KONVERGJENCA INTELEKTUALE e dr. Ibrahim BERISHA

Nga Bujar Leskaj

Është e natyrshme që kur je i prirur jo në kanale të ngushta leximi, por në një gamë të gjerë të tematikave, llojeve, gjinive të ndryshme, brenda prozës së shkruar, leximi i çdo libri të lerë mbresa dhe shije të ndryshme. Këto mbresa lidhen me shijet e tua personale, me atë që ti si lexues je në kërkim të asaj që do të lexosh (jo gjithmonë e gjen), me stilin apo artin e të shkruarit dhe jo rrallë me emrin e autorit, apo të një grupi autorësh, që ti parapëlqen. Kur kësaj i shtohet njohja personale me autorin dhe respektin e veçantë që të është krijuar në rrethana të ndryshme të njohjes, që nuk kanë të bëjnë me një libër të dhuruar nga vet autori me një autograf të tij, ndjen detyrimin që të vlerësosh një nga dhuratat më të bukura që mund ti jepet njeriut. Por njohja dhe detyrimi mbeten deri këtu. Shija dhe mbresa që të lë ajo që sapo ke lexuar, kalon kufijtë e detyrimit moral apo të njohjes personale, duke bërë që të marrësh guximin të shprehësh diçka për atë vlerë që libri i sapo lexuar të ka dhuruar, për më tepër që je i bindur në vetvete që libri është vlerë e shtuar, vlerë sipërore në botimet shqiptare të socio-kulturës. Është fjala për librin “Konvergjenca Intelektuale”  të autorit dr. Ibrahim Berisha, sociolog, politolog, shkrimtar, kulturolog, profesor i Fakultetit Filozofik në Prishtinës, doktoruar në fushën e sociologjisë së komunikimeve. 

Per versioni e plote kliko