Bullgari me 20 Dhjetor 2005.
Eshte nje kenaqesi e vecante per mua qe jam sot I pranishem ne kete takimin e dyte te Ministrave te EJL, te organizuar nga kolegët bullgarë. Me ketët rast më lejoni të shpreh falenderimet për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të tij.
Falenderoj kolegun tim bullgar dhe stafin e tij te bashkepunetoreve që na dha mundësinë të mblidhemi në Varna, në këtë qytet të bukur plot vlera turistike, kulturore dhe historike i cili është një model shumë i mirë i zhvillimit të turizmit kulturor në rajon.Ndihem gjithashtu teper I kenaqur qe sot ne kete tryeze eshte I pranishem dhe merr pjese? Ministri I Kultures I Kosoves, miku dhe kolegu im Zoti Haracia, duke deshmuar edhe nje here se me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi dhe komunikimi mbi bazen? e miqesise dhe respektimit, duke bere keshtu? që rajoni ynë të perceptohet si një hapësirë ku bashkëpunohet dhe bashkejetohet normalisht.Në cilësinë e ministrit të kulturës të vendit që sapo ka dorëzuar presidencën e rradhës dëshiroj t′ju përshëndes për bashkëpunimin tuaj I cili ka bërë të mundur jetësimin e këtij forumi dhe konkretizimin me sukses të punës njëvejecare të presidencës së Shqipërisë. Kontributi juaj I vlefshënm dhe vullneti për bashkëpunim bëri që ne ti kapërcenim vështirësitë e presidencës së parë dhe të fillonim një fazë të re të zhvillimit të këtij forumi.
Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e konkretizimit të punës tonë të fazës fillestare, jemi të bindur se ky ka qenë vetëm fillimi I një procesi të gjatë dhe kompleks I cili ka si synim forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve tona dhe krijimin e një atmosfere miqësore bashkëpunimi. Ne jemi të bindur se në përfundim të këtij procesi, mozaiku kulturor I rajonit me identitetet, ngjashmëritë dhe diversitetet e tij do të shndërrohet në një element përfaqëues të popujve tanë në Evropë dhe në botën globale.Rajoni yne është një nga rajonet ku janë përqendruar disa nga vlerat më të rëndësishme dhe unikale të trashëgimisë kulturore botërore. Por kjo trashëgimi pasurohet me vlerat natyrore të pazëvendësueshme të vendeve tona. Për shkak të rrethanave historike dhe politike këto vlera nuk janë shfrytëzuar si duhet. Proceset integruese evropiane përvec të tjerash bëjnë të mundur edhe një integrim kulturor, politik, ekonomik dhe rajonal. Të gjithë ne? jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë më përpara dhe disa më prapa por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë? se bashku do të ndjehemi pjese e rendesishme e? strukturave evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Për këtë arësye ne si vendimarrësit më të lartë politikë ne kulture, na duhet të gjejmë? dhe mbeshtesim pa asnje dyshim mekanizmin e duhur për përshpejtimin e këtyre proceseve. Mendoj se forumi yne është një nga strukturat e rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë efikas vullnetin tonë politik? dhe nje model? të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, duke synuar dhe lehtesuar transmetimin? e drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonëMinistria që unë drejtoj me të gjithë komponentët e saj përbërës ka si prioritet të vetin zhvillimin e turizmit kulturor. ′e vlerësojmë përvojën e turizmit kulturor të vendeve të rajonit dhe mirëpresim cdo projekt të përbashkët në këtë drejtim.Një vemendje të vecantë I kemi kushtuar “Programit rajonal të Këshillit të Evropës? dhe Komisionit Europian për pasurinë kulturore dhe natyrore të Evropës Juglindore” dhe në mënyrë të vecantë projektit pilot në bashkëpunimi me palën malazeze për Liqenin e Shkodrës, projekti I quajtur projekti i Liqenit të Miqësisë. Ky synim përputhet katërcipërisht me një nga objektivat e Bashkimit europianE sipas të cilit “prioritet I Bashkësisë Evropiane për mijëvejcarin e ri është edukimi nëpërmjet kulturës, vecanërisht turizmi kulturor I cili paraqet një pasuri të jashtëzakonshme me anën e së cilës mund të korren të ardhura tejet të rëndësishme si në nivel mikro ashtu edhe në nivel makro”. Besoj se ndaj të njëjtin opinion me ju të nderuar miq dhe kolegë se itineraret e turizmit kulturor gjenerojnë mirëqenie, mirëkuptim dhe miqësi”.
Duke rikonfirmuar edhe njëherë angazhimin maksimal të palës shqiptare dhe timin personal I uroj zhvillim të mbarë këtij takimi.
Ju faleminderit për vëmendjen.