Shpërdorimi moral i një sforcoje të dobishme

Gazeta Panorama, Opinion e Mërkurë, 22 Qershor 2011.

BUJAR LESKAJ

Arsimi dhe sistemi edukativ i shkollës sonë, veëanërisht këto vitet e fundit, kanë fituar një status përparësor në programin e qeverisjes së djathtë, ashtu sië i takon traditës së saj identitare e ashtu sië i nevojitej kësaj pjese të rëndësishme të së ardhmes së shoqërisë sonë drejt integrimit në BE. Megjithatë, përtej investimeve infrastrukturore (shkolla të reja, pajisje shkollore e laboratorike, internet) që MASH dhe aparati i saj ministror ka ditur me aftësi të ëojnë përpara, sidomos në dy vitet e fundit, një raport i ri pozitiv është krijuar edhe me politikat arsimore, kulturore-kombëtare, ato që kanë të bëjnë me edukimin e brezit të ri dhe në gjatësi vale me kërkesat e kohës, të tregut dhe destinacionit europian që kërkohet nga të gjithë ne. E, në këtë politikëbërje, investim strukturor, një prioritet vendimtar ka qenë financimi i përvitshëm dhe konsistent i kryer me porosinë dhe shqetësimin personal të Kryeministrit të vendit, Prof. dr. Sali Berisha dhe i sinkronizuar drejt nga ministri i Arsimit, Prof. dr. Myqerem Tafaj, për fondin e pasurimit të bibliotekave të arsimit bazë dhe atij të mesëm. Në përgjigje të një thirrjeje të hedhur në vite nga politikat kulturëformuese të shoqërisë civile, por edhe nga vetë botuesit shqiptarë dhe nevojat e tyre për treg, kjo qeveri ka arritur të krijojë për herë të parë një vijimësi në vite investimesh drejt librit, duke rrokur këtë zë të rëndësishëm që synon kryesisht edukimin, dhe jo vetëm mësimin e brezit tonë të ri.ë Versioniëi plote ne PDF