Botuar ne Gazeten Panorama, Opinion e Premte, 3 Qershor 2011.
Nga BUJAR LESKAJ.
Sot, në Shqipëri, është rritur shqetësimi lidhur me kreditë bankare dhe vështirësitë që këto të fundit hasin gjatë procesit të ekzekutimit të kolateralit për ata klientë që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet. Duke marrë parasysh faktin që SHBA dhe Europa sapo kaluan një krizë financiare, nga e cila, direkt apo indirekt, u prek edhe Shqipëria, mendoj se shqetësimet lidhur me sistemin bankar janë të rëndësishme jo vetëm për këto të fundit, por edhe për krejt ekonominë. Këtu dua të veëoj se është i rëndësishëm gjithashtu krijimi i një klime të përshtatshme mes bankave dhe bizneseve që financohen prej tyre. Dyshoj se pakkush, qoftë Banka e Shqipërisë, dhe aq më pak sistemi bankar, ndiejnë shqetësimin e duhur lidhur me klimën bankë-biznes.
Ekzekutimi i kolateralit
Kolaterali apo prona e lënë peng në bankë, në mënyrë që kjo ta shesë kur klienti nuk shlyen kredinë, duhet parë gjithnjë e më shumë si një mënyrë për tëi nxitur bizneset dhe individët të shlyejnë kredinë. Duke ndjerë shqetësimin e bankave lidhur me kreditë e këqija, nuk mund ta kundërshtojmë as logjikisht dhe aq më pak teorikisht, këtë praktikë. Por, mendoj se ka gjithmonë hapësira për tëu shfrytëzuar në mënyrë që kredia të mbyllet me shlyerjen e detyrimeve nga bizneset pa shkuar tek ekzekutimi i kolateralit. Natyrisht, gjithmonë do të ketë biznese dhe individë për të cilët janë shterur të gjitha mundësitë dhe shpresat për një përfundim të tillë. Ajo që duhet shmangur është trajtimi i ftohtë i problemit nga ana e bankave. Për mendimin tim, bankat janë në të njëjtën ëvalleë si dhe bizneset, të cilave dikur u kanë besuar duke u dhënë kredi. Kështu që mendoj se brenda një hapësire të logjikshme duhen gjetur mundësitë për riskedulimin (ristrukturimin) e kredisë për bizneset me probleme në pagesën e kësteve të kredisë bankare.ëVersioni i Plote ne PDF