Fjala e plote e kandidatit te PD zona 94, z.Bujar? LeskajTe nderuar bashkeqytetare !
Sot vij ketu tek ju me besimin tek fitorja e perbashket e 3-korrikut.Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe, do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Vlora kerkon nje ritem tjeter, kerkon nje fryme te re, kerkon nje te ardhme tjeter,jo si ajo qe ju servirin pushtetaret socialiste.
Ne jemi ketu se bashku per te pare njeri-tjetrin ne sy, per te diskutuar hallet dhe problemet e perditshme, per te gjetur menyrat se si do ti zgjidhin ato.Une dal perpara jush si perfaqesus i forces politike me moderne, e vetmja force qe mund te ndryshoje fatin e Shqiperise, te Vlores dhe tuajin.
Por jam ketu njekohesisht si biri dhe bashkeqytetari juaj, si pjese e jetes se perbashket te cilen duam ta bejme me te mire.
Për? 8-vjet me radhë ju keni përjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe,gënjeshtrat dhe hipokrizinë e shtetarëve socialistë.Jeni ndeshur me prepotencën dhe përbuzjen e tyre që arrin deri në ekstrem.Jeni konsideruar vetëm pjesë fizike dhe gjeografike e qytetit të Vlorës,por në të vërtetë jeni të harruar dhe të braktisur nga pushtetarët e sotëm që ju konsiderojnë qytetarë të dorës së dytë.
Dëshmia më e mirë e kësaj është realiteti në të cilin jetoni dhe që përballeni çdo ditë. Eshtë mungesa e infrastrukturës,e? ujit të pijshëm, e energjisë elektrike,mungesa e shërbimit shëndetësor dhe e vendeve të punës.
Edhe të ashtuquajturat investime simbolike që po ju ripërsërisin këto ditë janë vetëm një fasadë e fushatës që ata po e ndërtojnë mbi kolonat e mashtrimeve elektorale.
Projektet që po pompohen nga zëdhënësit dhe përfaqësuesit e të shkuarës janë në të vërtetë pjesë e kontributit tuaj,madje një pjesë shumë e vogël e taksave që paguani ju, të nderuar bashkëqytetarë të mi. Investimet hipotetike që serviren nga kandidati per deputet i PS? si kontribut personal i tij janë pjesë e buxhetit të shtetit që shtetarët socialistë janë mësuar ta konsiderojnë si pronë të tyre,që e përdorin si të duan dhe sa herë të duan.
Të nderuar miq!
Gjatë qeverisjes socialiste ju jeni përballur me mungesën e gjatë të investimeve dhe për rrjedhojë me shkallën e lartë të papunësisë e varfërisë. Sundimi i pushtetarëve socialistë ju ka mohuar dhe të drejtën për elementët bazë të jetës së përditshme,ju ka kthyer në qenie që përpiqeni të mbijetoni,ju ka vrarë shpresën dhe besimin për të ardhmen.
Unë, si kandidat i Partisë Demokratike vij këtu para jush, jo për t′ju premtuar parajsën,por për t′ju rikthyer Vlorën.
Për këtë unë ju ofroj si garanci karakterin dhe moralin tim qytetar, formimin tim intelektual, programin e Partisë Demokratike që unë përfaqësoj.
Programi im për zonën tuaj është konkret dhe i përcaktuar në afate konkrete kohore për gjithshka që do ju premtoj për të bërë gjatë mandatit tim si deputet në legjislaturën e ardhshme:
·?Duke qenë pjesa prezantuse e qytetit, ne do ta kthejmë këtë zonë në një lagje integrale dhe të bukur të Vlorës.
·?Do te realizojme legalizimin e banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit.
·?Nëpërmjet investimeve serioze, do të hapim vende të reja pune si një ndër rrugët për të luftuar varfërinë e tejskajshme.
·?Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% brenda mandatit 4-vjecar.
·?Do të zgjidhim definitivisht problemin e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike, duke siguruar furnizim të pandërprerë 24-orësh.
·?Do të ndërtojmë një park lojnash për fëmijët dhe pushimi për qytetarët.
·?Do të shtrojmë? rrugën kryesore dhe rrugët e brendshme të zonës si dhe do të realizojmë sistemin e plotë të kanalizimeve.
Brenda 6 muajve te pare do te mbaroje shtrimi I gjithe rrugeve te brendshme te zones
·?Do të ndërtojmë,do të zgjerojmë dhe do të sistemojmë trotuarët.
·?Do të modernizojmë sistemin e ndriçimit të rrugëve të lagjes.
·?Do të vendosim shërbim urban si në pjesën qëndrore të qytetit.Ky program është plotësisht i realizushëm dhe në afate të shpejta kohore.
Ashtu si këto ditë, ju do të më keni pranë përherë. Mandati i deputetit që do të më jepni, do të jetë për mua në radhë të parë një detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit të përbashkët për të ndryshuar jetën tone.Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm? dhe mbrojtësi i interesave tuaja në parlament dhe në të gjitha institucionet shtetërore.
Jua premtoj këtë.
Ne deputetet endryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Eshtë koha për ndryshim. Le të votojmë të gjithë për jetën tonë, për jetën e
femijeve? tane.
Ne do të fitojmë. Ju faleminderit!