Te nderuar bashkeqytetare !
I nderuar kryetar i Partise Demokratike,prof.dr Sali Berisha !
Jam ketu perpara jush me bindjen tek fitorja e perbashket e 3 korrikut. Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe,do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Te nderuar qytetare te periferise se Vlores !
Per tete vjet me rradhe ju keni perjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe, genjeshtrat dhe hipokrizine e shtetareve socialiste. Jeni ndeshur me prepotencen dhe perbuzjen e tyre qe arrin deri ne ekstrem. Jeni konsideruar vetem pjese fizike e gjeografike e qytetit te Vlores, por ne te vertete jeni harruar dhe braktisur nga pushtetaret e sotem te cilet ju konsiderojne qytetare te dores se dyte.
Deshmia me e mire e kesaj eshte realiteti net e cilin jetoni dhe perballeni cdo dite.
Programi im per zonen tuaj eshte konkret dhe i percaktuar ne afate kohore ,per gjithshka qe do t′ju premtoj per te bere gjate mandatit tim si deputet ne legjistaturen e ardhshme.
Legalizimi i banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit dhe me pas urbanizimin i zones suaj duke e shnderuar ne pjese integrale te qytetit te Vlores do te jete sfida e pare e PD dhe e imja si deputet.
Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% Brenda mandatit 4 vjecar
Keto nuk do te lene ne harrese zgjidhjen e problemeve te tjera te zones suaj si:papunesia,varferia, strehimi, uji e energjia elektrike, shendetesia e arsimi.
Te nderuar bashkeqytetare!
Ju e dini fare mire se rrugen drejt qytetit dhe qyteterimit jua hapi PD. Vota juaj do t′i bashkohet votes se shumices se shqiptareve , ne menyre qe te gjithe se bashku te jetojme ne parametra normale, ne menyre qe rruga drejt integrimit te jete me e shkurter, ne menyre qe te gjithe te jetojme si qytetare europiane ner Atdheun tone.
Une ju garantoj se mandati i deputetit qe do te me jepni do te jete ne radhe te pare nje detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit te perbashket per te ndryshuar jeten tone.Une do te jem zeri juaj i fuqishem dhe mbrojtesi i nteresave tuaja ne parlament e ne te gjitha institucionet shteterore.
Ne do te ndertojme nje Vlore per te gjithe.Do te ndertojme nje Vlore te prosperitetit ekonomik e bashkjeteses se ideve , nje Vlore ku te jetojne ne harmoni , demokrate, socialiste, LSI-iste, LZHK-iste etj, te djathte e te majte qe do te konsiderohen si dy krahe te nje trupi , njelloj te vlefshem , njelloj te rendesishem.
Une do te jem garanti per t′i thene jo revanshit politik te cdolloj ngjyre qofte.
Ne deputetet e ndryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe tashmja e prinderve te tyre.
Bashkohuni me ne per nje Vlore europiane e te zhvilluar.
Votoni ndryshimin.
Rrofte Partia Demokratike!
Rrofte Vlora !
Rofte Shqiperia!