Fjala ne diten boterore te librit

Tirane 23 Prill 2006.
Jam natyrisht i gëzuar që më jepet rasti të përshëndes tërë miqtë e librit ngadokënd Shqipërisë e matanë saj, në ditën më të rëndësishme e domethënëse të tyre, në Ditën Botërore të Librit.Në vitin e saj të njëmbëdhjetë tanimë kjo Ditë festohet gëzueshëm në mbi njëqind e pesëdhjetë vende e ndër to është rradhitur krenarisht edhe vendi ynë. Është me të vërtetë kaq mbresëlënëse të mendosh një çast se në të njëjtën ditë, për të njëjtën arsye, miliona njerëz shprehen e festojnë së toku rreth asaj që Drejtori i Përgjithshëm i UNESKOS e quan me plot të drejtë, “Kauza e Librit”. Dhe ka arsye të fuqishme që ky komunitet boteror i miqve të librit ta çmojë këtë ditë si nderim ndaj instrumentit më të çuditshëm e gjenial që ka shpikur mendja njerëzore, instrumentit libër. Sepse ka qenë përherë libri? gjuha unike nëpërmjet të cilit njerëzimi ka dialoguar me jo-lëndën – me mjerimet e gëzimet e veta, me misterin dhe ekzaltimet, me humbjet dhe fitoret, me vetmitë dhe bashkësitë.Ka qënë përherë libri ngushëlluesi dhe shëruesi? i madh e i pazëvendësueshëm i shpirtit të brishtë njerëzor ndaj dhe kjo ditë është rast për t′i kthyer simbolikisht mirënjohjen Librit. Sotmë në mijëra e mijëra biblioteka, librari, institucione akademe, dhoma studimi, gjer edhe te bukinistë shpinëkërrusur ndër tezga buzë rrugësh apo në shtëpi fare të thjeshta e ndofta larg uturimës së metropoleve, lexuesit në mbarë botën shfletojnë me atë prekje kaq të thjeshtë por kuptimplote humane fletë librash, duke kryer kështu diku me ndërgjegjje e diku pavetëdijshëm ritualin e një besimi të madh, besimit te Libri.Kur kam hyrë ndër librari e kam marrë ata autorë që më janë dashur, kur kam dhuruar libra ndër miq e shokë apo edhe kur më kanë dhuruar të tillë, vetvetiu kam menduar se shenja e sigurt e një qeverisje e mirë apo po të doni, hallka e fundit e një qeverisje të mirë, është kur thuajse çdo ditë qytetari , cilido qytetar, sapo e ka shtuar bibliotekën e vet me një titull të ri, me një njohje të re. Ndaj këtu dua të ndalem paksa . Në tetë muajt e qeverisjes sonë e them me bindje, se është bërë shumë për librin. Si kurrë më parë libri tanimë është bërë pjesë e debateve gati të përditshme mediatike, tryezash të rrumbullakta, por dhe më e rëndësishmja e debateve dhe akteve politike. Qendërzimi i vëmendjes së një shoqërie ndaj librit, kulturës në përgjithësi, është shenjë e padiskutueshme e emancipimit social dhe politik të kësaj shoqërie. Dhe sot përmend këtu disa fitore jo vetëm tonat, por të gjithë aktorëve të industrisë së mrekullueshme të librit: heqja më në fund e TVSH-së me Vendim i Këshillit të Ministrave për? aprovimin e Zyrës së të Drejtës së Autorit në Shqipëri, rishikimi përfundimtar dhe dërgimi së shpejti i Projekt-ligjit për Librin në Këshillin e Ministrave, janë disa prej arritjeve politike të librit shqipëtar.? Po ashtu për herë të parë shpallet një vit i plotë kalendarik si Vit i Librit sikundër shpallëm ne vitin 2006. Për herë të parë ne ia kushtojmë një vit të plotë kalendarik një personaliteti të shquar siç është shkrimtari shqipëtar me famë botërore, pra Vitin Kadare. Po kështu, krahas cmimeve me rëndësi kombëtare, shpallja sot këtu e çmimit kombëtar të bibliofonisë “Lumo Skëndo” është një ngjarje e rëndësishme dhe akt emancipimi për institucionet tona të kulturës. Gjithashtu dhurimi publik i Veprës së plotë të Rugovësqë do t′&′l; bëjë MTKRS- apo edhe dhurimi i Veprës Katër të Kadaresë ngo Biblioteka Kombëtare ndër studiues, institucione, akademikë janë simbolikisht shenja të vullnetit për përkrahjet që po gjen libri nga shteti.Me anë të një pune kapilare kemi përqëndruar vëmendjen tek rivlerësimi i librit si forcë e pashterrshme në ringjalljen kulturore si ushqimi kryesor për një mënyrë të menduari logjike dhe të dobishme. Libri shihet nga ne si element thelbesor I lidhjeve të individit me shoqërinë sepse ai është ndikuesi kryesor në përgatitjen e individeve shoqëror she gjithmonë parësor në çdo perpjekje modernizuese.Viti i Kadaresë është padyshim dëshmi solide e këtij impenjimi, kështu? para disa kohësh në QNK u organizua një mbrëmje kushtuar shkrimtarit tonë të madh me pjesëmarrje të gjërë nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe praninë e vetë atij ku pati një debat të gjallë.. Prej kohësh një takim i tillë mungonte. Natyrisht koha në vazhdim do të na rezervojë supriza të këndshme përsa i përket larmisë së aktiviteteve kushtuar Kadaresë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kështu po punohet për t′i dhuruar Bibliotekës universitare të fakultetit Histori-Filologji, bibliotekës së Qytetit Studenti asaj të rektoratit të Universitetit të Tiranes një fond librash nga botimet e kësaj ministrie ndër vite si dhe? po organizojmë tryezën e rrumbullakët Rinia dhe Libri. Për tu theksuar është ekspozita unikale me antikuare të rrallë shumë kushtuar Skënderbeut po në? këtë datë në galerinë e arteve. Me ne libri po rifiton piedestalin që natyrshëm duhet të ketë në një shoqëri moderne. Libri si komunikim universal do të jetë në qëndër të Simpoziumit ndërkombëtar që do të mbahet në Tiranë “Kufiri përbri” me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara të kulturës botërore si Imre Kertez, Claudio Magris, Amin Maluf, Amoz OZ. Marrëdhënia me librin pa frikë mund të quhet politikë e re që po funksionon.Përsa i përket leximit të librit shqiptar në tregjet e huaja jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë por diçka po lëviz pozitivisht.
Më 28 prill do të promovohet në Tiranë Lahuta e Malcisë e përkthyer në anglisht nga albanologu Rober ELSIE e tashmë e botuar në Angli dhe SHBA e gjithashtu nga kontaktet tona me partnerë ndërkombëtare siç është programi INTEREG po insistohet p&eu′r t′ia lehtësuar udhëtimin librit tonë e sigurisht po mbështesim botuesit tanë që të prezantohen sa më dinjitozë në panairet e librit. Për këtë qëllim synojmë që të themelojmë një shkollë vere të përhershme që do të ndiqet nga studentë dhe pedagogë të huaj me qëllim njohjen dhe përkthimin e librit shqip në gjuhët e tjera. Me synimin e qartë për t′iu ofruar shkrimtarëve të përndjekur nga regjimi komunist mundësinë e? një komunikimi normal me lexuesin, pa synuar prishjen apo ngritjen e një hierarkie vlerash, po mbështesim botimin e librit “Antologjia e Plagëve”.
Natyrisht mbeten akoma shumë gjëra për t′u bërë sidomos në fushën e shkëmbimeve këtej dhe andej kufirit për librin, veçse një gjë është e sigurtë: libri shqip nuk do të shkelë më ndër dhiare apo udhë pa udhë, por në një rrugë të shtruar më së miri, të sigurt e që shpie kah një e ardhme e sigurtë. Dhe kjo është në interesin e të gjithëve ne, pse shëndeti i mirë i librit nëse mund të shprehem kështu, është garanci e shëndetit mendor të një shoqërie të tër′ml;.Ndaj pra edhe Shqipëria ka arsye të forta ta gëzojë këtë ditë të madhe përkrah shumë vendeve me tradita të fuqishme të librit, dhe për rrjedhojë edhe unë, në mënyrë modeste kam arsyet e mia si ministër dhe si lexues besnik t′ju ftoj me plot zë ta gëzojmë së bashku 23 prillin, Festën e Librit!