Botuar ne Milosao, 06/12/2009
nga Sokol JAKOVA.
Në Parlamentin shqiptar pas rënies së komunizmit kanë marrë pjesë qindra deputetë. Shumica e tyre kanë diskutuar për ligje e probleme të veçanta, por ka pasur edhe të atillë që nuk kanë lënë gjurmë në jetën parlamentare të kohës. Ndërsa zoti Bujar Leskaj, kur ka qenë deputet i Vlorës, jo vetëm ishte shumë aktiv në Parlament me diskutimet e tij të pjekura, por këto diskutime së bashku me shumë shkrime të tjera me tematik&eu′ të shumllojshme i ka përmbledhur në librin e tij “Brenda dhe jashtë… Parlamentit”, i cili tok me librin e mëparshëm të autorit, “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, pa dyshim mbeten një ndihmesë me vlerë politike dhe historike në tablonë e parlamentarizmit shqiptar ndër vite. Duke lexuar këta libra, e nuhat menjëherë se autori i tyre është një njeri i formuar dhe me vizion europian. Në diskutimet si deputet në Parlament gjatë viteve 2005-2009 bie në sy imazhi i tij qytetar, nervi polemizues për t′i shkuar së vërtetës deri në fund, shprehja e mendimeve me fjalë të zgjedhura e të gjetura, larg shablloneve dhe sloganeve. Këto veçori të stilit të të folurit të zotit Leskaj në seancat e ndryshme plenare dalin në pah në diskutimet për projektligjet: “Për turizmin”, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2009”, “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve”, Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” etj. Jo më kot gazeta “Imperial City” e Vlorës ka nxjerrë në krye të sondazhit të saj ish-deputetin dhe intelektualin e njohur Bujar Leskaj me përqindjen më të madhe të votave vlonjate. I ndërtuar në formë mozaiku – edhe kjo një gjetje kompozicionale që lë shteg për të përmbledhur sa më shumë shkrime në kornizat e veprës – libri i zotit Leskaj përmban edhe plot materiale të tjera publicistike, të cilat lexohen me ëndje dhe, veç të tjerash, zbulojnë edhe karakterin atdhetar të autorit, besnikërinë si deputet për të mbajtur fjalën e dhënë përpara zgjedhësve. Këto cilësi vërehen në një sërë shkrimesh, si: “Jo provokacioneve politike ndaj Vlorës”, “Ndërtimi i rrugës transballkanike në Vlorë kërkon edhe shpronësim korrekt të qytetarëve”, “Turizmi në Vlorë, e sotmja dhe e ardhmja” etj. Në plot shkrime të librit për Vlorën fryn flladi i dashurisë së autorit për vendlindjen dhe ndjenja e tij e pakufishme për të mbetur gjithnjë vlonjat i vërtetë. Me një dëshirë të veçantë, plot patos e dashuri shprehet autori në shkrimin “Ati i madh – Nderi i Kombit”, ku me fjalë të zgjedhura portretizon njërin prej korifenjve të katolicizmit shqiptar – At Zef Pllumit, të cilin, si dhe shumë studiues të tjerë seriozë, e quan “frat i dëshmive historike, që me veprën e tij tregoi vullnetin për të rilexuar historinë e për ta rishikuar atë, duke iu qasur gjithmonë e më tepër së vërtetës. Pikërisht për këtë ka nevojë sot shoqëria shqiptare. “Nderimi dhe respekti për veprën monumentale të këtij njeriu të madh me vlera të spikatura thellohet edhe më tepër kur autori thekson: “…Vepra e tij monumentale ?Rrno vetëm për me tregue′ e të tjera, si ?Histori kurrë e shkrueme′, janë një sinor i përjetshëm, ato dëshmojnë para botës se asnjë njeri nuk është i detyruar prej rrethanave të bëhet i keq, i ulët, të humbasë humanizmin e tij. At Zef Pllumi me jetën e tij tregon se edhe ne shqiptarët mund të kalojmë provën e zjarrit, atë që ndan mënjanë skoriet e kombit. At Zef Pllumi, nxënësi i Fishtës, Harapit, Shllakut, mësuesve të përjetshëm të këtij kombi, sot më shumë se kurrë më ngjan me Diogjenin, filozofin grek: atij s′mund t′i marrësh asgjë, pse s′ka asgjë të vetën, dhe s′mund t′i japësh asgjë që i mungon, pse ai e ka zemrën plot e përplot me dashuri.” Nisur nga ky këndvështrim, autori në një sërë shkrimesh të librit i bën jehonë idesë se pastrimi i shoqërisë nga skoriet e së kaluarës e bën të domosdoshme hapjen e dosjeve të politikanëve, të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve, sepse vetëm kështu bëhet ndarja një herë e përgjithmonë nga komunizmi dhe forcohet sistemi demokratik në Shqipëri.Pas kreut të parë: “Diskutime në seancat plenare të Kuvendit”, kreut të dytë: “Diskutime në grupin parlamentar të PD-së, shkrime, intervista dhe komente të medies rreth tyre”, nga materiali i të cilave lexuesi merr mjaft informacion, autori, për ta bërë sa më tërheqës librin, ka futur edhe disa intermexo intime, si: “Shënime mbi romanin ?Absurdi′ të autorit Koço Kosta” dhe “Mirushi dhe Muhameti i tij”, në të cilat vihet në rolin e një vëzhguesi të hollë, një publicisti, pse jo të një kritiku letrar me një këndvështrim origjinal, çka tregon kulturën dhe etjen për të lexuar dhe vlerësuar krijimtarinë e shkrimtarëve apo p&e′;r të gjykuar interpretimin brilant të mikut të tij, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Dashuria për vendlindjen dhe përkushtimi i madh si deputet dhe intelektual i zotit Bujar Leskaj shpalosen veçanërisht në kreun e tretë të librit: “Veprimtari kulturore-politike të zhvilluara në Vlorë nën kujdesin dhe mbështetjen e deputetit”, ku rreshtohen një sërë shkrimesh të gazetarëve të ndryshëm, të marra herë-herë me shkurtime, kryesisht nga media lokale, për plot veprimtari ku ndihet dora organizatore e zotit Leskaj, i cili me punën e tij të palodhur ua ka shpërblyer qytetarëve vlonjatë besimin që ata i dhanë duke e zgjedhur përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë gjatë Legjislaturës XVII. Ia vlen të përmendim në këto rreshta disa prej këtyre shkrimeve: “Deputeti Bujar Leskaj promovon vitin kulturor: Vlora, ne dhe shkrimtarët”, “Sesion shkencor në Vlorë mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, “Deputeti që i gjendet Vlorës çdo ditë”, “Këshilli i Bashkisë së Vlorës miraton propozimin e deputetit Bujar Leskaj për vendosjen e busteve të kryetarëve të Bashkisë së Vlorës për periudhën 1912-1939 në lulishten e Sheshit të Flamurit”, “Inteligjencia vlonjate kërkon ridimensionimin e figurës së Eqerem bej Vlorës, intelektual i madh dhe burrë shteti i zgjuar”, “Përkujtohet klubi i shqiptarëve Labëria”, “Profil: Një ditë në zyrën e deputetit Bujar Leskaj”, ku shkruhet: “Është e çuditshme, por një realitet. Vetëm më datën 5 tetor 2008 deputeti i zonës nr. 94 në Vlorë, Bujar Leskaj, ka pritur në takim mbi 40 qytetarë të këtij qyteti. Përpara mbërritjes sonë në zyrën e vogël të deputetit, në mjediset e Këshillit të Qarkut të Vlorës, qytetarët e fundit në listën e pritjes ishin disa hallexhinj nga lagjja ?Partizani′ në qytetin e Flamurit.” Kreu i katërt i librit: “Veprimtari për Kosovën dhe në Kosovë”, ndoshta është më mbresëlënësi, sepse përçon te lexuesit atë lidhje të ngushtë që ka ekzistuar dhe ekziston midis qytetit të Vlorës dhe Kosovës. Jo më kot në Kosovë ka vajza që quhen Vlora dhe kosovarët në përgjithësi kanë shumë dëshirë të kalojnë pushimet në bregdetin e bukur të këtij qyteti. Mbase kjo lidhje tradicionale vjen ngaqë Vlora është qyteti ku Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë, mbase vlonjatët me tiparet dhe cilësitë e tyre: burrërinë, besnikërinë, atdhetarinë, ngjajnë ′më me kosovarët. Me sa duket, autori i ′nuhatur këto përqasje, prandaj në librin e tij u ka kushtuar një kapitull të veçantë veprimtarive që ka zhvilluar në Kosovë. Titujt e shkrimeve-kronikë janë shumë sugjestionues: “17 shkurti 2008 do të shënohet përkrah 28 nëntorit 1912”, “Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson deputetin Bujar Leskaj për vizitën e gazetarëve në Kosovë”, Takim me akademikun Rexhep Ferri”, “Homazhe në varrin e Rugovës”, “Në Prekaz te Skënderajt, në vendin ku dhe burrat derdhin lot”, &′t;′ita në Kosovë e ga′arëve vlonjate”, “N&eum′Pr′z, te shtëpia e nipit të Adem Jasharit”, ku me penelata të shpejta jepet e tërë tabloja e asgjësimit të pjesëtarëve të familjes së heroit kosovar: “7-8 mijë forca serbe bënë një rrethim të plotë të lagjes së Jasharajve dhe të kullës ku ndodheshin 22 pjesëtarë të familjes. Ajo çka ndodhi në ato tri ditë, kujtohet me krenari. Ishte një luftë tërësisht e pabarabartë. Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së, duhej të asgjësohej patjetër. Kulla u sulmua me të gjitha llojet e armëve. Nga 22 pjesëtarë të familjes që ndodheshin brenda saj, humbën jetën 20 prej tyre, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të vrarëve nga lagjja e Jasharajve arriti në 56”. Ndërsa veprimtaritë e zhvilluara nga ish-deputeti Bujar Leskaj në Maqedoni gjejnë pasqyrim në shkrimet: “Një udhëtim i paharruar me depu′in Bujar Leskaj në trojet shqiptare”, “Në Tetovë rrëzë malit të Sharrit”, “Takim me personalitetin e shquar zotin Arbën Xhaferri”. Libri “Brenda dhe jashtë… Parlamentit” përvijon qartë portretin e autorit, të këtij ish-deputeti, po dhe krijuesi, që në punën dhe veprimtarinë e gjithanshme, përfshi këtu edhe jetën parlamentare, ka pasur si synim të lërë gjurmë dhe me një patos atdhetar të kryejë punë të vlefshme për popullin.