Strategjia e Turizmit pikenisja e suksesit.

Tirane me, 10 Tetor 2005.

FJALA E MINISTRIT Z. BUJAR LESKAJ NE PREZANTIMIN E STRATEGJISE SE ZHVILLIMIT TE TURIZMIT.
Kam kenaqesine te ju shpreh falenderimet per pjesemarrjen ne prezantimin nga ana e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Strategjise dhe Planit te Veprimit per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor.Kjo strategji dhe ky plan eshte perpunuar ne kuadrin e perparesive qeverise ndaj turizmit, vecanerisht atij kulturor dhe mjedisor. Krahas kthimit te industrise turistike ne element thelbesor te PBB-se keto forma te turizmit kane nje impakt negativ minimal ndaj mjedisit dhe efekte maksimale ne drejtim te plazmimit te kujteses historike si garanci e identitetit kolektiv te Kombit Shqiptar duke qene deshmitare autentike të renditjes se Shqiperise ne radhet e pese popujve kultureformues te antikitetit.
E bashkerenduar me efektin psikologjik qe sjell perkujdesja ndaj monumenteve kjo kthehet ne nje faktor te rendesishem per integrimin e Shqiperise si nje popull me kulture te lashte qe e respekton dhe e ruan kete kulture ne Bashkimin Evropian.Nie perparesi e tille perputhet mire me linjat kryesore kulturale dheekonomike te BE-se te pervijuara kete vit ne Lisbone: “Ne mijevjeçarin e ri prioritet i padiskutueshem i Bashkesise Evropiane eshte edukimi nepermjet kultures… cka eshte e paarritshme pa u mbeshtetur ne trashegeimine kulturore evropiane… ne sitet, monumentet, dhe veprat e artit… Kjo trashegimi paraqet nje pasuri te jashtezakonshme me objekivat social- ekonomike nepermjet se ciles mund te korren te ardhura
tejet te rendesishme si ne nivel mikro ashtu edhe ne nivel makro…
Turizmi kulturor eshte veprimtaria me premtuese e bashkepunimit nderkultural.Nje politike e tille perputhet mire me strategjine e re te turizmit e Cila, sipas specialisteve, “ka hyre ne fazen e tijte trete, karakteristike se ciles eshte perzgjedhja… Trend mbizoterues i kesaj faze eshte turizmi kulturori cili per vitet e ardhshem parashikohet te kete rritme zhvillimi rreth 10 here me te larta se turizmi tradicional, ai i reres”
Si i tille jo vetem ne strategjine e re qeveritare por edhe ne mbare boten konteksti socio- ekonomik i turizmit ka ndryshuar ne menyre dramatike. Presioni per ristrukturimin substancial te ketij aktiviteti, qe nga konfigurimi organizativ deri tek zgjidhjet teknologjike te marketimit eshte ne rritje galopante”. Si i tille menaxhimi i trashegimise kulturale evropiane ne Evrope po ritrajtohet ethshem dhe thelbesisht edhe ne vendet me turizem tradicional kultural. Rrjedhimisht nese vendi yne ka nje prapambetje ne infrastrukturen turistike klasike, kjo prapambetje paraqitet mjaft me e zbutur ne fushat e turizmit kulturor dhe mjedisor.Struktura qeveritare se ciles i perket venia ne jete e perparesise programatike te qeverise ndaj turizmit kultural eshte Ministria e Tur?izmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Kjo ministri eshte pikerisht çernjera, nyja nderlidhese, e cila bashkon industrine turistike me vlerat e kultures materiale (qytete muze, ansamble ar-kitektonike, site arkeologjike, monumente dhe vepra te veganta arti, muze) dhe njekohesisht katalizatori me i pershtatshem per koordinimin dhe shfrytezimin e vlerave te tjera nga mjedisoret tek agroturizmi.Trashegimia kulturale e vendit tone i ofron vizitorit potencial nje pasuri me vlera te vecanta, pjese e qenesishme e visarit te kultures boterore, se pari ne cilesi dhe me tej ne sasi. Pervec Italise dhe Greqise asnje vend tjeter nuk e arrin dendesine nje monument brenda nje rrezeje 1.5 km
“Eshte fantastik dhe i paperseritshem rijetimi i qyteteve qe vine drejt e nga mesjeta” shkruan media argjentinase. “Djepi i qyteterimit boteror ne helenizmin e mesem duhet kerkuar ne Shqiperi dhe Epir” konstaton media gjer-mane duke u mbeshtetur ne faktin se ne klimaksin e arkitektures helenistike shteti me me potence kulturale i botes antike ishte shteti i Pirros te Epirit.Por ndersa monumentet ne vendet e turizmit tradicional jane mjaft te konsumuara pervizitorin me pasoje humbjen e kuriozitetit, monu?mentet shqiptare jane krejt te panjohur dhe te fresket per te. Jashte gdo dyshimi qe me nje menaxhim te shkathet keto vlera i sigurojne Shqiperise nje atraktivitet te shkalles superiore. Sipas operatoreve turistike “Shqiperia nese arrin te plotesoje standardet optimale,2-3 vitet e para e rrit numrin e turisteve ne progresion gjeometrik duke ju afruar kuotave te Bregdetit Dalmat dhe Greqise Veriore (Epirit) dhe ne 5 vitet ne vazhdim ne progresion aritmetik duke iu afruar kuotave te r-evetradicionale”. Kthimi ne perparesi i turizmit kulturor ka si kondite “sine qua non” krijimin e itinerareve turistike, paraqitjen dinjitoze te siteve dhe monumenteve pergjate ketyre itinerareve dhe propagandimin
profesional. Keto kerkojne struktura te bashkerenduara profesionale synim i te cilave do te jete venia ne jete e politikes everitare per kthimin e turizmit kultural dhe mjedisor ne ele?ment paresorekonomik.Synimi kryesor i Planit te Veprimit per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor te hartuar nga ministria te cilen une kam nderin te drejtoj e bashkepunim me eksperte te fushes te Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara (UNDP) eshte te rrise cilesine e jeteses, perkatesisht mireqenien e shqiptareve sipas binomit me shume turiste do te thote me shume zhvillim dhe te ardhura per qytetaret tane.Zhvillimi i turizmit do matet ne nje periudhe afatshkurter, afatmesme dhe afategjate lidhur me aftesine e tij per te permiresuar mireqenien. Sii tille ai eshte pjese e strategjise se vendit per arritjen e prioriteteve te zhvillimit.