun famëkeqtë Burrelit për të vetmin fajë se e donte shumë vendin e tij”.Z. Nexhat Xhelo i pa lodhur me kamerën e tij mundohej të fiksonte çdo çast fragmente bisede, jo vetëm në këtë takim por në të gjithë udhëtimin tonë të gjatë dhe të bukur.4- Në Prekaz të Skënderajt, në vendin ku edhe burrat derdhin lot.Mëngjesi së dielës më 26 tetor 2008 na gjeti në Prekazin e Skënderajt.Sapo hymë në luginën e Drenicës na pushtojnë emocione të shumta. Në mikrobusin tonë ra heshtja. Edhe deputeti jonë i nderuar z. Leskaj nuk fliste më, dukej sikur ai vend fliste vetë me gjuhën e historisë më mirë se çdo orator tjetër i zjarrtë.Na duket sikur para nesh do të na dal ai burri legjendar Azem Galica që u shua për lirin e Kosovës, na duket sikur para nesh do të dalë nusja e lirisë së Kosovës Shote Galica. Ndërsa na duket sikur do të na pres ai trimi legjendar Adem Jashari, komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Po, ai do të na pres me të vërtet se Ademi është gjallë Atë e pamë të gjallë në çdo qytet të Kosovës në çdo monument të sajë, atë e pamë të gjallë në palat e flamurit tonë kombëtar në flamurin e Kosovës sonë ë lirë e të pavarur.Një anonim kishte shkruar në librin e përshtypjeve të kullës së Adem Jasharit : ” Sa herë që rrezikohet liria, njeriu duhet të kujtojë Drenicën. Sa herë që na kaplon dobësia njerëzore, duhet të marim fuqi nga Dheu i Drerave. Sa herë që përgjumemi dhe ligështohemi si shqiptarë na pret një trualli shenjtë,që na ndihmon të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të shoim ngas drit′Se Drenica e Jasharëve është drita e lirisë Kosovare, drita e përtëritjes shqiptare! I falem!”.Sa mirë që ky shqiptarë nuk e ka vënë emrin e tij në këtëq shënim, sepse ai ka shprehur mendimin dhe dëshirën e të gjithë shqiptarve kudo ku jetojnë, mendimin e popullit të tij.Drenica ndodhet në qëndër të Kosovës, ka një sipërfaqe prej 700 km 2, ose 6% të sipërfaqes së Kosovës, një popullsi prej 140.000 banorë të gjithë shqiptarë, ose 6.5 % të popullsisë së Kosovës. Mosha mesatare e popullsisë është 23 vjeç.Prekazi fashati më i rëndësishëm i Drenicës ka 3876 banorë.Millosh Kopiliqi, luftëtari i shquar shqiptarë që udhëhoqi betejën e fushë Kosovës 1389 idhte nga Drenica, Hasan Prishtina që mbajti kuvendin e 5 majit 1912 ishte nga Drenica, Azem Galica dhe nusja e tij Shote Galica që udhëhoqën rezistencën kundër pushtimit Serbë nga 1920 deri më 1932 ishin nga Drenica, Shaban Polluzha që udhëhoqi rezistencën kundër ripushtimit të Kosovës më 1945 ishte nga Drenica i cili u vra pabesisht prej komuniste të pa besë shqiptarë. Po kështu shkëndijat e rezistencës ndajë barbarve serbë më 1986 dhe 1981 lindën këtu në Drenicë.Lufta e Tahir Mehës, rezistenca e tij më 13 maj 1981 me të atin Nebiun, është vazhdimi i qëndresës për ruajtjen e pragut të nderit Kombëtar, është preludi i sakrificës më? sublime në altrin e lirisë…… Kjo është shkurtë Drenica dhe ky është Prekazii Adem Jasharit. Por historia nuk mbaron këtu. Në Prekaz të Drenicës lindi komandanti legjendar dhe udhëheqësi i ushtrisë Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Adem Jashari. Ai lindi në një ditë fatlume për Shqipëtarët pikërisht më 28 nëntor 1955.Në luftën e fundit 1997, 1998, 1999vetëm nga Komuna e Skënderajt ku bënë pjes dhe Prekazi janë vrarë? 1.028 vetë, nga Prekazi janë vrarë 109 vetë, janë zhdukur 80 vetë. Deri tani janë zbuluar 17 varreza masive dhe kërkomet vazhdojnë…..Kulla e Adem Jasharit në Prekazë, nosekalaja e lirisë së shqiptarve u rrethua tre herëprej forcave barbare serbe, mëe 30 dhjetor 1991 më 22 janar 1998 dhe 5 mars 1998.Në rrethimin? e tretë, nga 30 anëtarët e familjes Heroike të Adem Jasharit, 22 prej tyre u gjendën të rrethuar. Atë ditë Ademi që nuk flinte e dalloj rrethimin dhe nuk bëri demarshe për të dalë, ai u tha familjarëve të tij : ” Sot do të kemi luftë, qoftë e hairit !”.Po fillonte beteja më e pashembullt në histori. Një shtet i tërë me të gjithë llojet e makinerisë luftarake, veç aeroplanëve po sulmonte një shtëpi të vetme, apo të shumtën një lagje të vogël që nuk përbënte asnjë togë të armatosurish. Lufta kish filluar, krismat ngjanin më tepër me gjëmim moti. Qëllonte artileria, tanke dhe topa të vendosura rreth lagjesë së Jasharëve po villnin zjarr drejt kullës së Adem Jasharit.Brenda kullës të gjithë ata që mund të mbanin pushkë kishin zënë pozicione të tjeret përfshi dhe fëmijët furnizonin me municione.Ademi ky kreshnik i legjendave, nuk e ndalte këngën. ” Vdekje më e mirë se kjo nuk mund të bëhet” u thoshte ai familjarëvë luftëtarë. Prekazi u ngre në këbë, të tjerë sapo qëgjuan krismat vrapuan të luftonin.I pari ra në fushën e betejës Miftar Reshi i cili kishte vrapuar jashtë rrethit ti vinte ne dimë komandantit . Pas tij ne kull ra Adilja tek po i çonte fishek bashkëshortit.Kështu vazhdojë lufta 3 ditë? dhe dy net. Në fundë një predhë topi e kalibrit të madhë kishte goqitur kullën nga prapa.Goditja ishte fatale, nga 14 familjarë të Adem Jasharit, shumica fëmijë që ndodheshin atje u vran 13 prej tyre.Eme gjthë këtë jeta e Adem Jasharit nuk u ndal asnjë çast, deri sa ra heroikisht para derës së shtëpisë. Kënga e tij u ndërpre për tu kthyer në këngë. I fundit fare me automatik në dorë ra Kushtrimi, djali Ademi, 13 vjeçar.Amaneti i Komandantit kishte shkuar në vend. Asnjë të mos binte i gjallë në duart e serbëve kisht thënë ai. Kishin rënë heroikisht në fushën e betejës 20 familjar të Adem Jasharit, ndërmjet, të cileve Valdetja 15 vjecare, Ikbali 13 vjeçar, Ikbalja 13 vjeçar, Afteja 17 vjeçe , Besimi 16 vjeç, Liria14 vjeç, Blerimi12 vjeç, Fatmija 9 vjeçe, Blerina 7 vjeçe, Kushtrimi djali i Ademit 13 vjeç…… Barbatët serbë nuk lejuan që njrëzit të? varrosnin kufomat. Vetëm më 11 marës 6 ditë para para fillimit të betejës pas fillimit të betejës, ata u larguan natën nga Prekazi. Atë ditë banorët hapën gropat dhe varosën 153 ndëshmorë të lirisë, nga të cilët 20 ishin familjarët e Adem Jasharit.Barbaria serbe zgjoji botën e qytetëruar nga gjumi dhe njëkohësisht i dha hov lëvizjespër çlirimin kombëtar.Në ballë të luftës tashmë printe kënga për Komandandantin legjendar Adem Jasharin. Në radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës u radhitën të gjithë pjestarët e tjerë të mbetur gjallë të familjes Adem Jasharit: Shqipja 20 vjeçare, vajza e Adem Jasharit, Bashkimi 20 vjeçar, Sahiti, Musaj, Hatixhja, Xhemilja, Regipi…… Të gjithë këta luftuan me arëm në dorë deri ditën e lirisë së Kosovës. Le të përfundojmë këtëpërshkrim heroik me fjalët e Ismail Kadares: ” Shkreptima e kullës së Jasharëve zgjojë nga gjumi Evropën dhe botën”. U? kthyem në makinën tonë kokën ulur. Ata burra që nuk kishin lëshuar lot nënë torturat çnjerëzore në qelit e Sigurimi të Shtetit i shikojmë tani me lot në sy.5 – Në Gjakovën e Astrit Haraçisë.Në drekë bujtëm në Gjakovën heroike. Bukë e kripë e zemër nga mikëpritësi ish ministri i Kulturës z. Astrit Haraçia. Qyteti ka rreth 90 mijë banorë dhe shtrihet në brigjet e lumit Erenik, rrëzë Malësisë së Gjakovës.Në mesjetë është njohur me emrin Jakova.Mirseardhjen na e uroi doktor Themi Vula i cili më pasë ja dha fjalën një veprimtari të shquar të? Gjakovës dhe Kosovës, z. Astrit Haraçia. Sa shumë punë, para, sakrifica dhe mundime ka bërë ky djalë për Kosovën e tij dhe sot ndodhet në arest shtëpie se gjoja ka kërcënuar dëshmitarët që shkonin për të dëshmuar në gjyqin e Hagës!Astriti e fillojë fjalën e tij dukë u drejtuar të burgosurve politikë: “Pasi ju keni qëndruar dhe keni kryer burgun e zi komunistë? të Enver Hoxhës dhe unë do të qëndroj në aradhest do të fitoj. Jam i lumtur që kamë një mik atdhetarin z. Bujar Leskaj i cili në detyrën e ministrit të kulturës ka bërë për lidhjen Kosovë- Shqipëri më shumë se çdo të bënte çdo njeri tjetër dhe jo vetëm në detyrën shtetërore por edhe si qytetar ka fol shumë për Kosovën tonë dhe për presidentin tonë të nderuar dhe të pa harruar Ibrahim Rugova.Vlonjatët nuk kanë dy fjalë e kanë JO në JO dhe PO- në PO. Ne këtu dhe ju në shqipëri kemi bërë shumë për dënimin e krimeve të komunizmit, por sot fatkeqësisht ka njerëz në Kosovë që festojnë ditëlindjen e Enver Hoxhës. Por ju duhet të dini se kjo nuk është në Kosova.”Të pranishmit kërkuan të dinin se si u lidh z. Astrit Haraçia me të pavdekshmin Ibrahim Rugova dhe ai tha:”Gjithçka që unë kamë harritur ja dedikoj Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe veçanërisht të paharruarit Ibrahim Rugova me të cilin jamë takuar për herë të parë në 1995 dhe nga ai çast nuk u ndamë më.Në takimin e parë më është dukur sikur takoja vetë Zotin.Pata besim tek ky njeri i madh dhe u përkushtova atij për lirin e Kosovës. E gjthë pasuria ime shkojë për luftën. Jamë krenar që i kam shërbyer dhe kam punuar me të madhin Ibrahim Rugova.Kosova fitoj lirinë falë intelidjencës, diplomacisë luftës dhe përkudhtimit total të Ibrahim Rugovës si asnjë njeri tjetër.Unë do të vazhdoj udhën që më mësoj Rugova. Një herë ju ankova Rugovës po merrnin pushtetin njerëz të pa aftë? dhe pa merita dhe ai mu përjigje:Lere se s′dinë ta mbajnë do ta dorëzojnë vetë. Një herë tjetër ju ankova Rugovës se shumë po na fyejnë në shtyp dhe ai mu përgjigj: Djalë meru me politik dhe leri të tjerët të flasin c′të duan!E pyeta se kur do të bashkohet Kosava me Shqipërin dhe ai mu përgjigj:-Shqipëria do të bashkohet me Kosovën në Evropë.I till ishte Ibrahim Rugova i bindur që ç′do problem mes shqipëtarve të zgjidhej në rrugë paqësore Ishte njeri i paqes, sepse ishte njeri i madhqë të tërë jetën e tij ja kushtoj vendit tij dhe jo pa sukses prej tij lindi Kosova e lirë ,dhe e pavarur, prej tij Kosova këputi zinxhirët e robëris serbe.”Doktor Themi Vula me gjallërinë me elokuencën, me oratorin por mbi të gjithave dashurin e madhe për vendin e tij na njohu me Gjakovën. Tek e dëgjoja të fliste nuk kishte mundësi të mos e admiroje historinë heroike të Gjakovës sonë.Heroike j vetëm në të kaluarën por edhe në të tashmen.Gjakova i kish dhënë Kosovës 1800 luftëtar trima që të luftonin për lirin e vendit të tyre.Në raport me popullsin ndofta asnjë qytet tjetër nuk i dha lirisë se Kosovës kaq luftëtarë. Doktor Vula na shoqëroj pothuajse në të gjitha monumente e kulturës së Gjakovës.Së pari u ndalëm përpara madhështisë së Xhamisë së Hadumit ndërtuar në shekullin e XVI ecila ka pasë një bibliotekë të ngritur në 1671 që u dogjë prej forcave serbe më 1999 dhe xhamia u rinua në tërësi në vitin 2000.Punan ndërtueseb dhe restauruese që po bëhej në këtë xhami monument kulturor tregonte fare qartë gjallorin e popullit tonë, triunfimin e tij mbi barbarinë serbe.Carëshia e Vjetër e Gjakovës, pazari i vjetër që është ndërtuar pas ngitjes së Xhamisë së Hadumit. Kompleksi urban arkitektonik i Carshisë së Vjetër në Gjakovë mund të quhet një nga vlerat më të mëdha mund të quhet muze në qiellin e hapur. Mjeshtëri popullor ka nxjerrë një fenomen unik të agloromeracionit historik urbanë në territorin e Kosovësë dhe më gjerë.Edhe Carshia e Vjetër e Gjakovësu dogj dhe u rrënua prej barbarve serbë më 1999. Më tej u ndalëm në teqen e bektashinjve e rrënuar në vitin 1999 prej forcave policore se′. Po kështë ishte rrenuar edhe monumenti i Lidhjes së Prizrenit. Por të dy këo monumente u ngritën përsëri me vullnetin dhe paratë e Gjakovarëve dhe interesin dhe përkushtimin e shumë intelektualve ndër të ci′uml;t shquan z. Astrit Haracia, i cili në përurimin e e teqesë në korrik 2007 ishte shprehur : ” Më lejoni …… të përsëris edhe njëherë iden dhe faktin që bektashinjt shqiptarë, me veprën e tyre, kanë qënë dhe mbeten nj′ml; degë e shëndoshë në trungun tonë kombëtar. Në cdo lëvizje të madhe kombëtare për prosperitet dhe liri kanë qënë dhe mbetet shpirti atdhetar i bektashinjëv, energjia dhe guximi i tyre.” Kur njëri nga vizitorët shprehu habi dhe admirim për ringritjn e monumenteve te kulturës, pas rrënimit të vitit 1999, doktor Vula? ju përgjigjë se z.Astrit Haracia, ishë Ministër i Kulturës ka thënë 😕 Me gjthë baticat dhe zbaticat populli Kosovar gjatë gjithë historisë së tij dramatike, përher krijojë duke lënë pas vetes një trazhgimni të pasur kulturore. Më pas ne pamë monumentet e tjera historike Kodra e Qaratit, Ura e Trezive, Kisha Katolike, Ura e Shenjtë etj. 6- Në Prizren, vendi i lidhjes së besës shqiptare. Në udhën e kthimit deputeti Bujar Leskaj e ndaloi grupin ne Prizren. ” Nuk mund të largohemi nga Kosova jonë, tha ai , pa qëndruar dhe admiruar dhe Prizrenin, qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në në Lidhjen e Parë ë Prizreni , qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në Lidhjen e Parë të Prizrënit më 1878 dhe në Lidhjen e Dytë? të prizrenit më 1943. Qyteti i bukuri Prizrenit ka 150 mijë banorë dhe shtrihet rrëzë maleve të Sharrit. Ura e Prizrenit, Kalaja me shumë Labirinte të nderuar gjatë shekullit të XI, i japin qytetit një pamje të një qyteti të lashtë turistik dhe me pamje të bukura atraktive. Megjithëse ditët pushim drejtori i kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit u tregua i gatshëm të evokonte historin e lavdishme të qytetit tyre. Emocionet ishin të shumta kur pamë xhaminë ku më 10 qershor 1878 ishin mbledhur 300 delegatë shqiptarë për të shpëtuar kombin e tyre nga copëtimet e fqinjëve. Pamë ndërtesën ku ishte ndërtuar e ashtuquajtura Qeveri e dalë nga Lidhja. Këtë ndërtes e kishte djegur dhe rrënuar serbët më 1999. Shtatoret e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit i kishin tërrhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit dhen e kishin hedhur në plera.Përballë kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit dukej kalaja madhështore në të cilën kishte vuajtur për tre vjet rresht atdhetari Abdyl Frashëri, i ati atij atdhetari të madhë Mit′hat Frashëri. Në vitin 2000 Prizrenasit patriot e ngritën sërisht ndërtesën ashtu sic jua kishin lënë të parët si dhe gjetën dhe unë në piedestalet e merituara atdhetarët Ymer Prizrenin dhe Abdyl Frashëri. Po kështu në shtator të vitit 1943, Shqipëtarët formuan Lidhjen e Dytë e cila kishte si qëllim mbrojtjen e trojeve shqiptare prej ripushtimit skllavo komunist.Lidhja u godit rëndë prej skllavo komunistëve dhe prej komunistëve shqiptar.Anëtarët e lidhjes u vranë mbas shpine, u burgosën ose u pushkatuan nga Serbët.Në se dikush mundi ti shpëtoj plumbit dhe litarit të Titos dhe u hodh në Shqipërin nënë, një fat edhe më i keq e priste nga diktatori Enver Hoxha. Edhe këta vuajtën burgjet, internimet ose ju dorëzuan pabesisht UDB- së serbe e cila i eliminoi pa mëshirë.Ata pakë që mundën të dalin në botën e lirë e vazhduan luftën për çlirimin e Kosovës.Po linim Prizrenin dhe po i drejtoheshim kufirit shqiptarë të prekur prej çasteve që përjetuam duke parë e dëgjuar masakrat serbe mbi popullsin shqiptare por dhe të lumturë se kjo padrejtësi historiken së fundi ishte zgjidhur prej luftës dhe thirrjes së Kosovarëve : “Ku je Evropë “, por edhe prej bombave që bota e qytetëruar lëshoj mbi atë kombë barbar që për gati një shekull kishte shtypur dhe shfrytëzuar Shqiptarët. Në Kosovë kudo ndërtohej, ne udhëtuam në udhë të pa përfunduara, apo në udhë që po ndërtoheshin. Nga të dy anët e udhës shiheshin vetëm vila, vila, vila, shumë të bukura kudo punohej e ndërtohej por mbi të gjitha ne lexuam kudo në sytë e vëllezërve tanë shpresën për të ardhmen. Kështu e gjetëm dhe kështu e lamë Kosovën një kantier ndërtimi plotë shpres dhe gjallëri, duke nxituar drejt Evropës.? Sapo kaluam kufirin në Morin deputeti Bujar Leskaj na ftoi të shikonim dhe shijonim madhështin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë, vepra më e madhe e ndërtuar prej Qeverisë së Partisë Demokratike. Kishim dëgjuar dhe lexuar shumë për këtë rrugë por atë që përjeton njeriu kur shikon atë vepër madhështore , ato ura dhe gërmime malesh është krejt ndryshe. Madhështia e kësaj udhe tregon edhe madhështin e kryeministrit tonë profesor doktor Sali Berishës.Ajo që pamë më atë anë të kufirit na bindi se Kosova po ecën përpara me ritmin e koh′ml;s, po ecën përpara për të kapur kohën e humbur nën barbarët serbë, kjo që pamë në këtëë anë të kufirit na bindi se Shqipëria po ndryshonte me ritme të shpejtapër të aritur në Evropë, dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë dhe më atë anë të kufirit na bindi se shqipëria po ndryshon me ritme të shpejta për të arritur në Evropë,dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë të kufirit të fluturojnë për të arritur dhe për të ecur përkrah kombeve të qytetëruara të botës. Udhë të mbarë Shqipëria jonë, udhë të mbarë Kosova jonë që po na bashkon vërtetësisht udha Durrës Kukës Morinë për të shkuar në Evropë.? ( botuar?ne Gazeten 55 nga Enver Memisha date 5, 6 Nentor 2008 dhe ne?gazeten Telegraf nga Izet SHEHU? me 29 Tetor 2008)