Tirane me, 9 Dhjetor 2006
Rinia shqiptare si në pak vende të tjera të botës i është dashur të ndryshojë kahjen e historisë. Dhe pikërisht këtë e ka bërë në? Dhjetor të vitit 1990, duke e futur shoqërinë shqiptare në hullitë e demokracisë, dhe të proceseve integruese me kryefjalën gjithmonë aktuale “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndonëse të rinj në moshë, ata qenë në lartesinë e mendimit progresist, të atij mendimi që themeloi një civilizim të ri.Dhe ky moment shtyu kohën nga shpresat e mëdha? historike në çdo gjë, por u përjetua si i tillë më shumë në disa permasa si ajo politike, sociale, etike dhe estetike,? sepse në thelb përballej progresi me regresin,? e mira me të? keqen. 8 Dhjetori shënoi në historinë e kombit shqiptar celjen e epokës se lirisë, të shkelur dhe përcudnuar nga diktatura më e egër në Europë, ringjalljes s&e′; vlera′që komunizmi e kishte modeluar monstruozisht me krijimin e “Njeriut të ri”.Rinia shqiptare së bashku me intelektualët iluministë? të dhjetorit, i dhanë të drejtën ketij populli të njësohej me kombet e qytetëruara, të cilat lirinë e kanë në themel të′stitucioneve dhe jetës ′uml; tyre sho′uml;rore.Që nga Dhjetori i 90, kanë kaluar mjaft ′e, ku përgjatë tranzicionit shqiptar, rinia ka rrugëtuar në trajektoren e shpresave dhe zhgënjimeve. Ajo është gjindur mes retorikës dhe realitetit, shpresës dhe zhg′ml;njimit. Te? parat gjithmonë te bukura te dytat jo dhe aq. Ne kemi vendosur ta ndryshojme këtë raport në favor të dëshirave dhe mundësive të reja që i ofrohen asaj. Mazhoranca e djathtë e ardhur në pushtet me zgjedhjet e 3 korrikut,dhe qeveria Berisha,? tek rinia dhe studentët gjetën një mbështetje të madhe, dhe kjo ndodhi natyrshem. Që në gjenezën e pluralizimit, këto forca politike lindën dhe u njësuan me platformën e ndryshimit, që studentët i ofruan Shqipërisë. Kudo në vendet e zhvilluara dhe emancipuara, rinia ka një status të saj, cka do të thotë, pjesëmarrje dhe vendimarrje, si dhe projektim në të ar′en, nëpërmjet një formimi intelektual. Këtë po synon qeveria shqiptare nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Rinisë? 2006-2013, e shoqëruar me Plan Kombëtar Veprimi.
Kjo strategji përbën një nga dokumentat me themeltare të objektivave dhe reformave te qeverisë Berisha. Dokumenti bazë i politikave rinore, nuk u konsiderua nga ne, si një detyrim rutine pune i një ministrie, por si një kurorëzim i ideve, dhe përpjekjeve për të ndryshuar aktualitetin dhe ndertuar një koncept modern? me vizione për të rinjtë nga të cilat shihen mundesi profesionaliteti, punësimi, komunikimi, njohje në një shkalle sipërore.Ndryshimi gjeti shprehjen më konkrete në hartimin e politikave tona rinore në kordinim të plotë me ato të BE, duke u mbështetur në të drejtat themelore të një shoqërie demokratike dhe me standarte europiane. Keshtu si orientim baze të politikave për të, ne patëm mbrojtjen e të drejtave të njeriut, diversitetin, nxitjen e punësimit, kujdesin social-ekonomik dhe vecanërisht pjesëmarrjen në vendim-marrje, duke besuar thellesisht se pa integrim të rinisë, nuk mund të këtë integrim të vendit në BE.Tek Rinia , ne kemi? aleatët gjenetik për ndryshim, për zhvillim dhe integrim dhe jo bashkëpunëtore për interesa të vogla partiake, të mishëruar në tubime jahengexhinjsh kronikë, e admironjës të barërave të ndryshme.Por ne tek ata gjejmë? dhe shpirtin? e vërtetë të? kundërshtimit, kundër konformizmit, që politika jo rrallë, na përfshin ne njerëzve të saj.Intuita jonë politike matet jo pak me interpretimin që u bëjmë këtyre kundërshtive . Rinia shqiptare përjetësisht mbetet e lidhur me Dhjetorin ai është muaji i saj i cili është muaji i ndërgjegjes dhe i meditimit, apo i ballafaqimeve historike.Ne jemi duke filluar një fushatë të re elektorale ku partia e stdudenteve ,partia e Dhjetorit zyrtarisht e njohur si Partia Demokratike përballet me ata, që këtë muaj dikur e rrethuan me tanke dhe policë dhe e përgjakën me një kronologji kriminale, duke filluar me Brocin e perfunduar me Azem Hajdarin të cilet MTKRS po i nderon siç u ka hije; Unë besoj që Rinia shqiptare në këtë sfidë do të jetë vetvetja.
Ne besojmë se kjo Strategji vjen në kohën e duhur; ajo do ta orientojë rininë shqiptare drejt? standarteve për zhvillim dhe do ta shndërroje atë në promotore të vlerave demokratike dhe europiane. Zakonisht logjika rinore i kapërcen konturet e cdo strategjie dhe ne s′do të na vijë keq nëse kështu ndodh, sepse strategjia që ne kemi hartuar, parashikon dhe këtë: Ajo nxit ambicjen e rinisë shqiptare por jemi të lumtur që ajo u identifikua me Dhjetorin, muajin tuaj, muajin e demokracisë.