Fjala para pedagogeve te fakultetit ekonomik te Tiranes dhe te UT ” Ismail Qemali” Vlore

Të nderuar kolegë, ju them çiltërsisht se ndjehem shumë i
respektuar dhe si rrallëherë i emocionuar për këtë vlerësim që
më bëni, duke më ardhur këtu në fushatë.
Fushata qenka një luftë që i kërkon të gjitha llojet e
armatimit.
Por ajo, ashtu si çdo gjë e bardhë dhe fisnike, që
bëhet për të tjerët, bëhet si shërbim publik ndaj ideve, ndaj
vendlindjes,ndaj gjithë asaj qenie frymëzuese që quhet Shqipëri.
Secili nga ju mund të ishte në vendin tim. Kjo nuk
Është zgjedhja më e mirë që është bërë.
Midis jush është zgjidhja më e mirë.
Por unë këmbngul të kap vlerën tuaj,
aftësinë,dinijtein tuaj intelektual dhe shpresoj që t’ju
përfaqësoj me seriozitet përsa i përket dijes.
Të gjithë ne që jemi këtu, në mënyrë të natyrshme u
Përkasim votuesve të mi, sepse të gjithë ne bashkë përbëjmë atë aparat
shumëfunksional që quhet inteligjencë dhe kjo inteligjencë i
përket shumë pak vetvetes dhe më shumë të tjerëve.
Sarti thotë se “që në çastin që ti mendon për tjetrin,ke
përcaktuar kufirin midis njeriut të zakonahëm dhe intlelektualit
duke merituar të jesh intelektual”.
Gjenerat e studentëve që ju keni nxjerrë, veprat
shkencore,librat, tekstet që keni shkruar dhe që keni lexuar, ju siguroj se do të jenë për mua sërish shkolla e vërtetë e kualifikimit. Ne e dimë sa e pafund është dija. Por unë ju siguroj që fundin e
natyrshëm njerëzor të jetës sonë, ne do ta kemi fillmin e një
shkence të madhe për të gjithë shqiptarët dhe kjo është demokracia.
Me ne as nuk fillon, as nuk jemi krijues të saj, por ne jemi
ata që e kuptojmë se përse na duhet kjo luftë që bëjmë.
Prandaj ky ndërgjegjësim më shton mua kurajon për ta kryer
këtë fushë-betejë me më shumë guxim, me më shumë fantazi sepse ju kam juve.
Ky është një çast që për mua dhe për familjen time, për miqtë e për shokët e mi, për Vlorën dhe
Partinë Demokratike, por është një çast mirënohjeje
ndaj jush.
Mirënjohja dhe përulësia para të diturve, shpresoj që mua të
më çojë në prehërin e një shërbimi të përkushtuar ndaj votuesve, ndaj Vlorës, ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të çdo partie, por që kanë në zemër Shqipërinë.
Unë shpreh gëzimin më të natyrshëm kur ndjej se nuk jam vetëm, se ju kam juve.
Se kam secilin nga ju me të gjithë arkën e artë të kontributeve tuaja intelektuale.
Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *