Botuar ne Gazeten Sot, 8 Mars 2009, nga Flamur BËRDËLLIMA.
Po e them që në fillim, se për Yllin më shumë kam dhembshuri. Prej kohësh si shok e pata paralajmëruar për fundin e karakterit të tij patologjik. Nuk dua ta justifikoj, por nuk besoj se në Shqipëri ka ndonjë psikolog apo opinionist pak a shumë i emancipuar që të mos dijë sesa i gënjeshtër është pohimi se politikanët tanë, apo në përgjithësi ai që ka epitetin “shef” është i ndershëm. Kurrë nuk jam ekstremist. Kurrë nuk jam as si Mero Baze, Ylli Rakipi e veçanërisht Blendi Fevziu, që fërkojnë duart nga gëzimi me sy të lëngëzuar nga një gëzim cinik. Demek ju erdhi një gjah i majmë mediatik në dorë. Jashtë emocioneve, edhe Yllin e shoh vetëm si një yll në galaktikën shqiptare të korrupsionit. Ai dukshëm vërtetoi se ndikimet negative në shoqëri të korrupsionit prekin edhe sferën morale e politike Ndërkohë nuk po them se Saliu e shkarkoi atë për të shpëtuar fatin e zgjedhjeve të afërme. O po mirë bëri që e shkarkoi. Por çuditërisht më vijnë ndër mend emrat e Bujar Leskajt dhe Maksim Cikulit. I kujtohet njëriu përse u shkarkuan ata? Përdorën gjë ata dhunë, presion ndaj dikujt, realizuan ndonjë krim ndaj jetës dhe pasurisë së ndonjërit? Ua them me siguri matematike se të paktën në Ministrinë e Kulturës ecet ende me objektivat strategjike të Bujar Leskajt. Ylli ishte mjeshtër i zhurmës mediatike, i deformimit të shifrave, por kërkoni në internet në faqen përkatëse ka ndonjë strategji. E përshëndes doktorin për goditjen që i jep kujtdo që realizon veprimtari korruptive, që hap shtigje për të, që nxit dhe e mban gjallë, sepse ky është dhe Flamuri ndonëse tashmë i rreckosur me të cilën ai rri në pushtet në 2005. Po Bujari me Maksin nuk janë as Lul Basha as Fatmir Mehdiu, ca më pak Ylli Pango. Të dy i kam miq, por veçmas me Bujarin mbaj lidhje çdo javë, sepse si deputet i Vlorës ai vazhdon të japë një ndihmesë maksimale për gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive atje. Nuk them se Saliu duhet ti bëjë prapë ministra për këtë kohë që ka mbetur, por më shqetëson pyetja sa standarde ka ai në vënien dhe në heqjen e ministrave. Të jesh i korruptuar të heq, të jesh i pakorruptuar prapë të heq. Të bësh namin në Gërdec, duke qenë pjesë e fajit për 24 viktima, të merr në Amerikë. Të përflitesh për një vjedhje gjigande, vazhdon të të mbajë pranë si ministër të Jashtëm. Megjithatë askush nuk ma mbush mendjen se ai, kryeministri jonë i nderuar pra, nuk ka miq, individë apo edhe grupe të fuqishme që jetojnë përtej rregullave të së drejtës. Që jetojnë kundër ligjit. Faktet për këtë janë të panumërta dhe në formë metastaze në familjen e tij, sidomos atje. E jo vetëm në Jalë. E jo vetëm në lidhje me Fazlliçin. Le të ketë sa të dojë mercenarë të shpërlarë të tipit Blendi Fevziu, siç e kam thënë edhe në një shkrim të mëparshëm, vetë Saliu është një individ që është përfshirë në një vorbull e cila ka forcë ta mbajë atë përjetësisht brenda vetes Është thjeshtë vorbulla e pushtetit të njeriut të sëmurë. Një shkrim i vetëm nuk është vetëm një kaleiodoskop nga ata që përdorin kanadezët apo edhe shqiptarët që shkojnë atje, që realizon të gjithë spektrin e ngjyrave. Qeverisja e Saliut është me të vërtetë një film me ngjyra por kur kromacioni bazë është e zeza. Është mos dashuria për popullin. Që të jesh mik i Saliut duhet të jesh seimen i tij. Jo se Ylli nuk ishte i tillë po Saliu, normale, do më shumë b… e tij. Bujar Leskaj dhe Maksim Cikuli nuk ishin seimenë. Ato donin dhe duan demokracinë më shumë se partia. Megjithëse për ta mbyllur po pyes përsëri: “Doktor të vret gjë ndërgjegjja për Bujar Leskajn dhe Maksim Cikulin?” Së paku për të recidivuar idenë, se ke pasur dhe njerëz të ndershëm dhe të aftë në qeverinë tënde. Po ai libri i përrallave quhet “Na ishte një herë”.