Tirane me, 15 Dhjetor 2006
Të nderuar përfaqësues të mediave shumë të njohura në botë,
Më lejoni t′ju falenderoj për interesin dhe praninë tuaj këtu, si dhe për kontributin e shumë prej jush në raportimin në mënyrë realiste dhe mirëdashëse për Shqipërinë. Më lejoni gjithashtu t′ju informoj se zhvillimi i turizmit përbën një nga katër përparesite e qeverisë Berisha (së bashku me zhvillimin e ekonomisë-sidomos të sektorit bujqësor-, arsimit dhe shëndetësisë). Jam këtu për të ndare me ju disa gjykime, pse mendoj se roli juaj në nxitjen e turizmit shqiptar dhe shanseve të tij për rritje, është I patjetërsueshëm. Gjykoj se ky vit ka qenë i suksesshëm në praninë, por edhe deri diku profilizimin e turizmit shqiptar në mediat si kombëtare ashtu dhe ato të huaja. Si Ministër, por edhe si intelektual e politikan, kam parë në mediat, aleatin më strategjik në informimin e njerëzve kudo në botë për ofertën e plotë të Shqipërisë, si destinacion turistik. Për mediat e vendit, duke iu referuar vrojtimeve të vetë shtypit dhe medias elektronike shqiptare, raportimet për? turizmin kanë zënë afro 40 % te informacioneve mediatike në sektorin ekonomik. Përsa i përket mediave te huaja, kuptohet që shpeshtësia e informacioneve të tyre për turizmin shqiptar, sa herë raportojnë për Shqiperinë ekonomike, është më e vogel. Po punojmë që kjo shpeshtësi te rritet. Do të përmendja si arritje në këtë drejtim ardhjen në Shqipëri këtë vit të gazetarëve të gazetarëve nga “Herald Tribune”, “The Observer”, “Der Spiegel”, “Die Zeitung”, “The Times – Los Angelos” , nga agjensia “Deutche Ëelle” e shumë media të tjera prestigjioze me ndikim të fuqishëm ne opinionin ndërkombëtar.Më lejoni t′ju raportoj po ashtu se qeveria shqiptare ka lëvruar dhe një fond të vecantë për reklamat që u kryen gjatë këtij viti në mediat ndërkombëtare si dhe ato që janë në proces për vitin e ardhshëm. Ky veprim është në linjë me përpjekjet tona p&eu′er të shfrytëzuar avantazhet krahasuese të ofertës turistike shqiptare në rajonin tonë. Kështu, në dhjetor 2005, në bashkëpunim të ngushtë me PNUD-in, shpallëm Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Kulturor dhe Mjedisor në Shqipëri. Është ndër të parat strategji tek ne, që shoqërohet me një plan konkret veprimi dhe ne te cilen jane parashikuar kostot reale. Synojme te perqendrohemi(pa harruar turizmin e reres dhe te detit) në turizmin kulturor, atë rural e mjedisor njëkohësisht. Veçanë′ht mund të sigurojmë avantazh e të jemi konkurrues në Ballkan e me gjerë në Mesdhe me turizmin kulturor dhe mjedisor. Për të ndihmuar këtë lloj turizmi, në prill të këtij viti nëns′uam me PNUD-in një marrëveshje afatgjatë me vlerë 3.5 milionë dollarë. Krahas ndihmës në rigjenerimin e thesareve kulturore të qyteteve tona historike, si Gjirokastra(e listuar ne ato qytete të botes që përbejnë trashëgiminë e njerëzimit, nga UNESCO) dhe Berati, marrëveshja me PNUD-in parashikon një program për përmiresimin e imazhit të vendit tonë pranë të gjithë aktorëve ndërkombëtare të interesuar për Shqipërinë, ngritjen e qendrave vendore të informacionit turistik, si dhe njohjen e përvojes së një vendi të vogël me industri turistike të përparuara, si Kosta Rika. Po ashtu, PNUD-i ka ndihmuar ne ngritjen e nje website-i modern dhe me informacion të plote për Shqipërinë turistike, i cili është përfunduar dhe shumë shpejt do të bëhet funksional.Në bashkepunim me ekspertin me ne ze te Organizates Boterore te Turizmit per legjislacionin turistikne periudhen maj-shtator 2006 ministria shqiptare e Turizmit ka pergatitur ligjin e ri per Turizmin, i cili eshte ne fazen e diskutimit perfundimtar mes ministrive te tjera te linjes dhe aprovimit ne qeveri. Nëpermjet këtij ligji te ri, vizitori, turisti i huaj dhe konsumatori i shërbimeve të plota turistike shqiptare do të gjejë mbrojtjen dhe garancitë ligjore që deri tani i mungonin (si per shembull do te garantohet e drejta për t′u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim ndaj një shërbimi turistik të munguar ose difektoz për faj të akomoduesit apo operatorit turistik shqiptar, do te ngrihet struktura shtetërore pranuese dhe përpunuese të ankimit-sik′e do të jetë Zyra përkatese e Ankesave pranë Ministrisë së Turizmit-, etj.). Një komunitet turistik i huaj i mbrojtur me ligj në Shqipëri përfaqëson garancinë themelore të investuesit të huaj, krahas vullnetit dhe ofertës qeveritare për të pranuar me entuziazem paketën “Shqiperia një euro” në fushën e turizmit. Nisma e fundit qeveritare e gjen veten të shprehur tërësisht në termat e projektligjit, pse lehtësirat e kontraktimit, të klimës miqësore, transparente e ndihmuese për investuesin vendas dhe të huaj në turizëm, ky projekt ligji i garanton në kapituj të vecantë të tij. Po ashtu, OBT eshte e interesuar te na ndihmoje intensivisht me organizimin e Panairit te pare Nderkombetar Turistik te Tiranes ne shkurt 2007, per ta listuar edhe kryeqytetin tone ne ato kryeqendra qe organizojne aktivitete te tilla ne rajon, Evrope e me gjere. OBT mund te na ndihmoje edhe ne pergatitjen e nje plani strategjik per zhvillimin e turizmit rural ne Shqiperi. Mund t′ju raportoj se sot, afërsisht nje vit pas shpalljes së strategjise sone te nxitjes se turizmit kulturor dhe natyror, numri i vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime kulturore është treguesi i rritur më shpejt në 30 përqind më shumë vizitorë që ka patur vendi yne? gjatë gjysmës së parë të 2006. Një rritje të tillë e kemi ndjerë të gjithë, duke parë me sytë tanë me shume të huaj të frekuentojnë sheshet e qyteteve tona, muzetë dhe objektet tona historike, kulturore apo të kultit kësaj pranvere, vere dhe vjeshte.Ne te ardhmen e afert, ne synojmë të ofrojmë për vizitorët vendas dhe të huaj produkte e shërbimeve turistike të shtrira gjatë gjithë vitit dhe në gjithë Shqipërinë. Duam të sjellim në mënyrë të natyrshme e të integruar Shqipërine si destinacion e produkt turistik Gjykoj se rezultati ka qenë një sezon veror i turizmit në Shqipëri më mirë i organizuar dhe orientuar nga të gjitha vitet e tjerë të periudhës së tranzicionit (këtë e dëshmon rritja më 27 përqind e pushuesve verore në të gjithë Shqipërinë në muajt qershor-gusht, si dhe mjaft tregues të tjerë direkte dhe indirekte).Ligji qe do te nisim te zbatojme se shpejti dhe vete nevojat e popullates turistike boterore kerkojne zbatimin e standarteve te pranuara boteris′ne turizem. Per kete dikasteri qe une drejtoj po punon me shoqatat e? biznesit turistik shqiptar. Ai ka nenshkruar me to nje kontrate per zbatimin e Kodit Global te Etikes te OBT-se edhe tek ne. Kodi perfshin nende nene, te cilat theksojne “rregullat e lojes” per destinacionet turistike, per qeverite, per tour-operatoret, per agjentet turistike, per punonjesit qe kryejne sherbimet turistike dhe per vete udhetuesit-turista. Ne procesin per zbatimin e ketij Kodi, mundesia e perfshirjes se Shqiperise ne harten e turizmit seksual eshte gati e paperfillshme, duke pare angazhimin maksimal te qeverise shqiptare, organeve te saj te ruajtjes se rendit dhe ndergjegjesimin e mbare shoqerise shqiptare per te mos lejuar shfrytezimin e vajzave dhe femijeve shqiptare per kete biznes te ndyre.”Vellezerit siameze” turizëm-kulturë jane gjetja jone strategjike per te mundesuar ardhjen e sa me shume vizitoreve te huaj ne Shqiperi. Ju ftojme edhe ju, te nderuar gazetare te mediave prestigjoze te huaja, ta vizitoni dhe te perjetoni eksperiencen shqiptare si turiste kulturore. Do te ngeleni pa dyshim te kenaqur, pse vendi yne renditet i dyti ne Mesdhe(pas Italise), persa i perket treguesit te intensitetit te monumenteve kulturore (kemi 1.5 te tille per km katror).Duke ju falenderuar edhe nje here per interesimin tuaj dhe per kontributin e shume nga ju per njohjen e Shqiperise turistike, ju sugjeroj te vendosni me shum′ika kontakti e marrjeje informacioni nga brenda Shqiperise. Turistet kudo ku jane ne bote meritojne me shume informacion e adresim per te njohur vendin me pak te zbuluar te Mesdheut dhe per te shijuar befasite e tij turistike.
Ju faleminderit!