Te nderuar bashkeqytetare!
Keto dite fushate, me kane bindur ne zgjedhjen tuaj, me kane bindur perfundimisht ne fitoren e 3 korrikut.
Sot jam ketu tek ju I bindur ne rendesine e kesaj date, ne kthesen e madhe, ndryshimin e madh qe te gjithe se bashku e kerkojme.
Shoh tek ju perjetimin e mashtrimit dhe premtimeve boshe, genjeshtrave dhe hipokrizise se shtetareve socialiste.Jeni ndeshur me prepotencen e perbuzjen e tyre ,jeni braktisur e harruar prej tyre ,jeni neperkembur e cenuar ne dinjitetin tuaj, familjen tuaj,femijet tuaj.
Pas tete vitesh ju e shihni veten tuaj me te varfer, me femije te kequshqyer e te rinj pashprese,burra e gra te pa pune , pleq pa perkujdesje,pa ujin dhe dritat e premtuara.
Deputetet socialiste ju kane konsideruar shifra,vota pa shpirt,vegel per te arritur pasurine e tyre mbi varferine tuaj,shkollimin e femijeve te tyre mbi analfabetizmin e femijeve tuaj,klinikat moderne mbi semundjet tuaja,bizneset e tyre mbi papunesine tuaj, lumturine e tyre mbi mjerimin tuaj
Ditet? e fushates po mbarojne e une ndihem me me besim se kurre se me ju, te gjithe se bashku,do te sjellim ndryshimin e madh.
Jam I bindur se ju do te dini t′I thoni ndal korrupsioni, megalomanise, hipokrizise, cinizmit , te kandidatit socialist, do te dini me voten tuaj te ndaloni babezine e ketyre njerezve qe vetem per ju nuk mendoje, do te dini te ndalni revanshin politik dhe ekonomik te ketyre njerezve te paskrupullt e me karakter te dyshimte.
Perrallave te tyre me gogol u ka ardhur fundi. Ata nuk mund te ngrene me pallate mbi friken tuaj,nuk mund te jene me kucedra e ujit te familjeve tuaja,nuk mund te jene me stresi I te nesermes suaj,nuk mund te jene me gardiani I mendimeve tuaja, nuk mund? te jene me uzurpatore te forces e pushtetit tuaj,nuk do te jene me burimi I mjerimit dhe fatkeqesive tuaja.
Vota juaj do t′I lere ata thjesht manipulatore mashtrues ,xhambaze ordine,ish pushtetare, ish deputete, te paafte per te ndertuar nje shtet , te paafte per te drejtuar nje qytet, humbes te mjere,qe e nesermja do t′I tregoje me gisht.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyer
Une jam ketu per tu thene se ka ardhur koha te ndryshoje pushteti per te shpetuar shteti
Ka ardhur koha te ndryshoje fati? I Vlores dhe qytetareve te saj,ka ardhur koha te ndryshoje fati I zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Une sot u shoh drejt e ne sy. Une nuk dua te spekulloj me ndjenjat tuaja? per ngjarje te dhimshme te kaluara. Jam ketu per tu thene se ne do te shohim vetem perpara me projekte e politika active e humane.Ne do ta kurojme , do ta sherojme Vlore nga semundjet e shumta? te shfaqura e te pakuruara keto 8 vite.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren,ju premtojme se do t′I kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e tashmja dhe e shkuara e prinderve te tyre.
Ne do te fitojme me 3 korrik jo per te marre mandate me shume por per te fituar me shume pushtet e dinjitet? per Vloren , per ju.