“GJUETIA E PËLLUMBAVE”

“GJUETIA E PËLLUMBAVE” -një ditar apo një akuzë?– Në fillim, për respekt të shtresës shoqërore që prezantonte, fillova ta lexoja me dëshirë dhe i sigurtë në shkuarjen deri në fund, një roman relativisht të gjatë, me 745 fq, siç është “Gjuetia e Pëllumbave” e autorit Henrik.S.G (Henrik Gjoka), fitues, edhe i çmimit letrar “Petro Marko”, me një tjetër roman, me të cilin ka plotësuar të gjithë ciklin e gjatë e të tmerrshëm të sundimit diktatorial për 50 vjet në Shqipëri. Bëhet fjalë për romanin “Metaformoza e një brezi të humbur”, botuar në vitin 2007. E nisa, pra, leximin me konceptin e zhbirimit të historisë, por gjithçka ishte befasuese, tepër tronditëse dhe kjo mënyrë leximi më lehtësoi nga barra e detyrimit, thjesht moral, për ta çuar deri në fund. “Gjuetia e pëllumbave”, më bëri ta lexoja me një frymë, duke ecur faqe pas faqeje, rresht pas rreshti, gjithmonë e më i bindur se, po lexoja tashmë një vepër, të shkruar bukur edhe artistikisht, por edhe besnike, e atij pasqyrimi tronditës së një pjese të asaj historie që, të gjithë ne, po mundohemi ta lexojmë sot, me një sy tjetër, me një këndvështrim tjetër. Personalisht, ndaj një romani të tillë, të shkruar nga një autor, që i ka jetuar vetë peripecitë më të mëdha të diktaturë′ unë e ndjeva të fortë detyrimin moral, për të shkruar dhe analizuar mesazhet që i zbulova tek kjo vepër. Nëpërmjet kodeve letrare të perceptimit të asaj historie monstër të diktaturës, e cila na ka rrënuar, nëpërmjet prekjes dhe ndijimit emocional, më mirë se kushdo qoftë, Henrik Gjoka na i paraqet ngjarjet, në një mënyrë që, askush të mos guxojë dot, për ta mohuar atë kalvar vuajtjesh, nëpër burgjet e kampet e diktaturës. Në këtë këndvështrim, romani, në fjalë, përveç vlerave artistike është në radhë të parë një dokument historik i pakontestueshëm, që do të përbënte vlerë, për cilindo historian, që ka marrë përsipër të rishkruaj historinë e Shqipërisë, nën sundimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Natyrisht, kjo është punë e tyre, ndërsa unë, jo vetëm thjesht si lexues do të përshkruaj konceptimin tim personal, përmes shijes subjektive dhe kërkimeve objektive të procesit të një studimi letrar, mbështetur edhe në referenca të kritikëve më të shquar të letërsisë shqipe. Por, si fillim, d′të theksoj se: Ajo që, sipas një analize të letërsisë sotme, të kryer nga studiuesi Sabri Hamiti, në librin e tij “Albanizma” – konstatohet si mungesë – vjen e plotësuar, në aspektin krijues e letrar, nga romancieri Henrik S.G. (Henrik Gjoka). Sabri Hamiti shkruan: “Sot për sot, nuk mund të pohojmë që ekziston një sistem shkrimi i letërsisë së burgut e të llogorit në letërsinë shqipe, as një sistem teorik i formalizuar i kësaj letërsie, por ekzistojnë shembuj të veçantë të individëve ilustrativë, qofshin këta çlirimtarë, qofshin lirimtarë, që shkruajnë për izolimin ekstrem, si përvojë personale… . Po japim regjistrin e botimeve të mëvonshmve: 1.Arshi Pipa “libri i Burgut 2.Adem Demaçi “Dashuria kuantike e filanit” 3.Zef Pllumbi “Rrno vetëm për me tregue′ 4.Kasëm Trebeshina: “Tregtari i skeleteve” 5.Teki Dervishi: “Palimpsest i Dush Kusarit” 6.Visar Zhiti: “Ferri i çarë” 7.Grup autorësh: “Libri i lirisë” (Shih “Albanizma”, fq.48). Këta janë disa tituj, deri në kohën, që Sabri Hamiti u është referuar për studim, por në Shqipëri, veçanërisht, kjo lloj letërsie ka vijuar me më shumë vepra dhe autorë dhe, për fat të keq, nuk është po aq e studiuar, ësht&eum′mjaftuar me ndonjë promovim tepër modest… Duke lexuar romanin e Henrik Gjokës, më duket edhe më kuptimplotë historishkrimi që ka bërë At Zef Pllumi, në veprën e tij madhore, “Rrno me tregue”, “Ridënimi” i Fatos Lubonjës, “Ikje nga trilli i perëndive” i Amik Kasoruohos apo “Plaku i kënetës” i Bedri Çokut, etj sepse mendoj se vetë autori, ishte një nga ata djem që ishin shenjuar nga diktatura. Për fije të perit, atij dhe shumë të tjerëve, iu shkëmbye dënimi me vdekje me torturat e kampeve dhe të burgut…. Mos vallë, për të dëshmuar? Fati e deshi që, njerëz si këta, të jetonin, si dëshmi për të rrëfyer vuajtjet, edhe në emër të atyre, që u ekzekutuan dhe s′kanë mundësi më që të flasin. Me ndjesinë dhe përvojën e hidhur të gulagut shqiptar, që autori vetë e ka përjetuar, shpjegohet saktë edhe arsyeja, se përse personazhet janë në këtë roman pa emra konkretë, por shënohen me përemra ose epitetet që i kanë vënë njëri-tjetrit në burg, si Ai, Tjetri, Fizikanti, Australiani, Sovjetiku, Bufoni, Demoni, Shefi i Ri, Kartelisti, Nëna, Biondi, Kryeministri, Xhelati, Shkodrani, etj, etj. Kjo, duket se shton edhe një argument më tepër, që historia e sjell në një vepër letrare, është një histori e jetuar. Nga ana tjetër, mospërdorimi i emrave konkretë, i jep më shumë guxim autorit, që të mos i shmaget, për asnjë arsye, së vërtetës historike dhe, në mënyrë perfekte, kjo mënyrë e emërtimit të personazheve kthehet në stilemë, gjë që e bënë edhe më të veçantë stilin e autorit, i cili, edhe në mbyllje të romanit, ku flet për atë që ndodhi pas fitores së Demokracisë, vijon të ruaj të njëjtin stilizim të emrave të personazheve si Fshatari i Xhaketës, Vëllai, I mrekullueshmi, Tjetri, Ai, Shkodrani, Vogëlushi, Skocezja, Toreadori, etj. Duke e lexuar këtë vepër, kupton se autori e mbart me vete si dëshmi dhe si kërkim letrar, së bashku, burgun dhe historinë tragjike të gati gjysmëshekullit. Ai sjell dëshmi për jetën e shqiptarëve të njëlloshme, brenda dhe jashtë burgut: “Çfarë nuk do të kisha dhënë, në ato çaste, për të mundur t′i ndërroja, qoftë edhe për një sekondë të vetme, kalimtarët nëpër Champs-Elysee, me kokëqethurit e kampit të Spaçit, ose të paktën me mjeranët e zbehtë të burgut të Burrelit, fizionomi, të cilat mbetën të pashlyera nga mendja ime përgjithmonë” (f.9.GJ.P). Autorit, edhe në liri, i fanitet si një në një teatër tragjik, si në një zhgjëndër, vetëm burgu-gulag, për të cilin nuk ka gjuhë në botë që mund ta përshkruaj: “…e dija mirë sa e vështirë është të përshkruash atë vend, i cili mbetet gjithmonë i paeksploruar plotësisht. Kjo, për faktin, se mendimtarët e shquar, psikoanalistët, sociologët dhe filozofët, pse jo dhe antropologët; ata asnjëherë nuk kanë mundur që të zbresin deri aty poshtë, poshtë fare, në vrimat e Gulagut” (f.10.GJ.P). Dhe, jo vetëm mënyra e të ndjerit, por siç thotë autori, vetë gjuha e romanit krijon një marrëdhënie me historinë e vërtetë dhe sesi ka ardhur kjo në vepër, e mësojmë prej autorit: “Jo pak hezitova, për gjuhën që do të përdorja në roman. Bëra të pamundurën që, disa nga personazhet e mi të mos e ndyjnë gojën, dhe kur ia dola mbanë kësaj, ata po më ngjanin si prostituta të veshura me petkun e murgeshës. U trondita, pata shkelur të drejtën e tyre, për të qenë original, vulgarë e të pacipë, perversë të lindur. Hoqa dorë nga kjo marrëzi e imja. Më pas, ia lejova dhe tregimtarit vetë, shpërthimin e herëpashershëm…” (f.10.GJ.P). Me këtë, dua të theksoj se, veçanërisht, romani i Henrik S.G. nuk &e′;shtë vetëm një histori e rrallë faktesh denoncuese, por mbi të gjitha është letërsi e vërtetë, që, thjesht, për nga tematika e fabula, identifikohet si letërsi burgu. Por, që ky roman shquhet për narracionin artistik universal, shprehës, simbolik e figurativ, do të dëshmohet nëpërmjet shumë pjesëve të përzgjedhura, në këtë vepër voluminoze. Protagonistëve, mjerimi në burg, nuk u lë më vullnet, që ta shijojnë lirinë e tyre, sepse, përgjatë dënimit që shpesh zgjat deri në fund të jetës, u është grabitur çdo shpresë e bukur… “Ai kurdoherë e kishte parë vendin e tij si një burg të madh, dhe brenda tij, plot të tjerë më të vegjël, më specialë” (f.20.GJ.P). Brenda burgut të burgut (themi kështu, sepse si burg ishte jeta e gjithë shqiptarëve), shfaqen disa personazhe protagonistë, të cilët, sigurisht, sillen brenda nga jashtë, duke qenë më parë, nën tutelën e survejimit policor të shtetit. Një pjesë e përshkrimeve, qëndrojnë natyrshëm në portretizimin emocional e sentimental të personazhit-AI-, që edhe pse duken të tilla, qëllojnë po aq fort në′dërgjegjen tonë, sepse, metamorfoza që ka vepruar në një galeri të madhe personazhesh të kësaj vepre, nuk është tjetër, veçse ajo metamorfozë frenetike, që na gërryen edhe sot brenda nesh, ku shumë kemi humbur, në kuptimin e shijimit dhe të zbukurimit të jetës, të ëndrrës dhe shpresës për të ardhmen. Kështu, metamorfoza të tilla, të ngjyrave alegorike, kaq të forta, na prezantojnë në roman me TJETRI-n, personazh, dhe AI-në, personazh. Dy miq të ngushtë, djem të rinj, më në fund takohen- e ku tjetër, veçse në burg, ky është destini… -TJETRI pohon: “kampi qe e vetmja pikë e rruzullit, ku mund të takoheshin dy personazhe miq… “Sa keq që erdhe edhe ti këtu! Kush të paska mallkuar ty miku im?!, -i thotë AI, personazh, TJETRI-t, personazh. TJETRI përgjigjet: “Ah, sikur ta dije sa shumë e kam ëndërruar këtë ditë! Besomë mua, edhe jashtë nuk rrihej më. Jeta u bë një moçalishte e vërtetë, kundërmonte batak” Ky është një pohim tragjik për gjysmëshekullin e jetuar në historinë e Shqipërisë. Pastaj TJETRI: “Sa i shëmtuar qenka kampi, pleq të ngordhur të sheh syri nga të katër anët,si kufoma të flakura jashtë varrit.” Kampi, ashtu si burgu, përshkruhet si një gjiriz i vërtetë. Krahas njerëzve me karakter të fortë dhe heronjëve të vërtet aty (në vecanti mbas vitit 1973) ka edhe spiunë, gënjeshtarë, mashtrues, palaço, karagjozë, llafazanë, ngatërrestarë të pash′ Spaçi, shpesherë, bëhej shtëpia e të burgosurit për njëzet vite e më shumë, ndonjëherë dhe shtëpia deri në pleqëri e vdekje, ku i burgosuri pësonte metamorfozën. Ku shpesh të burgosurit (ajo pakicë e cila ishte thyer nga diktatura) e ndërronin komoditetin e tyre me mjerimin e të tjerëve, duke i spiunuar ose torturuar, dukuri kaq shumë e komplikuar dhe e pakuptueshme për njerëzit jashtë rrethimit të kampit. “spiunët dhe informatorët duan që kampi të jetojë nën peshën e ankthit dhe terrorrit; përndryshe, në kushte moti të butë, viktimat do të mendonin për hakmarrjen e tyre”, shkruhet në roman. Dhe më tej, në këtë roman, Henrik S.G. futet thellë në rrethinat e psikanalizës: Informatorët dhe spiunët nuk e duronin dot kohën e qetë pa ngjarje. Në situata terrori, ata ndiheshin më të sigurtë se kurrë.” (nga “Gjahu i pëllumbave”.) Jo pak ironi e sarkazëm ka në këtë roman, kur rrëfehet për hetimet dhe ngjarjet që pasonin: “hetimi mbi krimin e tradhëtisë së lartë, të kryer tek nevojtoret, në formën e thirrjes për kundërrevolucion, filloi atë pasdite….”, shkruan autori. Duke marrë përsipër, që të jetë koherent në përshkimin brenda kampit të rrethuar me gjemba, jo pa qëllim, ai e ndërthur me ato që ndodhin jashtë tij, për të dhënë idenë e një rrethimi të egër të të gjithë vendit nga tirania e terrori. Vdekja e së ëmës, vrasja e të vëllait, jeta e përbuzja në internim, apo dhe bisedat e shokëve të tij në rërën e plazhit, e shfaqin të plotë kohezionin mes asaj që ndodhte brenda dhe jashtë kampit me gjemba, ku e kishin detyruar të jetonte rininë e tij. Në një nga momentet e vetmisë së tij, kur kishte kohë pa marrë letra nga e ëma dhe i vëllai, kur kontaktet me botën jashtë ishin ndërprerë, ai po bëhej indiferent, edhe ndaj të ëndërruarit për gjëra që i mungonin. Ai vetë pohon se jeta e tij prej të gjalli kish mbaruar…. * * * Vërtet ka qindra njerëz, qindra ngjarje dhe qindra persona që mund të shkruajnë historinë për diktaturën, por ngjarjet dhe personat, për të cilët shkruan romancieri Henrik Gjoka (i cili mbas daljes nga burgu në vitin 1991, jeton e shkruan në Francë) meritojnë respektin e veçantë, jo vetëm për ato që kanë vuajtur, por edhe për vendin dhe rolin, që duhet të luajnë dëshmitë e tyre, në qoftë se duam që, e vërteta të zërë vendin e saj në historinë tonë. Vendet, që shfaqen në këtë roman, ndodhen diku në atdheun tonë, dikur të izoluar nga bota përreth, sot të hapur, qoftë edhe si një muze për këdo që do ta vizitojë, dhe ne ende mizorinë e asaj diktature, të cilën e merr përsipër, që ta paraqesë vetë autori, në romanin “Gjuetia e pëllumbave”, nuk e kemi aq larg, sa për ta harruar. Nuk e kemi aq të pamundur, sa për të mos e analizuar dhe sa për të mos e njohur të vërtetën e saj. Në këtë pikë, e ndjej të nevojshme të nënvizoja diçka: Sot për sot, mesazhet e këtij romani duhet të merren të drejtpërdrejta, sepse personazhi AI dhe TJETRI janë njerëzit tanë. Janë këtu mes nesh, i takojmë çdo dite, modest për heroizmat e tyre në kohën e diktaturës, dikush shfaqet edhe i deziluzionuar nga sa shpresonte me këtë tranzicion të gjatë të shoqëruar me një dekomunistizim të zbehtë. Me sa duket, i tillë është dhe vetë autori i librit, që karakterizohet, jo vetëm nga një sy zhbirues, por edhe nga një gjykim i tillë, thellësisht zhbirues. Në roman, fati i personazhit kryesor kryqëzohet, jo pa qëllim me jetën e TJETRIT, jashtë dhe brenda burgut, e historia vazhdon me ëndrrat e të vëllait, për t′i ikur këtij ferri dhe shuarjes së kësaj ëndrre me një breshëri mitralozi. Shumica nga personazhet e këtij romani, janë persona konkretë, si i Burgosuri i Mrekullueshëm (Bedri Çoku), Djali i Kryeministrit të Vetëvrarë (Bashkim Shehu), Fizikanti (Fatos Lubonja), Kovaci (Enver Shaqiri) e emra të tjerë, kalvari i të cilëve në diktaturë, tashmë njihet publikisht. Kushtet, që e detyruan autorin ta shkruante romanin, i kanë forcuar edhe ndjesinë e një detyrimi të vetëdijshëm, për t′i renditur ngjarjet në mënyrë kronologjike. Një tjetër detyrim i lexuesit të vetëdijshëm, më ka dhënë ndjesinë, për t′i analizuar të gjitha këto ngjarje, duke prekur me dorë historinë e vërtetë të vendit tim, që më shumë se çdo vend tjetër i botës, e pësoi nga sistemi komunist. Por, edhe një tjetër detyrim, akoma më i madh, të bën përgjegjës, duke parë se si shumë nga këta individë, portretet e të cilëve janë gdhendur nga autori, kanë pësuar, siç e pohon edhe ai vetë, “një metamorfozë të paparë, ndonjëherë, në historinë e njerëzimit.” *** Studiuesi Sabri Hamiti, në veprën e tij “Albanizma”, kur i referohet letërsisë së burgut, shkruan se: “është thënë moti, nuk ka më të vështirë, sesa të kujtohet jeta e lirë në robëri”. Duke rrokur këtë fjalë të urtë, ai na jep një këshillë të mençur: “Shoqëria shqiptare sot, duhet ta kujtojë jetën e robërisë në liri. Çështja është se, ky kujtim është edhe më i zorshmëm, kur intesifikohet për t′u bërë një krijim letrar”(shih, “Albanizma”.S.Hamiti, f.49. Henrik S.G, ky shkrimtar i shquar i letërsis bashkëkohore shqipe e më tej, i ka sfiduar të dyja vështirësitë, pikërisht, duke e intesifikuar epokën e atij kalvari të madh, në një krijimtari të madhe letrare, me dy vepra “Gjuetia e pëllumbave” dhe “Metamorfoza e një brezi të humbur”, sepse ai ka ditur të rrëfejë nga brenda burgut, heroin, duke e gdhendur portretin e tij në liri dhe në pjesën e fundit të romanit, e anasjelltas. Imazhi që na kalon përpara syve, në këtë roman, na njeh me një djalosh të dëshpëruar, që tek mikeshat e tij po ngjallte mister, ndoshta ngaqë mendonte ndryshe…, e për të, si për të gjithë të tjerët, jo rrallë survejimet nisnin nga raportet intime, caku më i fundit nga ku mund ta poshtëroje një qenie njerëzore. Në këto kushte, heroin e pashpresë, do ta kërkonte vetë rruga e arratisë: “Askush, veç vështrimit pyetës të Vëllait, syve të trishtuar të Nënës, nuk do ta pengonin atë në rrugën e tij. Por, atë natë, ai kishte shmangur takimin me ta….. Kish pritur me një durim rraskapitës ditë më të mira, por ato qenë keqësuar akoma më shumë. Edhe braktisja, që po iu bënte njerëzve të dashur, edhe ajo i qëndronte brenda shpirtit, pa lëvizur, si një kamë e ngulur thellë në mish, që tani nuk rridhte më gjak. Ajo kamë qëndronte atje prej kohësh, qëkur ai kishte menduar, për të parën herë, të largohej nga ai vend, kur ishte vetëm 16 vjeçar. Më pas, në çdo rast, kur qe përgatitur për arrati, kish ndjerë se nuk do të kthehej kurrë në vendlindje.”(nga “Gjuetia e pëllumbave”) . Le të mbështetemi tek nyja lidhëse e të gjitha situatave, në kompozicionin e veprës, që e çojnë heroin drejt arratisë. Pa rrëfyer gjatë të zezat që e detyruan, ato dalin në dritë nëpërmjet një sendërtimi të veçantë kompozicional: Gjithçka brenda dhe jashtë Gulagut, në këtë vepër, vjen nga tipizimi plot veçori artistike i fytyrave të gardianëve, të inkuizitorëve, të Demonit, të Perversit, të Prokurorit, etj, etj. Dhe zanafilla e këtij kompozimi të madh narrativ, nis që nga kapja e “shkelësit” të kufirit, heroi siç është, përballja me fshatarët e doktrinuar, të zhytur në mjerim, pisllëk e arna, nxënësit e shkollave të zonave kufitare, të traumatizuar nga shëtitja butaforike e gjoja “armikut”. Duke lexuar këtë roman, e kupton shumë mirë se kush është Kanibali i drejtorisë së Punëve të Brendshme, se cilët janë xhelatët me uniforma, kopeja e ′ktrizuar e policëve, që u krijon trauma psiqike edhe fëmijëve. Romani zhvillohet nëpërmjet disa ngjarjeve nënshtresore, që nga kupola e qeverisë deri tek dhoma e gjumit të një individi, nga gjirizet e institucioneve, deri tek ato të Gulagut. Kjo hartë kaq e shtrirë, i jep një hapësirë shumëdimensionale veprës, e cila zgjerohet edhe me efekte të tilla si humori i zi dhe shprehjet ironike të autorit. Të gjitha këto vihen re në përballjen, gjithë kontraste, të personazheve, ku piku ′in në ballafaqimin e psikologjisë së të burgosurëve ordinerë me atë të të burgosurëve politikë. Zbulohet se psikologjia e o′nerëve është shumë e ngjashme me atë të gardianëve, të hetuesve dhe të prokurorëve të shtetit. Ata janë njësoj…, natyra kriminele. * * * Këtë roman e zbukuron artistikisht klubi i madh i personazheve, ku çdonjëri përfaqëson një formë të caktuar botëkuptimi dhe ideologjie, dhe e bënë edhe më ngjeshur simbolikën artistike dhe ngarkesën ideo-emocionale nën trysninë e totalitarizmit. Dramaticiteti i veprës rritet, kur të burgosurëve politikë u fusin në të njëjtat qeli të burgosur ordinerë dhe, ata, ordinerët i kanë dhënë autorit më shumë detaje, d.m.th. më shumë “brumë”, për të gdhendur personazhet e shpërfyruar nën pushtetin e dhunës dhe ideologjisë komuniste. P.sh. një nga personazhet negative, Perversi, në ngjarjet e mëtejshme në këtë roman, ka jo pak lidhje analogjike të personazhit të burgut me “perversët lider”. “Ky element kudo ndodhet dhe vepron, e bënë jetën e të tjer&e′;ve përreth një ferr të vërtetë. Ishte Perversi, fizionomia e pështirë e tij, që la gërvishtje të thella në koshiencën time. Është tronditës fakti që, kjo fizionomi bie shumë më poshtë se ajo e xhelatit. Është poshtëruese për historinë e Gulagut, që i burgosuri pervers e urren të burgosurin e ndershëm, gjë të cilën xhelati nuk e bën…” (f.10.GJ.P). Shëmtia e gulagut “mishërohet në shkëlqimin e Perversit”, shkruan autori. Mirësia në hije, “vështron me sy të përlotur triumfin e Perversit”. Në Gulag, shquhet më fort antagonizmi moral, sesa jashtë tij: “Kjo është Mirësia e vendosur për mosbashkëjetesë me Perversin, por krejt e pafuqishme, për ta mposhtur atë. Është edhe Mirësia tjetër, e cila ka kurajon dhe kulturën e tolerancës dhe, e pranon kompromisin me Perversin. Kjo nuk i largohet atij, nuk ia shpreh përbuzjen, në asnjë formë, përkundrazi, ndodh që i jep shoqëri dhe luan me të. …..hanë bashkë….dalin shëtitje nëpër rruginat e Gulagut, bisedojnë miqësisht për gjëra madhore: artet e bukura, filozofi, femra, poezi e politikë……(me tej) Kështu dhe jashtë Gulagut, Mirësia e vetmuar, mbetet përsëri e tillë, ndërsa Perversi herë e mëshiron atë, herë e përbuz, të tjerët e shohin pa vend qëndrimin e saj…” (f.100. GJ.P). Këtu përveç universalizimit të marrëdhënies njerëzore si vizion, mesazhi për dy format antagoniste të species njerëzore i kalon përmasat e objektit letrar e historik: “Duke i parë nga ky këndvështrim, të dy format e jetës antagoniste të bashkëjetesës në Gulag, nuk pata ndonjë dëshirë për t′i cilësuar me emra”, thotë autori në parathënien e tij. Zhdukja e emrave të personazhit e dërgon lexuesin në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë tek mesazhi i këtij romani, që me sa duket është unik në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ngjarjet në Gulag, janë sa reale në përmbajtje, aq subjektive në formë, ku me këtë të fundit merret arti i fjalës, i shprehur denjësisht në këtë roman. Mishërimi i autorit, AI, prezantohet i shtrirë përtokë, me qepallat të ngjitura nga gjaku, me një dhimbje të fortë si një thikë e mprehtë që e bënë të humbasë ndjenjat. Ai, ishte i vetmi “objekt” në atë vrimë (dehumanizimi) dhe, shfaqet për lexuesin me detajet që na përgatisin për të udhëtuar nëpër Gulagun e shpikur nga një një Demon i keq. Me emrin Demoni do të thirret deri në fund të veprës së shkrimtarit Henrik.S.G. vetë diktatori Hoxha, i cili, i mbushi burgjet brenda me bijtë e këtij populli dhe tokën jashtë këtyre burgjeve e njomi me lotë nënash. Dhe Nëna, për autorin është i vetmi imazh engjjëllor që i shfaqet në burg, ajo vjen si një rrugë bashkimi me Shpresën e Lirisë, me Zotin, në kohën kur Demoni bënte kërdinë brenda e jashtë burgut: “Nëna i fërkonte këmbët e ftohta, heshtëte….Filloi të lutej me duart e ngritura lart, sikur kërkonte ndihmë nga qielli dhe lotët filluan të rrjedhin mbi faqet e vyshkura. Papritur lotët u shëndrruan në pëllumba të bardhë, ata fluturuan nëpër dhomë, duke flladitur fytyrën e tij….” (f.16.GJ.P). E nëna lëshon mallkimin për Demonin, para vdekjes së saj tragjike: “Qofsh i mallkuar, ti kriminel i këtij populli, në jetë të jetëve. Dhëntë Zoti dënimim më të madh për ty. Në ferr, aty do të japësh llogari për të gjitha.” (f.17.GJ.P). Ndërsa shkrimtari nis të përshkruaj e nënvizoj të gjitha këto rrëfime, brenda lexuesit lind kjo pyetje: Vërtetë ka njeri që, nuk do ta besonte dot takimin me ferrin të këtij shkrimtari, të këtij shqiptari të përvuajtur, të mishëruar tek personazhi AI, por edhe tek TJETRI. Vërtetë ka njeri që nuk do t′i besonte vuajtjet e këtij njeriu që rri larg nesh, pas aq shumë torturash vdekjeprurëse, vuajtje me të cilën ai nisi rininë e tij me “supën e neveritshme, me bukën hedhur përtokë nga gardianët,me bidonin e urinës në atë qeli të ndotur e të ftohtë”. Mjerimi shpirtëror i heroit ka të njëjtën ngjyrë të zezë, si atë ditë që deshi të arratisej, sepse “kishte vënë re se njerëzit e mirë, bëheshin çdo ditë e më të mirë, ndërsa të liqtë, bëheshin më të rrezikshmën,si metastaza kanceroze. Ata që, për vite me radhë kishin fshehur veset e tyre nën lëkurë, tashmë, të lodhur nga ky stërmundim, i kishin nxjerrë në sipërfaqe, qenë shëmtuar fatalisht.” (f.19.GJ.P). Duke iu referuar mënyrës se si studiuesi Sabri Hamiti i ka prirë zanafillës së studimit të letërsisë së burgut, e cila vijon të jetë në rrugën e studimeve dhe perceptimeve të autorëve të nivelit të këtij studiuesi të njohur të letërsisë shqipe, vetë statusi i Henrik S.G., në romanin “Gjuetia e Pëllumbave”, është një status i dyfishtë i “Kreatorit” dhe “Misionarit”, referuar termave të S.Hamitit në librin e tij “Albanizma”, (fq. 116, 117, 118), (dhe perifrazuar nga ana ime-B.L për autorin Henrik S.G) i cili shkruan: “në kohën zero dhe në pikën e nisjes së shkrimit, autori, madje pa e ditur, ia parashtron vetes statusin: statusin e kreatorit, krijues e zbulues, apo statusin e misionarit, që është status moral, nacional, shoqëror dhe ideologjik, por gjithnjë nga pika e vetmitarit”. Në dritën e kësaj analize, vepra e Henrik S.G., pavarësisht statusit të misionarit, vlerë që e merr spontanisht, nuk e zbeh aspak statusin e kreatorit, pra vlerën artistike. “Gjuetia e Pëllumbave” nuk është një vepër e porositur, siç do të ndodhte në epokën e realizmit socialist (që duhet të mbërrijë tek lexuesi e paramenduar-.S.H.), por është krijimtari e një autori, që e projekton veten nëpëmjet personazhit, duke e shumëfishuar artistikisht tek dhjetëra pesonazhe, që e kanë refuzuar që në ge′iktaturën. Dhe diktatura, po ashtu, denoncohet si shprishëse e genit më të mirë, duke zbuar, engjëjt, të urtët, intelektualët e kombit, dhe duke e shpërfyturuar kombin vetë me lirinë e veprimit që u linte pjellave bastarde. Autori nuk thotë vetë ndonjë nga këto fjalë. Vepra flet kështu, me gjuhën e koduar artistikisht. Heroi jeton në burg, dhe shprehet me gjuhën e mprehtë të narratorit, për të vijuar me dhimbje “procesi”: “ke derdhur shurrën në tokë, herë tjetër derdhe gjysmën në bidon, pije gjysmën… dhe aty shfaqet fytyra mizore e gardianit, që i ulërinte djaloshit, për ta larë atë gjak, të cilin, ata ia kanë derdhur vetë… Këto janë situata paradoksale. AI, torturohet, sepse paska lexuar libra dhe nga ana tjetër, xhelati sadist, ai që nuk lexon kurrë, bënë filozofi: “Monotonia ta merr shpirtin në zanatin tonë. Ja pse nuk më durohet sa të filloj me ty! Akoma nuk ta njoh zërin, ulërimën, rënkimin”. Gjatë leximit të romanit “Gjuetia e pëllumbave” rritet dramaciteti, por me një jehonë tepër të nëndheshme, edhe pse në rrafshe tragjike, kur shfaqen ngjarjet, shfaqen zhurmat, por duke u mbartur e rënduar njëkohësisht në atë galeri të madhe personazhesh. Kjo mbartje e qëllimtë, e bërë nga autori, mundëson paraqitjen e detajeve artistike të pafundme, për ta pëshkruar dhimbjen, sikur të jemi në një teatër gjigant të shfaqjes së “komedisë njerëzore”. Në një rast, këtë barrë të dhimbjes tek Vëllai-personazh, autori e përshkruan kështu: “kur e pa që jeta si shqitej, ai nisi të lëvizte”. Është një nga personazhet që gati vdes nga dëshpërimi për vdekjen tragjike të nënës, shkaktarë të së cilës bëhen edhe “njerëzit e thjeshtë të popullit”, siç klasifikoheshin në atë kohë, nuk bëhen shkaktarë vetëm xhelatët… Nëna vdes në ngricë, sepse një shofer miniere, sa merr vesh se ajo kishte djalin në burgun e Burrelit, e zbret nga makina, duke i thënë se nuk ishte për “armiqtë e popullit”. “-Pse të është dënuar djali? -Për politikë. -Nuk qenka dënuar, as për vjedhje, por për politikë, d′thënë armik i popullit”, thotë me ton të keq shoferi.”. Pa pikë mëshire, ky shofer e braktis Nënën e gjorë, mes atyre maleve, dhe mëngjesi atje e gjen të ngrirë, të akulluar, pa jetë… Kapitull pas kapitulli, në roman lexuesi sheh imazhe ogurzeza të një ferri dantesk. Sheh Fizikantin, që e torturojnë barabarisht, sepse ai nuk donte të futej në minierë, ngaqë kishte parandjerë se atje do ta asgjësonin, dhe asgjësimi i tij, megjithatë nuk do të vononte, risku qe fatal për të: “e zhveshin, e lidhin në hyrje të galerisë e lënë të kallkanoset nga të ftohtët dhe, kur i afrohet “vdekja e ëmbël”, e zgjojnë nga ajo lloj vdekjeje dhe e shkulin si një lloj stalakmiti, atë copë njeriu të ngrirë në akull, dhe pjesë trupi i shkulen të ngjitura në shtyllë.” Llahtarat e torturave burg janë të papërshkrueshme dhe kjo nuk është e vetmja histori. Henrik S.G shkruan: Një operativ sigurimi në mes të Tiranës, i qepet dikujt, për ta çuar në burg dhe e realizon këtë, shkaqet mund të jenë të ndryshme analogë me ato brenda burgut, ku një gradian i qepet një të burgosuri dhe nuk i ndahet këtij deri në fund. Një histori tjetër: Tjetri, miku I Ai-së, ishte i survejuar që nga burgosja e AI-së dhe spiunët nuk gjejnë motiv që ta burgosin. “Sulmin e parë të dukshëm, TJETRI-t ia bënë në punë. Duke gjetur si pretekst miqësinë e tij me një mësuese. Ajo qe e martur, kështu që i akuzuan për dashuri klandestine, “imoralitet” kishte thënë sekretarja e partisë. Një mëngjez të bukur, ai e pa veten të papunë”. (GJ.P.f.311) Ndryshe nga Ferri i Dantes, ku personazhet vuajnë për shkak të mëkateve të tyre, në romanin e Henrikut, zhvillohet një process diametralisht i mbrapshtë, këtë herë dhe në këtë vend flakët e ferrit mbërrijnë deri tek enjëgjejt. Janë ata që vuajnë e torturohen më shumë, sepse shumica, turma, qoftë kjo dhe nga shtresa e të burgosurëve politikë e ordinerë, kthehen në qenie të sëmura e nervoze: “një pjesë e madhe humbasin përgjithmonë qetësinë shpirtërore, të tjerë bëhen agresivë të paarsyeshëm, si vetë jeta që ata jetojnë. Duke u ndodhur tërë kohën nën dhunë e diskriminim, mendjet e tyre të vrara zhvillohen vetëm në këtë fushë, shumë prej tyre mbeten të trishtuar përgjithmonë, të tjerë të trembur, në ankth të pashuar” (f. 185, Po aty) * * * Burgu i Burrelit, karakterizohet si burgu më i urryer për kohën, si një ferr i vërtetë, sidomos në dimër, saqë të burgosurit e ndërronin me dëshirë qelinë e akullt me punën e rëndë në minierë. Çdo ditë, veshët e tyre dëgjonin “premtimet e xhelatëve për zhdëpje në dru”, Dhe filozofia e vetë ferrit, në burgun famëkeq të Spaçit, përcaktohet nga fjalët e një të burgosuri: “pushteti i policit këtu përcaktohet nga kamzhiku, ndërsa pushteti i të burgosurit nga ndihmat, këto që ti ke këtu” Në fjalët e një të burgosuri tjetër është pasqyruar fizionomia e një shteti të sëmurë, që shkakton edhe mjerimin e turmave jashtë burgut. “Ç′shtet isëmurë,- mendoi ai. Polici urren gjyqtarin dhe të akuzuarin, në të njëjtën kohë. Gjyqtari urren policin dhe të akuzuarin. Urren edhe atë turmën atje, që ka hapur sytë për të përpirë ngjarjen, ndërsa turma vetë, kjo urren policin, gjyqtarin, prokurorin dhe të akuzuarin (Gj.P.f.66). Fizionomia e shtetit është totalisht e pasyqyruar gjatë gjithë procesit narrativ, ndërsa si shembull do të mjaftonte edhe njëri nga rastet, rasti i Zëvendësministrit, që mbulonte sektorin e kampeve dhe burgjeve, i cili pothuaj vjell vrerin e të gjithë filozofisë së dhunës shtetërore: “në kampe dhe në burgje, duhet gjithmonë, qetësi, rregull. Përse paguhet një komandë e tërë, një kope me gardianë. ..duhen dhe shtatë javë të nis kongresi. Mund të filloni që nesër punën me ta. Rastin për t′i terrorrizuar e gjeni vetë ju, nuk është e vështirë. .. Pra, filloni që tani, dhe kur të fillojë kongresi, ata do të jenë të raskapitur nga druri, biruca dhe të pangrënit. Kështu që do të vinë si delet në sallën e televizorit dhe do të ndjekin punimet e kongresit, pa u ndjerë” (f.35.GJ.P). Në këtë proces të kalvarit, lexuesi do të zbulojë me qindra faktorë dhe pasoja të ushtrimit të totalitarizmit nga lart-poshtë. Ja si shfaqet psikologjia e fshehtë e krimit, në emër të doktrinës, gjatë një çasti kur Drejtori i Burgut po e dëgjonte Zv. Ministrin me një ndjenjë indiferentizmi: “ai po e shihte shefin tek fliste tërë pasion, me siguri, autoritet dhe mendonte: Kur do të vish ti gjë qafërrjepur të kalosh ca kohë në birucat e mia. Do të fut në të njëtën vrimë ku kanë kaluar edhe paraardhësit e tu. Atyre u vlente më shumë lëkura, njëmijë herë më shumë se ty, por ama kur erdhën aty, i luteshin me lot në sy një gardiani idiot që, t′u hapte derën për të bërë shurrën. Ty do të lë ta bësh në brekë, se dukesh kokorosh. E di mirë që do të vish, jo shumë vonë. Më habit kjo historia juaj, që të gjithë vini atje pas njëri-tjetrit dhe kurrë nuk e kuptoni këtë sa jeni gjallë, por rriini e na çani bythën këtu me të njëjta dokrra gjithë jetën” (f.36.GJ.P). Procesi i kalvarit të jetuar nëpër burgje, shpërfaqet pothuaj me të gjitha aktet kriminale të njërës prej diktaturave më të egra e më persverse në botë. Edhe pse të vërtetat ngjajnë të pabesueshme, por edhe për faktin vetë, që duken tepër të pabesueshme, ato na gdhenden përjetësisht në kujtesë dhe të detyrojnë t′u përulesh këtyre heronjve, për vuajtjet që hoqën, duke u përballur me armikun e vërtetë të popullit, shtetin komunist. Si kokat e meduzës shfaqen në roman “Operativët e zonave, ata që rrogën e tyre e siguronin, duke shkatërruar jetë njerëzish”; dhe për kontrast, zvarranikët e Kabinetit me bazë klasën punëtore të Hoxhës: “vetë ministri, vinte edhe ky nga klasa punëtore. Hante dhe pinte si bishë. E ëma nuk e kishte pjellë të bukur, as ai vetë nuk bënte ndonjë përpjekje për siluetën e tij, barku i qe varur mbi rripin e pantallonave, koka si daulle, keq e më keq, me ca flokë si qime miu. Shkurtabiq. Për faqe të zezë. S′e ku i gjente Hoxha këta çapaçulë. Çudi e madhe për një bukurosh të studiuar në Francë, që e mbush byronë me ca druvarë e stallierë. Nejse, ai e di si e ka punën, ç′plane ka për popullin e tij…!”(f.36-37.GJ.P) Dhe të ngacmojnë pasojat e një procesi vrasës, e një operacioni degradues në popull, kur shfaqet një nga faktet më dramatike të zbuluara në këtë roman, që terrori nuk u bëka më përshtypje shqiptarëve: “Tek u jepte udhëzime ushtarëve të tij, ministri fliste në dialektin e krahinës ku qe lindur, Peqinit. Ndonëse aty flitej për terror, ata qeshnin me shakatë e tij, thoshin mes tyre se ministri ishte shumë popullor dhe i thjeshtë…” (nga romani Gj.P.) Akoma më tepër dramatik këtu në roman, është edhe gjenocidi i shkaktuar në popull, shtetarët komunistë kanë denigruar e shfarosur familje të tëra: “..kam njohur të atit e tij, i biri është kopje e të atit,- i thotë ministri Prokurorit,- ka miq kudo, ka simpatizantë në sfrera të ndryshme të shoqërisë”. Ky llo′jenocidi, ishte i llogaritur, i qëllimshëm. Ministri thotë se “kur e arrestuam herën e parë, para Kongresit të kaluar, nuk bëmë dot dy dëshmitarë bashkë…”. Tashmë ata kanë në dorë mjtetet për gjenocidin e nisur: “Futi dhe nenin 55, sepse 47-ën e bëri vetë.”, -thotë Ministri. Shfarosja e tërbuar, që u bëhet familjeve, instrumentohet nga vetë ministri, i cili vjell urrejtje: “…kopje e tij është, hidhet pas femrave si ujk, si i ati, sakrifikon për të tjerët, si i ati, si i ati ka një qëndrim të hidhur ndaj pushtetit popullor….,pesë djem polli nëna e tyre, katër i nxorri armiq, si të duket ky bilanc” ( f.38.GJ.P). “Çfarë urrejtje ishte kjo që mund të vepronte kurdoherë me një tërbim të çuditshëm, -thotë autori, -dukej si një sëmundje patologjike, si një tumor që rritej n′ml; kafkën e tyre, e që dita ditës bëhej më i madh e më i rrezikshmëm. I rrezikshëm, jo për ata që e kishin, por për të tjerët, mbi të cilët këta të sëmurë ushtronin një dhunë të tërbuar”. Autori nëpërmjet ngjarjeve dhe emocionove të veprës, na çon në shtjellën e disa analizave interesante që kanë ndjekur procesin historik gjatë sundimit të Demonit-E.Hoxha. Prej tij, ishte shpikur institucioni i urrejtjes, i dhunës, si një zinnxhir ankthi. Autori përshkruan gjendjen e gardianëve që, mezi çprisnin që t′i vinte radha ministrit të tyre për të rënë në burg… * * * Historia e këtij romani është një rast unik i denoncimit të një shteti, që e ktheu Shqipërinë në një vend torturash dhe mjerimi: Bjondi, një djalë i ri, plaset në qeli dhe qan i hidhëruar se e ka lënë gruan vetëm në shtëpi. Xhelatët s′e kanë për turp të mburren me pervesitetin e tyre dhe brutalisht i përgjigjen se do të′rren ata me gruan e tij… (.fq.45) Dikur, në rininë time, leximi i romanit “Ditari i Ana Frankut” më ka lënë mbresa shumë të thella, shoqëruar me një ndenjë keqardhje për një Anë të panjohur, diku në një vend të largët, e detyruar të vuaj nga një rregjim, për egërsinë e të cilit kishim lexuar nëpër libra. Sot, leximi i romanit “Gjuetia e pëllumbave” të Henrikut, më ka lënë mbresa, po aq të thella, për një djalë shqiptar, i detyruar të vuajë nga një regjim, për egërsinë e të cilit kemi mjaft fakte të para me sytë tanë. Ky roman, ka një rrjedhë kronologjike, fillon që nga dita e parë e arrestimit të personazhit, AI, e deri në atë fund, t′ml; prekshëm, të dhimbshëm, të ikjes pa zhurmë, nga ajo botë që i mohoi të drejtën e të jetuarit. Lexuesi prezantohet që në hyrje të romanit me një tërheqje zvarrë, në një qeli të errët, të një djaloshi, që nuk e kish kuptuar ende, përse e kishin marrë. Ai është aty dhe kujton se ndoshta është shkak një poezi e shkruar nga ai vetë ne adoleshencën e tij, e cila mbyllet me tre vargje të ftohta, rrënqethese, si vetë jeta e tij: Kisha ftohtë/Shiu rrëzohej si lotët/Nata rëndonte si vdekja. Në Gulag, siç e quan autori burgun e Burrelit, Ai-personazhi-” zbuloi në ato vogëlima, thelbin e jetës së burgut, filozof′euml; e jetës së përditshme në kampet e përqëndrimit, të cilën ai nuk e njihte aspak dhe që po e magjepste, që në castet e para të saj..”( Gj.P.f.95) Historit&′l; Gulagut, që ai dëgjonte, i dukeshin si diçka që nuk po ndodhnin në realitet, por diku jashtë atyre mureve, dhe personazhet e tij, Bufoni, Djaloshi, Bujtësi, Pukiani, ushtarakët, të gjithë lëviznin si në skenën e një teatri, që ai sheh me sy mbyllur, që prej birucës së tij. “Me atë që po shihte, kuptoi edhe skenarët e dramave,që tashmë ishin krjet ndryshe nga ato të disa viteve të shkuara, ndryshonte filozofia, nuk shihje askund ngjyra të forta si ato të gjakut, mjerimit e revoltës. Ai kishte dëgjuar se pas masakrës së 73-shit, në kampin e Spaçit, për të shtypur revoltën filozofia e MPB paskesh ndryshuar. Skenari i asaj drame u shkrua me gjakun e të burgosorëve dhe u duartrokit nga diktatori i vendit, meqenëse ajo ishte në lartësinë që e kërkonte koha .” (f.125, po aty) *** E gjithë esenca stilistike e romanit, bazohet në marrëdhënien e një linje prolog-epilog, por është edhe i mbështetur në një marrëdhënie të shkëlqyer të dialogut me monologun. Që të dyja, këto të fundit, janë kolonat e sigurta, që mbajnë peshën e të gjithë rrëfimit në vepër. Ndërmjet historive, që ndjekin njëra tjerën nga një dialog në tjetrin ngrihet një apologji e fortë kundër sistemit. Vetë shkrimtari apologjinë e mishëruar në heroin e Gulagut, e ka krahasuar me Apologjinë e Sokratit: “Nuk mendoi aspak për gjyqin e tij, por se nga i mbiu në kokë ai i Sokratit. Interesant mendonte ai, publiku është gjithmonë kureshtar për ndëshkimin e dikujt. Ashtu si tre mijë vjet më parë, edhe sot ata vështrojnë njëlloj në sallat apo shehshet publike ku dikush do të gjykohet ose ekzekutohet”….as luftrat e përgjakshme, kryqëzatat e famshme, inkuizicioni, asgjë nuk e fshiu nga trutë e tyre maninë për të qenë të pranishëm, në mjerimin e dikujt. …të gjithë këta do të dëgjonin akuzat e ngritura kundër plakut të mençur, i cili më pas do të bënte apologjinë e tij”. (f.73, Po aty) Tek deklamonte Apologjinë e tij, vështrimi i errësohej si një nga dhembje e hidhur. “Sa keq, popujt e mençur e kultivojnë hibridin e mirë, të tjerët e ruajnë atë kur e kanë, kur ai mbin rastësisht mes barërash helmues, ai nuk sjell asnjë dëm, përkundrazi. Megj′atë, ne e shfarosim atë, një mani fatale për shfarosje, për vetëshfaqrosje…” (f.75) Në një nga dialogët e veprës, të cilën do ta lexojmë më poshtë shkrimtari Henrik Gjoka, duket sikur zgjidh edhe dilemen e vet personazhit. “Sa vjet je i dënuar? -Tetëmbëdhejtë. -Jo dhe aq keq. Zakonisht ta fusin edhe më thellë. Edhe më pak mund ta has′varet si u mbushet mendja katilëve. Megjithatë kur duan të nxjerrin nga neni 47, po të jesh familje e mirë, pa të çara në biografi, të kesh edhe ndonjë motër a grua shumë të bukur; gjërat rregullohen. Mbi të gjitha të shesësh bythën tënde dhe atë të shokëve në hetuesi; kjo i vë kapak pastaj. Atëherë futin në përdorim nenin 33, me thithje, kështu quhen në gjuhën juridike dhe dënojnë poshtë dhjetëshes. Por ama, neni 471 i arratisjes, i pastër safi, domethënë, pa hile, ashtu siç është i shkruar në kodin penal, ky fillon nga 10 në 25 deri në pushkatim” (Gj.P. f.100) Siç e shohim, ka një lojë të rafinuar mes dialogut dhe monologut. Dialogu duke qenë shprehës i realitetit të asaj kohe, është më i kushtëzuar, i varësuar nga rrethanat, por është përzgjedhur aq mjeshtërisht sa të funksionojë më një marëdhënie të përkorë me monologun, pasi monologu e plotëson gjithë atë boshllëk që kishte e djeshmja me një dëshirim perspektive, ose vetë perspektivën e qartë: Ja një nga monologët e personazhit kryesor, ku përballë Prokurorit, të burgosurit i faniten meditime të thella e largpamëse: “e kupton ti kërmë se ç′diktature të fëlliqur i shërben? A e di ti dhe shokët e tu, që janë paq pjella bastarde sa dhe ti, se po shkruani historinë më të turpshme të këtij kombi, më të ndyrën e të gjitha kohëve. E keni menduar ndonjëherë si do të shfajësoheni para saj kur të vijë çasti? Unë jam shumë njerëzor edhe kundër hakmarrjes. As që do ta jetoj atë ditë, kur ju të jepni llogari para gjyqit, para këtij populli të shtypur. Aq më mirë për mua, se do të më vinte ndoht të shihja fytyrat tuaja në bangon e të akuzuarëve …çdo mëkatar meriton mëshirë. Ju kurrë. Mëshira për ju do të ishte padrejtësia më e madhe ndaj këtij populli të poshtëruar”(fq.75, Po aty) *** Shpesh kjo botë e Gulagut, zbukurohet me po aq metafora sa vetë ferri I Dantes. Kafshët e pakta, që shohin të burgosurit me sy, zogjtë, minjtë e macet, bëhen personazhe; si Çuni, maçoku i burgut. Ky futet në një duel me të burgosurit. Ata aviten për t′ia marrë peshkun e grabitur nga goja. Bukuria e rrëfimit vjen me ngjyrat e humorit. Kjo është sfida e autorit si kreator dhe misionar. Shpesh qan e qesh në këtë vepër, duke e bërë jo rrallë herë një tragjikomedi. “Disa minuta më vonë, dy peshktarët hanin me ëndje peshkun. Çuni (maçoku) u vinte rrotull dhe u kërkonte pjesën. Atij i kishin dhënë kokën e peshkut, bishtin e pati fituar me këmbëguljen e tij, sepse nuk e pati lëshuar atë që nga çasti i parë që e furi ndër dhëmbë” ( f.422, Po aty) Ngjyrat komike shfaqen edhe në nënyrën si shkrimtari përvijon çdo portret të personazhev të veprës, si portreti i këshilltarit të Ministrit të Brendshëm, që kishte qëndruar deri në agimin e demokracisë: “…djalosh nga Mirdita, ai na kish qenë dikur mësues fshati. Me fushatën e parë të minitrisë për të pasuruar me gjak të ri institucionin e terrorit mbi popull, ky trumcak i vogël fshati la lëndinat dhe mrizat dhe hyri në bandën e kriminelëve shtetërorë. Më pas, u bë këshilltar i ministrit dhe …njohës i rrallë i burgjeve. Ministrat qëndronin disa vite, bënin kërdinë në popull e në shokët e tyre e pastaj shkonin edhe vetë në plumb. Ndërsa këshilltari mbetej po aty dhe priste emërimin e ministrit të ri.” (f.455, Po aty) Siç e kemi përcaktuar ehde më lart, në këtë pikëvështrimi, jo pa qëllim autori për personazhet e tij nuk përdor emra të përveçëm, Qëllimi i tij fisnik, siç e kam evindentuar shpesh tek njerezit e kësaj shtrese, nuk është që të thotë UNE, por AI, TJETRI…njëlloj si të thuash NE…ATA. Jo pa qëllim, ka vënë në qendër të romanit AI, duke e hapur me të, dhe e mbyll romanin me TJETRI-n. Autori synon që romani i tij, mos të tingëlloj thjesht si një biografi e dikujt, apo biografi personale, por si një roman që i kushtohet një brezi bashkëvuajtësish, pra siç e kam cituar dhe në titull të këtij shkrimi, romani nuk tingëllon si një ditar, por si një akuzë në emër, jo të një personi të vetëm, qoftë edhe të autorit vetë, por të një grupi të tërë, që mund të jenë ATA, NE, duke të përfshirë dhe ty, që po e lexon mesazhin e tij të hedhur në këtë roman voluminoz. Për mendimin tim, me një synim të caktuar shfaqet edhe fati i dy personazheve AI dhe TJETRI, të cilët ndonjëherë duken si një individ i vetëm, pavarësisht se jeta u ofron zgjidhje të ndryshme. AI, që në fakt është personazhi kryesor, të cilit i kushtohet romani, i jep fund jetës, ndërsa TJETRI, ikën jashtë vendit të vet. Kjo gjetje artistike duket si një shfaqje e të vetmes alternativë tragjike shekspiriane, që na mbetej të gjithëve nën diktaturë, “Të rrosh, a të mos rrosh!”. Varësia e të dy personazheve AI dhe TJETRI, e parë në një vizion më të gjerë artistik, zbulon personalitetin e dyfishtë të Faustit të Gëtes që dyzohej në Mefistofelin. Çfarëdo përmase që të marr interpretimi i këtyre personazheve, u takon estetëve ta vendosin, por për mua dhe ju lexues të nderuar, që e njihni këtë vepër, analizë pas analize, është zbuluar se; romani “Gjuetia e pëllumbave” është një ndër më të bukurat vepra letrare të asaj që duhet ta sp′fikojmë si letërsi e burgut dhe një nga vlerat më të arrira të romanit bashkëkohor shqiptar. * ** Kampi i Spaçit; “ja më më në fund një Gulag i vërtetë, real, kaq fare pranë teje, madje unë jam brenda në të. …Në të jetonin “armiqtë e popullit”. Kështu i pëlqente demonit t′i quanin ata. -Nga jeni ju? -Nga Vlora. -Ne vlonjatët të shuajmë në politikë.” (GJ.P. f.106). Ja dhe një anë tjetër e errët: “Bukuroshi, njihej si pederast violent që përdhunonte në minierë djemtë e ardhur rishtas, si për t′I prezantuar ata me jetën e atjeshme” (f.319). Karakteret e personazheve të burgut janë të deformuar nga jeta në hijen e diktaturës, lind përçarja kombëtare gjithashtu: “…vetëm një njeri në atë ambjent nuk e kishte ndryshuar fuzionominë e tij, humorin cinizmin, dhunën. Ky ishte përgjegjësi i birucave. Tallej si gjithmonë me të vjetrit, shkelte me këmbë të rinjtë, ngacmonte policët, që rrinin si pula në k&e′;të situatë të re dhe nuk shprehnin asnjë mendim. Ishte i vetmi që shau me fjalë të ndyra, kryeministrin, gruan e tij dhe tërë gratë e farefisit, që nuk ia njihte, shprehte urrejtjen për jugun që kishte mbushur ministrinë dhe byronë politike. Sipas tij, këta kishin invaduar kryeqyetin me soj e me sorrollop dhe nuk kishin lënë asnjë cop vend për Veriun. I kujtohej mirë 30 vjet më parë kur pati mbaruar shërbimin ushtarak…I propozuan të vishej polic dhe të qëndronte në ruajtjen e udhëheqësve…dhe ky labi ia zuri vendin…Dhe që nga ajo kohë,sa herë i binte në dorë ndonjë lab ia merrte shpirtin dyfish….” (GJ.P.f.89-90). Ai, personazh qëndron gjithmonë si një sy i ftohtë, liria e të cilit nuk mundëson dot tkurrjen e ngjarjeve, por ua heq petkun, nëpëmjet një lloj dialogu, që do të spikas në këtë vepër si një intervistë e gjatë, që i bëhet historisë sonë. Ajo përgjigjet me zërin e Përgjegjësit (personazh): “Unë kam një zakon të keq. I grij në hu ata, që do të ikin, që mos t′më harrojnë kurrë, derisa të vdesin. Që të mos të vinë më këtu se më mërzitën bythën. Por me ty më pëlqen të ndahem mirë si intelektual, megjithëse nuk kam ndonjë shkollë të madhe…Tek po dilte përgjegjësi nga dera, vështroi dhe u kthye nga Ai. Vështroheshin në mënyrë të çuditshme, sikur për vite me radhë të qenë marrë me studimin e njëri-tjetrit.”(po aty.GJ.P.) Dhe dialogu vijon: “Ai po qëndronte në këmbë me duar në xhepa, diç po belbëzonte, teksa nuk ia shqiste sytë tjetrit nga dera e hapur: “Lamtumirë ti perla më e çmuar e këtij labirinthi të nëndheshëm, ti gjakësor e kriminel i lindur, që gjete aq terren të përshtatshëm në këtë regjim.” “Ndahen me një lamtumirë plot ngërdheshje.” (Po aty,Gj.P). Edhe uria e burgut, ku lufta e ndonjërit për të shpërndarë ushqimin ishte njësoj e egër si lufta për pushtet, siç shkruan autori, është një ngjarje që do dëshmuar. Sipas tij, herë në burg, e herë në kampe, krijohen eksperienca të hidhura: “Kampi është vendi ku mësohet çdo gjë, diskutohet për gjithçka dhe ne dimë gjëra më shumë nga ju, që keni jetuar jashtë. Sepse jashtë ju gënjejnë, ndërsa neve këtu brenda nuk na e hedhin dot. …” – shprehet njëri nga të burgosurit. Kjo eksperiencë vijon me të të burgosurit politikë, që i quanin “armiqtë”. Gëlonin spiunët e birucave, që hiqeshin si bashkëvuajtës, për të futur “armiqtë” në kuthin e nenit 55. të agjitacionit e propagandës. Kjo ishte për siguri, sepse në fillim dënoheshin për panik në popull dhe pastaj i mbërthenin në grackën e ligjeve të diktaturës. “Atje dhuna psikologjike ishte një ferr……:”pesë vjet më parë, kalova një dimër të tërë në qeli, me një fundërinë, me një spiun të ndyrë, ma bëri jetën varr. Rrija e kundroja në fytyrë tek flinte dhe mendoja, se ç′nënë e kishte bërë atë kërmë. (Henrik .S.G.) Kushtet e ndyra të burgut, me papastërti, miza në ushqim, erë të keqe të ambjenteve, e shpesh transporti i vetë të burgosurëve si të ishin mall, në kamiona të mbyllur, për t′i çuar në punë të vështira. Qëndrimi bashkë me të burgosurit ordienerë dhe urrejtja që kishin këta të fundit për ndershmërinë e të burgosurëve politikë. Jo rrallë herë, mendësia e të burgosurëve ordinerë, nuk kishte dallim nga ajo e xhelatëve të burgut. Personazhe të paha′eshme, si Bufoni që ishte, një lloj Guinpleni (personazhi i Hygosë), por këtë herë në oborrin e burgut mizor të Burrelit. Në këtë këndvështrim, autori duke qenë konkret dhe i drejtëpërdrejtë në ato që ka marrë′euml;rsipër të thotë, e çon personazhin e tij drejt një fundi të vetdijshëm, pa lënë shteg të dyzimit të idesë që mbart në roman, larg skemave e stisjeve, në një fund që ti që e lexon, ndoshta ke marrë një shije të hidhur, ndoshta kërkoje një zgjidhje tjetër, ndoshta prisje që pas kaq viteve vuajtjeje, AI t′i gëzohej lirisë së tij, por në fund të fundit e pranon atë që lexon me bindjen, se je duke lexuar nje dëshmi të hidhur të një realiteti të hidhur, i cili nuk mbyllet me ato vite persekutimi brenda gulakut komunist, por shtrihet me pasojat e tij dhe me tej, dhe më pas, pse jo dhe sot. Kjo ide e autorit konkretizohet në personazhin e TJETRIT, i cili postlirinë e tij e sheh vetëm jashtë vendit të vet, i cili, nuk shkeli në vendin e tij të lindjes për 14vjet, sikur mbante inat me të ose mbante fjalën me veten e tij. Unë dhe Lexuesi, për ta vërtetuar vlerën e veprës, në qoftë se u referohemi të romanit dhe komenteve mbi to, do të ndjejmë ndoshta keqardhjen për të tjera pjesë të zgjedhur nga vepra, që meritojnë të përmenden. Por, në një masë të konsiderueshme, ne duhet patjetër t′u referohemi shembujve në veprën e Henrik S.G., si dëshmi të një memoriali, që duhet ngritur për rininë e tij dhe të të tjerëve, të humbur e të shtypyr egërsisht brenda gulagut komunist. Kjo rini, nuk arrin ende të gjej rrugëdaljen në një liri të ardhur vonë, ndërsa janë tretur vitet e tyre më të bukura të rinisë′ë ndrydhura, të shtypura, të mohuara në mënyrën më tronditëse dhe më kafshërore, nga një bandë kriminelesh, që i dënoi dhe u hoqi të drejtën për të jetuar, për të vetmin faj që kishin bërë në jetë, donin të jetonin rininë e tyre me qetësi, me dinjitet, me kulturë dhe me dije. Po i rrëfejmë një nga një këta shembuj, pa anashkaluar dot komentet mbi to: “Atë pasdite AI pati bërë një kontroll të imët në shtëpi, pati zhdukur tërë korrespodencën që mund të kompromentonte shokët e tij. Po me librat çfarë të bënte. Letërsia e ndaluar për inkuizitorët shqiptarë ishte më e rrezikshme se vetë armët e zjarrit të mbajtura fshehur. Shkrimtarët e tij të preferuar ishin të huaj, madje të vetmin shkrimtar shqiptar që ai lexonte me ëndje dhe kërshëri (dhe këtu aludohet për Kadarenë, marëdhëniet e tij me lexuesin dhe diktaturën, tema më e përfolur në postkomunizëm-B.L.), edhe ai përbënte rrezik për të, ngaqë letërsia e tij qe thellësisht e kritikuar nga regjimi. Me penën e tij të mbrapshtë, ai jo rrallë herë i kishte tërhequr ata prej hunde, i kishte çuar buzë greminës, ndërkohë që ata kujtonin se i kishte ngritur në piedestal. Librat digjen, po AI nuk djeg dot librat e mikut të tij, ato që kanë çuar në varr autorin.” Në roman na shfaqet siç ishte në të vërtetë turma që adhuron Demonin, portreti i tij i vërtetë në një spektakël, në vigjilje të njërit prej kongreseve të Partisë: “…nga një derë e pasme e kësaj ndërtese veshur me pllaka mermeri hynte ajo kokë e madhe e kombit, ashtu si kishte hyrë edhe në histori, vjedhurazi, pa u ndier. Mëkati i madh që i bëhej asaj turme në trotuare (Ironi), ajo donte ta shihte Tiranin e saj, e pse jo. Ai shfaqej rrallë në skenë. I tillë të krijonte ndjenjën e një qenieje ireale, mitologjike, si ajo e Zeusit që ndodhet kudo, e në të njëjtën koh&eu′ nuk e sheh askund. Përballë tyre, delegatët shërbëtorë janë të shëmtuar, të emocionuar, të hutuar si delet para një vathe me thupra të reja. Janë të shqetësuar, të trembur, janë të mashtruar, të vetëmashtrua′mashtrues. (f.62, Po aty) Ndërsa lulëzon specia e shërbëtorëve të diktaturës, vetë autori i mishëruar te AI, ose TJETRI kërkon të zbulojë se ku e kish burimin kjo urrejtje shtazarake, tek kjo specie? “pavarësisht nga e tashmja, pavarësisht nga metamorfoza e mundshme e secilit prej tyre, në dekadat, që do të pasonin, ata të dy qenë lindur kundërshtarë dhe të tillë do të vdisnin. Urrejtja për specien e shërbëtorit të diktaturës ishte patologjike, për më keq një sëmundje e pashërueshme” (f. 57, Po aty) “Gjahu i Pëllumbave” është një kujtesë historike që nuk anashkalon asnjë nga problemet delikate të marrëdhënieve armiqësore që shkaktoi diktatura mes klasave dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, njerëzve të thjeshtë dhe nomeklaturës së shtetit. Henriku shfaqet i plotë me humanizmin e tij, përkundruall dehumanizmit të totalitarist&eu′ve. Direkt, vetëvrasjes së Kryeministrit komunist, Mehmet Shehut, i ka bërë një koment të tillë: “Papritur, më 18 të atij nëntori, Radio Tirana njoftoi vetëvrasjen e kryeministrit shqiptar. Ky lajm plasi si një bombë e fuqishme, që paralizoi mendjen e një populli të tërë. Mesazhi u dha i shkurtër, i thatë, sikur të mos bëhej fjalë për një nga bijtë më të mirë të popullit e Partisë, kryetar i qeverisë shqiptare prej afro tre dekadash.” Dhe pasi risjell në vëmendje përshpëritjet, që e vranë dhe alibinë e vetëvrasjes, autori komenton: “natën vonë, kur njerëzit flenë, shtrigat dalin nga skutat e tyre dhe mblidhen në kuvend. Dhe kështu rrëfehen edhe njëherë gjuhët plot helm të Kadri Hazbiut dhe Ramiz Alisë, por pa emra, ngjarjet jan&′l; po ato…” *** Një subjekt kaq i pasur për romanin në fjalë, motivohet edhe në vetë titullin e tij, “GJUETIA E PELLUMBAVE”. Kushdo qe ka parë pëllumbat të shëtisin nëpër sheshe qytetesh, kupton më së miri simbolikën e këtij titulli. Shpendë paqedashës – simbol- sulmohen, vriten burgosen, ju presin krahët, që të të mos fluturojnë, ju presin fytin që të mos dëgjojmë gugitjen e tyre ëndërrimtare. Simbolika është e plotë, jemi njohur në këtë roman me gjuetinë më të eger që sistemi në fuqi bëri ndaj pëllumbave të tij, ndaj lirisë, paqes dhe simboleve të saj. Pasi ke përfunduar së lexuari romanin ke kuptuar se me pëllumbat janë simbolizuar një pjesë e asaj galerie të madhe personazhesh, duke theksuar të përbashktën që i lidh mes tyre, ata shfaqen tepër të veçantë me botën e brendshme individuale, vërtetë të kundërt në temparamentin e tyre, por të lidhur fort dorë për dorë në rrugën asaj jete të tmerrshme, nën tirani. Në linjën e romanit të tij, Henrik S.G. bën përgjithësime të rëndësishme, duke na rrëfyer jo vetëm për heronj të veçantë, por edhe grupe njerëzish e të të tjerë grupe sipas profesionit, ose sipas prejardhjes, që u bënë pre e makines bluajtëse të tiranise komuniste në përgjithesi dhe të gulagut komunist, qe autori e jep me një vërteësi dhe vitalitet të atillë, saqë nuk shterin idetë, të cilët drejtohen në rrymën e një analize të thellë politike e social-shoqërore të terrorit psiko-fizik që diktatura e proletariatit ushtronte mbi individin, familjen, shoqërine. Terrorin, dhunen, autori na e jep të qartë dhe të prekshme si një bashkësi në infinit piramidash të vogla, që mbanin në këmbë piramidën e madhe shteterore. Ekzistonte edhe nje terror tjetër, shkruan autori, jo zyrtar, jo i deklaruar, as i shkruar apo i votuar. Ishte ai i individit mbi një individ, i një grupi mbi një individ ose grupi ndaj një familjeje ose një kampi. Ajo që pohon autori, me dhimbje, është se e gjitha kjo ishte kthyer në një simbiozë të jetës së përditshme. Dhe, ndonëse nuk përjashton jetën jashte burgut, konseguent në atë që ka marre përsiper të thote, analiza e tij thellohet më shumë, atje brenda gulagut që përshkruan. Një analizë e kësaj vepre, sado modeste qoftë, nuk mund të anashkalojë atë mori personazhezh, që nga hetuesi që e merr në pyetje, tek drejtori i burgut, tek polici që shoqëronte të ëmën në internim, tek gardiani e deri tek dhe ata bashkëvuajtës të tij, që teoria e terrorit komunist i kish kthyer në vegla të dhunës e të ushtrimit të një sundimit në të gjitha format e barbarizmit. E analiza e këtij romani të ofron edhe plot variacione të tjera, që nënkupton se njëherësh ofron akoma më shumë mënyra të lexuari dhe të interpretuara, e për këtë të fundit ka meritë vetë autori, sepse nuk mund të harrojmë që merita e bukurisë së kësaj vepre, u takon edhe atyre heronjve realë, konkretë, bijve të njohur e të panjohur të këtij populli, që i japin jetë e vërtetësi romanit. Si rrjet merimange ishin lidhur fijet e sistemit të sundimit e terrorit vetë, ishin lidhur në mënyrë aq perfekte, sa të zotëroheshin nga të gjithë, për të gjithë, dhe procedonte në lirinë e vetë, si një dukuri e së keqes, fatale, e pashkruar, e pa organizuar me ligje, por që vepronte si një pandemi gripi, duke sëmurur të gjithë shoqërinë. Kaq e mirëmenduar ishte kjo nga sistemi në fuqi, sa edhe sot që kemi vite që jemi çliruar nga kjo epidemi, akoma nuk jemi në gjendje të ndajmë si duhet të sëmurin me virusin. Në këte këndvështrim, unë mendoj se romane si ky, që po analizojme, por edhe të tjerë, e kanë hedhur dritën e tyre mbi të vërtetën e atyre viteve, dhe unë e theksoj këtë, jo më shumë për faktin se nuk dihen, por e theksoj me qëllimin për ta lexuar qartë dhe pa ekuivoke të gjithë këtë periudhe të zezë të historisë sonë për të parë drejt të ardhmes. Sistemi i shprishjes së njeriut ishte aq solid, sa tek propaganda e lindjes së njeriut të ri, që mori drejtim konkrte pas viteve ?70 të epokës së diktaturës, fshihej fshihej një nga synimet më djallëzore të kësaj diktature, e cila duke shpëlarë trutë e shqiptarëve, jo vetëm i izolonte ata nga jeta, por i çorodiste e shkatërronte psikologjikisht, i shndërronte në hileqar, me vese, në perves, siç i quan autori, në qenie barabare e të dhunshme, në minj gjirizesh e spiunë, jo vetëm të shokëve të tyre, por në shumë raste në spiunë të prindëve, fëmijëve, vëllezërve, motrave, grave e ku tu jepej rasti ta thërmonin edhe më të fundit shqisë të ndërgjegjes. Është një arkivë e madhe letrare me këto, që pasqyron ligësitë në burg: “ekziston një lloj kompromisi i poshtër mes disa të burgosurëve, një kompromis i hapur që lë shteg për ligësira të panumërta. Të gjithë e dinë këtë dhe heshtin. Kam bërë përpjekje, në fillim, të burgimit tim për të evituar këtë ndyrësi, kur isha në kampin e Ballshit. Por m′i thyen turinjtë. Nuk pata asnjë mbështetje. Tani edhe unë hesht njëlloj si të tjerët. Të gjithë heshtin dhe bëjnë sehir…edhe ti hesht” Hetuesit poshtëronin ndjenjat intime të të burgosurëve politikë dhe këtë gjë nuk ua bënin ordinerëve. Autori në çdo faqe ndjek një rrëfim të zhdërvjellët ku buron një sarkazëm e hollë. Në çdo rast kur flet për të burgosurit ai i cilëson “armiqtë” dhe “ordinerët”. TJETRI- personazh shpërthen, duke mos e duruar më akuzën armiqtë, kur mëson edhe vrasjen e vëllait të tij të pafajshëm: “Të akuzuar jeni ju, kriminelë, që vrisni njerëz të pafajshëm. Ju shkatërroni individë, familje, një komb të tërë dhe nuk u bënë aspak përshtypje. Madje keni paturpësinë dhe akuzoni për armiqësi, atë që flet kundër krimeve tuaja. Dhe ja krimi i tyre ku TJETRI-personazh i revoltuar si kurrë ndonjëherë shpërtheu me urrejtje dhe përbuzje ndaj vrastarëve të regjimit dhe ithtarëve të tij: “I kujtohej ajo ditë në varrimin e Vëllait, tre vite të shkuar…motra dhe kunati patën kërkuar shpjegime për zhdukjen e tij, ndërkohë që kufomën ia patën shëtitur bregut të Sarandës, duke tronditur familjarët që rrinin shtrirë mbi pllakat e gurta buzë detit. Me këtë ceremoni makabër qe hapur atje sezoni i plazhit për atë vit…”( f.367) Natyrisht që shumë shqiptarë i rezistuan degradimit brenda dhe jashtë burgut, por edhe nëse ndodhi, sidomos tek ata që dolën nga ai gulag të vrarë shpirtërisht, të lënduar e me dhimbje që, veten e tyre si qenie humane e shihnin në pasqyrën e një qenieje tjetër, po humane, por të neveritshme. Dhe këto shpresa të vrara, autori i mishëron në AI, personazh, me vetvrasejn e tij pas burgut apo me TJETRI-n, që humbet besimin se është e mundur të jetuarit në lumturi në atdheun e tij. Cili gjyq në botë, do të pranojë denoncimin për këtë dramë e dhimbje njerëzore. Nëse ky denoncim është i parealizueshëm gjetkë, veç në një vepër letrare, romani vetë do të ndihmojë me idetë e tij dhe për ngjarje dhe personazhe të njohur të kësaj periudhe, të cilave ai u referohet me guxim dhe individualitet, sa askush nuk i ka pasqyruar në këtë mënyrë: ndodhitë me ngjarjen e hapjes së ambasadave, në ′91-shin; me ikjen e shkrimtarit Ismail Kadare, për të cilin shprehet se: Ky vend kishte më shumë nevojë për të, jo për ikjen e tij; për djalin e Mehmet Shehut. “Nga mesi i dimrit, në kampin e Spaçit mbërriti djali i Kryeministrit të Vetëvrarë, ai shkrimtari….Dukej i lodhur, aspak i dëshpëruar ose i tronditur. Ishte e para herë që vinte në kampin e Spaçit dhe si artist që ishte kundronte peisazhin”. Me një letër që i bën Shefit të madh, ai simbolizon vetëdijen dhe vërtetësinë historike. “pati kënaqësinë që t′u thotë inkuizitorëve se ata, të gjithë së bashku, ishin pjella më e ndyrë e shoqërisë, gjakpirës e kriminelë të popullit, me në krye Shefin e Shtetit. -Revoltohesh se të kemi cilësuar babanë armik të popullit e të Partisë, -i tha atij kryetari i trupit gjykues. -Jo aspak, me politikën që ai mbështeti, im at duhet të konsiderohet armik i popullit, por jo i Partisë. Ai ishte besnik i saj, i shërbeu asaj, ashtu siç po bëni edhe ju. Ju të gjithë me në krye kryetarin tuaj të shtetit jeni armiq të popullit.” (GJ.P. f.456). (Është konkretisht Bashkim Shehu, nga jeta e tij në internim dhe kthimi në burg. Më të lidhet historia e gruas që me dhemshurinë e një familjarje i con copën e byrekut dhe gruan e internojnë për këtë gjest); ndodhitë për zgjedhjet e para, të parat zgjedhje të të lira, të cilat ai i quan si një nga ngjarjen më të hidhur pas lirimit nga burgu. Dhe megjithëse kanë shkruar, askush nuk i ka pasqyruar në mënyrë më interesante: metamorfozën e shoqërisë në ngjarjet, që ndodhën pas vdekjes së Diktatorit dhe ardhjes në fuqi të Shefit të ri, metamorfozën që pasoi me zbutjen e gardianëve, hetuseve, kushteve të burgut, dhe këtu autori i referohet indinjatës së thellë, për këtë periudhë të pasvdekjes së diktatorit, periudhë që dukej me shumë shpresa, por që në realitet asgjë nuk ndryshoi. Konseguent n&′l; misionin që ka marrë përsipër ky roman, me bindje të thellë, këtë periudhe e quan më dëshpëruesen, më të dhimbshmen, një periudhë historie që vrau shpresat, atëhere kur duhet të lindnin, vrau të ardhmen, hoqi çdo mundësi që e ardhmja e shumëpritur, jashtë mureve të atij burgu do të vinte ndonjëherë nga ata që e krijuan atë gulag të tmerrit dhe të terrorit. Ideja e kanarinës së mbyllur në një kafaz, që pas çeljes së derës nga persekutori, që e mbajti me vite të mbyllur, ajo vazhdon ta këndoj këngën e përhershme brenda kafazit, tashmë me derë të hapur. Ky është shokimi ynë, e vërteta jonë në të gjithë periudhën e Shefit të ri. Pra, autori misionar dhe autori krijues në këtë roman i ndërrojnë vendet e njërit tjetrit në mënyrë të tillë që procesi artistik të mos mbarojë tek romani “Gjuetia e Pellumbave”, por të vijojë në mënyrë imagjinare tek shumë gjëra të pathëna, por shumë të nënkuptuara, aq sa të të mos zërë gjumi, për t′i çuar të 750 faqet deri ne fund. E ti do të jesh atje, nëpërmjet fakteve, realitetit, mendimeve të tij, por edhe nëpërmjet arkivës së gjallë të simbolikës letrare, që është lidhur jo pak herë kumbullën në oborrin e burgut, me lulëzimin e saj mes dëbores, si një shenjë e parakohshme e pranverës që pritej të vinte, ose simbolikës së fjalorit artistik, henriku përdor fjalët; gulagasit, bulevardi i kumbullës, moda e nallaneve, protagonistët që në të vërtetë do lëviznin rrotën e historisë, etj. Kryesisht pjesa e fundit e romanit, ia lë vendin misionarit pasi ne e kemi shijuar në dy të tretat e këtij romani stilizimin, figurat, simbolikën e shumë cilësi të tjera artistike. Ngaqë është i rëndësishëm e aktual ai faktor historik, që do të lëviz, për mbarë ose për mbrapsht, rrotën e historisë në postkomunizëm, edhe pse do të zgjatemi ca do përmendim disa nga pjesët e veprës, që flasin më shumë se analiza vetë…: Shteti diktaturial po lëkundet, akoma më shumë njerëz po mendojnë ndryshe nga ideologjia e tij, si Vëllai që para se të marrë rrugën e arratisë i shkruan së dashurës së vetë disa fjalë kundër letërsisë së realizmit so′list: “mendja jote e dlirë është bërë për të lexuar ato që disa mendje të kthjellta nga marrëzia kanë mundur të shkruajnë, mos iu afro kurrë letërsisë së realizmit socialist. Kurrë mos lexo ndonjë gërmë nga ato që shkruajnë mendjet e molepsuara nga hipokrizia. Ato vetëm gënjejnë, tallen me një popull të tërë. Kështu ata bëhen shembulli më I keq I qytetërimit, I kulturës së atdheut të tyre, e pështyjnë atë në fyytyrë, e poshtë rojnë atë çdo ditë, sa turp′.227). Vëllai që është një personazh nga më të rëndësihmit e veprës, ëndrrën e arratisë e ka përmbledhur te këto fjalë: “do t′u themi botës se jemi një nga vendet më të vjetra e ju s′na njihni, kurse kanibalët që janë në pushte janë nga më mishëngrësnësit e këtij vendi”. Por, nuk ia tha dot botës, e vranë në det, kur mendonte se po kapërcente kufirin. Megjithatë lëkundja e shtetit do të bëhet më e madhe me vdekjen e Demonit: “Të nesërmen këshilli i riedukimit të kampit vendosi mbledhjen e tij të jashtëzakoshme, që t′i dërgojë një telegram ngushëllimi familjes së diktatorit. Për këtë qëllim, anëtarët e tij dolën nëpër kamp, që të mbledhin firmat. ..dhe mblodhën firma pa kursim, të dhëna këto nga viktimat e diktaturës.” Vdekja e diktatorit, e mezipritur, ende krijonte një gjendje të nderë: “Të qarat e Shefit të Ri, kur vdiq Demoni, bënë që të varrosen shpresat e të bugosurve në varrin e tij, nuk mbeti vend për kthesë politike. Krejt papritur në kamp u shtuan rojet dhe atmosfera u tendos si në rastet e masakrave.Dikush tha se komanda e kampit qe në gadishmëri të lartë dhe kujtimet qenë ndërprerë…Rusi iu afrua tek pema e kumbullës, ku rrinte Ai, i shkëlqenin sytë si maçok dhe I thotë lajmin….-Për mua, ai ka vdekur me kohë, ose është i pavdekshëm, aq më bën. Unë e kam harruar atë,-thotë Ai.” (f.233). Momente nga Jeta në burg, pas ?73-it, ku nis të rrite edhe intesiteti dhe përshkallëzimi i ngjarjeve: “Sulmi i atij që rrëzohet është i tmerrshëm, nuk ke asnjë shans që t′i shpëtosh. Dhe kjo, në fushë neutral, me rregulla të barabarta.”, thotë Çalamani, një i burgosur ordiner. (GJ.P. fq 306). Nëse të burgosurit poltik nuk ëndërrojnë gjë tjetër, veç rënies së diktaturës, ordineri ëndërron shumë më tepër, duke përsosur edhe filozofinë e hajdutit. Ai i qëndron besnik karakterit, por edhe i jep ngjyra të forta dhe interesante një realiteti të pritshëm: “…quaje si të duash. Ky është kamp për të dënuarit politikë, apo jo? Kamp armiqsh. Dakort. Po ja ku po ta them unë, se shumicën e këtyre që ti sheh këtu, nuk e ke për asgjë, mutin të hanë dhe jo të përmbysin regjimin. Pas revoltës së 73-it, këtu vërshuan hajdutët ordinerë. Ata erdhën me shumicë, çdo ditë autoburgu shkarkonte këtu tabore me lloj-lloj fshatarës′njorantë, hajdutë drithi, apo bagëtish, pijanecë qyetesh që kishin llapur me shoku-shokun, hajdutë pa kulturë dhe pa talent që kishin rënë në dorën e policisë, që me xhepin e parë.” (fq.307) Mbas vitit ′73, shkruhet në faqen 308 të romanit, menjëherë jeta në kampin e armiqve ndryshoi: “Menjherë u krijua nje hendek I thellë mes të burgosurëve politikë dhe këtij kualiteti të ri që vazhdonte të vijë në kamp. Filloi një hasmëri e mprehtë. Në të vërtetë agresivë dhe të poshtër ishin ata që erdhën, ordinerët, ndërsa pala tjetrë ishin të qetë dhe të përmbajtur” Dhuna në burg vërtetë forcohet, por nga ana tjetër rritet protesta, kundëvënia: (shih në f.321): “Bufoni erdhi tek shokët dhe u tha me hidhërim: Po e vdesin fare. Iu hodhën mbi shpinë, akoma pa e sjellë lart tek oborri. E qëllonin të gjithë në një kohë, sikur ai t′u kish qirë nënat me radhë. Ndërsa ai idioti, mirditori, ai thërriste zjarr mbi armikun. Nuk ka bërë nëna kërric si ai mbi këto male.” Kemi shenjat e fshehjes së gjurmëve të krimit shtetëror. Varret e humbur të vdekurëve në burg, rasti i një të pafati që të burgosurit e quanin Schesseni, (Shih f.333): “Atë mbrëmje arka me trupin e Schessenit-it, u ngarkua mbi karrocerinë e një kamioni të minierës…aty në një kënd të shkretë, të zgjedhur për këtë qëllim, u hap një gropë dhe arka u vendos brenda në të. Pastaj gropa u mbush përsëri me dhe e gurë. ..varre të humbur, pa epitafe, pa lule dhe pllaka përkujtimore. Vetëm një copëz metalike me një numër mbi të. Ai numër është gjithçka që ka mbetur pre atij njeriu që dergjej aty poshtë, brenda arkës së drunjtë. Ai numër është shpirti dhe mendja e tij idiote, trupi i tij, mendimet dhe ëndrrat. Aty janë lotët dhe e qeshura e tij e marrë.” Kemi rastin e krimeve kolektive, cinizmit dhe marrëzisë kolektive: &quo′esta e demostrimit të Vitit të Ri në burg qe një dem′rim të mirash material, por edhe etiko-morale. Në ato ditë lidheshin miqësi të reja dhe prisheshin ato të vjetrat, bëhej gjueti e hapur për zhvatje zonash influence në zhanrin e pederastisë, konkurencë (e hapur edhe kjo) në fusha të ndryshme për përfitime të ndryshme në jetën e kampit dhe shumë e shumë dukuri të tjera, të cilat gjatë vitit ishin pothuaj të pad′hme, urrejtja e të urriturve ndaj barkngopurve këto ditë bëhej haptas dhe mjaft e mprehtë. fq 373 (të burgosurit ordinerë sëmurin të gjithë kampin e “armiqve” duke u hedhur për vitin e ri në kazanin e fasuleve sodën e larjes së enëve. Shfaqet ironia e të burgosurit, Bufonit – një lloj Kuazimodoje shumë më i rafinuar se ai i Viktor Hygosë. Atij i dhemb dhëmballa dhe shpërthen: “Pse nuk na vrisni më mirë, por na lini të torturohemi si qenër. Kam kërkuar dentistin, u bënë kaq ditë. Ngadalë, ngadalë, i thotë komisari, ku ta gjemë sipas teje, kaq kollaj. Bufoni: “Ku ta gjeni, e keni të vështirë, ëëë, mos, mor aman, mos më bëni të qesh se do të vdes fare. Po shkoni more në Klinikën Qendrore të Tiranës, zgjidhni aty një dentist të mirë, më të mirin fundja, hidhini hekurat në duar e silleni këtu. Le të rrijë dhe ai ca vite me ne. Ne lopa nuk na ka pjellë! Fundja doktor do të punojë edhe këtu. Po ç′na sillni ca kompozitorë dhe piktorë, ç′të bëjmë me ta, të fs′më bythën.” (fq.415) Tjetri, personazh, që sheh me sy analitik nga jashtë, brenda burgut, konkludon: “Dhuna e këtij sistemi ku jetojmë u ka atrofizuar këtyre atë gjymtyrë të rrezikshme, e cila mund të vepronte lehtësiht mbi të pambrojturin. Por me t′u larguar frika e ndëshkimit, sapo të mos e ndjejnë më peshën e dhunës që u rri në mendje, ata hidhen dhe bëjnë masakër.” Otorinologu, ishte burgosur 17 vjet sepse kishte vjedhur rripin e transmisionit të makinës shirëse, për të bërë sandale, në shumicën e rasteve gjatë analizës nuk mund të shkëputësh dot ngjarjet e e bisedat e burgut, nga një pasyrim i vërtetë i botës shqiptare jashtë burgut. “Ç′deshe që u bëre kuadro”, i thoshin këpucarit, që kishte rënë në grackën e gabimeve politike. “E bëra për punë femrash”, thotë ai, duke na pasqyruar drejtëpërdrejtë moralin e kuadrove të Partisë. Rrëzimi i murit Rrëzimi i murit të Berlinit, ishte padyshim ngjarja më e madhe politike e gjysmës së dytë′ë shekullit të 20-të. Askush nuk ishte i sigurtë, nëse ky rrëzim do të sillte mirësi në jetën e tyre, por e rëndësishme ishte shembja, rrëzimi. Kthesa, zgjimi i historisë, vite ?90…era e demokracisë ndihen edhe në burg. “Të burgosurit e rinj, vinin entuziast, sikur të kishin në xhep biletën e kthimit.”, thotë autori. Dhe ky roman do të mbyllet denjësisht me një nterpretim të hollë mbi të vërtetën historike, mbi bazat e lëvizjes:. “Ndonjë intelektual, që ndjeu se po frynte erë e ngrohtë dhe rreziku i murlanit po largohej, filloi të tregojë talentin dhe pikëpamjet e tij të përparuara, të cilat i kishin lënë gjurmë të thella për dekada të tër′Pjesa më e madhe ia mori me gjumë dhe priti me plogështi se çfarë do të ndodhte. Dita ditës po dilnin në pah ata që më pas do të ndryshonin historinë e vendit: trimat të dëshpëruarit, aventurierët, vakabondët e kodoshët, njerëzit dinakë që dinë të përfitojnë nga ndryshimi i situatave. Këta të fundit e kishin mësuar nga historia e njerëzimit se si një njeri ordiner, papritur i ngarkon vetes një rol të madh,madje nganjëherë atë të kthimit të rrotës së historisë….”(Gj.P.f.570) E kështu me radhë, në pjesën e dytë të romanit ngjarjet e Gulagut rrethohen nga rezonacnca të komenteve dhe analizave historike, sepse shumë gjëra po lëviznin në kontinet dhe nuk dihej se sa do të influenconin këto në politikën shqiptare. Pasqyrohen lëvizjet e 90-ës në mnyrë aq të mençur, sa sot kupton se pse këto lëvizje morën drejtime regressive. Ngjarjet shkallëzohen drejt shpërthimit të lirisë, me frikën e shtetit komunist shqiptar nga vizita e kryetarit të OKB-së në kampin e Burrelit, ku transferohen me shpejtësi të burgosurit, kjo ishte frika nga e vërteta. Të burgosurit e kuptuan se dikush po kujdesej për ta, për t′i nxjerr nga burgu më famëkeq në botë. Fillon ëndrra e lirisë. Shefi i shtetit premtoi ndryshime demokratike, misionarë të paqes dhe të drejtave të njeriut vërshuan në Shqipëri. Nisi ndryshimi i statusit në burg me trokitjen e demokracisë. Të cilësuarit armiqtë nisën një jetë si në parajsë, krahasuar me ç′ishin, ordinerët nisën t′i tortuturonin…vetëm statusi i xhelatit, nuk kishte ndryshuar, që i torturonte të dytët njësoj si dikur të parët, bëhet fjalë për vitet ?90 në Gulag. Nis greva e urisë në kamp, nisin ndryshimet në kodin penal. Dhe megjithatë konfliktet mbeten të hapura. Kampi rrethohet nga oficerë madhorë dhe të bugosurit shtrojnë pyetje: Kush do të mbajë përgjegjësi për gabimet, për krimet që janë bërë? Kjo pyetje është ende pa përgjigje sot. “Kur të mjerët flenë të qetë dhe ëndërrojnë lirimin e tyre nga burgu, egërsirat mblidhen në kuvend dhe ngrenë gracka të tjera të tjera, sipas kushteve të reja të krijuara”, shkruan Henrik S.G. Po shkojmë drejt fundit të subjektit të romanit. Zhvendosja e të burgosurëve në kampin e Qafës së Barit, me trajtim më normal, për t′iu fshehur syrit të ndërkombëtarëve, krijon një situate më optimist′duke na e rikthyer kujtesën e atij gë′mi për pritjen e demokracisë. Burgu ka marrë fund, thotë një i ridënuar në revoltën e Spaçit. Por jeta e burgut gjithmonë prodhon monstra, ndihet një lloj djallëzie dhe dinakërie për protagonizëm dhe këta protagonist, në thonjëza, do të jene aty këtu edhe protagonist të′ë jetës shoqërore në demokraci. E gjithë historia e shkëbimit të politikanëve me ordinerët në lëvizjen historike, është e dhimshme, sepse kjo e vërtetë ka lënë gjurmë të rënda në procesin e demokracisë, ku si të persektuar dhe të bugosur politikë e kanë marrë statusin shumë nga ordinerët, nëse kishin dokumentin e Spaçit famëkeq, dhe ata, natyrisht do të ishin të papërmbajtshëm n&eu′ përfitimet e karrierës së tyre. Gjithë jeta e Gulagut ka qenë e shëmtuar prej metamofozave që pësonte qenia njerëzore, me të njëjtën shëmti po qasej edhe ora e lirisë, vetëm gjërat kishin ndryshuar. Tani gulagasit kishin nisur të shihnin filma erotikë jugosllavë, sidoqoftë kishin nisur të bënin ç′të donin, situatë që autori na e mbush me mjaft situta komike, ku pleqtë që mezi shihnin kokrrat e orizit në pjatë, tani kishin nisur t′i kërkonin familjes syze optike, sepse “nuk i lexonin dot letrat e dërguara nga familja….” Nis era e lirisë, me ambasadat e ngjarjet e njohura dhe shumë komente mbi to. E para herë që shefi i qeverisë u shtrëngua të pohojë se nuk do të ketë ndjekje penale për të arratisurit. E para herë që thërriste Liri-Demokraci, reaksionet e oragnizuara me grupe kooperativistëhs e punëtorësh drejt kryeqytetit. Autori rrëfen nga brenda historisë, jashtë imazhit publik të krijuar,pra historinë e vërtetë: “ditën që shkela në kamp, e ndjeva veten shumë më të qetë, sesa kur isha jashtë tij, sigurisht që gjeta pak moçalishte edhe këtu, por jashtë qe bërë fare batak, nuk rrihej më. Të zije hundët ngado që kaloje.” “Një miting i madh u mbajt në kryeqytet, për të dënuar publikisht aktin e tyre të ulët, atë të ikjes nga atdheu. …. Fjalimin e mbajti njëri nga sekretarët e KQ-së Partisë, arrogant dhe imoral, hipokrit dhe palaço politik. Dikur kryredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, ish graduar dhe bërë sekretar i Partisë për Tiranën. Gjithë duke qenë kurvar e mascara, ish ngjitur akoma më lart drejt Selisë së KQ, meqënëse ishte dhe mik me Shefin e ri të shtetit… Pra, ky birbo dhe kopuk, mbajti një fjalim të poshtër, ndoshta më të poshtrin në karrierrën e tij politike, kur diktaturës po i binin brekët përtokë në Lindjen e kuqe.” (Shih, po aty). Duke parë historinë nga Brenda, si një kërkim pothuaj intim në “trupin e saj” kemi një përballje të kontigjenteve të ndryshme, që do të lëviznin rrotën e historisë, ata që u arratisën në atë periudhë, organizatorët dhe liderët e Partisë, dhe të burgosurit, ku problemi ishte edhe më i madh sepse: “shëmtia që p′euml;n gjetuar aty në fytyrat e imoralëve, spiunëve dhe informatorëve, ai lloj pervesioni i hapur dhe i lexuar qartë në fizionominë e tyre; këto bënë që ata të dy (Ai dhe Tjetri) të heqin dorë nga çdo lloj solidariteti me të tjerët. Tashmë ata e kishin formuar përfundimisht mendimin e tyre për fytyrën e burgut polit′në atë dhjetëvj′ar të fundit, periudhë kjo kur ligësia dhe vesi dominuan duke pushtuar sipërfaqe e njëra pas tjerës në kampin e të dënuarëve politikë. Si gjithmonë, në këto raste, pjesa e mirë dhe e pastër e tij u tërhoq në qoshen që mbeti për të, duke vëzhguar e deziluzionuar…(fq522). Liria vjen, po autori e ka përshkruar atë me një ngarkesë të madhe emocionale duke e zvarritur teknikisht rrëfimin me një të atillë mënyrë sikur të ketë lëvizuar edhe karroca e ndryshkur e historisë sonë, ai nuk i harron detajet, sepse këto detaje të japin të kuptosh rrënjët e së vërtetës. Dhe liria dhe demokracia në vëmendjen e një procesi krijues analitik të shkrimtarit po vinë me shenja jo të mira. Grevat në burgje nisën të bëhen me synim përfitimet në demokraci, ku të dë′rit e vërtetë politikë druheshin të ishin protagonistë dhe gardianët po shquheshin si organizatorë kryengritjesh. Qëndrimi ideomocional i autorit, gjithmonë anon nga ai krah i shoqërisë që mban më shumë peshën e dhunës dhe barrën e ndryshimeve. Tek ajo metarfozë e çmendur që pësojnë njerëzit e e atij gulagu, ai shef fizionominë e gjithë atdhetarëve të tij, ndërkohë që ndërton fizionominë e tij personale si një një i ri që ende është në kërkim për të mësuar gjëra të reja, në kërkim të pasionit për vajzat dhe kurioz për botën përtej nesh. Edhe pse ka kaluar një dekadë nga botimi i këtij romani, duhet thënë, se ky është në një proces leximi në Shqipëri dhe Kosovë. Pikëpyetja është mbi faktin që ky roman i nivelit të lartë, edhe pse lexohet, fama e tij e merituar ende është e zbehtë. Sipas mendimit tim kjo vjen për arsye të mungesës të studimit kritik e filologjik, brenda referencave studimore e akademike. Duke përfunduar këto shënime, nuk pretendoj për një analizë si studiues ose estet, (kjo vepër dhe shkrimtari Henrik S. G- Henrik Gjoka, jam i bindur që do marri vler&e′;simin që i takon, kur përkrahjes fisnike të botuesit të nderuar Gëzim Tafa do t′i bashkohen analizat serioze të kritikëve të′hquar Sabri Hamiti, Adriatik Kallulli, Përparëim Kabo, Sadik Bejko etj), por atë lloj analize që do të na krijojë kontaktin e drejtpërdrejtë me një vepër të kësaj natyre, ose ngacmimin për ta njohur atë. Do të nënvizoja edhe njëherë rëndësinë dokumentare dhe vlerën aktuale të riprurjes në kujtesën e gjithkujt të asaj pjese të historisë sone, e përshkruar me realizëm dhe vërtetësi nga një bashkëvuajtes i ngjarjeve. E parë nga ky këndvështrim romani “Gjuetia e Pëllumbave” përbën me të vërtetë një vlerë, jo vetëm për idetë dhe mesazhet që percjell, por dhe për vlerat artistike. Kjo analizë na premton se në të ardhmen do të lexojme vepra të tjera të këtij autori me talent dhe të qartë në idetë e tij. Unë, sinqerisht, e shpresoj këtë, ose më saktë e uroj një gjë të tillë.
Botuar ne gazeten: Nacional javore,letrare, kulturore. nr42,43 ( 24.04.2010 )