KONFERENCA E TRETE E MINISTRAVE TE EVROPES JUGLINDORE

OHER, 3 NENTOR 2006.
FJALA E MINISTRIT, Z. BUJAR LESKAJ? NE KONFERENCEN E TRETE TE MINISTRAVE TE EVROPES JUGLINDORE
Te nderuar zoterinj Ministra,
I nderuar zoti president i Konferences,
te nderuar pjesemarres,
Do deshiroja në rradhë të parë të falenderoja organizatorët e këtij takimi? që na mblodhën përsëri bashkë këtu, në Ohër, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, kolegët nga vendet e tjera, prezenca dhe angazhimi i të cilëve është tashmë një ogur i mirë për mbarëvajtjen e iniciativave të nisura bashkërisht.
Kultura, dhe në vecanti trashëgimia kulturore, është, në një mënyrë ose një tjetër, pjesë e pandashme e jetëve tona të përditshme.
Shume prej nesh ne këtë konferencë, po përjetojmë rritjen domethënëse të ekonomive tona, realizimin e aspiratave për demokraci dhe aderim në Bashkimin Evropian si procese te natyrshme? që përfshijnë vendet në zhvillim.
Ndryshimet dhe transformimi janë të pashmangshme në shoqëritë tona, por gjithesesi, ne duhet të gjithë të bëjmë përpjekje domethënëse për t′i mbajtur e ruajtur traditat tona, dhe si rrjedhojë, thelbin tone; të pandryshuara. Në këtë vështrim, duhet të tregohemi të kujdesshëm në drejtimin që merr dita ditës shfrytëzimi i këtyre traditave dhe trashëgimisë në përgjithësi.Pavarësisht nga përparimi me shpejtesi, rikonstatojmë me kënaqësi p&e′;rsëri së bashku se trashëgimia kulturore, apo ekoja e së kaluarës në të tashmen,? është pjesë me rëndësi e planeve të mëdha të së ardhmes.
Popujt e rajonit tonë, kanë përshkuar një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu, një rrugë jo gjithmonë të lehtë, ndaj dhe përpjekjet tona dhe në vecanti të partnerëve tanë evropianë për ta mbajtur, përmirësuar dhe trashëguar të gjitha format e shfaqjes së saj, marrin një rëndësi dhe domethënie të vecantë. Kur sheh përpjekjet e përbashkëta të të gjithë aktorëve që lidhen direct dhe indirect me trashëgiminë tonë të përbashkët, nuk mund të ndjesh vecse respect të thellë dhe dëshirë për angazhim serioz. Trashëgimia e Evropës juglindore është trashëgimi e traditave të forta, të qëndrueshme, dhe ato të tilla duhet të mbeten me qëllim që të shijohen edhe nga brezat në vazhdim. Takime si ky i sotmi, rinovojnë edhe një herë angazhimet dhe premtimet e marra, si dhe inkurajojnë përpjekjet serioze të të gjitha institucioneve të përfshira në implementimin? e iniciativave të marra, institucione të cilat meritojnë të gjithë mbështetjen tonë. Se fundmi, duke shprehur edhe nje here angazhimin e qeverise shqiptare ne drejtim te ruajtjes dhe zhvillimit te trashegimise kulturore sipas parametrave evropiane dhe boterore, do te desha te propozoja zyrtarisht mbajtjen ne Tirane te Konferences se Peste MInistrore te Ministrave te Kultures te Evropes Juglindore. Shpresoj qe kjo kerkese te gjeje mbeshtetje,
Ju falenderoj per vemendjen dhe uroj mbarevajtje te punimeve te konferences.