Strategjia e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Tirane me, 09 Dhjetor 2005
Te nderuar veprimtare private turistike,
Te nderuar pjesemarres te tjere ne kete Konference,
Me lejoni te pershendes kete nisme tuajen qe shpresoj dhe uroj te jete dobiprurese per industrine turistike shqiptare. Nga nje vend teresisht i izoluar dhe me turiste te huaj qe numeroheshin me gishterinjte e njeres dore ne muaj me pak se dy dekada me pare, vitin e kaluar kemi pritur me shume se gjysem milioni turiste. Progresi i viteve te fundit ka qene pothuajse gjeometrik. Mundesite tona per te zhvilluar kete industri jane te medha. Kete vit mund te presim me kapacitetet qe kemi edhe 50 mije turiste te huaj me teper, duke i sjelle ekonomise kombetare rreth 50 milione euro me shume dhe kontribuar ne ngritjen graduale te pjeses se turizmit ne produktin e pergjithshem te vendit(GDP-ne) nga 10 ne 15 perqind. Por per kete duhet te bashkepunojme te gjithe: qeveri qendrore, qeveri vendore (bashki, komuna, qarqe, prefektura), agjensi e veprimtare te tjere turistike, biznesi hotelier, biznesi i madh, i mesem e i vogel shqiptar dhe i huaj, struktura te shoqerise civile dhe media. Jam i bindur se kjo konference do ta jape kete mesazh jetesor per bumin ne turizem qe e presim te gjithe te ndodhe. Prandaj edhe Konferenca e pare Kombetare e Biznesit Turistik ne Shqiperi shenon pa dyshim hapjen e nje epoke te re. Ate te bashkepunimit intensiv mes te gjithe veprimtareve turistike per te rritur gamen dhe cilesine e sherbimeve te ketij sektori. Sot kemi 673 hotele turistike te shperndare ne te gjithe vendin, qe ofrojne 17,000 shtreter fjetjeje. Pa dyshim nje rritje me here, ne krahasim me pak vite me pare. Mirepo kjo oferte e forte akomodues duhet te bashkerendoje programet e saj mikpritese, ne menyre qe edhe Shqiperia te lidhet me agjensite e medha nderkombetare te sigurimit te turisteve te huaj, duke mundesuar ardhjen e grupeve relativisht te medha te turisteve. Nga ana tjeter, industria ne rritje turistike tek ne, ka nevoje per nje kuader ligjor dhe ambient favorizues investimi e kryerje aktiviteti. Prandaj me lejoni te rendis mes veprimtareve kryesore turistike edhe vete qeverine shqiptare. Duke ju paraqitur perpjekjet e deritanishme te saj per zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem e cilesisht te ri. Keto perpjekje jane perqendruar te tri drejtime kryesore:
1. Zhvillimi i turizmit cilesisht te ri ne Shqiperi ka te beje me promovimin e nje industrie turistike qe synon shfrytezimin e avantazheve krahasuese te vendit. Per t′i shfrytezuar ne kohe dhe si duhet keto perparesi, ne 17 dhjetor 2005, ne bashkepunim te ngushte me PNUD-in, shpallem ne nje tryeze te rrumbulaket me te gjithe aktoret e turizmit Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Kulturor dhe Mjedisor. Është e para strategji që shoqërohet me një plan konkret veprimi, ne te cilin jane parashikuar edhe kostot reale. Synojme te kemi në vëmendje si turizmin në plazh, edhe turizmin kulturor, atë rural e mjedisor njëkohësisht. Veçanerisht mund te sigurojme avantazh e te jemi konkurrues ne Mesdhe e Ballkan me turizmin kulturor dhe mjedisor shqiptar. Kjo pse keto sektore turizmi, se bashku me ate te aventures perfaqesojne tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato zene sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Vizioni ynë për të ardhmen e afërt është që turizmi kulturor dhe ekoturizmi te përbëjnë pjesë të rëndësishme të produktit turistik të Shqipërisë dhe te jenë elementë të sukseshëm të ekonomisë kombëtare. Nga ana tjetër, ekoturizmi është një alternativë reale për përmirësimin e të ardhurave në komunitetet rurale.Ne zbatim te Strategjise se shpallur ne dhjetor 2005 dhe si vijim i takimit që në shtator 2005 kryeministri Berisha zhvilloi në Nju Jork me Administratorin e Përgjithshëm të PNUD-it, z. Qemal Dervish, ne prill te ketij viti nenshkruam me PNUD-in nje kontrate afatgjate me vlere rreth 3.5 milione dollare per mbeshtetjen e turizmit kulturor dhe mjedisor ne Shqiperi. Keto para do te shkojne per forcimin e kapaciteteve njerëzore ne industrine turistike, nëpërmjet trajnimeve në vendin e punës për veprimtarët turistike dhe zbatimit te Programit te Çertifikimit e të Trajnimit të Guidës Kombëtare. Marreveshja me PNUD parashikon edhe kalibrimin e aktivitetit turistik shqiptar me standartet ndërkombëtare, si dhe programin e ngritjes së cilësisë kombëtare në shërbimet turistike. Do të përmirësohet sistemi i klasifikimit me “yje” në parametra të pranuar nga standartet ndërkombëtare(p.sh. hotel me tre apo katër yje) në ambientet akomoduese të turistëve. Do të shtrihet Çertifikata “Blue Flag(Flamuri Blu”) tek plazhet e bregdetit dhe të liqeneve tona, në lidhje me pastërtinë dhe cilësine e tyre. Do të aplikohet standarti “Green Globe 21(Globi i Gjelbërt 21)” për aktivitetet mbështetëse të turizmit, si dhe mjaft standarte të BE-së për transportin, bujqësinë organike dhe sigurimin ushqimor. Bashkepunimi me PNUD-in përfshin gjithashtu praninë e një shërbimi në internet t′ml; klasit botëror dhe efekti per Shqipërinë. Ky shërbim do të ketë informacione më të detajuara mbi itineraret turistike në vendin tonë dhe kontakte me kompani turizmi të liçencuara dhe me websitet e tyre. Po ashtu, në program eshte menduar nje projekt për të ngritur imazhin e vendit në sytë e të huajve në tërësi, por edhe të kompanive dhe agjensive ndërkombëtare që orientojnë pushimet e turistëve në mbarë botën, në veçanti. Nëpërmjet marreveshjes me PNUD-in do të nxisim turizmin e bazuar në komunitetet, nje program ky me vlerë mbi 550 mijë dollarë.
Por nxitja e turizmit nuk vjen vetem nga bashkepunimi me PNUD. Para tri ditesh isha ne Fier ne diten e lansimit te sezonit te ri turistik per kete rajon. Ne kete qark bashkia e Fierit dhe dega e Policise se trafikut kishin hartuar, ne bashkepunim me organizaten hollandeze SNV, nje projekt interesant. Ate te sinjalistikes turistike per te gjithe qarkun. Duke shfrytezuar sinjalistiken italiane, e cila eshte ne perputhje me standartet e BE-se per kete kategori sherbimi turistik. Ky projekt eshte ne pritje te nje donacioni te vogel(rreth 20 mije euro) per te prodhuar tabelat. Shume shpejt me mini projekte te tilla do te mund te pajisim me sinjalistiken e duhur rrethet me potencial me te larte turistik, per te ardhur gradualisht ne nje program te unifikuar te sinjalistikes turistike kombetare, ne perputhje te plote me ate te vendeve te Bashkimit Evropian. Eshte nje hap i vogel, por konkret ne fushen e infrastruktures se nevojshme turistike.???
?Rritjes se cilesise se sherbimeve turistike do t′i sherbeje edhe paraqitja sot e Kodit Global të Etikës të Organizatës Botërore të Turizmit(OBT) ne kete Konference. Ne si ministri e kemi perkthyer Kodin ne shqip dhe kemi pergatitur Memorandumin per Zbatimin e tij, per ta nenshkruar ketu me te gjitha shoqatat perfaqesuese te agjensive turistike dhe strukturave te tjera akomoduese te turisteve, si dhe me operatoret e tjere turistike te vendit. Ky kod sjelljeje dhe profesionalizmi i njohur kudo në botë(zbatohet ne me shume se 70 vende anetare te OBT-se) do të jetë pikë referimi dhe pasqyrë e shërbimit turistik edhe në Shqipëri. Ai pa dyshim do te ndihmoje te terheqim turistin cilesor dhe elitar ne Shqiperi. Kodi perfshin nende nene, te cilat theksojne “rregullat e lojes” per destinacionet turistike, per qeverite, per tour-operatoret, per agjentet turistike, per punonjesit qe kryejne sherbimet turistike dhe per vete udhetuesit turista. Neni i dhjete trajton rregullimin e ankesave dhe verejtjeve nepermjet Komitetit Boteror mbi Etiken ne Turizem. Kodi do te sherbeje edhe ne Shqiperi per te minimizuar impaktin negativ te turizmit mbi ambientin, duke maksimizuar perfitimet e vendit prites te turisteve, pra Shqiperise. Ai e sheh industrine turistike si perdoruese te trashegimise kulturore dhe kontribuese te ruajtjes e permiresimit te saj. Kodi mbron edhe turizmin social, ne menyre qe kategorite me te pambrojtura te popullsise te perfitojne nga sherbimet turistike. Ai eshte perkrahesi me i vendosur i lirise se plote te levizjes se turisteve, duke e sanksionuar kete te drejte ne nenin 8-te te tij. Por Kodi Global i Etikes ne Turizem ka nevoje per shume pune e organizim qe te zbatohet si duhet. Per kete angazhimi i ministrise se Turizmit do te jete i plote, duke filluar nga mua personalisht deri tek nepunesi me i thjeshte i ketij dikasteri. Ne do te kerkojme koordinim dhe ndihme nga komuniteti nderkombetar donator, me te cilin kemi lidhur kontrata pune afatgjata, si me PNUD, me USAID nepermjet programit “EDEN”, me SNV, me Korpusin e Vullnetareve te Paqes dhe po punojme te permbyllim kontrata mbeshtetjeje afatgjate me GTZ dhe Bashkepunimin Italian.Me ministrine Brendshme po punojme per liberalizimin e plote te rregjimit te vizave per turistet nga vendet e Azise Juglindore, nga Rusia dhe Evropa Lindore, te cilet jane ne rritje te konsiderueshme si numer.Me Ministrine e Jashtme do te diskutojme shume shpejt plane konkrete per pajisjen e personelit sherbyes te ambasadave tona ne vendet me potencial me te larte te sjelljes se turisteve ne Shqiperi, me paketen e ofertave turistike shqiptare. Jo vetem me materiale informative te pergjithshme per atraksionet shqiptare, por edhe me kontaktet e ofertat konkrete nga ana e veprimtareve kryesore private turistike ne Shqiperi.
Nje program dhe oferte e mire turistike eshte e manget pa informacionin baze turistik per terheqjet turistike te vendit. Nderkohe qe njohja e potencialeve turistike te vendit mungon mes shoqerive e agjensive turistike nderkombetare qe pergatisin turet e programet turistike. Po a′u dhe mes vete “popullit” te turisteve nderkombetare. Nje mjet i drejtperdrejte dhe efikas ngelen gjithnje guidat(librat udherrefyes) turistike. Ne synojme qe çdo qytet i Shqiperise te kete brenda muajit qershor te ketij viti guiden e vet turistike. Ne fund te ketij muaji mendohet po ashtu te jete gati nje guide e pergjithshme turistike per Shqiperine. Ndersa brenda qershorit 2006 nje guide dhe harte e plote e monumenteve shqiptare te kultures. Po pergatitet po ashtu nje album “Shqiperia nga ajri”, si dhe nje ekspozite me te njejtin emer qe do te udhetoje ne qytete te vendit, ne Kosove, Maqedoni e shtete te tjera te Ballkanit apo dhe me tej.
Po punojme te rrisim cilesine e pranise sone ne panairet e takimet nderkombetare per turizmin. Rritjen e cilesise nuk e shikojme vetem tek ndihma dhe asistenca profesionale e dhene nga struktura keshuilluese e donatore, si programi “EDEN” i USAID-it. Ne mendojme se cilesia me e arrire e stendave tona do te jete kur vete biznesi privat turistik do te mund te prezantohet i plote me ofertat e tij me serioze. Per kete do te bashkepunojme intensivisht me shoqatat kryesore te operatoreve turistike. Po ne bashkepunim me ta do te synojme per kete vit te organizojme Panairin e pare Nderkombetar Turistik te Tiranes. Ne linjen e shkembimit te informacionit dhe njohjes se programeve dhe ofertave tona turistike eshte edhe organizimi ne Shqiperi i Simpoziumit Nderkombetar me Veprimtaret Turistike(po brenda qershorit 2006) me mbeshtetjen e eksperteve nga UNESCO.
2. Ministria e Turizmit po bën të gjitha përpjekjet për të rritur nivelin e marrëdhënieve me OBT-ne dhe ne pergjithesi me gjithe komunitetin donator nderkombetar, ne funksion te marrjes se ndihmes sa me cilesore e intensive per zhvillimin e nje kuadri ligjor favorizues per investimet dhe berjen e biznesit ne turizem. OBT eshte FMN-ja e industrise turistike mbareboterore. Ajo mund të vendosë në dispozicion fonde dhe projekte me shumë vlerë për Shqiperine. Tani ne kemi nje projekt te perbashket me OBT-ne dhe Organizaten Hollandeze per Zhvillim per perditesimin e legjislacionit turistik dhe krijimin e nje pakete te re ligjore per turizmin. Aty duam te fusim shume ide dhe propozime te vete biznesit turistik per lehtesira fiskale per investimet ne turizem dhe aktivitetin turistik(te tilla si perjashtimi nga tatimi mbi Fitimin i investimeve, heqja e TVSH-se per paketat e programet turistike-nje mase qe e ka ndermarre me shume sukses vendi yne fqinj, Kroacia, e cila ka katerfishuar numrin e turisteve brenda nje periudhe prej pese vjetesh, etj.). Po gjejme mirekuptim dhe mbeshtetje nga ministrite e tjera te linjes, si ministria e Financave, ajo e Rregullimit te Territorit dhe Transportit, ministria e Brendshme, etj. Përvoja dhe profesionalizmi i ekspertëve të OBT-se pa dyshim do të jenë shumë dobiprurës për hapat tanë të mëtejshëm ligjore në zhvillimin e turizmit.
3. Me lejoni gjithashtu t′ju informoj se po punojme intensivisht per te ingranuar zhvillimin e turizmit shqiptar sipas parametrave, standarteve dhe frymes se strategjise se zhvillimit te turizmit te Bashkimit Evropian. Ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti startin e ri te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me cilesore ne kete sektor. Sikurse vete zevendesPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka perkufizuar ne Forumin e katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte :”Industria turistike e Evropes eshte nje sektor ne bum. Objektivi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet nje rritjeje te qendrueshme ne sektor”. MTKRS ka vleresuar lart perfundimet e ketij Forumi dhe qendrimin e Komisionit Evropian per krijimin e nje Partneriteti te ri me te fuqishem per Turizmin Evropian. Ajo ka pare qarte mundesite e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural. Po ashtu, ne linje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin(kur e perfshire eshte edhe kontributi i OBT-se), ne kemi aprovuar draft projektin e OBT-se dhe PNUD-it per zhvillimin e qendrueshem te turizmit shqiptar te bazuar mbi natyren dhe te atij rural. Po ashtu, ne linje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005(workshopi “Mbi permiresimin ligjor ne çeshtjet e turizmit”), ne po bashkepunojme me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern, nepermjet projektit per perditesimin e legjislacionit qe permenda me siper. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Ministria jone i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Duke perfunduar, i uroj konferences dhe perfaqesuesve kryesore te biznesit privat turistik pune te mbare dhe pergatitjen e nje plani ambicioz veprimesh e perpjekjesh deri ne mbajtjen e konferences se ardhshme kombetare vitin qe vjen. Pse pa dyshim ky aktivitet ia vlen te institucionalizohet dhe te behet nje tribune e marrjes se mendimit sa me profesional te veprimtareve private turistike, ne dobi te nje turizmi cilesor e konkurrues tek ne.
?Ju faleminderit!