LIBRI I DASHURISË PËR VLORËN

Rreth librit të deputetit Bujar Leskaj “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë , 1912 – 2009 “, Tiranë 2 Qershor 2009, nga Enver LEPENICA.Me veprën “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912 – 2009” që sapo ka dalë në qarkullim, deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, shfaqitet si figurë shumë dimensionale.Ka kryer arsimin e mesëm me të gjitha dhjeta. Lauruar për inxhinjeri, më pas për drejtësi dhe u thellua në ekonomi duke fituar edhe të drejtën e ligjërimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.Me librin e sipërcituar, të cilin e përuroi në Vlorë, ai na shfaqet edhe si historian, me një individualitet dhe cilësi të lartë të analizave politike.Një intelektual aktiv në të gjitha fushat e dijes.Veçanërisht aktiv ai u paraqit në pranverën e përgjakur të vitit 1997 dhe më pas për ringritjen e Partisë Demokratike, kur shumë njerës e braktisën atë. 
Në vitin 2005,  vlonjatët votuan  njeriun që u duhej dhe ai nuk i zhgënjeu qytetarët e tij.Hapat e parë në politikë i hodhi ndryshe nga të tjerët, ose nga tradita e e keqe  që buronte nga prapambetja e shoqërisë sonë.
Ai zhvilloi një fushtë të kulturuar duke ju drejtuar qytetarëve të tij dhe veçanërisht  rinisë me gjuhën e kulturës europiane, duke shpërndarë ngado libra e duke i bërë thirrje rinisë të hyntë në botën e kulturës . Fara e mbjellë prej tij i dha frytet më 3 korrik 2005 kur ai fitoi ndaj kundështarit të tij komunist me afro 1600 vota më shumë. Këtë sjellje  të këtij politikani të ri njerzit e mirëpritën, gazetarët dhanë mendimet e tyre për këtë fornmë të re të shfaqjes të një njeriu të politikës.Por ai që e përcaktoi saktësisht profilin e këtij politikani ishte shkrimtari dhe publiçisti Fari Balliu, shok ideali i tij, i cili tha  se Bujar Leskaj paraqitet si një deputet me vizion europian dhe se deviza e  tij është dashuria për Vlorën.I shmangem çdo lloj komenti për këtë setence të Z. Fari Balliu. Pritej pra qe ky njeri që propogandonte dhe përhapte librat e të tjerëve, një ditë do të shkruante edhe vetë libra .Dhe ja këto ditë ai ka botuar dhe hedhur në qarkullim librin e tij të parë “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë 1912 – 2009” Është një libër që ka lindur nga dashuria për Vlorën dhe që u kushtohet Vlorës dhe vlonjatëve.Libri i tij është vazhdim i udhës së nisur nga inxhinjeri, juristi, ekonomisti dhe tani së fundi historiani Bujar Leskaj.Me veprimtarinë e tij intensive në parlament në Qeveri si ministër i kulturës, dhe jashte sajë,  Bujar Leskaj e meritoi titullin e nderuar të deputetit  që i dha Vlora, ai dijti të eci në traditën më të mirë që kishin ecur deputetët e Vlorës në vite që nga Ismail Qemali. Dhe s`ka asnjë dyshim  se vlonjatët  edhe këtë vit do t`i japin atij vëndin e merituar në parlamentin shqiptar. 
Vepra që analizojmë  është historia e zhvillimeve politike të Vlorës ku pa dyshim pjesa më interesante është jeta dhe veprimtaria e  deputetëve të Vlorës prej vitit 1912 deri në ditet e sotme.
Autori duke ndjekur ligjet e historisë, qëndrimet objektive ndaj ngjarjeve e personaliteteve, gjykimi i veprimtarisë së deputetëve sipas kushteve e rrethanave në të cilat ata kanë vepruar e punuar, renditja e materialit sipas kritereve kronologjike dhe mbi të gjitha vështrimi i personaliteteve si produkt  të periudhës nga kanë dalë dhe të tokës që i ka lindur e rritur, ka arritur të japë një vepër të mirëfilltë historike.
Libri ndahet në tre kapituj :  Institucioni i parlamentit në Shqipëri, i klasifikuar sipas periudhave dhe disa zhvillime politike; Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë 1912 – 2009; Jetshkrimi i përfaqësuesve ligjorë të Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë.Kjo ndarje në kapituj dhe nënkapituj e bëjnë librin tërheqës,të lehte për t`u lexuar  dhe për tu  kuptuarMe këto gjurmime historike Z. Leskaj është i pari që i jep kulturës shqiptare historinë politike të Vlorës, qytetit simbol të Shqiptarëve, nga e cila dalin shumë mësime për të gjith njerzit dhe për të gjith vëndin.
Paraqitja e jetshkrimit dhe veprimtarisw  së deputetëve na lë të kuptojmë se autori ka lexuar shumë literaturë historike dhe politike, ka vëzhguar, ka studjuar dhe ka përshkruar gjith personazhet politike të Vlorës  duke i ndarë në periudha : Nga 1912 deri 1938, 1939 deri 1944, 1945 deri 1990 dhe 1991 deri 2009.
Faqet e jetshkrimeve të këtij libri na kanë ngjallur shumë personalitete të harruar, të historisë së Vlorës, dhe autori  ka meritën se midis nesh solli shumë fytyra të bukura, burra të mdhej e figura të shquara të historisë së Vlorës dhe të gjith Shqipërisë, me të cilët vlonjatët me të drejtë duhet të krenohen.
Jetshkrimi i një deputeti është një shkëndi që ndriçon atë vetë dhe 152 shkëndijat e personazheve të këtij libri,  përbëjnë një zjarr të madh që ndriçon udhën e historisë politike të Vlorës, si pjesë e historisë politike të vëndit tonë.Për të kuptuar dhe vlerësuar deputetët e Vlorës në vite  na duhet të studjojmë mjedisin vlonjat, produkt i të cilit ata ishin  prandaj dhe përfaqësuesit e Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë, autori na i jep si produkt natyral të vëndit dhe kohës të cilën ata e jetuan, pa ndarë personazhin nga ngjarjet historike të kohës.Politikisht Vlora ka qënë nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë dhe prandaj shumë ngjarje të historisë sonë të re fillojnë këtu dhe përfshinë gjith Shqipërinë.
Vlora sidomos pas vitit 1920, asaj luftës gjigande të dragojve të Labërisë, që vulosi me gjak pavarësinë e Shqipërisë, pati një përlindje politike dhe kulturore  që rrezatonte nga Europa e veçanërisht nga Italia sa që influencoi dhe ndikoi fuqishëm në jetën e vëndit. Përpjekjet që meritojnë të përmënden janë Komiteti  “Mbrojtja Kombëtare” më 1920; krijimi i partive të para politike më 1921; lindja e Lëvizjes së Qershorit më 1924; Lëvizja Antifashiste 1939 – 1944; dhe sidomos Konferenca e Mukjes1-2 gusht 1943; në të cilat vlonjatët patën një peshë të ndësishme .
Nga pikëpamja kulturore Vlora si gjith qytetet e tjera të Shqipërisë ishte e prapambetur  dhe  prandaj autori duke  analizuar periudhat 1912-2009 na lë të kuptojmë se ka patur një luftë të gjatë ndërmjet konservatorizmit dhe udhës drejt Europës. Le të kujtojmë për këtë, kontraditat që ekzistonin gjatë viteve 1921-1924 ndërmjet partive të para politike,Lëvizjen e Qershorit më 1924,luftën që Partia Komuniste i bëri Ballit Kombëtar gjatë viteve 1943 – 1944 e që  autori i përshkruan  me dashuri disa nga figurat e mohuara si atw të Skënder Muços, Hysni Lepenicës, Isuf Luzaj etj.
Nëpërmjet mendimeve dhe vlerësimeve që autori ka mbledhur me durim për personazhet që përfaqësuan diktaturën komuniste, del e qartë se Partia Komuniste, Partia e Punës i ndoqi kundështarët e sajë  , i helmoi, i mbyti në ujërat e qelbura të gropave të nevojtoreve, ua mori shpirtin në burgjet e errëta, i pushkatoi dhe i vrau pa gjyq, i vari në sheshet publike, i tërhoqi zvarë nëpër rrugët e qyteteve dhe i ekspozoi për ditë të tëra për të shtirë tmerrin në popull.
Por komunizmi sado që hapi nje luftë vëllavrasëse dhe sado që e sundoi vëndin me zjarr dhe me hekur nuk mundi ta spastrojw tokën vlonjate nga nacionalizmi: Në Vlorë Balli Kombëtar veproi fuqishëm. Edhe pas çlirimit u formuan dhe vepruan njësi antikomuniste si organizata “Rilindja Kombëtare” e udhëhequr nga Bego Gjonzeneli e Maliq Koshena që përfunduan nën shpatën e diktatorit, apo Lëvizja e rinisë fshatare e udhëhequr nga Ëngjëll Kokoshi e Klito Lamaj, Partia fshatare nën udhëheqien e Pelivan Azizit etj
Përçarja bëhet e thellë nga se të dy krahët komunistët dhe antikomunistët kanë patur në Vlorë partizanë të flaktë,dhe intelektualët e shohin veten në burg.
Po pavarësisht prej këtyre kontraditave,toka vlonjate ishte mjaft pjellore për të lindur burra të tillë si: Ismail Qemali, Osmën Haxhiu, Qazim Kokoshi,  Jani Minga, Spiro Jorgo Koleka, Myqerem Hamzaraj, Ali Asllani, Sadik Shaska, Skënder Muço, Hysni Lepenica etj.
Një vënd të veçantë nderi dhe respekti zënë ata burra që në vitet 1990 – 1992 me lejtmotivin e dashurisë për vëndin e tyre, u bënë luftëtarë të lirisë për përmbysjen e diktaturës komuniste. Ata e udhëhoqën Vlorën në betejën e madhe të lirisë dhe fituan.   Afrim Jupi,Roland Tafilaj, Kosta Koçi, Abedin Elmazi, Gafur Shameti, Filip Taço, Ibrahim Vasiari, Petref Lameborshi, Esat Hasani, Adhurim Musaraj, dhe autori i këtij libri e shkruan emrin e tyre në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë me gërma të arta. Sot ne jetojmë me këta trima, po kur je pranë malit nuk e shikon dot madhështinë e tij. Unë jam i bindur se sa më shumë kohë do të kalojë, aq më shumë do të vlerësohet e çmohet vepra e tyre, trimëria, zgjuarsia dhe përkushtimi për lirinë që i dhanë popullit të tyre.
Autori i këtij shkrimi ka të drejtë të krenohet që të gjith këta dhe shumë të tjerë ishin shokët dhe miqtë e tij të idealit dhe  bashkë me këta u ndodh në vijën e parë të luftës dhe sakrificave të
pafundme për t`i dhënë fund tiranisë komuniste.Në se do ta vështronim strukturën e librit me anë të shifrave, do të shohim se jetshkrimet e deputetëve  përmblidhen në 277 faqe, nga të cilat 128 faqe i zënë deputetët e periudhës së diktaturës komuniste, të cilën Z. Leskaj me finesën që e karakterizon dhe me kompetencen e një studjuesi serioz e ka zgjidhur këtë problem delikat për kohën tonë.E bukura në këtë libër është se autori nuk sulmon komunistët me prozë dhe reteorikë të mërzitëshme, ai i ka lënë  të flasin vetë komunistët me gojën e tyre, duke i paraqitur ata me biografitë zyrtare të kohës së diktaturës. Kjo  është një metodë e holle që mund ta bëjë një intelektual i thellë si Bujar Leskaj. Me këto jetshkrime lexuesi qesh nën buzë si vetë autori i librit,  kur lexon jetshkrimet e tyre bombastike, të fryra  të mbushura me fjalë dhe jo me fakte, ose shkurt heronj të bërë nga hiçi, apo njerës të bërë të mdhej me dekret të diktatorit. Ja se ç`farë shkruanin komunistët për :Duze Bajrami: “Analfabete.Ajo ka punuar pas çlirimit të vëndit për të vënë në jetë vijën e partisë … Ajo është një nga agjitatoret më të mira në popullarizimin e vendimeve të partisë e të qeverisë …  Shoqja Duze ka shkuar në Bashkimin Sovjetik si anëtare e delegacinit tonë fshatar… ”  f.237
Vangjel Moçka : ” Rrjedh nga një familje fshatare e varfër, ka kryer shkollën fillore. Është anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë që nga viti 1944 … ”  f. 243
Sinan Ramaj : ” Babaj tij ka punuar si hyzmeqar nëpër agallarët dhe pronarët e dryshëm… Në vitin 1946 punon si punëtor në Minierën e Serës në Selenicë … Për sukseset që ka patur në realizimin dhe tejkalimin e planit ai ngrihet në përgjegjësi si shef reparti… ”  f.244
Sulo Kurti : “Ka kryer katër klasë  shkollë fillore, mandej është larguar dhe ka filluar nga puna për të siguruar bukën e gojës të familjes… ” f. 254
Veli Arapi : “Rrjedh nga një shtresë e varfër fshatare . Ka kryer tre klasë të shkollës fillore . Është anëtar partie. ..”  f.255.Zoto Mara ; “Kreu katër klasë të shkollës fillore në fshatin e tij. Familja dhe vetë shoku Zoto kanë vuajtur gjithmonë për bukën e gojës … ” f. 259.Shefit Ramadani ; “Arsimi gjashte klasë fillore, gjuhë të huaj nuk di. Tërë jetën e tij ka vuajtur për bukën e gojës …” f. 273.Urani Thana : “Pasi kreu shkollën fillore, mësoi profesionin si rrobaqepëse… ” f. 278
Sulltana Gjonbrati : ” U rrit me vuajte dhe në fukarallëk. Nga viti 1961 punon në fillim si punëtoree më vonë si brigadjere në prodhin në Kombinatin e Konservave…” f. 284
Dhe kështu mund të vazhdonim me shumicën e deputetëve të periudhës së diktaturës komuniste 1944 – 1990.Duket se autorit i dhimbset koha e humbur nën diktaturë dhe e mundon mjerimi shpirtëror dhe intelektual i këtyre deputetëve, të cilët helmuan rininë shqiptare .
Kështu Z. Leskaj i qaset së kaluarës me sensibilitet dhe vërtetësi historike, duke na dhënë ne lexuesve një çelës për të hapur dyert e rënda të diktaturës, për të parë se përse komunistët qenë aq të egër dhe mizor me popullin e tyre.Pra lexuesi e ka të lehtë të kuptojë se këta të ashtuquajtur deputetë, s`ishin tjetër veçse kukulla në dorë të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, Manush Myftiut dhe Kadri Hazbiut. Por pavarësisht nga kjo gjëndje reale, ata kurrë nuk mund të shfajsohen sepse me ndërgjegje votuan gjithnjë për dhunën, terrorin dhe krimin e ushtruar mbi popullin e tyre.Autori pas jetshkrimeve zyrtare të kohës së diktaturës , ka gjetur mbi bazën e një bibliografije të gjërë; mendime dhe vlerësime për këta deputetë  gjë që plotëson biografinë e tyre reale.
A mund të kishte zgjidhje tjetër për të paraqitur jetën dhe veprën e deputetëve komunistë ?  
Kishte por une mendoj se Z. Bujar Leskaj ka zdhehur udhen mw tw drejtë dhe unë e respektoj dhe e miratoj atë.Nje personalitet i njohur i kulturës sonë Vangjel Koça alias Vangjo Nirvana duke folur për një vepër të Ismet Totos thotë se : ” Lënda e parë, lënda e papunuar… nuk është e Ismet Totos , sikundër nuk është edhe e shkrimtarëve nga të cilët e ka marrë autori shqiptar dhe që i ka zënw ngoje një e nga një në fund të librit . Në veprat historike lënda e parë s`është e asnjeriu, po vjen nga burime të ndryshme e të panumurta, të cilat me kalimin e kohës shumë herë e humbasin origjinën e tyre dhe bëhen mall i gjith atyre që merren me histori. Për sa shikon biografitë, vlera e tyre më e madhe qëndron në punimin e lëndës së parë. “
Në këtë drejtim Z. Bujar Leskaj ka treguar zotësi duke u dhënë të 152  personazheve të këtij libri ngjyrat e kohës që jetuan.
Në  këtë vepër ne shohim qartë se si autori është futur në shpirtin e vlonjatit, duke përshkruar me entuziazëm historinë e tij.
Rëndësia e veprës “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvëndin e Shqipërisë 1912 – 2009 ” duhet parë në këto drejtime :
Për herë të parë në një vepër të vetme na jepet historia  politike e Vlorës nëpërmjet personazheve që e krijuan, e jetuan, apo qw e  shkruan atë, dhe kjo wshtw realizuar me vwrtetwsi dhe  me dashuri nga një vlonjat.
Vepra ështe shkruar me gjakftohtësi të admirueshme duke na i dhënë të gjith ata personalitete që e përfaqësuan Vlorën që nga themelimi i shtetit shqiptar më 1912 e deri në ditët e sotme .
Sejcilit prej deputetëve i është dhënë vëndi që i takon që nga burrat e mdhenj si Ismail Qemali, Osmën Haxhiu, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Aristidh Ruçi, tek deputetët kukulla të diktaturës komuniste  dhe deputetët e ditëve tona Arben Isaraj, Ardian Myslymaj, Arben Malaj, etj.
Duke qënë se vepra  veç jetshkrimit të deputetëve trajton pothuajse gjith zhvillimet politike të Vlorës si dhe komisionet që për nga rëndësia e vendimarrjes  si Komisjoni “Mbrojtja Kombëtare”  më 1920, Konferenca e Mukjes etj barazohen me vendimet e Kuvëndit  kemi të plotë historinë e zhvillimeve politike të Vlorës si pjesë e pandarë e zhvillimeve politike në të gjith Shqipërinë.
Autori është kujdesur që materialin ta shoqëroje me ilustrime të ndryshme që nga fotografitw e deputetëve, pamje nga Vlora etj  gjë që do të thotë se vlonjatët mund ta lexojnë këtë vepër si një enciklopedi të vogël të Vlorës .
Në punën e tij autori është mbështetur në një literaturë mjaft të gjërë si dhe në dokumeta të shumta arkivore  të renditura në fund të librit gjë që i jep veprës vlera e që tregon edhe seriozitetin e autorit në trajtimin e kësaj teme.
Libri mund të çmohet nga lexuesi i zakonshëm si mjet prej të cilit rrjedh kulturë dashuri dhe kuriozitet  për vëndin e tij, ndërsa  studjuesi serioz siç më thoshte autori gjatë komentit të librit mund të nxjerrë shumë mësime dhe prej tij mund të shkruhen studime ose libra të tjerë si :
— Kontributi i vlonjatëve në ndërtimin dhe kosolidimin e shtetit shqiptar, pra mund të kemi një ese ose libër për këtë problem.
— Cili ishte fundi i jetës së deputetëve vlonjatë në vite .
Z. Fari Shaska ka botuar një shkrim interesant për fatin e firmëtarëve të aktit të pavarësisë, përfaqësuesve të Vlorës : “Ismail Qemali thuhet se u helmua në Itali, më 1919. . . Ndërsa Ahmet Zogu u lidhte pension fëmijëve tw Ismail Qemalit, Enver Hoxha djalin e  Ismail Qemalit, Qamilin e burgosi, edhe fëmijt e tjerë të tij u përndoqën… Jani Minga vdiq më 1947.. .  Qazim Kokoshi vdiq  në moshë të thyer në burgun komunist të Vlorës, pas 35 vjet veprimtari patriotike… Më 1950 vdiq po në burgun komunist të  Vlorës protogandisti tjetër i pavarësisë Aristidh Ruçi, as nekrologji dhe as varrim nuk u bë për të. . . Në vitin 1953 doli nga burgu komunist, Zihni Abas Kanina. Zihniu nuk kishte djalë, vajzat për ti shpëtuar luftës së klasave nuk patën kurajon ta strehojnë. Vdiq i vetmuar në një barangë praën stacionit të trenit në Tiranë… Eqerem bej Vlora, nipi i Ismail Qemalit ishte arratisur për të shpëtuar kokën. Vdiq në Gjermani larg atdheut tij.” (Shiko gazetën “Zgjimi” Nr.43 – 1996 )
Fund tragjik patën, prej shokëve të tyre komunist edhe  deputetët Sali Ormëni, Liri Gega, Kadri Hazbiu, Hito Çako etj.
Pra  mund të shkruhet një libër edhe për këtë temë.
Mund të shkruhet një libër edhe për rolin e gruas në politikën vlonjate  etj, etj.
Në diktaurë askush nuk mund të shkruante për deputetët e Vlorës, por as në 20 vjet liri nuk u kujtua njeri të shkruantëe. Z. Leskaj ka meritën që i pari e hodhi këtë hap  me gjith se ai me modesti na thotë se ky libër mbetet i hapur për t`u plotësuar dhe pasuruar më tej.Kjo vepër e paraqet deputetin Bujar Leskaj si një intelektual aktiv që zëmra e tij rreh me ritmin e vëndit të tij .Itelektual që përgjegjësinë nuk e ndien vetëm para ligjit dhe eprorëve të tij, por sidomos përpara ndërgjegjes së tij . Këtë cilësi e vura re kur së bashku me Znj. Silvana Leskaj shërbyem si konsulentw për shkrimin e këtij libri.E për këtë mjafton tu hedhim një sy fjalimeve dhe ligjiratave të tij në parlamentin shqiptar, shkrimeve në shtypin e përditshëm  dhe kontributin e tij në krye të Ministrisë së Kulturës.Mëndja e Bujarit  dhe pena e Bujarit kanë punuar pa puishim.
Prof. Dr. Aurela Anastasi (Pasko),  vë re me të drejtë se  me këtë vepër Bujar Leskaj paraqitet para botës shqiptare  si një  politikan me vizion të gjërë europian.
(Shiko gazetën “Panorama” dt.9.5.2009).Unë do të shtoja, por sidomos si frymëzues i Shqiptarëve e veçanërisht i vlonjatëve  në udhen e pateriotizmit . Le të kujtojmë për këtë ligjërimet dhe apologjinë që ai ka bërë vijimisht në parlamentin shqiptar për shtresën e të përndjekurve politikë, si dhe aktivitetin për këtë shtresë në krye të Ministrisë së Kulturës.
Stili dhe gjuha e veprës, kultura e gjërë e autorit  që reflektohet në tw , motivi dashurisë për Vlorën , bibliografia e gjërë e përdorur, na bëjmë të mendojmë se tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me Bujar Leskaj inxhinjer, Bujar Leskaj jurist, Bujar Leskaj ekonomist dhe profesor universiteti, por edhe me Bujar Leskaj historian.
Kur vlonjatët e panë se Z.Bujar Leskaj ishte renditur i shtati  në listat e Partisë Demokratike për kanidat për deputet, në zgjedhjet e këtij viti, një burrë i mënçur e shpegoi këtë renditje me fjalët e Makiavelit tek “Princi”:
“Ai njeri  që do të tregojw ndershmërinë në gjith veprimet e tij, do të shkojë domozdoshmërisht drejt shkatërrimit  midis gjith atyre që janë të pandershëm; prandaj për një princ që do të ruaj veten është e nevojëshme të jetë i zoti ta përdorë këtë ndershmëri , por edhe ta lërë mënjanë kur ta kërkojë nevoja.”
Makiaveli (1469 – 1527), gjatë gjith jetës  i solli vëndit tw tij shërbime të shquara dhe la pas veprën e tij me tingëllim aktual edhe në ditët e sotme, por nuk i realizoi dot ëndërrat e tij të mëdha për të mirën e atdheut tij, Italisë, prandaj shprehet :
“Dhe unë ankohem për natyrën e cila ose nuk duhej të më bënte t`i njihja këto çështje , ose duhej të më jepte mundësinë që t`i zbatoja .”E megjithatë Bujari si politikan iu vërvit në fytyrë  kundështarëve të tij veprën e tij të shkruar.Ne shokët dhe miqtë e tij pas botimit të këtij libri dhe listës së kanidatëve për deputetë, përpiqeshim më kot  të buzëqeshnim dhe s`mundnin veç të psherëtinim para shërbimeve që i kish bërë Vlorës dhe Partisë Demokratike. Bujar Leskaj nuk është i vetmi që mori këtë shpërblim !
Por pavarësisht nga kjo gjëndje ne e shohim deputetin Bujar Leskaj, si gjithnjë në krye të punëve, në ballë të vështirësive për fitoren e Partisë Demokratike. Sapo u shpall lista e kanidatëve për deputet ai e braktisi familjen si në vitin 2005 dhe shkoi të punojw në Vlorë.                  
Ky libër provoi se Z. Bujar Leskaj, deputet i nderuar i Vlorës, di të shkruaj dhe prandaj presim prej tij libra të tjerë.
Fjala e mbajtur më 15 maj 2009, me rastin e promovimit të librit, në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë.
Botuar me plotësime dhe redaktime në gazetat :” 55 ” ,datë 2.6.2009, f.16 – 17
 ” Republika”, datë 4.6.2009, f.9 – 10