Tirane 29 Dhjetor 2005
Natyrisht që MTKRS me politikat dhe veprimtaritë qe ka organizuar në 100 ditët e para të qeverisjes, ka bërë një punë voluminoze, për të ciën unë vazhdimisht kam ftuar gazetarët ta monitorojnë, ftesë që? vlen dhe? për punën në vazhdim të ministrisë. Ndërkaq unë vazhdoj ti qëndroj idesë se ato cka në kemi realizuar në 100 ditë, ndonjë? parardhës i im nuk i kishte kryer gjatë një viti. Ne gjetëm një administratë të demoralizuar dhe ja dolëm ta motivojmë dhe të respektojmë skadencat në? kalendarin e aktiviteteve duke konsoliduar dinjitetin e institucionit në plan kombëtar dhe ndërkombëtar ; e them këtë sepse koha në dispozicion ishte maksimalisht e pakët dhe resurse ekonomike ine′stente . Ndër të tjera do të theksoja këto veprimtari:
Jubileu i 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, aktivitet i cili ishte bllokuar? në kohën e drejtuar nga parardhësi socialist. Kjo veprimtari u realizua me shumë dinjitet si në hapësirat kombëtare dhe atë ndërkombëtare në qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe në Vjenë, Mal të Zi etj.Në ato ditë realizuam? Ekspozitën Ndërballkanike “Good Morning Albania”, e cila shënoi një sukeses për promovimin e Shqipeërisë në arenen rrajonale të pikturës. Ky aktivitet u? nderua dhe nga pjesëmarrja e ministres së kulturës? austriake..
Java e trashegimisë kulturore evropiane, një nga edicionet më të pasura të mbajtura këto 5 vitet e fundit është nje tjeter dëshmi e atyre diteve. Ishte një aktivitet i fikur, më parë.. Për tu shënuar është aktiviteti ndërkombëtar letrar “Ballkanika” për letërsi që u zhvillua në Durrës e Tiranë.
1.Njëherësh një arritje të madhe, mund të cilesojmë shpalljen në fund të nëntorit të iso polifonisë popullore shqiptare si kryevepër të trashegimisë gojore të njerezimit nga UNESKO. Ne inicuam festivalin e dramës shqipe dhe atë të humorit respektivisht në Tiranë dhe Vlorë gjatë muajit dhjetor, ku përmes te cilave ne kuptuam problemet dhe arritjet në keto dy segmente të artit shqiptar.
Një nga pikat më të forta të punës sime si ministër dhe të dikasterit që unë drejtoj është hartimi i strategjisë së zhvillimit të turizmit, një alternim shumë profesional i turizmit natyror me atë kulturor. Për herë të parë kjo strategji u shoqërua me një plan veprimi konkret.Në këtë kuader une mund të permend turin e mbajtur per here te pare nga MTKRS “Qyteti dhe turizmi” ku dolen ne pah vlerat turistike, vecanerisht ato muzeale të qyteteve të ndryshme shqiptare.Në kuadrin e reformave që une kam ndërmarë është dhe organigrama e re në MTKRS, e hartuar për dy muaj në funksion të? promovimit të vlerave të vërteta profesionale dhe intelektuale të stafit, të cilin unë drejtoj.
2.Ishte një propozim, të cilin unë e cmoj shumë, për respektimin dhe vlerësimin? që ju bë punës sime në opozitë, por nuk më habiti, nisur nga përgatitja ime profesionale dhe? back raundi im politik. Ishte një mundësi e madhe që mu dha për të shërbyer në kabinetin e filozofisë së ndryshimit, pra të isha pjesë e kabinetit Berisha.
Nga ana tjetër duke qenë se jam dhe mbetem gjithmonë një mik i librit dhe i artistëve, mendoj se ky fakt i cili mu kthye në një mbështetje të forte morale për të përballuar këtë mision. Për koencidencë unë bëra një fushatë zgjedhore të mbështetur ne vlerat e librit, pikturës shoqëruar dhe me? artistë. Vetëm vlera e librave të dhuruar në elektorat është mbi një million lekë të reja.
3.Dua të thkesoj se kryeministri Berisha është një? lider i padiskutueshëm i së djathtës dhe në vecanti si kryetar që arriti të sjellë në pushtet atë opozitë, pushteti i të cilës ishte rrëzuar me dhunë dhe pikërisht ai risolli votën e lirë në Shqipëri. Autoriteti i tij ekziston por bëhet fjalë për një Autoritet pozitiv tejet bashkëpunues? dhe ndërtues që i jep shtetit seriozitetin e nevojshëm. Dua të theksoj se kryeministri Berisha me autoritetin e plotë në qeveri nuk më ka krijuar asnjëherë pengesë në punën time si ministër, por përkundrazi më ka mbështetur dhe se ky autoritet i kryeministrit më ka dhënë gradat e lirisë së nevojshme si ministër në realizimin e politikave të ministrisë dhe përzdhjedhjes së njerëzve me të cilët unë punoj.
4.Konflikti im me Federatën dhe vecanërisht me ish presidentin e saj Armando Duka zhvillohet në kuadrin e asaj transparence që ne i kemi premtuar shqiptarëve. Në këtë konktekst ne do të vazhdojmë të kërkojmë të kryejmë auditin. Përsa i përket zgjedhjes së Dukës ajo nuk është aspak sfidë për mua, por është sfidë për moralin e atyre që e zgjodhën me një proces të manipuluar dhe së dyti që nuk ishte aspak i rregullt nga pikëpamja ligjore, pasi vendimi i gjykatës akuzoi drejtuesit për shkelje në statut. Nëse gjykata do të konfirmojë se zgjedhjet në asamblenë e federatës ka qenë të paligjshme, surpriza e vërtetë do të jetë kryerja e? auditimit në federatë, në këtë ishull të uzurpuar nga manipulatorët që kerkojnë ta largojnë nga procesi i transparencës. Unë si minister vazhdoj të pres gjakftohtë vendimin e gjykatave më të larta dhe ndërkohë mbaj kontakte korrekte me UEFA-n dhe FIFA-n, kontakte të cilat kërkonin ti vinin në rrezik manipulatorët e federatës.
Unë nuk ndihem i sfiduar pasi jam i bindur dhe do punoj për pavaresinë e Federatës por jo me drejtuesit të zgjedhur në menyrë? të paligjshme. Personalisht kur konkurroj gjithmonë fitoj. Tek kjo pyetje këmbëngul sërish se motoja ime ka qenë dhe do të mbetet zbatimi i ligjit, pra jam i vendosur në vazhdimin e transparencës në Federatë; ligji nuk mund të sfidohet nga antiligji.
5.Libri shihet nga ne si element thelbësor I lidhjeve të individit me shoqërinë sepse ai është ndikuesi kryesor në përgatitjen e individëve shoqëror gjithmonë parësor në çdo përpjekje modernizuese.
Viti i Kadaresëë është padyshim dëshmi solide e këtij impenjimi, i cili po konkretizohet me aktivitete kushtuar këtij personaliteti të madh të letrave shqiptare.?
Në organizuam për herë të parë në Shqipëri në muajin tetor, konkursin Ballkanika të librit.Njëherësh kemi zhvilluar konkursin për dhënien e cmimeve speciale për “Revistën kulturore, më të mirë”( fituar nga Revista Përpjekja)? si dhe po punojmë për konkursin e shpërndrajes së cmimit biblofil “Lumo Skendo”, ndërkohë qe pritet të hapet dhe një librari me emrin e këtij personaliteti të madh të kombit shqiptar.
Po punohet për ti dhuruar Bibliotekës universitare të fakultetit Histori-Filologji, bibliotekës së Qytetit Studenti asaj të rektoratit të Universitetit të Tiranës një fond librash nga botimet e kësaj ministrie ndër vite, si dhe? po organizojmë tryezën e rrumbullakët “Rinia dhe Libri”.Më 28 prill do të promovohet në Tiranë Lahuta e Malcisë e përkthyer në anglisht nga albanologu Rober ELSIE e tashmë e botuar në Angli dhe SHBA Ne? synojmë të themelojmë një shkollë vere të përhershme që do të ndiqet nga studentë dhe pedagogë të huaj me qëllim njohjen dhe përkthimin e librit shqip në gjuhët e tjera. Si MTKRS po mbështesim botimin e librit “Antologjia e Plagëve”.për tu dhënë më shumë vizibilitet shkrimtarve të përndjekur gjatë diktatures pa dashur të ndertojmë apo shkaterrojmë hierarki vlerash,thjesht për të krijuar një mundesi komunikative me lexuesin.
6.Ne nuk do ti përkrahim në aspektin material këto aktivitete por mbështetja jonë morale nuk do tu mungojë.? Nuk do të vazhdojmë taktikat e mëparshme për levrim fondesh të mëdha në të tilla spektakle, ku harxhohej një pjesë e mirë e buxhetit të MTKRS. Ne kemi thënë që do ti japim mbështetje dhe prioritet trashgimisë kulturore dhe librit, si bazë e politikave tona kulturore.
7.Marëdhëniet me publikun i cilësoj si shumë të rëndesishme në pasqyrimin e punës jo në aspektin personal por të politikave dhe reformave kulturore që po ndërmerr MTKRS. Njëherësh këtë vlerësim e ndaj dhe për pasqyrimin në media të punës së artistëve, shoqatave dhe enteve të pavarura si dhe institucioneve që ndërvaren nga Ministria. Unë gazetarët i vlerësoj më shumë se pronarët dhe botuesit që mediat e tyre i lidhin me grupe të caktuara interesi. Ndëkohë në filozofinë time të punës transparenca ne media ka një rol të vecantë dhe keëë e kam kontrizuar me një urdhër të brendshëm sipas të cilit cdo drejtori në ministri duhet të publikojë informacion të rregullt, vecanërisht në pormovimin e vlerave të turizmit dhe projekteve të kulturës, shoqëruar me kostot përkatëse financiare.
8.Kafe me shpesh pi me ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, Omer Stringën, por edhe me? miq shumë të mirë të mitë siç janë botuesit e mediave të djathta, që kanë qenë të tilla dhe kur kjo forcë ishte në opozitë. Ndërkohe marëdhëniet e mia janë shumë miqësore dhe me emra që nuk janë të spikatur në politikbërjen e seliseë së PD.
9.Në radhët e opozitës ka shumë miq por që nuk po i? përmend emrat e tyre” pasi nuk dua tu a prish? biografinë? e pastër” që u kërkon PS.
10.Natyrisht që një libër është më interesant se një sherr me bilbila. Në këto kohë që ju pyesni në parlament, kam lexuar librin”Triumfi i diellit” i autorit Ëilburn Smith.
11.Formulimi i pyetjes është i gabuar pasi bëhet fjalë për 4 sektorë. Turizmi, Kulturë, rini dhe sport.
Në kuadrin e reformave të thella të ndërmarra në qeverisjen Berisha, unë si pjesë? e kabinetit kam qenë ndër të parët ministra që kam bërëe organiogramën e re të MTKRS. Në këtë fryme është konceptuar se turizmi dhe kultura janë shinat kryesore mbi të cilat do të ecë integrimi europian i Shqipërisë. Bashkimi i turizmit dhe kulturës synoi që të rriten dhe vihen më në pah vlerat e dy prej pasurive më të mëdha kombëtare. Pasuria e tretë është rinia e cila nga qeveritë parardhëse është menaxhuar në menyrë jo efikase? Program i MTKRS si pjesë integruese e programit qeverisës ka synuar një ndryshim konceptual në këtë drejtim. Përsa i përket thelbit të pyetjes se sa e vështirë është për mua si ministër të drejtoj këto sektorë në një ministry, unë gjithmonë jam drejtuar nga parimi i qeverisë së shërbimit dhe këtë e shoh jo vetëm si sfidë intelektuale por dhe të gjithë dikasterit që une drejtoj. Por dua të theksoj se ngarkesa e kësaj ministrie nuk është shumë më e madhe se e atyre të tjerave, pasi në turizëm ne mbulojmë vetëm strategjitë dhe politikat e promocionit të tij dhe jo investimet. Ky proces i përket Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike.
12.Ngrirja e Filip Cakullit, intelektualit, dhe humoristit të shquar në partinë demokratike e cilësoj si një humbje të madhe për partinë tonë, ndërsa cdo rrjedhje tjetër është e parëndësishme për mua. Këtë opinion e kam patur edhe për vitet e mëparshme.
Pyetjet personale
1—Nuk jam shumë i pasur sic përflitet. Unë zotëroj një pasuri të trashëuar nga prindërit e mia dhe të bashkeëshortes ime. Natyrisht vitet që PD ka qenë në opozitë pra që nga 97 une kam punuar si pedagog në fakultetin e ekonomisë, të universitetit të? Tiranës ( ku kam dhënë leksione të lëndës” Paraja dhe Banka”) dhe gjatë kësaj kohe jam përpjekur ta menaxhoj sa më mirë pasurinë e familjes sime.
2—Unë në poiltikë kam hyrë në vitin e trazirave dhe të veshtirë të 97, kur nga PD po largoheshin një pjesë e madhe.
Politikën nuk e konsideroj si dhënie dhe si marrje por si ideal. Në këtë kontekst si? individ kam pëlqyer të jap për PD por? natyrisht dhe politika dhe lidershipi i PD më vleresoi, sic qe dhe rasti konkret që pas 8 vitesh në opozitë, kryeministri Berisha më besoi në kabinetin e parë të Tij ekzekutiv.
3—Dua të flas për aspektet e “këqija”. Them se jeta publike më ka ngushtuar hapësirat e lirisë . Kam shumë më pak kohë të qëndroj me familjen dhe me miqtë e mi të vjetër. Momentet që kam në dispozicion mundohem ti shfrytëzoj sa më shumë. Por nga ana tjetër jeta pubklike më jep kënaqësinë e madhe për të shërbyer komunitetit.
4- I përkas asaj kategorie që beson se Fëmijet bëhen me dëshirë.
5—-Me shaka po ju them se “PO , por jo me gruan time′( QESH).
6—Natyrisht që nuk bëhet
7—Si pedagog i ekonomisë, por disa miq më thonë kryeministër (Qesh….)
8—–Aspak. Mendoj se dialektet e pasurojne gjuhen. Megjithse prej 20 vjetesh jetoj ne TR ndihem mire me dialektin që kam.
9—Krenohem me origjinën time ; së pari gjithcka që përfaqëson Vlora.
dhe se dyti karakteri im aspak konformist megjithë lidhjet shoqërore që kam patur me eksponentë të majtë në 97-98 nuk kam menduar kurrë të flirtoj me ta, megjithëse ata e dëshironin një gjë të tillë.
10-( per Berishen) E kam kuptuar dhe do ta kuptoj gjithmone shume mire pamvaresisht dy dialekteve të ndryshme. Ju kujtoj ketu thenien e poetit tonë të madh Ndre Mjeda”Nja ashtë gjuha, komi- nja.”Si deputet i Vlorës kuptoj dhe e vlerësoj në maksimum liderin e së djathtës Berisha, në cdo kohë të mirë a të keqe dje dhe sot dhe nesër si vlonjat, pedagog deputet, Ministër e prapë si vlonjat.
11-Vlonjatet janë pjesetarë të races shqiptare me cene e virtyte .Por theksoj? që për mua shqiptarë janeë njeë racë e zgjedhur.Kjo është një bindje etike jo shovinizëm.
12-Ligji antiskaf ështe ai i duhur. Ai i shërben më shumë të ardhmes së të sotmes dhe imazhit integrues të vendit tonë.
13—–Ju keni informacionin e gabuar pasi unë me të vërtetë jam diplomuar për inxhinieri me rezultate të larta, por jam njëherësh dhe ekonomist e jurist. Pasioni im për librat dhe pikturat lidhet me formimin tim profesional dhe moral.