Nje Deputet per Vloren.

TE DASHUR QYTETARE TE VLORES!
Vlora, qyteti simbol I Shqiperise, me date 3 korrik do te jete perseri pjese e historise se ndryshimit te vendit. Ne jemi sot ketu, ne kete shesh historik, per t`ju premtuar solemnisht se fitorja e Vlores do te jete pjesa me e shndritshme e fitores se madhe te 3 korrikut.
Qytetare te Vlores!
Per 8 vite, Vlora eshte perdorur si arsye per te sunduar dhe jo per te qeverisur.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur si arsye per te vjedhur ne emer te sakrificave te saj dhe jo per te sheruar plaget e saj.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur rezervat votash per te mbajtur ne kembe nje pushtet qe fyen Vloren duke e mbajtur ate peng, si simbol I revanshit politik.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyre.
Ata I genjen mendja se Vlora dhe vlonjatet do te votjne per te ardhmen e pallateve te tyre dhe jo per te ardhmen e Vlores.
Une ju premtoj se do t`u kthej Vloren vlonjateve duke I thene NDAL! revanshit politik te cilesdo ngjyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, krenohemi me historine e saj dhe duam ta pasurojme kete histori.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren duam te kthejme vlonjatet ne pune dhe mireqenie, dhe jo t`I leme ne dore te puneve te zeza qe pushteti I sotem ka si oferte per vlonjatet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e rinise vlonjate e cila te mos kete objektiv skafet dhe rruget pertej detit, por punen, biznesin, shkollimin dhe te ardhmen ne kete qytet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e gruas vlonjate, qe ajo te mos kete simbol rrobat e zeza, me te cilat duan t`I mbajne veshur keta qe jane ne pushtet, por te kene simbol familjen e tyre te bashkuar, dinjitetin e tyre si nena dhe gra dhe mbi te gjitha krenarine qe kane lindur dhe rritur femije vlonjate.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e intelektualeve, te fyer nga pagat aktuale qesharake dhe injorimi I profesioneve te tyre, duke I bere ata simbol dhe perfaqesues reale te Vlores, te mencurise dhe inteligjences se saj e jo si dekor I pushtetit te sejmeneve dhe vjetersirave qe enden neper kembe.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, do te ndryshojme fatin e biznesit te Vlores dhe qytetareve te saj, duke ju shpetuar ju nga Mezanet e thatesires e erresires, nga keta deputete te pangopur ne grykesine e tyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, ju premtojme se do t`ju kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne, deputetet e ndryshimit te madh, do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Me 3 korrik ne do te fitojme jo per te marre 5 mandate deputeti me shume, por per te fituar 5 here me shume pushtet dhe dinjitet per qytetarin e Vlores.
RROFTE VLORA!(Fjala e mbajtur ne mitingun permbylles?te fushates elektorale te PD ne sheshin e?”Flamurit”. Vlore me 29 Qershor 2005)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *