Ali Asllani pati fatin të luaj jë rol të rëëndësishëm në momentet më të vështira dhe më të lavdishme të historisë sonë kombëtare që nga 1912 si sekretar në qeverisjen e Vlorës, dhe si nënpunës i lartë dhe deputet deri në fund të jetës së tij.
Në fushën e letërsisë Ali Asllani është padyshim një personalitet i shquar duke ngritur poezinë në një shkallë më të lartë.
E tërë vepra e tij përshkohet fund e krye nga atdhe dashuria, çlirimi dhe zhvillimi i Shqipërisë:
Jam Vlonjat e jam Vlonjat
e kam shkabën mëm e at
ose: Ku është Labëria, Labëri e parë
vendi i jataganit, vendi i pallës larë
ose Për flamur dhe me flamur
të mos mbetet gur mbi gur
Diktatura e varrosi, e mbuloi me pluhur, e harroi.
U desh demokracia të zbuloj madhështinë e figurës së tij në letërsi e poezi, atdhetarinë e tij si shërbestar i atdheut të tij.
Klubi “Ali Asllani” duhet vlerësuar e ndihmuar sepse po bën popullarizimin e kësaj figure të lavdërueshme të Vlorës sonë të dashur të Shqipërisë sonë.
Poezia e Ali Asllanit ka prekur me sukses të plotë, me ndjenjë dhe mendim temën patriotike, temën shoqërore dhe atë të dashurisë.
Nga do që ta kapësh poezia e tij është e frymëzuar, plotë ide, një thesar artistik i paharritshëm.
Vargu i poezisë së tij ka një akustik të fuqishme, varg që prek zemrën dhe që mbetet në mendjen tonë përgjithmon:
Që nga Korça gjer te Shkodra,
fati i vendit errësirë,
nëpër fusha nëpër kodra
fryn e shfryn një egërsirë.
Ali Asllani mbetet njëri prej poetëve që ka shkruar disa nga vjershat më të bukura të dashurisë në letërsinë shqipe:
Vajzat heqin valle
Njëra flet me vetullë , tjetra me qepalle
Valle deti valle, valle për shtatë qejfe,
s′paska më mir′ valle, se këto me defe!
Një kritik i tij shkruan: ( Rexhep Qosja)
“Ali Asllani padyshim, është krijuesi i rrallë i poezisë shqipe. Ritmi i vargjeve të tij është dinamik, intesifikon parafytyrimet, e gjallëron atmosferën e vjershës… poet i një imagjinate të shquar vizuale. Në poezinë shqipe ai ishte njëkohësisht edhe poeti i lëvizjeve të vargut të ndërtuar sipas skemave të vargut popullor”.
I urojmë klubit “Ali Asllanit” udhë të mbarë në zbulimin dhe vlerësimin e veprës së madhe të Ali Asllanit, këtij atdhetari dhe poeti të shquar.