Tirane me 11 Nentor 2006
Fjala e mbajtur nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në seancën plenare, kushtuar dënimit të krimeve të komunizmit
Vullnetarisht askush nga pergjegjësit e medhenj e të vegjël të? tragjedisë komuniste në Shqiperi nuk ndjeu dhe nuk pranoi pergjegjësinë e krimeve dhe shemtive ′uml; tjera që i bënë këtij vendi e ketij populli.Distanca historike prej gati 16 vitesh nuk na ka mjaftuar për të ndërtuar një marrëdhënie të paqortueshme morale me të kaluaren? komuniste. Dhe kjo është një shennjë e qëndresës që e kaluara i bën të tashmes e të nesërmes me qellim final manipulimin dhe rehabilitimin e plotë të saj. Për fatkeqësinë tonë ne u klasifikuam të parët për sa i perket krimit shtetëror e për këtë duhet të ishim ne që duhej te nxitonim për t’i denuar ato dhe ndrequr marrëdhëniet me historinë. Por ashtu nuk ndodhi.Raporti ndermjet demokracisë dhe diktatures, krimit dhe drejtësisë, kriminelve dhe viktimave në Shqiperi nuk është aspak i zhdaravitur, kryekeput për fajin e politikës. Shkrimtari Ismail Kadare thekson me forcë që “raporti me krimin është një nga raportet themelore të një populli me ndërgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj asnjë popull nuk mund të ketë një shëndet moral normal”.Pse ky proces nuk po kryhet? Vullnetarisht askush nga përgjegjësit e medhenj e të vegjël të tragjedisë komuniste në Shqipëri nuk ndjeu dhe nuk pranoi përgjegjësinë e krimeve dhe shemtive të tjera që i bënë këtij vendi e këtij populli. Asnjëhere nuk u kërkua falje e gjithmonë justifiuan gjithçka me fjalet ashtu ishte koha. Por ne e dimë që ajo kohë e errët u projektua nga mendje të errëta, koha në këtë rast nuk është një nocion abstrakt ajo qe e tillë, pra kriminale, sepse të tillë e bënë kriminelet që kanë emra të cilët sot janë mbiemra njerzish që ndyjnë jetën tonë politike e shoqërore.Doktrinat fetare predikojnë pendesën dhe faljen që natyrisht duhen por marrëdhëniet me krimin janë tager i plotë i drejtësisë. Kjo në Shqiperi nuk ka funksionuar për një mori arsyesh por mbi të gjitha per lidhjet gjenetike të saj me atë rregjim si dhe nga mbështetja politike e pas 1997.Po ju kujtoj se qeveria socialiste shpalli te pafajshem dhe demshperbleu Aranit Celen dhe Zylyftar Ramizin. Nje shoqeri si e jona qe kerkon dhe e ka domosdoshmeri ndarjen nga e keqja absolute e komunizmit kerkon nga politika jo hakmarrje por drejtesi dhe ajo duhet ta plotesoje pa ekuivok kete kusht te panegociueshem.?? Kujtesa historike nuk i ka fshire nga arkivi i saj mijera viktima te pafajshme, terrorin shteteror, tjetersimin e ketij vendi qe nga fshati me i larget e deri ne Tirane. Te persekutuarit, duke shmangur vetegjyqesine, treguan se besojne tek shteti ligjor dhe tek vlerat por kjo nuk do te thote qe ata nuk duan gjyqesine.Gjyqi special i Tiranes Mars – Prill 1945, Gjyqi special Opozita e pare ” Bashkimi Demokrat Shqiptar” qershor – korrik 1946, gjyqi special i sabotatoreve te kenetes se Maliqit, Gjyqi special “Opozita e dyte shqiptare” Gjyqi special i shkurtit 1951 per te ashtuquajturen bombe ne ambasaden sovjetike, gjyqi për nxënësit? e shkollës teknike “Harry Fulltz” gjyqet e famshme kunder klerit e kryesisht atij katolik e qindra gjyqe të tjera në vazhdim gjatë konsolidimit të diktatures natyrisht kanë patur gjykatës, prokurorë e hetues bisha e të gjithë kanë rijë emër Enver Hoxha, Mehmet Shehu në maje të piramides e pastaj Koçi Xoxe, Nesti Kellenxhi, Shefqet Peçi, Zoi Themeli këta të dy kryn masakra në malsinë e Mbishkodres kryesisht në Këlmend duke tejaluar edhe barbaritë e Vuçi Pashes e me rradhë Niko Çeta, Vaskë Koleci, Stavri Xhara, Siri Çarçani, Petrit Hakani, Muço Saliu, Vango Mitrojorgji, Nevzat Haznedari, Aranit Çela e shumë të tjerë.Natyrisht lista e krimit nuk ka të sosur që nga mijera djem të Kosoves që kalojnë nëpër Shqiperi e pushkatohen hë Tivar për të arritur tek viti 1990 kur presidenti komunist, sekretari i parë i PPSH jepte urdhër që të vriteshin të gjithë ata që tentonin lirinë. Para do ditesh opozita shqiptare në Peze nderoi Enver Hoxhen duke tronditur opinionin publik dhe kundershtuar paturpsisht rezoluten e Këshillit të Europes që denon krimet e komunizmit duke u rreshtuar në krah të vëllavrasjes dhe luftes së klasave.Para do ditësh opozita shqiptare në Pezë nderoi Enver Hoxhën duke tronditur opinionin publik e duke kundërshtuar paturpësisht rezolutën e Keshillit të Europës që denon krimet e komunizmit duke u rreshtuar në krah të vëllavrasjes dhe luftes së klasave. Nga ajo dite mund të ndertohet një paralelizem historik, në Peze ngazellehej një lloj rinie ahengxheshë, viktime e shpelarjes së trurit si dikur që pjesa më shakllabane e rinisë shqiptare duartrokiste dhe kendonte kengë terroriste kur dënoheshin filozofet dhe poetet si Anton Harapi, Lazer Shantoja, Gjon Shllaku, Ndre Zadeja; Vilsom Blloshmi, Genc Leka apo kur eshtrat e Gjergj Fishtes dhe Dedë Gjo Lulit hidheshin në lum, ajo lloj rinie e rritur me urrejtje klasore një ditë do të bënte edhe ekspertiza vullnetare që do çonte në plumb poetet. Eksperimente të tilla me rininë pra edukimi me frymën e njeriut të ri nuk duhet të perseriten më sepse nuk premtojnë asgjë të mirë.Ju lutem mos vazhdoni në logjiken e krimit; edhe Ponc Pilati një ditë qe penduar. Perseri po citoj Kadarenë i cili thotë “Komunizmi ka rënë në Shqiperi por jo pluhuri dhe duhma e tij. Vezët e gjarprit janë ende kudo ato janë programuar të përtëritin helmin e tij” dhe vertete që kur lindi shtypi dhe Mediat e lira në Shqiperi me një regji perfekte filloi fushata e turpshme e rehabilitimit nepermjet sistemit zinxhir të kujtimeve. Duke filluar që nga guzhinieret, rrobaqepesit, rojet e bllokut për t’u ngjitur shkallë-shkallë në hierarki sigurimsa, gjeneralë, kandidatë të Komitetit Qendror, anëtarë të Byrosë Politike per të perfunduar tek Zonja e zezë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia na japin leksione humanizmi dhe ligjshmerie. Terrorin, vrasjet, regresin historik na i paraqesin si rastesira dhe për të kryer këtë mision djallëzor kanë gjetur djelmosha gazetarë që s’ dinë se ku bien me shtepi të? vertetat historike por të gatshem dhe të bindur në këtë punë të errët duke stimuluar kultin e harresës e duke cilësuar si folklorist këdo që i qaset së kaluares një tjetër sy. Aradha e sahanlëpirsave e spiunve e zyrtarve të diktatures po perpiqet që të lajë hesapet me të djeshmen nepermjet proçesit të transferimit të krimit, shperndarjes së tij, perjashtimi nga faji i pergjegjësve kryesorë, spostimi i vëmendjes tek gjëra dytësore si psh ç′farë vere pinte udheheqja, si gatuhej korani, të ç’marke ishin çizmet e gjuetisë pa permendur se perdornin ushtaret ne vend të zagarve. Rastësia këtu mungon dhe ky aktivitet është i drejtuar nga një kupolë që për të miren e ketij vendi duhet çmontuar. Për të kuptuar sa i thellë është ky paradoks drithërues po i referohem vepres monumentale “Rrno vetem per me tregue” të personalitetit të shquar të kultures sonë At Zef Pllumit së fundi i dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” i dij rrefen se si po torturohej e nga kush torturohej e pikerisht edhe ky oficer ka shpallur kujtimet veta në shtypin tonë. Ateherë po citoj “Ee derr i derrit nuk flet! Ja qumështin e mëmës hidhe këtu! Qumështin e mëmës … dhe filloi me shputa kresë, mandej me grushta, më shtyni, më përplasi për tokë, mu versul me shtjelma me ato çizme luster. Me akuzonte se kishem djegë në turren e druve Xhordano Brunon e Galileo Galilein. shtjelma në bri, në kambë, në shpinë, në krye e në fytyrë deri që më shpertheu gjaku. Kur pa gjakun, u ndal pastaj muer një aparat telefonik dy tela mi lidhi ndër veshë mandej filloi me sjellë manovelën … dridhje çuditrisht të tmerrshme ndersa oficeri i naltë sillej si bishë nëpër dhomë duke bertitë: fol, fol, qumshtin e mëmës, qumshtin e mëmës”. At Zefi në atë moment gjysëm i gjallë mendonte se a do mund ta faltë atë njeri! Ndoshta ai e ka falur por ai është një kriminel në liri i cili baltos gjithë ndërgjegjën tonë dhe bën drejtësinë që të humbasë kuptimin e saj. Komunizmi qe faqja më e pergjakur e historisë i cili ndonëse i rënë ka mbetur i padenuar. Këmbanat e Keshillit të Europes bien edhe per ne. Ndarja nga krimi dhe denimi i tij është akti themeltar i çdo demokracie. Ne duhet të jemi konkret duke u bërë gjyqet e historisë e diktatorve Hoxha e Alia, instrumenteve e bashkëpunëtorëve të tyre dhe është në nderin tonë si parlament dhe kryesisht maxhorances së djathtë antikomuniste pët të hapur kutinë e Pandores për të gjetur fondin famëkeq prej miliona dollaresh të partisë të fshehur në bankat e botës si dhe financimin që ajo i bëri terrorizmit marksist leninist. Tabu të tilla nuk duhet të na trembin e as propaganda që mund t’i rrethojë. Ne si mazhorancë nuk na falet që të biem në nivelin e një kritike retorike e siperfaqësore të diktature s komuniste por duhet të merremi me thelbin e saj pra me mekanizmin e saj vrasës në sintoni me kerkesat e shoqërisë shqiptare. Ne s′inistri e Kultures kujtesën historike e shohim si një vlere që duhet ruajtur e patjetërsuar e të pamanipuluar e për këtë kemi vendosu që në bashkëpunim me provincen franceskane ish degën ë punëve të brendshme (pronë e tyre) ta kthejmë në muze të kujtesës së krimeve të komunizmit të bindur që e kaluara duhet të kujtohet për të mos u perseritur.