Botuar ne revisten KLAN, date 17 Tetor 2008
Për t′u mbrojtur nga sistemi i ri zgjedhor, republikanët kërkojnë vende në listën e kandidatëve të PD-së dhe mbledhjen sa më parë të tryezës partiake. Ndërsa, PD pret miratimin e Kodit Zgjedhor nga Renato Kalemi Kur Sali Berisha u shfaq në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të hënën që shkoi, priste ta mbyllte mjaft shpejt takimin e rradhës me deputetët demokratë. Duke qëndruar përkrah Astrit Patozit, ishte përgatitur të fliste fare shkurt mbi nevojën e miratimit të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi, ndërsa takimi do të kalonte ashtu si zakonisht, me ndonjë koment të rastit për punën e qeverisë. Por, atë mesditë kreu i PD-së i kishte bërë disi gabim llogaritë. Këmbëngulja e aleatëve të vegjël, veçanërisht e republikanëve, për të mbledhur një tryezë të partive të djathta brenda nëntorit dhe marrëveshja për bashkim mes PD-së′e PDR-së, kish ngritur disa meraqe brenda grupit të deputetëve blu. Duke qenë se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme kanë filluar, figura të ndryshme të selisë blu ngrejnë pikëpyetjet e para lidhur më çështjen e listës së deputetëve që do t′i propozohet elektoratit të djathtë në qershor 2009. Ndoshta, edhe për faktin se mund të ndjehen deri diku të pasigurtë dhe të tradhëtuar nga një Kod Zgjedhor, i cili ende nuk po gjen konsensusin e të dyja palëve. Sistemi i ri zgjedhor (proporcional rajonal), i sanksionuar me ligj në Kushtetutë n&e′; muajin prill, ka krijuar panik tek aleatët e vegjël të demokratëve dhe socialistëve. Në këtë situatë, kur shanset për të mbetur jashtë Parlamentit të ardhshëm janë rritur goxha, këto parti kanë filluar t′u bëjnë presion të mëdhave për të siguruar praninë e tyre në legjislativ, duke i paraprirë çdo të papriture që mund t′u rezervojë miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Por, diçka e tillë duket se nuk po u pëlqen edhe aq disa eksponentëve nga të dyja pa′uml;t. Kjo situatë e pakëndshme është më e dukshme brenda rradhëve të PD-së, të cilës po i kërkohet me ngulm nga republikanët të bëjë të njohur sa më shpejt formën e bashkëpunimit për zgjedhjet e 2009-ës. Madje, PR-ja ka shkuar deri atje sa t′i kërkojë selisë blu vende të sigurta në listën e saj të kandidatëve për deputetë, ndryshe mund të dalin të vetëm në zgjedhje. Kjo lëvizje nuk ka qenë aspak e mirëpritur nga disa emra demokratësh, të cilët e kanë quajtur atë si një “Dushk” i dytë që kërkohet t′i imponohet sistemit të ri zgjedhor. Ai që e ka përdorur këtë term në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së, ka qenë deputeti vlonjat, Bujar Leskaj.Duke u ndjerë i shqetësuar për faktin se aleatët e vegjël të demokratëve po bëjnë presion për të futur emrat e kandidatëve të tyre në listën e PD, Leskaj i ka kërkuar Berishës të tregohet i kujdesshëm sepse në thelb të tilla lëvizje cënojnë sistemin e ri zgjedhor. “Kur votuam ndryshimin e sistemit zgjedhor, e bëmë për të shmangur sistemin e ?Dushkut′ që u vërejt në zgjedhjet e kaluara. Partitë e vogla po bëjnë presion që ta ?dushkarizojnë′ këtë ndryshim, d′ dashur të fusin emrat në listën tonë”, i është drejtuar Leskaj kryetarit të PD. Ndërsa kërkoi vëmendjen e Berishës që ndryshimet e miratuara në sistemin zgjedhor të mos pësojnë arnime të tjera, duke risjellë në vëmendje atë çka mund të ndodhë me Kodin e ri Zgjedhor. Ata që e kanë ndezur debatin brenda PD-së kanë qenë republikanët. Të cilët, duket se e ndjejnë rrezikun e qëndrimit jashtë Parlamentit të ardhshëm. Prej disa ditësh, republikani i vjetër, Sabri Godo, k′enë i prerë në kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Berisha. Duke u fshehur pas shqetësimit se PD-ja po vonohet në riorganizimin e aksioni′olitik të koalicionit të djathtë, presidenti i Asamblesë Kombëtare të PR ka theksuar se nëse në koalicion nuk garantohen vende në parlamentin e ardhshëm për republikanët, atëherë ajo do të luftojë më vete në zgjedhje. Por, sigurisht një shpërndarje e tillë e votave nuk i intereson kryeministrit Berisha. I cili, duket se është në pritje të përfundimit të Kodit Zgjedhor p&eu′r t′i dhënë një përgjigje të plotë kërkesës së republikanëve. Prandaj, edhe deputeti Leskaj mendoi të ndërhynte në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke kërkuar që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të kryhen në favor të fitores të sa më shumë kandidaturave të sel′euml; blu. Dhe kjo mund të arrihet me listat e mbyllura, të cilat lënë jashtë kandidaturat e partive aleate. Mirëpo, kryeministri Berisha i ka vlerësuar gjithnjë aleatët e tij në qeveri, si një pjesë të rëndësishme të mazhorancës aktuale. Dhe shpeshherë ka treguar se lë hapësira të konsiderueshme në qeveri për ta, dhe pse në shumicën e rasteve janë të pamerituara. Këto veprime kanë shkaktuar pakënaqësi tek disa deputetë demokratë, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësues të PD-së në poste drejtuese. Dhe duke njohur këtë sjellje të Berishës, me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme po tregohen të shqetësuar për t′i paraprirë një situate jo të këndshme që mund të krijohet në selinë blu, ′ të vijë koha e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër, republikanët kërkojnë mbledhjen e tryezës së partive të djathta, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kuptuar sederi në ç′pikë mund të lëshojë Berisha. Burime nga PR-ja rikonfirmojnë idenë e daljes të vetëm në zgjedhje, në rast se PD do të tregohet e amullt në këtë pikë. Gjithsesi, kjo nuk do t′u interesonte edhe aq drejtuesve të PR-së, pasi tragjedia e Gërdecit u ka ulur shumë pikë në elektorat, çka me siguri do të verifikohet në zgjedhjet e 2009. Sipas Godos, tryeza e partive të djathta do të shërbente për të nisur komunikimin mes tyre për hartimin e strategjisë së përbashkët për fushatën zgjedhore. “Duket sikur ka neglizhencë ose le të themi, ka një vetëvlerësim të tepruar nga ana e PD-së se i kemi të fituara zgjedhjet. Brenda 15 nëntorit duhet doemos të komunikojnë partitë e djathta me njëra-tjetrën”, është shprehur politikani i vjetër. Një tryezë e tillë do të qartësonte edhe mënyrën se si e djathta do të prezantohet në′jedhjet e ardhshme. Më të qetë në rradhët e partive të djathta shfaqen reformatorët e zëvendëskryeministrit Genc Pollo. Të cilët, me marrëveshjen për t′u shkrirë me PD-në, automatikisht kanë risiguruar vende në Parlamentin e ardhshëm. Këtë e konfirmon edhe fakti se, pas bashkimit me selinë blu, tre anëtarë të PDR-së do të marrin vende në kryesinë e PD-së, ndërsa katër të tjerë në Këshillin Kombëtar. Më i vështirë paraqitet pozicioni i Partisë Demokristiane, e cila pas largimit nga qeveria dhe problemet e brendshme të saj, ka kërkuar disa herë mbledhjen e tryezës së partive të djathta, por pa marrë asnjëherë një përgjigje. Së fundi, Nard Ndoka është shprehur pro një sistemi proporcional preferencial, duke theksuar se ai do të shmangte rrezikun që Kuvendi t&′l; kthehej “në një kazermë ushtarake të Berishës dhe Ramës”. Sepse me këtë përmirësim të sistemit, partitë e vogla do ta kishin disi më të lehtë të përfaqësoheshin në parlamentin e ardhshëm. Megjithatë, për çdo të papritur, Ndoka ka shprehur disa herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në rast se kjo e fundit do të krijonte një koalicion veçmas selisë rozë. Nga ana e saj, PBDNJ-ja nuk e ka përfshirë veten në ndonjë tryezë të mundshme me aleatët e d′htë, meqënëse në çdo proces zgjedhor ajo preferon të hyjë vetëm në garë. Një strategji që ndiqet me përfshirjen e tyre në qeverinë e rradhës, qoftë e majtë ap′ djathtë. Megjithatë, me mbylljen e Kodit të ri Zgjedhor, Berisha do të marrë nismën të thërrasë në një tryezë të përbashkët aleatët e saj. Sepse e ka të qartë se pa një koalicion të fortë, ku të mblidhen të gjitha votat e elektoratit të djathtë, do ta kishte të vështirë përsëritjen e mandatit qeverisës.