Bujar Leskaj , miku i piktoreve vlonjate
Ne? ambientet e muzeut historik te qytetit te Vlores u cel ekspozita :”? Piktoret vlonjate ne koleksionin e z.Bujar Leskaj”?Merrnin pjese piktore te shquar te qytetit, artiste te skenes e artdashes te shumte.
Fjalen pershendetese e mbajti piktori I popullit , Nestor Jonuzi, I cili theksoi se:”keto jane 50 copeza nga ai kuader I madh I nje bukurie te ralle prej se ciles artistet vlonjate jane frymezuar per te percjelle tek? ne ate fryme poetike e paqesore te cilen ua sugjeron vete natyra. Sa me shume dashuri e paqe te percjellin , aq me shume do te rriten apo bymehen teritoret e ketij qyteti, aq me teper do te rritet teritori shpirteror yni.
?Ky eshte nje nga mesazhet”klasike” qe percjell arti ne pergjithesi dhe ky koleksion pikturash ne vecanti.
Ishte ideja e Bujarit celja e kesaj ekspozite qe ne perurojme sot, per te cilen ne e falenderojme me shume zemer per shume arsye, por mbi te gjitha e falenderoj sepse? na dha rastin , kenaqesine dhe mundesine, tu percjell kete mesazh per te cilin kemi nevoje ta kujtojme gjithnje, drite,ngjyra e poezi qe permblidhet me nje fjale magjike, DASHURI .”
Ne kete takim mes miqsh piktori Agron Jakupi midis vleresimeve? te tjera tha:” ky koleksion I z.Bujar Leskaj? perben nje pasuri te madhe kulturore e pakrahasuar me asnje lloj pasurie tjeter dhe flet per shpirtin artdashes te? mikut tone Bujar Leskaj”.
Vet, kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj , falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen e ne vecanti piktoret prezente ne kete ekspozite. Ai theksoi se:”Eshte pjese ejetes sime ky art, keta njerez, eshte pasuria me e madhe qe une u le femijeve te mij. Kjo ekspozite eshte pjese e atij obligimi tim personal per artin dhe kulturen ne Vl′, qe ajo most e njihet vetem per detin e diellin , por edhe per njerezit e saj, talentin e artin e tyre.”
Ne kete ekspozite , qe perbente rreth 1/3 e koleksionit privat te pikturave te z.Leskaj dhe qe eshjte e para e ketij lloji , u? paraqiten 50 punime nga piktore me ne ze vlonjate. Binte ne sy larmia e peisazheve qe kryesisht jane nga bukurite e pakursyera te bukurise vlonjate dhe ne vecanti te bregdetit te paperseritshem, shume te larmishem ne te gjitha stinet e ne te gjitha momentet interesante te natyres, lindjes e perendimit te diellit, te shiut, eres, dites , nates, vjeshtes e dimrit. Ne keto punime kaq terheqese dalloheshin stile te ndryshme, teknika te ndryshme, me forma ekspresive individuale e larmi koloristike? te fuqishme, karakteristike kjo? ” e shkolles se piktures vlonjate “.
Aty spikatnin peisazhe te Nestor Jonuzit, Skender Kamberit, Agron Dines e Agron Jakupit, Rakip Shabanit e Agim Sules, Zihni Veshit e Alfred Ninit, Kristaq Pavlit e Engjell Dines etj.
Ketopune kaq cilesore jane tregues te shpirtit artistik te Bujar Leskes , I njohjes se thelle te gjinise se pictures , I liudhjeve te tij shpirterore me qytetit ku u lind e u rrit , dhe I miqesise se ngushte qe ai ka me piktoret vlonjate e me boten e artit ne teresi.
Ishte? nje takim mes miqsh. Ishte nje feste e bukur e intime, mbreselenese e relaksuese e piktoreve, artisteve dhe artdashesve vlonjate. Ajo ishte nje dhurate shume e bukur e kandidatit per deputet z.Bujar Leskaj per qytetin e Vlores, per bashkeqytetaret e tij. E para , por jo e fundit e ketij lloji prej tij.
Me intelektuale te tille me shpirt artisti, qe investojne kaq shume per artin dhe fisnikerimin shpirteror te komunitetit, e tashmja merr nje kuptim tjeter, e nesermja ndihet me e sigurte. Natyrshem dhe me mirenjohje ne? themi thjesht:” Faleminderit Bujar!”