Fjala ne takimin me te rinjte e Vlores

Me ju e kam të lehtë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyll prespektivën.
Do ta nis me një shembull personal nga jeta ime. Unë kam pas fatin të kem përfunduar fakultetin në vitin 1990, atëhere kur Shqipëira ziente nga nevoja për ndryshim. Vlora e cila në atë kohë mbahej si bastion I kuq I komunizmit në të vërtet ishte qyteti që trembte më shumë rregjimin. Këtë e kuptoje fare lehetë nga mënyra se si sillej rregjimi me Vlorën dhe si përpiqej të përkëdhelte sedrën e qytetit. Në të vërtet Vlora në atë kohë ishte qyteti me papunësi më të madhe në vend, me rradha të gjata, me mungesë prespektive me industri të paralizuar dhe mbi të gjitha me një luftë klasore të egër, që kishte mbyllur nëpër burgje dhe internime qindra mijëra vlonjat. Njeriu kyc I pushtetit në Vlorë që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të rregjimit ishte Kryetari I Komitetit Egzekutiv të asaj kohe. Nuk po ja përmend emrin jo pse është kundërshtari im sot, por se vlonjatët e njohin mirë kush është. Ajo që dua të them është se lufta 15 vjeçare e brezit tim është riktheyr në pikën zero në vitin 1990.
Miqtë e mi!
Më vjen keq ta them se brezi im I cili pati shansin të udhëhiqte ndryshimin e madh nuk e ka fituar betejën, nuk e ka përfunduar misionin. Unë sot jam bashke me ju në këtë sallë, jo vetëm pse nuk kemi mundur të përfundojmë ndryshimin real të sistemit, por as ndryshimin real të njerëzve të rregjimit. Ne kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të komunizmit në vitin 1990. Kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej të ishte garancia e rregjimit në Vlorë. Kemi përballë të njëjtin kundërshtarë si në vitn 1990.
Unë ju këkrkoj falje në emër të brezit tim që po jua ha kohë nga koha juaj e art e rinisë për tu angazhuar në betejën për ta përfunduar këtë mision. Por ju siguroj nga ana tjetër se pa përfundimin e këtij misioni, unë nuk u premtoj dot punë, nuk u premtoj dot prespektivë për biznes, nuk u premtoj dot shkollë të lart, nuk u premtoj dot liritë e nevojshem për të jetuar rininë tuaj.
Ju këkroj ndjesë në emër të brezit tim që nuk ua dorzuam Vlorën pa këto vjetërsira, por ju bëj thirrje në emër të sakrificave dhe të brezit tim, ta përfundojmë bashkë këtë mision se do të jemi më të nderuar para vlonjatëve.
Përse njerëzit e së djeshmes e pengojnë realisht prespektivën tuaj?
Së pari se ata e kanë deformuar në thelb sistemin. Ata e kanë pranuar demokracinë si një shans për të kthyer nga kryetar Komiteti Egzektuiv që kishte të gjitha pushtetet në biznesmenë që kanë të githa monopolet, por nuk kanë pranuar tregun dhe liritë ekonomike.
Ata kanë zëvendësuar ish NSHN-n e Vlorës me një firmë të vetme ndërtimi, pa të cilën nuk ndërton dot në Vlorë.
Ata knë zëvendësuar ndërmarrjen e Peshkimit me një firmë të vetme të kapjes së Peshkut jashtë së cilës nuk blen dot peshk në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar Ndërmarrjet e Naftës me një kompani të vetme import nafte jashtë së cilës nuk blen dot naftë në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar fabrikat e Miellit e Orizit dhe deri kriporet, me një kompani të vetme që I bie të gjitha këto produkte nga jashtë shtetit dhe që drejtohet nga një ministër I qeverisë socialite Agron Duka, jashtë së cilës nuk blen dot ushqime as në Vlorë dhe as në një fshatë të Shqipërisë.
Kjo është një përsëritije e qartë e sistemit të kaluar, ku centralizimi është zëvendësuar me monopolet. Ky sistem nuk ka asgjë? të përbashkët me kapitalizmin real që duam të ndërtojmë, me konkuencën e lirë për të cilën kemi luftuar me liritë ekonomike dhe shqoërire që u hapin ju prespektivën.
Për këtë arsye ne duhet ta korgjiojmë këtë deformim të madh të sistemit. Duhet ta risjellim kapitalizmin real social dhe të mos gënjehemi dhe zhgënjehemi nga hibridet e mendjeve të ndryshkura që përpiqen të përdorin lirinë e viteve 90-të për ti mbyllur prespektivën lirive në vitin 2005.
Së dyti dua të them se njerëzit? e së djeshmes e pengojnë Vlorën dhe për shkak të paaftësisë së tyre për tiu përgjigjur zhvillimit të qytetit. Secili nga ju që është në këtë sallë është më I ditur dhe më I kulturar se cdo mendje e ndryshkuar e para viteve 90-të që përpiqen të mbajnë pushtetin në Vlorë me hijet e së kaluarës. Shikoni si janë shfaqur baballarët e tyre pleq nëpër gazeta për tu kujtuar vlonjatëve se janë gjallë. Shikoni se trokasin ata nëpër dyert e vlonjatëve për tu kujtuar se nuk kanë vdekur. Ata mendojnë se Vlora dhe vlonjattë I kanë borxh komunizmit dhe? regjimit të shkuar. Në të ëvrtet ai rregjim I ka borxh Vlorës keqpërdrimin që i ka bërë dhe munegsën e prespektivës që I ka lënë.
Ju jeni brezi që do të vendosni nëse do të jetoni në Vlorë apo larg saj. Projektet kundër Vlorës janë hedhur në letër nga këta njerëz që janë sot në pushtet, nga këto vjetërsia që dhe duke ikur duan ti lënë Vlorës “Çernobilla me gaz” për t′ia zhdukur njëherë e mirë prespektivën e turizmit dhe të ardhmen e saj. Janë këta njerëz që duan të trembin vlonjatët me kioskat e kohës së Partisë Demokratike të cilat prishen me një lopatë, ndërsa vet ngrejnë përdit pallate në trojet e pakompesuara të vlonjatëve, që është vështirë të prishen me rruspa. Janë këta njerëz që duan të mbajnë peng Vlorën me atë që kanë bërë vet në vitin 1997 dhe që në emër të pushtetit të tyre po I bëjnë varrin prespektivës së qytetit, duke? instaluar këtu një megagropë septike për gjithë helmet e rajonit.
Ju jini brezi që, ose do të gëzoni Vlorën,? ose do të trashëgoni mbeturinat e saj.
Unë ju ftoj të kthejmë 3 Korrikun në një referemudn popullor për të ndaluar shkatërrimin e Vlorës, për të përfudnuar misionin tonë të ndryshimit dhe për ti kthyer Vlorës prespektivën reale që duhet të ketë si qyteti me më shumë shanse për industrinë e turizmit dhe nyje lidhëse e Koridorit tetë.
Në fund dua të them dhe dy fjalë për atë cfarë mund të bëj për ju.?
Ju kërkova falje për kohën dhe angazhimin tuaj në fushatë elektorale për të përfunduar misionin tonë të ndryshimit. Por ju siguroj se pa këtë angazhim nuk do të mund të bëjmë së pari realitet ëndrrën që cdo i ri të shkoj në shkollë të lart nëse dëshiron, pa ′qenë nevoja të kaloj në ingranazhet e pushtetit.
Dua t′iu premtoj zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike dhe programit të saj përparësitë që do të ketë rinia në punësim dhe kreditim të ideve të saj për biznesë dhe iniciativë të lirë. Por më lejoni po ashtu tu them se prespkeitva e rinisë në Vlorë është e lidhur me prespektivën e Vlorës dhe qeverisjes së saj. Nëse nuk ndryshojmë Vlorën, nëse nuk largojmë vjetërsirat nga pushteti nëse vazhdojmë të mbulojmmë historinë e vërtet me ndryshkun e kohës së komunzimit.
Asgjë e mirë nuk bëhet, për ju, për prindërit tuaj, për të gjithë ne, që e duam Vlorën, jo si një cop tokë që shitet për tu pasuruar, por si një vend që duhet për të jetuar,? nëse më 3 Korrik nuk votojmë kundër atyre që po e mbajn peng Vlorën.