Tirane, 23 Shkurt 2006
Të nderuar? Zonja e Zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Në rradhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time personale dhe? ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë Tryezë të Rrumbullkatë që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka inicuar përmes dy Drejtorive të saj, përkatëssiht atë të Sportit dhe të Rinisë për probleme të edukimit fizik dhe sportiv të fëmijve dhe të rinjve.Ne e dime qe gjate viteve te tranzicionit femijeve tane u ka munguar mardhenia edukative e fisnikeruese me sportin e sic e kemi vene re ai bosh fatkeqsisht jo pak here është zevendesuar nga, rruga vesi, e plage te tjera te trishtueshme.
Sporti është I të gjitha moshave por tek te rinjte ai gjen domethenien dhe realizimin duke u dhene atyre nje kenaqesi gati mitike. Ai eshte nje mjet komunikimi qe trasmeton vlera edukuese si pak kush e thene me shqeto respektin per talentin, per te bukuren,per kundershtarin. Humbja dhe fitorja jane dy nocione sportive emancipuese qe therrasin per menaxhimin e tyre logjiken dhe virtytin.Qe femijet dhe te rinjte ta ndiejne sportin pjese te tyre ne kemi detyrim e madh moral qe sistemin sportive shqiptar ta bejme transparent, te hapur per te gjithe dhe jo pre e klaneve te caktuara qe e denatyrojne ate.Qeveria e? drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ka shpalosur? që në fillim të prezantimit të Programit të saj përparësitë edhe për sportin si pjesë dhe mjet të zhvillimit ekonomik dhe njerëzor.? Në program? theksohet? rritja e vëmendjes? dhe e shpenzimeve mbështetëse të qeverisë ndaj zhvillimit dhe përhapjes së sportit? me synim kthimin e sportit në një mjet zhvillimi njerëzor dhe shpirtëror? të cdo individi e vecanërisht të fëmijve dhe të rinjve, ashtu si dhe zbavitjen dhe mundësinë e shpalosjes së vlerave kombëtare? në këtë sferë kompetitive që bashkon njerëzimin.
Përhapja masive e kulturës sportive do të përbëjë një nga prioritetet e politikave qeveritare në këtë fushë.? Objektivat do të arrihen nëpërmjet mjeteve dhe instrumenteve që rrisin rolin e shkollës, shoqërisë civile, pse jo dhe të biznesit dhe qeverisjes vendore në shtimin e kapaciteteve teknike e teknologjike sportive dhe përhapjen e edukimit fizik.Me politikat tona ne po stimulojme nje lidhje te ngushte te komunitetit te prinderve dhe ekipeve te bazes ne menyre qe ato te behen strehe e ambicjeve sportive te brezit te ri.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmes strategjisë së saj të sporti dhe rinisë? ka në vizionin e saj kthimin? e vendit nga një vend që zhvillon sportin në një? komb sportive, gjë që nënkputon inkurajimin dhe shtimimn e numrit të ushtruesve të sportit dhe edukimit fizik gjatë kohës së lirë të grup-moshave të ndryshme të shoqërisë.Duke qenë të ndërgjegjshëm? për kontributin e edukimit fizik dhe sportit ndaj shoqërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të punojë? për hedhjen e bazave për krijimin e një tradite të tillë duke filluar me fëmijët e moshës shkollore dhe të rinjtë gjimnanzistë dhe universitarë. Dihet që këto baza hidhen që në shkollë. Prandaj Arsimi dhe Sporti duhet ta shohin veten pjesë të një qëllimi bashkëpunues dhe lehtesues për njeri tjetrin.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që ka nënshkruar në vititn 2005 me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të përpiqet që përmes projekteve dhe nismave të përbashkëta të përdorë dhe të verë në eficencë të gjitha vlerat që ofron sporti dhe veprimntria aktive fizike. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për? ekzistencën e fenomeneve negative që prekin fënijët dhe sidomos rininë? ë shkollave ë mesme.? Dhuna, përdorimi abuziv I drogave qofshin këto të buta apo të forta si dhe diskriminimi ndaj grupeve dhe shtresave të ndryshme shoqërore janë femonemene që hasen jo vetëm në sport por dhe në mjedise shkollore. Dhe do të ishte në dobi të të gjithëve që të zhvillojmë bashkëpunimin midis Ministrive tona.