Te nderuar, artiste e shkrimtare, studiues dhe veprimtare te kultures dhe artit shqiptar!
Per mua si Ministrit I Kultures se Shqiperise ishte nje nder dhe privilegj i vecante qe pata fatin te jem nje nga organizatoret e Muajit te Kultures Kombetare Shqiperi – Kosove.
Ky muaj nuk shenoi vetem nje risi ne politikat kulturore kombetare, por ai ridimen-sionoi dhe vlerat e perbashketa te kultures dhe artit shqiptar ketej dhe andej kufirit. Duke intensifikuar kontaktet tona ne ato sfera te ndjeshme kulturore, ne beme me te mundshem, edhe me te prekshem identitetin tone kulturor e shpirteror, si trasheguesit e nje tradite te perbashket Ballkan.
91. Ne mbeshtetje te kesaj filozofie MTKRS e.Shqiperise dhe MKRS e Kosoves ofroi gjate muajit Shtator nje game te gjere bashkepunimi duke stimuluar nisma dhe pro-jekte te subjekteve, shoqatave dhe klubeve te ndryshme te artit e kultures. Duke ecur se bashku ne kete trajektore, ne beme te mundur rilindjejen kulturore me dimensione mbarekombetare.
Cdo nisem e perbashket e Muajit te Kultures me nje rreze te gjate shtrirjeje nga Qendrat – tek Periferite, pati ne themel besimin se rilindja shpirterore e shqiptareve nis nga horizonti humanist i kultures.
Sikurse e kam theksuar dhe ne shpallje te ketij Muaji “shoqerise shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove i duhej ky komunikim i munguar brendakulturor, pasi nje ko-munikim i title na gliron nga shume keqkuptime, te te djeshmes dhe te sotmes historike. E rendesishme ishte deshira e perbashket per t’iu rikthyer gjuhes me te lashte e me fisnikeruese – kultures. Ajo eshte kryefjala jone dhe ketu ne duhet ta kerkojme sekretin e komunikimit.Vetem nepermjet vlerave tona me te mira origjinale, tradicionale qofshin ato apo moderne, ne i afrohemi ne menyre te urte e pragmatike integrimit tone te deshiruar civil, ne Rajon dhe ne Europe.
Ne fund te kesaj fjale me lejoni t’ju them me sinqeritet se Muaji i Kultures Ko-mbetare Shqiperi – Kosove, eshte vetem zanafilla e filozofise sone politike dhe strategjike ne Kulture. Per vitin 2007 ne kemi hartuar nje program tri mujorte mbajtjes se aktiviteteve te perbashketa te artit dhe kultures ne Shqiperi dhe Kosove. Dhe i gjithe ky proces i “Rilindjes kulturore mbareshqiptare” do te kurorezohet ne nje vit te tere projektesh e nismash, ne2008.
Suksese artisteve shqiptare ne kete mision fisnik .
Ministrii MTKRSBujar LESKAJ