TIRANË me, 22-23 Nëntor 2006
PRESIDENCA SHQIPTARE E NISMËS SË EUROPËS QËNDRORE
TAVOLINE E RRUMBULLAKËT MBI TURIZMIN, PASURITË DHE PRONAT E PALUAJTSHME: “Oportunitetet e Ndërtimit në Rajon”
Fjala e Z. Bujar LESKAJ Ministër? i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Tema:Zhvillimi? i turizmit në Shqipëri, drejtimet strategjike dhe oportunitetet e investimit
Të nderuar zonja dhe zotërinj pjesmarrës,
Shqiperia, si një ndër vendet e rajonit të Mesdheut? i cili përbën? destinacionin udheheqes turistik ne bote, ku turizmi kryesisht eshte i perqendruar ne zonat bregdetare,?? me potencialet e saj sic jane: bregdeti terheqes, biodiversitet i pasur, peisazhe natyrore, vende historike dhe kulturore, si dhe nje jete tradicionale ende e gjalle ne zonat rurale, mund të zhvillohet si destinacion turistik i ardhshem nepermjet nderthurjes se zhvillimit te te gjitha tipeve te produktit turist′ duke priorizuar?? zhvillimin e turizmit te interesit te vecante dhe atij te biznesit dhe konferencave, duke u fokusuar me specifikisht ne ate kulturor dhe natyror.? Zhvillimi i ketyre formave te turizmit te cilat mund te dalin ne treg pa nderhyrje te medha investuese, ofron njekohesisht mundesi per rritjen e cilesise se jetes kryesisht per komunitetet qe ndodhen ne afersi te zonave me interes natyror dhe kulturor, te cilat sot po konfrontohen me oportunitete te kufizuara ekonomike. Duke njohur rendesine e nje ambienti atraktiv, si parakusht per suksesin e turizmit, si dhe potencialet e medha qe ka Shqiperia, ne bashkepunim te ngushte me PNUD, Ministria e TKRS e Shqiperise hartoi dhe shpalli Strategjine e Zhvillimit te Turizmit Kulturor dhe Natyror, ne fund te Dhjetorit te vitit te kaluar. Qellimi i saj eshte rritja e cilesise se jetes per nje numer sa me te madh dhe ne rritje shqiptaresh, duke qene pjese e strategjise se vendit ne drejtim te permbushjes se angazhimeve te Qeverise. Vizioni yne per te ardhmen e afert, eshte qe keto forma te turizmit te jene elemente te suksesshem te ekonomise kombetare, duke vleresuar dhe konsideruar rritjen e kerkeses se tregut turistik nderkombetar. Vizioni i qeverise shqiptare eshte ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me te mira, si dhe me konkluzionet e Forumit te Katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte. Ajo ka pare oportunitetet e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural.Per zbatimin e Strategjise se Zhvillimit te Turizmit Kulturor dhe Ekoturizmit, ne kemi nenshkruar marreveshje afatgjate me PNUD-in per zhvillimin e nje programi te plote per mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare ne forcimin e kapaciteteve per konfrontimin ndaj sfidave te? turizmit modern, per krijimin e prezences se internetit ne menyre efektive per turizmin shqiptar, si dhe zbatimin e nje marketimi te gjere ne bote per produktin turistik shqiptar. Ne perputhje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005, po bashkepunojme intensivisht me ekspertet e OBT-se dhe kemi hartuar draftin e ri të ligjit të turizmit i cili mbështet dhe stimulon investimet në këtë fushë. Projekt-ligji kerkon te jete nje shprehje ligjore e nismes “Shqiperia nje euro” ne sektor, nepermjet ofrimit te Shqiperise si produkt integral turistik per gjate gjithe vitit, ne menyre cilesore dhe ne perputhje te plote me standartet e percaktuara nga Axhenda 21 e Bashkimit Evropian. Ligji i ri per Turizmin e kthen Shqipërinë ne nje vend shume terheqes dhe te sigurte per investuesit e huaj, per diasporen shqiptare si dhe per vete biznesin e brendshem. Po ashtu, nepermjet ketij ligji, vizitori, turisti i huaj dhe konsumatori i sherbimeve te plota turistike shqiptare gjen mbrojtjen dhe garancite ligjore qe deri tani i mungonin (si per shembull e drejta per t′u ankuar dhe per te marre demshperblim ndaj nje sherbimi turistik te munguar ose difektoz per faj te akomoduesit apo operatorit turistik, strukturat shteterore pranuese dhe perpunuese te ankimit-sikurse do te jete Zyra perkatese e Ankesave prane Ministrise se Turizmit-, etj.). Nje komunitet turistik i huaj i mbrojtur me ligj ne Shqiperi perfaqeson garancine themelore te investuesit te huaj ne turizem, krahas vullnetit dhe punes qeveritare per paketen “Shqiperia nje euro” ne kete sektor. Qellimi themelor i ligjit te ri eshte promovimi i gjithe Shqiperise si nje destinacion turistik i cilesise se larte, me produktet e tij te kultures, artit dhe traditave te mikpritjes, ne menyre qe pershtypja tek turisti i huaj te jete aq pozitive sa te gjeneroje nje industri te qendrueshme.Per arritjen e objektivave strategjike per zhvillimin e turizmit, ne sot perballemi me nje sere sfidash te cilat lidhen kryesisht me infrastrukturen e kufizuar ne shumicen e rajoneve te Shqiperise,? moszbatueshmeria e ligjit, situacione te paqarta pronesie mbi token dhe ndertimet, mungesa e nje sistemi per grumbullimin e te dhenave informative dhe perpunimit te tij sipas standarteve nderkombetare, si dhe pranimi dhe zbatimi i parimit te zhvillimit te qendrueshem nga te gjitha nivelet.Eshte mjaf e rendesishme te strukturohet, organizohet dhe zhvillohet turizmi vendas dhe produktet e tij, si dhe te permiresohet cilesia e produktit ekzistues dhe sherbimeve. Kjo do te influencoje edhe ne terheqjen e turisteve te huaj, per te garantuar nje perfitim maksimal.Ne investimet per infrastrukturen, prioritet do te kene zhvillimi i sistemeve eficente te? trajtimit te ujrave te zeza dhe mbetjeve te ngurta,, lidhjet me rruge, furnizimi me uje dhe energji elektrike. Vendi, eshte e rendesishme te siguroje nje sherbim ajror vendas, duke priorizuar krahas rikonstruksionit per standartizimin e aeroportit te Rinasit, reabilitimin ose ngritjen e pistave te thjeshta te aviacionit ne Sarande, Gjirokaster, Berat dhe Korce. Linjat detare qe lidhin Durresin, Vloren dhe Saranden perbejne nje alternative atraktive si per turistet e huaj ashtu dhe vendas.Hapsira e bregdetit shqiptar është një nga asetet me vlerë të këtij vendi, nga pikëpamja ekonomike e zhvillimit dhe mjedisore. Për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave janë të rëndësishme të kryhen planifikime të zhvillimit të integruar, si dhe të vendosen sisteme eficente të menaxhimit dhe kontrollit të tyre.Me rritjen e presionit të popullsisë, pra tendencës së urbanizimit dhe rritjes së investimeve drejt zonave bregdetare, është e domosdoshme të ruajmë dhe zhvillojmë qëndrueshëm ato zona që gjatë bregdetit kanë mbetur të pazhvilluara dhe të paprekura nga ndërtimet e pakontrolluara dhe të përmirësojmë produktin ekzistues turistik dhe peisazhet e ndotura natyrore dhe ndërtimore.? Integriteti ekologjik? i disa zonave bregdetare, zonave′tyrore dhe kulturore? është prekur nga ky presion zhvillimi. Cilësia e ulët e ndërtimit dhe mosnjohja e stileve arkitekturore të traditës ka ulur vlerat estetike të bregdetit shqiptar duke? i bërë ato jo atraktive.Në këto kushte një planifikim? i integruar zhvillimi dhe një system efektiv menaxhimi përbëjnë pikat kyce për një zhvillim të qëndrueshëm.Të gjithë kanë politikat e tyre nacionale të cilat sipas stadit të zhvillimit janë? më të avancuara apo të sapo ndërtuara, sic është rasti? i Shqipërisë.?
Në kushtet e ndryshimeve të shpejta të tregut, partneritetet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare janë të nevojshme si në drejtim të koordinimit të politikave ashtu dhe në drejtim të rritjes së standarteve në shërbim të të qënit i konkurueshëm.
Për këtë nevojitet që ne të hartojmë plane dhe programe zhvillimi të cilat përfshijnë kontekste më të gjera se ato nacionale, duke ndikuar kështu në zhvillime të integruara dhe komplementare,? dhe në theksim e ruajtje të kulturave që prezanton cdo vend.