Qeverisja vendore që i nevojitet Tiranës

Gazeta Panorama e Martë, 12 Prill 2011

Nga:BUJAR LESKAJ

Një vështrim analitik i fushatës zgjedhore që po zhvillohet deri tani ravijëzon qartas disa aspekte themelore. Në radhë të parë, vihet re një përkëmbim i dukshëm strategjish për të arritur qëllimin e fitores nga të dyja palët, por me qasje të ndryshme ndaj qytetit dhe qytetarit. Nëse koalicioni i djathtë vazhdon i përcaktuar qartë në udhën e sloganit të zgjedhur, pra të fokusimit të problemeve te qytetari, zhvillimi i qytetit, koalicioni i majtë po përzgjedh parësisht vijën e zgjedhjeve, si zgjedhje politike, me një slogan në kuptim tërësisht imponues totalitar, shfaqur si ëe vetmja rrugëë, ërruga e Partisëë, ërruga e udhëheqësitë, për interesat e tij dhe të klanit përkatës.
Po pse vallë është spikatëse diëka e tillëë Edhe pse mund të duket paradoksale, një fushatë e tillë, e vendosjes në qendër të interesave të qytetarit, ëe fluturimit të ulëtë (sië përcaktohet nga politologët), e shkuarjes derë më derë dhe e ënjë kapilarizimi të projekteveë për ëdo zonë, ngjan me të mirëpriturën tërheqje strategjike nga llogorja e luftës politike nga ana e koalicionit të së djathtës, për vetë faktin klasik se zgjedhjet vendore të tillë fushatë kërkojnë. është pikërisht gjëja që na duhet, e besoj se u duhet edhe qytetarëve, për të shuar dalëngadalë të gjitha vatrat e nxehta të konfliktit, të cilat na kanë shoqëruar deri tani. Ndërkohë që përballë vijojmë të kemi një opozitë, e cila, me sa është shfaqur deri tani, nuk i është larguar edhe në zgjedhje kësaj llogoreje, duke vazhduar me po atë strategji të nisur prej dy vitesh, e inspiruar drejtpërdrejt vetëm nga interesat e kryetarit të PS-së, i cili, për fatin e keq të qytetarëve të Tiranës, kërkon mandatin e vet të katërt. Kuptohet lehtë se cila strategji i nevojitet publikut qytetar dhe atij intelektual, strategjia e projekteve, frymëzimit dhe efikasitetit në shërbim të qytetarit dhe qytetit.
Versioni i plote ne PDF