Faleminderit për pjesmarrjen.
Jam këtu me ju,të rinj dhe të reja, që votoni për herë të parë, për të biseduar së bashku për interesat tuaja,për dëshirat tuaja, për arsimimin, për kulturimin, për argëtimin tuaj dhe për një jetë më të mirë,duke ju afruar kontributin tim dhe të PD për realizimin sa më të plotë të tyre, nëpërmjet ndryshimit të madh që do të realizojmë së bashku në Shqipëri.
Me ju ndihem më mirë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës dhe politikanëve që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyllur perspektivën. Dhe kjo sepse ndryshimi është kryefjala e rinisë, është nevoja e brendshme e saj për të flakur tej të vjetrën që i ngatërrohet nëpër këmbë, është aspirata e saj për të ecur përpara.
Unë isha në moshën tuaj kur leximet e zjarrta më thithen dhe më çuan në vende të ndryshme të botës dhe historisë. Ishte letërsia e Viktor Hygoit, fantazia e Zhyl Vernit, realizmi i Balzakut dhe frymëzime të tjera të arta të cilat më bënë të kuptoj se më mungonte diçka e madhe që quhej LIRI.
Kjo ëndërr e madhe e njerëzimit për ne maturantët dhe studentët e asaj kohe ishte zëvendësuar me izolim. Prandaj unë ju ftoj sot të hyni në betejën e madhe të jetës, duke votuar për herë të parë në emër të LIRISË dhe për të, për t′a realizuar dhe shijuar ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj, duke i besuar një force politike të aftë dhe serioze, duke i besuar PD-së.
Synimi kryesor i programit të PD-së është shndërrimi i shkollës në një vatër të dijes, profesionit dhe kultures qytetare nepermjet :
· Dyfishimit te buxhetit per arsimin publik
· Nxitjes dhe inkurajimit te arsimit privat ne te gjitha nivelet
· Dyfishimit te numrit te nxenesve ne shkollat e mesme per te arritur objektivin e BE-se qe deri ne vitin 2010, 88 % e 22-vjeçareve te kene kryer arsimin e mesem
· Dhe me e rendesishmja per ju : hapjes se dyerve te universitetit ne kete tetor, per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollat e larta sipas master planit te hartuar nga Keshilli Kombetar i Arsimit te Larte.
Objekti kryesor do te jete : dyfishimi i numrit te studenteve,shpenzimeve per çdo student, nivelimi i numrit te diplomave dhe zbatimi i kerkesave te Kartes se Bolonjes. Nje komb pa nje shkolle te perparuar nuk ka te ardhme.
Koha e gjate e arsimimit tim, puna ime e perditshme me studentet ne keto 5 vitet e fundit dhe afria ne moshe me Ju, ma lehteson shume realizimin e ketij programi. Sepse unë dhe ju përfaqësojmë rininë me idetë, deshirat,
energjite dhe kulturen e saj. E kam shkelur Universitetin e Nebraskës në Amerikë, atë të Bambbergut ne Gjermani dhe auditorët e Fakultetit Ekonomik, dhe i kam bere pjese te formimit tim intelektual, i kam studiuar tekstet e jurisprudences me deshiren dhe qellimin qe ti sherbej gezimit tuaj, aspiratave tuaja, enderrave tuaja per ndryshim.
Ky ndryshim i madh eshte perplasja me reale midis rinise me vjetersiren, ku me shume se ne çdo vend tjeter, ne zonen tone elektorale perplaset era e LIRISE dhe freskise me eren e mykut dhe korrupsionit te xhambazeve xhezbandiste te pallateve dhe tenderave qe e kane kthyer Vloren ne çiflik te tyre.
Une bashke me ju duhet t′i themi “NDAL” dhe “MOS KALO” te vjetres dhe te keqes, njerezve te cilet mandatin e deputetit e tundin si presion, si frike per njerezit e thjeshte, dhe e perdorin aq mire si çek per t′u pasuruar dhe me cinizmin e tyre te pakufi kerkojne perseri vota tek njerezit qe i harruan deri tani, ne kembin te trastave me miell nepermjet sejmenëve te tyre.
Vota qe vjen per here te pare ne jeten politike shqiptare permban ne te vertete shpirtin tuaj te çilter, fuqine e burimit te fresket ne kete ndotje te tmerrshme, te vjeter qe kudo ne bote eshte denuar me verdikt gjyqesor dhe politik.
Ju takon juve çasti historik,ashtu si studentet e dhjetorit ′90, qe t′u jepni goditjen perfundimtare njerezve qe perfaqesojne boten e vjeter, qe mbushi burgjet me rini, qe varferoi prinderit tane, qe poshteroi vlonjatet ne keto 8 – vjet, demokrate e socialiste qofshin dhe e beri Vloren te mbijetojë vetem nga dora e Zotit, qe i ka dhene detin dhe kete natyre kaq te bukur.
Ju jeni brezi qe do te vendosni per Vloren, per te ardhmen e saj, per te ardhmen tuaj duke e mbrojtur nga projekte te hartuara nga keto vjetersira ne pushtet qe dhe duke ikur duan t′i lene Vlores “Çernobila me gaz” per t′ja zhdukur njehere e mire prespektiven e turizmit dhe te ardhmen e saj.
Ju jeni brezi qe : ose do t′a gezoni Vloren, ose do te trashegoni mbeturinat e saj.
Eshte koha per ndryshim ! Rinia ka qene gjithmone promotori i ndryshimeve te medha ne Shqiperi.
Kam nje kenaqesi te veçante qe jam mes jush dhe do te doja qe te gjitha ditet e fushates sime te ishin keshtu dhe per kete ju ftoj qe ne menyre solemne, emocionuse dhe te frymezuar te votojme jo thjesht per Bujar Lesken, por per ate qe une perfaqesoj, qe eshte liria, mirqenia juaj, lumturia, librat tuaj,universitetet tuaja, ( dhe une gjej rastin t′ju dhuroj ne menyre simbolike disa tituj librash politikë).
Une ju ftoj te kthejme 3- Korrikun ne nje referendum popullor per te ndaluar shkaterrrimin e Vlores, per te perfunduar misionin tone te ndryshimit dhe per t′i kthyer Vlores perspektiven reale qe duhet te kete si qyteti me me shume shanse per industrine e turizmit dhe si nyje lidhese e Korridorit te Tete.
Dua t′ju premtoj juve zyrtarisht ne emer te PD-se dhe programit te saj, perparesite qe do te kete rinia ne arsimim, punesim dhe kreditim te ideve te saj per biznese dhe inisiative te lire.
Asgje e mire nuk behet per ju, per prinderit tuaj, per te gjithe ne qe e duam Vloren jo si nje cope toke qe shitet per t′u pasuruar, por si nje vend qe duhet per te jetuar, nese ne 3-Korrik nuk votojme kunder atyre qe po e mbajne peng Vloren tone.
Ne sajen tuaj, te votes tuaj ne do te gezojme Fitoren dhe ju do te mbeteni te paharruarit e mi.
Ju faleminderit !Titujt e librave të dhuruar:
1. James Moore “TRURI I BUSHIT” Si Karl Rouv e bëri President Xhoxh W. Bushin
2. Federiko Guiglia Enrico Para “KRONIKA E NJË LIDERI” Gianfranco Fini
3.Bob Woodward “LUFTA E BUSHIT”
4. Robert Kagan “FUQI E DOBËSI” USA dhe Europa në rendin e ri Botëror
5. Fahri Balliu “PANTEONI I ZI”