Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Tirane 9 Shkurt 2006.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? e Repubikës së Shqipërsë e konsideron krjimin e Forumit të ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore si një nga zhvillimet më të rëndësishme në politikat integruese të rajonit. Pas shumë e shumë vitesh destabiliteti dhe krizash, më në fund, rajoni ynë ka dhënë shenja të qarta dhe të vazhdueshme se ka hyrë në rrugën e mbarë të zhvillimit ekonomik e politik, në rrugën e reformave dhe zhvillimit, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.Por ajo, që i afron më shumë qëllimet tona, është se të gjithë jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë m&′l; përpara dhe disa më prapa, por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë do të ndodhemi të përfshirë në strukturat evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Vetëdija e një të ardhmeje të tillë të përbashkët duhet të na shërbejë si një nxitje për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendeve të rajonit tonë, vende që përveç afërsisë gjeografike kanë shumë afërsi kulturore dhe historike. Por nga ana tjetër secili vend ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike autentike, pasuri e cila duhet pranuar se njihet më shumë nga vizitorët e largët të ardhur nga vende të tjera jashtë rajonit se sa nga fqinjët.Edhe pse marrëdhëniet kulturore janë një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, në rastin e rajonit tonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Në kuadrin e bashkëpunimit mes vendeve tona është vënë re një bashkëpunim në rritje në fushën ekonomike dhe kjo është një shenjë pozitive për proçeset e ardhme integruese të rajonit. Por në fushën e marrëdhënieve kulturore ne jemi ende shumë larg atij bashkëpunimi që vendet tona kanë në fushën ekonomike.Është e vërtetë që në raport me bashkëpunimin në fushat e tjera si ekonomia, bashkëpunimi kulturor nuk jep rezultuate konkrete dhe nuk sjell përfitime ekonomike të konsiderueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse bashkëpunimi ekonomik sjell përafrimin e interesave, bashkëpunimi kulturor sjell afrimin kulturor dhe shpirtëror mes popujve, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, vizioni i përbashkët i bashkëpunimit është para së gjithash një vizion kulturor. Ka ardhur koha që, bashkëpunimi kulturor mes vendeve të rajonit tonë të jetë më i programuar dhe i përfshirë në kuadrin e një strategjie të përbashkët për integrimin e rajonit.Pavarësisht se mes vendeve tona ka patur marrëdhënie kulturore me një intensitet të kënaqshëm, duhet të pranojmë se dialogu ndërkultuor mes vendeve të rajonit nuk është në nivelin e duhur. Barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur gjë që pengon transmetimin e vlerave kulturore nga njëri vend në tjetrin.Këto vlera komunikojnë më shumë me metropolet kulturore evropiane dhe botërore se sa me metropolet kulturore të vendeve fqinje. Lexuesi apo artdashësi i vendeve të rajonit tonë në shumë raste i merr këto vlera jo nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta kulturore mes vendeve ta rajonit por nëpërmjet metropoleve evropiane. Kështu një vlerë kulturore pasi është afirmuar në një nga vendet tona, kërkon afirmimin së pari në metropolet evropiane dhe prej andej pastaj njihet në vendin fqinj. Natyrisht kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por megjithatë ndodh në shumë raste. Në një skemë të tillë të qarkullimit të vlerave komunikimi i këtyre vlerave është më i kushtueshëm dhe me humbje cilësore, pasi nuk është një mënyrë e drejpërdrejtë transmetimi. Politikat tona kulturore duhet të orientohen pikërisht në krijimin e kushteve për lehtësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Me një strategji të përbashkët komunikimi dhe me politika kulturore të orientuara drejt bashkëpunimit rajonal duhet të synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme të këtij komunikimi. Kështu do të krijohej një hapësirë komunkimi e përbashkët që do të ishte në interes të të gjitha vendeve të rajonit.Ne duhet ta rivlerësojmë seriozisht edhe njëherë kapacitetin e përbashkët dhe dobinë e ndërsjellë që do të kemi nga krijimi i një hapësire të tillë. Një hapësirë e tillë e përbashkët komunikimi do thoshte edhe një treg i përbashkët i produkteve kulturore dhe një treg kolosal dhe me shumë përfitime për artistët e rajonit tonë. Ekzistenca e një tregu të tillë do të shumëfishonte audiencën apo lexueshmërinë e produkteve kulturore, dhe do t′i shndërronte disa gjini arti që vuajnë audiencën e ulët në gjini me më pak probleme financiare. Por mbi të gjitha një treg i tillë do të rriste konkurencën e vlerave dhe cilësinë e produkteve kulturore.Funksionimi i këtij tregu duhet shoqëruar me krijimin e lehtësive fiskale dhe proceduriale. Ne duhet të ndërmarrim nisma për nëshkrimin e marrëveshjeve që favorizojnë produktet kulturore dhe lëvizjen e lirë të artistëve dhe shkrimtarëve nga njëri-vend në tjetrin. Nuk ka kuptim që një shkrimtar apo artist ta ketë po aq të vështirë të shkojë në një vend fqinj sa dhe të shkojë një një vend tjetër evropian. Për këtë arsye në të ardhmen duhet të mendojmë për marrëveshje që lehtësojnë proceduarat e vizave për shkrimtarët dhe artistët ashtu sikurse kemi krijuar kushte lehtësuese për lehtësimin e vizave për biznesmenët.Mendoj se Këshilli i ministrave të kulturës të Evropës Juglindore është institucioni i duhur për krijimin e atmosferës së duhur dhe kushteve të përshtatshme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit tonë. Plani i veprimit që ne do miratojmë sot do të shërbejë si kalendari i bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit në kuadrin e Forumit. Duke krijuar një kalendar bashkëpunimi kulturor, ne kalojmë në një bashkëpunim konkret dhe realizojmë de facto atë hapësirë komunikimi të drejtëpërdrejtë, aq të nevojshme për kulturat tona.Nëpërmjet realizimit të këtij plan veprimi ne do të hedhim bazat e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e kulturës. Veprimtaritë e përbashkëta kulturore që do të propozohen këtu do të shndërrohen në institucione të rëndësishme të debatit dhe komunikimit kulturor mes vendeve tona. Ato do të jenë pikëtakime të rëndësishme me kulturat e vendeve të Evropës Juglindore, qendra të rëndësishme të dialogut kulturor, të shkëmbimit të vlerave dhe ideve. Ne e shikojmë planin e veprimit që do të miratojmë sot si hapin e parë të nismave të ndërmarra në kuadrin e funksionimit të këtij forumi. Në të ardhmen, natyrisht forumi mund të ndërmarrë hapa të tjerë dhe do të ketë sfida të tjera për të përballuar. Por me planin e veprimit ne i japim atij një funksion konkret, të dobishëm për komunkimin ndërkultuor të vendeve të Evropës Juglindore.
Ministria e Turizmit, Kulturë′ Rinisë dhe Sporteve ka si përparësi zhvillimin e turizmit kulturor. Ne mendojmë se bukuritë natyrore të shoqëruara me trashëgiminë kulturore e rrisin aftësinë joshëse të një vendi ndaj syrit të vizitorit të huaj. Për fat të mirë jetojmë në një rajon të pasur nga pikëpamja kulturore, në një rajon ku shtresëzimet kulturore janë të dendura dhe kryqëzimet kulturore gjithashtu. Në rajonin tonë gjejmë gjurmë të pothuaj të gjitha epokave të qyetetërimit perëndimor dhe atij të Lindjes së Mesme. Kjo e bën edhe më tërheqës për? syrin e të huajit, pasi në një hapësirë jo fort të madhe ai gjen dendësi të madhe trashëgimie kulturore dhe një informacion jashtëzakonisht të madh kulturor.Vetëm në Shqipëri p.sh gjenden të mbivendosur pranë njëri-tjetrit gjurmë nga kultura ilirike, kultura helene, kultura romake, bizantine, kristiane dhe otomane. Kjo natyrisht është një pasuri e madhe dhe është e zakonshme në të gjitha vendet e rajonit tonë.Por kjo pasuri ndodhet mbi një truall të bukur dhe kombinimi i këtyre të dyjave e bën turizmin e vendeve tona një turizëm joshës. Por është fakt se fluksi më i madh i turistëve vjen nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Turizmi ndërkufitar dhe ndërajonal është ende jo në nivelin e duhur. Ndërkohë që ky turizëm ka disa përparësi ndër të cilat është kostoja e vogël e shpenzimeve të udhëtimit për shkak të distancave të pakonsiderueshme që ekzistojnë mes vendeve tona.Unë mendoj se duhen ndërtuar politika të tilla që të favorizojnë turizmin rajonal, politika që duhet të fillojnë me krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve. Nga të dhënat statistikore që kemi, fluksi i turistëve shqiptarë është përqendruar pikërisht në vendet e rajonit si Turqi, Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kohët e fundit edhe në Bullgari. Shpresojmë që kjo tendencë të thellohet dhe me rritjen e stabilitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit e njëjta gjë të ndodhë dhe me turistët e vendeve të tjera në drejtim të Shqipërisë.Por ky zhvillim duhet të paraprihet me politika favorizuese dhe orientuese. Ne duhet të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, pasi jam i bindur se potencialet e përbashkëta duhen shfrytëzuar në mënyrë efikase për të mirën e përbashkët. P.sh kohët e fundit shumë të huaj që kalojnë pushimet në Korfuz të Greqisë vijnë edhe në Jug të Shqipërisë për të vizituar qytetin antik të Butrintit ose Sarandën dhe Gjirokastrën ashtu siç ndodh edhe me vizitorët e Malit të Zi apo me ato të Maqedonisë.Unë ju përshëndes përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe me këtë rast rikonfirmoj edhe njëherë përkushtimin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, që ky këshill të realizojë maksimalisht objektivat për të cilat është krijuar. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që ai të shndërrohet në një institucion efikas të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.