Prishtine me, 20 Prill 2006.
I nderuar z. Minister…., te dashur vellezer kosovare!
Eshte nje nder i veçante dhe nje kenaqesi per mua te paraqes perpara jush perpjekjet e Qeverise se Shqiperise per forcimin e lidhjeve mes Shqiperise dhe Kosoves ne fushen e zhvillimit te industrise se turizmit ne te dyja shtetet tona. Me lejoni t′ju informoj se keto perpjekje tashme po institucionalizohen. Kontrata qe po nenshkruajme eshte pikerisht tregues i institucionalizmit dhe fryt i perpjekjeve te perbashketa. Ky institucionalizim dhe zhvillimi i marredhenieve tona jane te shtrira ne tre drejtime kryesore:
1. Rritja e nivelit cilesor te marredhenieve. Me lejoni t′ju bej me dije se ne Programin e saj per zhvillimin ekonomik te Shqiperise 2005-2009, qeveria ime konsideron zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem e cilesisht te ri si nje nga perparesite e programit(krahas promovimit te bujqesise/agroindustrise dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilesisht te ri ne Shqiperi ka te beje me promovimin e nje industrie turistike qe synon shfrytezimin e avantazheve krahasuese te vendit. Ne mendojme se baza e turisteve per Shqiperine jeni ju, vellezerit tane kosovare. Nje aresye me shume per t′u respektuar dhe sherbyer me standartet me te mira te turizmit tek ne.
Ne po perpiqemi t′i rrisim keto standarte. Shumë shpejt do të paraqesim përpara të gjithë veprimtarëve tanë turistikë Kodin Global të Etikës së Organizatës Botërore të Turizmit(OBT). Ky kod sjelljeje dhe profesionalizmi i njohur kudo në botë do të jetë pikë referimi dhe pasqyrë e shërbimit turistik edhe në Shqipëri. Duke u bazuar në një bashkëpunim të ri që kemi me operatorët turistikë(dhe veçanërisht me agjensitë turistike dhe shoqatat e tyre), brënda muajit maj 2006 do të organizojmë konferencën kombëtare të Biznesit Turistik në Shqipëri. E para e këtij lloji në shtetin tonë. Nga ana tjetër, dikasteri qe une drejtoj po bën të gjitha përpjekjet për të rritur nivelin e marrëdhënieve me OBT-ne (ne mars te ketij viti u takova personalisht me sekretarin e pergjithshem te OBT-se, z. Francesco Frangialli ne Panairin Nderkombetar te Berlinit). Kjo organizatë mund të vendosë në dispozicion fonde dhe projekte me shumë vlerë për Shqiperine, sikurse dhe per Kosoven. Tani ne kemi nje projekt te perbashket me OBT-ne dhe Organizaten Hollandeze per Zhvillim per perditesimin e legjislacionit turistik dhe krijimin e nje pakete te re ligjore per turizmin. Po ashtu, përvoja dhe profesionalizmi i ekspertëve të OBT-se mund të jenë shumë dobiprurës për hapat tanë të mëtejshëm në zhvillimin e turizmit. Nga ana tjeter, ne marrim ndihmese te çmuar dhe drejtimet e duhura per zhvillim te turizmit? nga struktura te tilla nderkombetare keshilluese si PNUD-i, USAID me projektin e tij “EDEN” ne Shqiperi, Peace Corps, GTZ-ja gjermane, etj. Me shumicen e ketyre strukturave ndihmuese ne kemi kontrata afatgjata. Gjykoj se ne kete drejtim(ne njohjen, perpilimin dhe menaxhimin e ketyre kontratave), ekspertet e ministrise sime mund te ofrojne ndihmesen e tyre modeste per koleget tane kosovare.
2.? Zhvillimi i t′zmit drejt avantazheve kryesore qe ofrojne te dyja shtetet tona. Mendoj se ne mund te ofrojme shume ne sektoret e turizmit kulturor dhe mjedisor(ejoturizmi). Keshtu per shembull, nga pikapamja e trashegimise kulturore, Shqiperia renditet vendi i dyte ne Pellgun e Mesdheut(pas Italise) per densitetin e monumenteve te kultures. Kem′.5 te tille per çdo kilometer katror. Nderkohe qe turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit në mbarë botën :15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Ne fund te dhjetorit te vitit te kaluar, ministria e Turizmit e Shqiperise shpalli Strategjine e saj Kombetare per zhvillimin e Turizmit Kultu′ e Mjedisor dhe nje plan konkret zbatimi te Strategjise. Vizioni ynë për të a′men e afërt është që turizmi kulturor dhe ekoturizmi përbëjnë pjesë të rëndësishme të produktit turistik të Shqipërisë dhe janë elementë të sukseshëm të ekonomisë kombëtare. Nga ana tjetër, ekoturizmi është një alternativë reale për përmirësimin e të ardhurave në komunitetet rurale. Shqipëria ndodhet në një situatë të mirë për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje, i orientuar në turizmin kulturor dhe në atë natyror.
3. Zhvillimi i turizmit ne Shqiperi dhe Kosove, ne perputhje me orientimet e Bashkimit Evropian dhe strategjite tona te integrimit te pershpejtuar ne BE. Me lejoni t′ju bej me dije se, ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti startin e ri te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me cilesore. Sikurse vete zevendesPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka perkufizuar ne Forumin e katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte :”Industria turistike e Evropes eshte nje sektor ne bum. Objektivi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet nje rritjeje te qendrueshme ne sektor”. Qeveria shqiptare ka vleresuar lart perfundimet e ketij Forumi dhe qendrimin e Komisionit Evropian per krijimin e nje Partneriteti te ri me te fuqishem per Turizmin Evropian. Ajo ka pare qarte mundesite e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural. Po ashtu, ne linje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin(kur e perfshire eshte edhe OBT), ministria e Turizmit e Shqiperise ka aprovuar draft projektin e OBT-se dhe PNUD-it per zhvillimin e qendrueshem te turizmit shqiptar te bazuar mbi natyren dhe te atij rural. Po ashtu, ne linje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005(workshopi “Mbi permiresimin ligjor ne çeshtjet e turizmit”), ne(sikurse e permenda edhe me lart) po bashkepunojme me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern, nepermjet projektit per perditesimin e legjislacionit. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Ministria e Turizmit e Shqiperise i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Si perfundim, ne mendojme se dy shtete tona i kane te gjitha aresyet dhe mundesite per te zhvilluar sektoret e ndryshem te turizmit dhe shtuar ndjeshem flukset turistike mes tyre. Sikurse shume shqiptare te Shqiperise kane mundesi te shfrytezojne turizmin alpin ne Kosove, ne mendojme se ju vellezerit tane ne Kosove nuk keni pse te vini ne Shqiperi per turizmin e reres dhe detit vetem per patriotizem. Duhet qe infrastruktura turistike, programet turistike te operatoreve, manualet dhe hartat turistike te Shqiperise t′i japin nje “ushqim te plote” cilesor sherbimesh dhe dijesh turisteve kosovare. Prandaj dhe do te vijme vazhdimisht ketu në Prishtinë për të promovuar turizmin tonë pranë institucioneve, agjensive e veprimtarëve kosovarë. Dhe veprimtaria jonë do të kulmojë me një panair Ndërkombëtar të Turizmit që do të organizohet brënda ketij viti në Tiranë, për ta listuar e′ kryeqytetin e Shqiperise në rangun e qyteteve kryesore në botë ku zhvillohen aktivitete të tilla. Duke shpresuar te marrim pjese se shpejti ne nje panair te tille ne Prishtine,???
Ju faleminderit!