Debati me FSHF-ne eshte nje marredhenie institucionale-Interviste per gazeten Sporti

Tirane me, 24 Shkurt 2006
Zoti Minister, debati mbi FSHF-ne duket se ka perfunduar me rizgjedhjen e presidentit, pavaresisht se asambleja ishte deklaruar se nuk do te njihej nga dikasteri qe drejtoni. A mund te dime nese ende keni te njejtin qendrim apo jo dhe perse ne te dy rastet?
Debati me FSHF-ne eshte nje marredhenie institucionale, ne zbatim te kerkesave ligjore te percaktuara ne legjislacionin qe rregullon kete marredhenie. Mosrespektimi i detyrimeve ligjore ben qe ministria te mos njoh zgjedhjet e bera nga mbledhja e Asamblese se Pergjithshme e FSHF-se. Kjo per faktin se Asambleja e Pergjithshme nuk ka respektuar Vendimin e Gjykate se Rrethit Tirane i cili ka pezulluar vazhdimin e procedurave per zbatimin e vendimeve qe kane miratuar ndryshimet e statutit te FSHF-se. Per sa kohe qe ende nuk eshte marre nje vendim perfundimtar zgjedhjet nuk njhen jo vetem nga Ministria, por edhe nga organet gjyqesore.
Z. Minister, cfare mund te na thoni me hollesisht per takimin qe Ju zhvilluat me përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s. Cili eshte kompromisi qe keni ofruar per zgjidhjen e ketij ngerçi? FIFA dhe UEFA jane informuar nga ana jone per shkelje te hapura te ligjit qe ka bere FSHF-ja gjate veprimtarise te saj, per te cilat dy institucionet nderkombetare jo se nuk kishin dijeni por ishin disinformuar sipas interesave te individeve te veçante. Mund te nenvizoj që FIFA dhe UEFA janë informuar për ndyshimet statuore të bëra nga FSHF duke shkelur në mënyrë flagrante të drejten e Ministrit për të miratuar ndryshimet përkatëse më parë se të miratoheshin nga Gjykata kopetente. U siguruan nga nga ana ime se ne momentin e pare qe ne ministri do te paraqiteshin per miratim ndryshimet duke i pare edhe ne perputhje me statutin e FIFA-s dhe UEFA-s nuk do te kishte asnje pengese per ti miratuar ato.
Po kështu, FIFA dhe UEFA u vunë në dijeni për ekzistencën e një konflikti interesash të presidentit të FSHF-së? Z. Armand Duka, i cili i ka shitur të drejtën televizive të transmetimit satelitor të ndeshjeve kualifikuese të ekipit Kombëtar Shqipëtar të Futbollit për Kampionatin Botëror, Gjermani 2006, shoqërisë “Sat +” shoqëri në të cilën ai është aksioner duke shkeluar haptazi ligjin “Per organizata Jofitimprurese”.
Unë kam informuar dy institucionet e futbollit ndërkombëtar për Vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë datë 20.02.2006 i cila ka pezulluar çdo veprimtari të FSHF që ka të bëjë me ndryshimet statuore të bëra nga kjo e fundit deri në marrjen e vendimit përfundimtar (perfshire edhe mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme). I bëra me dije se, në datën e caktuar nga Gjykata datë 27.02.2006 ora 11:30 e cila vendoste edhe për zgjidhjen konkrete dhe përfundimtare të kësaj çështje, përfaqësuesi me autorizim i Federatës Shqiptare të Futbollit kërkoje shtyrjen e seancës gjyqësore.
Ata u be me dije se qellimi i vetem i auditit qe kerkon te ushtroje MTKRS eshte vetem kontrolli mbi perdorimin e fondit Grant te dhene nga MTKRS dhe ne asnje rast nuk? kemi kerkuar qe te ushtrojme kontroll mbi financimet e FIFA-s dhe UEFA-s per FSHF-ne sikurse pretendonin ata.E megjithatë, pas suprizimeve që patën përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, të dyja palët arritëm në një kompromis. Me konkretisht, kompromisi qendron ne bashkepunimin midis kompanise “DELOITEN TUSH” dhe specialisteve te ministrise per te ushtruar auditim te perbashket, transparent, qe te shmag çdo lloj paragjykimi. Po kështu, së shpejti ose një delegacion me përfaqësues të MTKRS të përbërë nga specialist të fushave të ndyshme do të takohen me specialistë të FIFA-s dhe UEFA-s, ose do të jenë këta të fundit që do të vijnë në shqipëri për të shqyrtuar dhe dhënë zgjidhje çështjes në fjale. Pra kompromisi eshte bashkepunim ne zbatim te ligjit.Zoti Minister, perse kemgulni ne kontrollin e financave te federates? A perben kjo shkelje ende ne gjykimin tuaj edhe pas takimit me perfaqesues te UEFA-s dhe FIFA-s? Kerkesa per auditim nuk eshte kemgulje apo tekë subjektive, por nje e drejte qe percaktohet ne legjislacionin qe rregullon marredheniet midis Ministrise dhe Federatave Sportive. Ky auditim me te njejten tematike eshte bere pothuajse ne te gjitha Federatat e tjera sportive perjashtuar FSHF e cila e ka refuzuar dhe vazhdon ta refuzoje ate. Auditimi nuk eshte shkelje dhe arbitraritet, por nje e drejte qe na e njeh ligji. Nese do te nenversohej kjo e drejte sot, ne princip do te thote se neser do te akuzohemi se nuk kemi respektuar ligjin dhe se jemi terhequr perballe trysnise te nje grupi te caktuar.? Institucionet demokratike e perjashtojne kete llogjike. Une mendoj se si UEFA ashtu edhe FIFA i respektojne atributet qe percaktojne ligjet e çdo shteti. A keni ndoshta shifra per abuzime te mundshme, nese eshte keshtu, te FSHF-se, qofte me te drejtat televisive apo çfare tjeter?
Ne kemi kerkuar te bejme auditimin per pjesen e buxhetit te FSHF-se qe financohet ne forme Granti nga MTKRS dhe nuk kemi bere akuza per abuzime ne shifra. Realizimi i auditimit do te sqaroje gjithçka per zbatimin ose jo te ligjshmerive financiare nga ana e FSHF-se. Per sa i perket te drejtes televizive, sqarojme qe kete te drejte FSHF-se ia ka deleguar shteti. Per gjithe kete periudhe FSHF nuk ka derdhur ne buxhetin e shtetit detyrimin e 10%-it te te ardhurave qe nxjerr nga shitja e te drejtes televizive. Ky fakt do te tregoj qarte nese ka apo jo abuzime financiare në shifra. Zoteri, a nuk duket se ka ashpersi te skajshme mes paleve, nese mund ti quajme keshtu, FSHF-ministri dhe a mund t′i veme gishtin ndokujt si fajtor? Nuk mund te flasim per ashpersi mes paleve, ne nje kohe qe flitet per marredhenie institucionale, ne respektim te ligjit. Ligji mendoj qe nuk eshte as i ashper dhe as i skajshem. Ai duhet respektuar nga te gjithe. Mendoj qe kete gje FSHF e kupton por ka vepruar me subjektivizem duke ju shmagur kerkesave te ligjit. Ne marredheniet Ministri-FSHF, nuk kemi te bejme me marredhenie individuale apo private, por per marredhenie institicionale. Titullaret prezantohen si individe por perfaqesojne institucionet, ne zbatim te te drejtave dhe kopetencave qe i jep ligji. Ne nuk kemi akuzuar individe, por kemi kerkuar qe indivite te respektojne institucionet dhe ligjet ne fuqi.Nese ju thoni se pergjegjese eshte FSHF, ministri eshte krejt ne rregull? A mund te kete prirje brenda dikasterit Tuaj per te “trazuar ujrat”. Ministri eshte ne rregull kur kryen detyren qe i eshte ngarkuar pa paragjykime. As Ministri dhe sa ndonje nepunes i ministrise nuk ka tentuar te “trazoje ujrat”. Kemi deklaruar se nuk kemi patur dhe nuk kemi paragjykime dhe preferenca per individet qe mund te drejtojne FSHF-ne. Por fakti qe per gjithe kete periudhe FSHF nuk eshte kontrolluar nga MTKRS, nuk do te thote se ajo nuk duhet te pranoje detyrimet ligjore edhe ne vazhdimesi. Qendrimi Yne ndaj FSHF-se ka qene korrekt. Kemi respektuar autonomine dhe te drejtat e FSHF-se dhe kemi kerkuar nga kjo e fundit vetem zbatimin e ligjit dhe respektimin e statutit, nepermjet te cilit ministri i delegon te drejta FSHF-se. A druheni se mund te kemi perjashtim te shqiperise ne veprimtarite nderkombetare? Futbolli eshte dashuri e te gjithe shqiptareve dhe jo prone apo aktivitet privat te individeve qe e drejtojne ate. UEFA dhe FIFA marredheniet i ndertojne dhe i zhvillojne me institucionet dhe jo me individet. Nuk mendojme qe kerkesat ne zbatim te ligjeve te shtetit shqiptar te ndeshkojne Shqiperine ne veprimtarite nderkombetare, madje kompromisi i mësipërm është shprehje e një bashkëpunimi për transparencë dhe jo penalizimi. Ne asnje nga pikat qe u diskutuan me perfaqesuesit e FIFA-s dhe UEFA-s nuk u permend ky fakt. Keto jane thjesht hamendje dhe presione te personave te caktuar te cilet jane te interesuar qe ligji te terhiqet perpara interesave private.

Postimet e lidhura