Ligji i ekspertëve kontabël, deputeti Leskaj kundër Bodes

Botuar ne Gazeten Panorama. 6 Mars 2009.
Ligji i kontabilistëve përplas deputetët e maxhorancës, duke sjellë një përplasje ndërmjet deputetit Bujar Leksaj dhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode në Parlament. Projektligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” shkakton debate ndërmjet pozitës dhe opozit&eu′s në Kuvend. Gjithashtu drafti shkaktoi debate dhe brenda përfaqësuesve të maxhorancës. Demokrati Bujar Leskaj ka paraqitur disa amendamente për këtë projektligj, por që nuk janë marrë në konsideratë nga ana e maxhorancës. Amendamenti i Leskajt u mbështet edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Amendamentet synojnë në mos caktimin e një moshe për kontabilistët, si dhe në njohjen e masterave të kryera jashtë vendit. Këto amendamente u rrëzuan nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili i cilësoi si në kundërshtim me direktiv&′l;n e BE-së. “Ajo që propozoni ju është në kundërshtim me direktivën e BE-së. Është mirë të merret në konsideratë kërkesa e BE-së. Projektligji është konsultuar me grupet e interesit dhe ato janë shoqatat që janë të licencuara”, deklaroi Bode. Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, në lidhje me amendamentin e propozuar për diplomat e shkollave, master për ekspertët kontabël u shpreh se “është Ministria e Arsimit që bën certifikimin e diplomës dhe jo organizmat e tjera”. “Ne madje kemi punuar me zyrën e Kuvendit për përafrimin e legjislacionit sipas BE-së për këtë projektligj. Nga 24 propozime, kemi pranuar 21 për ndryshim nenesh, duke i pasqyruar”, deklaroi demokrati Spaho. Deputeti Leskaj, në lidhje me këto çështje u shpreh se “ministri Bode më ka keqkuptuar, pasi jam shprehur se certifikimin do ta bëjnë vetë këto shoqata që kanë të drejtën t′i japin licencën e ekspertit kontabilist”. “Unë nuk them se do të jenë qarqet Akademike ta realizojnë përzgjedhjen, tani që jemi pastruar dhe nga profesorë imoralë. Ndërsa përsa i përket moshës së ekspertit kontabilist, mendoj se është vetë konkurrenca që i vendos ato, nëse do qëndrojnë ose jo. Mosha mesatare në Shqipëri është rritur, pastaj ke nga ato që janë 65 vje′dhe janë të aftë për punë, ndërsa ke nga ato 55 vjeçarë që janë budallenj”, theksoi Leskaj. Por Ministri i Financave theksoi se janë shoqatat e kontabilistëve që kërkuan caktimin e moshës. Deputeti socialist Arben Malaj deklaroi se “një p/ligji i tillë po votohet pa u certifikuar nga Ministria e Integrimit, si dhe nuk kanë marrë miratimin nga Banka Botërore. Duhet ta dini se certifikimi nga ministria është i detyrueshëm”. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kryekomisioneri i Ligjeve, Ilir Rusmali, duke bërë të qartë se “mosha është vendosur edhe për noterët dhe se një rregull i tillë duhet të zbatohet për të gjithë”. Amendamentet e paraqitura u hodhën poshtë nga maxhoranca. Në tërësi projektligji u miratua me 59 vota pro, 29 kundër dhe 13 abstenim. Demokrati Leskaj abstenoj në votimin për këtë projektligj.
Shenim: Per te qene korrekt me lexuesin, deputeti Leskaj votoi kunder ketij projekt ligji, mbasi nuk u mor  parasysh amendamenti I tij ne lidhje me ndryshimet qe duhej te pesonte projekt ligji ne nenet 17 dhe 18.