Ibrahim Rugova, Gandi bashkekohor

Tirane 5 Nentor 2005.

Fjala e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Bujar LESKAJ, per vepren dhe personalitetin e Dr. Ibrahim RUGOVES .Jane shume te rralla rastet ne Krestomacine e shqiptareve te medhenj te te gjitha koherave ku te rrije krah per krah kulturologu. politikani, qe shnderrohet ne lider shpirteror, dhe permasa humane, si tek Ibrahim Rugova.Jemi sot ketu per te promovuar korpusin e veprave te plota te tij dhe ju bej te gjitheve ftese qe ketij akti te perpiqemi t’i gjejme nje sintoni me kohen dhe do te kuptojme se jemi te vonuar. Ajo e ka trajtuar kete veper, kete mendim dhe veprim duke respektuar ligjesite qe shoqerojne te pazakonshmen.Veset e races vepruan dhe ndaj Rugoves, ishte nje reagim skin nje perballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikes vizionare e moderne me derivatet ative te saj, te shqiptaresise se kulluar, qe kerkon te integrohet, ideologjine e stepave dhe zedhenesit e tyre shqiptare e jo shqiptare.Por tubimi yne eshte i dobishem, ketu gjenden nivele te larta te mendimit intelektual e politik shqiptar qe sot behen zedhenes te jesise qe Ibrahim Rugova,presidenti i Kosoves,Gandi bashkekohor, esteti dhe teoricieni i letersise eshte formula shqiptare me frytdhenese.Eshte keshtu sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta beje me doktrinen Pjeter Bogdanit, Nene Terezes dhe Papa Gjon Palit II.Te shkuaren kulturore shqiptare e racionalizoi ne bashkekohesi dhe tej, duke krijuar keshtu nje mendim politik te llojit te vecante. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash eshte ruajtur krimi, po kthehet ne toke paqeje, kjo ishte metamorfoza, sfida e Rugoves.Kur kombit shqiptar i qasej ora e lige, andej dhe ketej kufirit, kurperandoria e se keqes shfaqej ne format e veta te idhta, atje si pushtim i huaj e ketu si urrejtje klasore, vetem dy burra paten tagrin dhe pergjegjesine te rrinin brenda perkufizimit kantian “duhet te reagosh ndaj se keqes qe te mos behesh fajtor per triumfin e saj”:ata quhen Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.Ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit dhe Kultures e Shqiperise do te jete ne lartesine e mendjes qe kjo veper meriton, duke bere te njejten qe po bejme sot edhe ne rrethet e tjera te vendit. Dhe se fundi me lejoni te bej nje konsideratepersonale “Pas Skenderbeut ne geten e profeteve te kombit,Ibrahim Rugova ze te parin vend”