Tirane me, 24/11/2005 TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR TURIZMIN NGA MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE DHE NJË EKIP EKSPERTËSH TË UNDP
Dje, në ora 16.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe një ekip ekspertësh të UNDP u organizua një tryezë e rrumbullakët për hartimin e strategjisë së turizmit kulturor, si pjesë integrale e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Krahas grupit të punës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të UNDP-së, në këtë tryezë ishin të pranishëm të gjithë aktorët dhe grupet e interesit në këtë fushë. Ekspertë të disa dikastereve dhe institucioneve qëndrore në vend, akademikë, studiues, përfaqësues të sektorit privat dhe të organizatave jo fitimprurëse diskutuan rreth këtij projekti ambicioz që synon konvertimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore në burim të qëndrueshëm zhvillimit ekonomik për vendin.Hartimi i strategjisë së turizmit kulturor është një nga objektivat kryesorë të MTKRS-së dhe më pas implementimi i saj në një kohë të shkurtër shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shpejtë të turizmit dhe të ekonomisë.Ministri Leskaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ministria i kushton kësaj tryeze dhe pjesëmarrjs së aktorëve kryesorë duke qenë vazhdimisht të hapur që të konsiderojmë të gjitha sygjerimet dhe propozimet tuaja për t’i bërë pjesë funksionale të strategjisë së turizmit kulturor.Në ndërhyrjen e tij gjatë zhvillimit të tryezës, ministri u shpreh se “zhvillimi i Turizmit Kulturor për periudhën imediate dhe në vazhdim do të jetë boshti ndërlidhës i të gjitha produkteve kryesore turistike dhe Strategjia e Zhvillimit të Turizmit Kulturor e shoqëruar me një plan konkret të veprimit është koncepti që i ka munguar realisht turizmit shqiptar”.Përmes hartimit të kësaj strategjie, ministria synon që bizneset e turizmit të bashkëveprojnë dhe t’i stimulojë ato për të zhvilluar produktet turistike. Ministria synon të sigurojë që zhvillimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të saj të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe reduktimin e varfërisë, si në drejtim të rritjes së të ardhurave të familjeve vëndase nga përfshirja në inisiativa dhe biznese të turizmit, ashtu dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës në sektorin e turizmit apo ato që gjenerohen prej tij.Ministria synon që zhvillimi i turizmit në mbarë vëndin të sigurojë një produkt turistik konkurrues në tregun e huaj dhe të forcojë identitetin e Shqipërisë si destinacion turistik, i cili ofron mundësi për pushime dhe eksperienca të veçanta. Ky mision kërkon përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, prezantimin e trashëgimisë tonë të mrekullueshme, me të gjitha mënyrat e mundshme si me median e huaj, organizimin e vizitave të gazetarëve dhe të tour- operatorëve turistikë nga vëndet kryesore gjeneruese turistike, pjesmarrjen në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit dhe përfshirjen e Shqipërisë si destinacion turistik në katallogët e tour-operatorëve të rëndësishëm.Trashëgimi kulturore përfshin te kaluaren, të tashmen dhe një pjesë të së ardhmes sonë dhe luan një rol të rëndësishëm në proçeset integruese të Shqipërisë. Ajo paraqet interes për vizitorët vendas dhe të huaj dhe vlerësohet si formë e rëndësishme e turizmit dhe element i qënësishëm i produktit turistik. Eshtë një nga detyrat që do të realizojmë, marrëdhënia e bashkëpunimit me dobi të perbashkët midis trashëgimisë kulturore dhe turizmit ku si rezultat i interesit turistik trashëgimia ruhet, zhvillohet dhe mirëmbahet, ku edhe turizmi mbështet dhe përfiton nga ofrimi i këtyre vlerave në interes të ndërsjelltë. Rivitalizimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja, restaurimi dhe mirëmbajtja e Monumenteve të Kulturës dhe kthimi i tyre në destinacione turistike, hartimi i planeve dhe programeve të përbashkëta të veprimit dhe investimit, zhvillimi dhe menaxhimi i Ansambleve të Kulturës si atraksione turistike, zhvillimi i aktiviteteve ekonomike të lidhura me turizmin si folklori, artizanati, artet e aplikuara, kulinaria etj. janë disa nga drejtimet.Ministri Leskaj premtoi angazhimin e qeverisë që brenda vitit të ardhshëm të organizojë në Tiranë një Panair Ndërkombëtar të Turizmit. Po kështu, ai tha se do të ndërhyjë energjikisht për të realizuar ar nië prezantim sa më dinjitoz të turizmit kulturor shqiptar kudo në botë.