KLUBI KULTUROR “ALI ASLLANI” NE PERKRAHJE TE KANDIDATIT BUJAR LESKAJ

KLUBI KULTUROR “ALI ASLLANI” NE PERKRAHJE TE KANDIDATIT BUJAR LESKAJ
Klubi kulturor “Ali Asllani” organizoi nje takim me kandidatin per deputet te Partise Demokratike Z. Bujar Leskaj ne ambientet e lokalit “Mesapliku”.
Te pranishem ishin anetare te klubit, simpatizante te vepres poetike dhe atdhetare te Ali Asllanit, intelektuale vlonjate etj.
Kishin ardhur nga Tirana per kete takim regjisori i njohur Armando Bora qe eshte prej rrenjeve te Ali Asllanit, aktori i njohur i skenes Bujar Asqeriu etj.
Takimin e hapi Z. Ylli Bora me cilesine e Kryetarit te Klubit, i cili ndermjet te tjerave tha: “Ali Asllani……emer i cmuar, por qe shume arriti tek ne. Prandaj ne, sa here gjejme rast, e therrasim poetin per t′u cmallur me te, per te biseduar me te, per t′u afruar e njohur sa me shume me te. Keshtu dhe kete radhe, vecse me nje specifike, poetin Ali Asllani dhe takimin me te e kerkoi kandidati per deputet I Zones 94, Z. Bujar Leskaj, sot kandidat – neser deputet.
Vlora eshte shume e pasur ne tradite, histori dhe krenari kombetare, motive aq te kerkuara e aq shume te pershkruara ne poezine e Ali Asllanit. Pikerisht per kete, ne kemi gjithnje nevoje per poetin Ali Asllani. Pa poezi nuk ka atdhedashuri, nuk ka kurre demokraci. Duke kerkuar “takim” me poetin, kandidati zbuloi keshtu edhe ndjeshmerine e tij ndaj poezise, nje tipar tjeter I karakterit dhe intelektit te tij.
Kandidati yne, ne menyre krejt te natyrshme, me modesti per t′u pasur zili, po zbulon para elektoratit cilesite e tij duke ndertuar keshtu portretin e tij poliedrik me tre fakultete ne dituri, por edhe me degezime artistike ne picture e poezi. Para disa ditesh, Zoti Bujar me ekspoziten qe celi me pikturat galante te miqve te tij piktore, tregoi se “flirtet” e tij me pikturen ne pergjithesi dhe ate vlonjate ne vecanti jane te hershme, gje qe zbulon se dhe rrenjet e kultures se tij jane po kaq te hershme e autoktone vlonjate.
Zoti Bujar, te shtrenjtin Ali Asllan e ka prane ne veprat e tij, ne portretin e tij me origjinen e tij te perbashket nga fshati Vajze, vendlindja e nenes se paharruar te vellait tone Bujar.
Me pas e mori fjalen Zoti Bujar Leskaj, I cili, jo pa emocion, pershendeti kete takim miqesor me nje fjale te ngrohte e cila evokonte te kaluaren e Ali Asllanit dhe vlerat e vepres se tij, fjale e cila botohet krahas ketij shkrimi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *