I shtati në listë!

23 Maj 2009.Gazeta Imperial. Nga Ergys Alushi
Ka ndodhur ajo që nukpritej apo që mund ta kenë ditur vetëm një grup i vogël njerëzish.Deputeti Bujar Leskaj është renditur i shtati në listën e kandidatëve të PD për qarkun e Vlorës.Deri këtu gjithçka duket
normale, sepse Leskaj edhe mund të fitojë dhe nuk ka përse të paragjykohet fitorja apo jo.′ përtej normalitetit që shkakton një vend në listë, ku mund të fitojë edhe ai që është i dymbëdhjeti, rasti i Leskaj,nuk mund të kalojë pa tërhequr vëmendje.Që pas vitit 1997, Bujar Leskaj,është konsideruar një nga figurat me peshë në PD e Vlorës dhe ishte pika e lidhjes së kësaj partie me selinë qendore.Për shumë vite, Leskaj, do të ishte në krye të asaj që u konsiderua ringritje e PD në Vlorë, duke bashkuar e punuar me dhjetëra qëndrestarë të tjerë të kësaj partie.Asaj kohe, Leskaj do të ishte edhe një ndër iniciatorët e mbështetësit e rikthimit në Vlorë të kryetarit të PDSH, Sali Berisha, i cili në datën 14 maj 2000, do të hynte në Vlorë, tre vjet pasi ishte akuzuar se kishte shkaktuar trazirat e 1997 dhe për pasojë të mos shkelte në qytet. Gjatë gjithë këtyre viteve, Bujar Leskaj, do të krijonte një lidhje të fortë me strukturat lokale,do të ishte në krye të të gjitha fushatave zgjedhore brenda partisë si dhe do të ishte në njëfarë mënyre “kumbari”i përzgjedhjes nga qendra e partisë së disa kandidaturave që do të kandidonin në Vlorë për zgjedhje parlamentare e lokale.Leskaj do të fitonte në zgjedhjet e vitit 2005 përballë një rivali të fortë siç ishte në atë kohë emblema e socialsitëve,Mezan Malaj dhe së bashku me Ardian Kollozi, do të rikthenin në Vlorë, jo vetëm fitoren e PD por edhe në rang vendi, do të kishin goxha ndikim në rikthimin e kësaj partie në qeverisjen e vendit,
pas një opozite të lodhshme tetëvjeçare.Leskaj do të ishte i vetmi ministër nga Vlora, si nga PD apo nga PS, që do të akordonte fonde të konsiderueshme për zhvillimin e kulturës dhe sporteve në qytet, duke fituar edhe simpatinë e të majtëve që qeverisin bashkinë e Vlorës. Shumë drejtues aktual të institucioneve të shtetit në
Vlorë, njihen si mbështetës të Por pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet të PD, duket se PD e Vlorës ka pësuar jo pak goditje, kur kanë mësuar se Leskaj është i shtati. Për çdo njeri me pak mendje në kokë dhe me fare pak njohuri nga politika, kuptohet qartë se të jesh i shtati në listë,është njësoj si të përgatitësh që tani valixhet dhe ti japësh lamtumirën fushatës.Nëse do të jemi pak realist dhe ti themi disa gjëra ashtu si po ndodhin këto ditë, askush nuk mund ta mohojë që Leskaj ka jo pak mbështetje në strukturat e PD lokale, por ka akoma edhe më shumë në radhët e militantëve, jashtë këtyre
strukturave.Nëse vazhdojmë me një llogjikë të tillë, të gjithë këta mbështetës të Leskaj, do të jenë më pak të motivuar për fushatë nga qenia në listë i shtati, i njeriut të tyre.Edhe nëse votojnë të gjithë këta mbështetës të Leskaj për të shpresuar ndoshta në një mrekulli, atë të fitores së tij, të gjitha këto vota do të shkonin për vendet e para apo të “zonës së sigurtë”.Ndaj edhe në PD e Vlorës,rasti Leskaj, konsiderohet një goditje dhe një e çarë e madhe për elektoratin e kësaj partie, e cila ende nuk po kupton dhe nuk ka marrë sqarime zyrtare se përse Berisha e shmangu Leskaj nga zona e sigurtë.Ndërsa është larguar drejt Norvegjisë dhe nuk ka pranuar të flas për vendin e shtatë, pritet që në ditët e fushatës, të gjithë të mësojnë dhe të kuptojnë se cila do të jetë sjellja e Leskaj apo dhe e mbështetësve të tij, të cilët do pranuar se kanë gjithnjë e më pak hapësira përfaqësimi në zgjedhjen e strukturave të reja të PD, të dominuara nga mbështetësit e kryetarit, Ardian Kollozi.Ajo që duhet thënë e fundit është se ndoshta Leskaj do të mbahet mend dhe do të thërritet gjatë “deputet” edhe pse shkaku i shmangjes së tij nga rizgjedhja deputet, duket se ka qenë thjesht dhe vetëm Berisha, sepse Leskaj ka qenë një deputet i mirë për Vlorën.