Tirane me, 21 Mars 2006
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Gonxhe Bojaxhi e njohur kudo si Nënë Tereza është njeriu që mëshirës i dha pushtet. Kumti i saj e kapërcen kohën duke u shndërruar në njësi e pakapshme? pwr të. Ajo ju shfaq botës në kohë të errëta për ti dhënë dritë. Shekulli që prej pak kohësh kaloi qe i pasur në histori dhe personalitete por të gjithë dhe gjithçka njohën vlerësime dhe kundërshti ndërsa gruaja “e vogël” jo, pa mëdyshje të gjithë u bashkuan në konsideratën se Nënë Tereza është shënjti I gjallë, sfera më e epërme e qënieve njerëzore. Ajo frymëzoi krahasimet e gjithkujt që do harmoninë dhe virtytin. Gonxhja Shqiptare u shndërrua në gjuhë fjalët e së cilës njeriut i thanë dhe I provuan se dashuria është e mundur. At Zef Pllumi me origjinalitetin e patjetërsueshëm na jep këtë përcaktim mbi? mardhëniet e Nënë Terezës me fenomenet e shekullit ” Tiranët mizorë sot përçmohen edhe prej njerëzve të vet. Bankierët e mëdhenj, të pasun,dinakë e “misët”trupëbukurat flutura, lule të vyshkuna, kanë mbetë pa emën .Paradoks I madh I këtij shekulli-Nanë Tereza e Kalkutes prej kombit të shqiptarve .Ajo nuk pati kurrë kapitale,as pushtet shtetnor:kje vetëm shpirti i dashunisë për jetën,për njeriun e për Zotin,që e bani të madhe para njerzve të ketij shekulli”
Si qytetar i ketij vendi por edhe si minister i Kabinetit Berisha gjej rast të theksoj që Nënë Tereza nuk ka provokuar kurrë? gjë tjeter vecse mirësi,paqe,dashuri,tolerancë aq sa kjo botë e madhe postmoderne pa madhështinë e asaj gruaje shtatëbrishtë do të ishte e mangët. Ajo hyri në mes të lebrozëve,të përbuzurve të varfërve pa i pyetur kurrë të c′feje jeni, të ç′race kombi, vendi apo ngjyre. Ajo e mbështolli njeriun me? petkun e humanizmit duke u shndërruar në ikonë të kësaj ndjesie për të gjithë globin.Ta konsiderosh atë vetëm si murgesha që i përket botës katolikë do të thotë që ta zvogëlosh pafundësisht.Do të zemëroheshin indutë,muslymanet,ortodoksët që ajo I deshi pa dallime.Kur Nënë Tereza merrte Çmimin Nobel për Paqe? klika që komandonte vendin e saj Shqiperinë e denigroi e madje nuk e lejoi që të vendoste nje tufë me lule mbi varrin e të dashurve të saj duke na vënë përsipër një njollë turpi ndonëse para saj të mëdhenjte e politikës dhe shoqërisë botërore gjunjëzoheshin. Ajo nuk u? zemërua kurrë me ne përkundrazi në cdo kontinent ajo coi frymën dhe emrin e? Shqipërisë dhe gjithë ky komb indentifikohej me të .Shqipëria e pas 90 -tës tek Nënë Tereza gjeti forcën për t′u ringritur, mori dicka nga ajo? duke iu afruar botes si populli i saj në të njëjtën kohë Nënë Tereza kuptoi që shqiptarët pa kurrfarë dallimi e kishin pranuar atë si shpirt të kombit. Kur në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë? shpalli lumturimin e Nënë Terezës, flamujt tanë kombëtarë duke u? valvitur? hareshëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan? të çdo shqiptar sanksiononin? një? krenari të ligjshme sepse mund të thonin me plot gojën jemi bashkëkombas të Nënë Terezës.
Ndaj historisë është legjitime të kesh opinione e qëndrime të ndryshme por ama besoj që janë fort te paktë ata shqiptar që nuk e kuptojnë dhe besojnë që ADN e këtij kombi e kanë ngjizur emrat madhorë të Gjergj Kastriotit, Buzukut, Budit Bogadanit Veqilharxhit, Kristoforidhit, Naimit,De Rades, I Qemalit,A Zogut, Konicës, Fishtes, Nolit, Gurakuqit, Rugoves dhe më tepër akoma emri? I Nënë Terezës.
Në kuadrin e politikave të reja që po ndërmerr MTKRS që konsistojnë në ndërgjegjësimin ndaj vlerave kombëtare dhe forcimit të kujtesës historike ne realizuam këtë monument dhe vendosem që të respektojmë Shkodrën, qyteti i cili ndër mote ka qenë shembull qytetërimi, kulture bashkëjetese e tolerance pikërisht i atyre vlerave që Nënë Tereza përçoi kudo në botë.Ne Tetor te vitit? 2005 une si minister I kultures nga foltorja e teatrit Migjeni propozova qe pikerisht ne kete qytet ,simboli universal I vlerave humane pra Nene Tereza te kete permendoren e saj dhe mbaj mend mire qe shkodranet mu pergjigjen me nje duartrokitje ′nxehte e cila ma ′coi me tej bindjen time. Shkodra na flet përditë me historinë e saj ,bash në agimet e pavarësisë? Gjergj Fishta së bashku me kleriket musulmane të qytetit bashkon me drita kishën dhe xhaminë. Kjo dritë? nuk u shua asnjëherë sepse ajo është? emëruesi i përbashkët i shqiptarisë, kjo dritë që nga Shkodra ka ndriçuar mbarë boten tonë. Këtë dritë Nënë Tereza e përçoi në? të gjitha skajet?? çka tregon se toleranca nuk i buronte vetëm nga dokrina por edhe nga raca të cilës i përket. Ky detyrim i yni (dhe besoj i çdo shqipëtari)? mendoj se do të? konkretizohet edhe në qytete të tjera si Vlora, Durrësi apo Korça sepse ne e dimë që lavdia e saj nuk ka nevojë për asgjë ndërsa ndërgjegjja, shpirti dhe të vepruarit tonë kanë nevojë për të. Ja ç′na shkruan ajo në vitin e vrazhdtë 1997 “Kujtoni se Zoti ka krijuar secilin prej nesh për gjëra t&e′; mëdha-të duam dhe të na duan. Ky është kuptimi I jetës, të cilin asnjë vuajtje nuk mund ta largojë prej nesh .Çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë? është? vëllai im motra ime dhe unë duhet ti dua gjithësecilin,ashtu si Zoti na do të gjithëve…….Nëna po lutet shumë për të gjithë popullin tim të dashur të Shqipërisë, derisa secili? të mësojë të dashuroj deri në dhimbje në mënyrë që ti sjellë paqe vendit dhe zemrave të gjithësecilit. Le të lutemi.”? Për ta nderuar ashtu siç duhet? Nënë Terezen? dhe për të përkufizuar më mirë? lidhjen shpirtërore të popullit tonë me këtë shënjtore MTKRS, dëshiron që brenda ketij mandati qeverisës të mundësojë fillimin e punimeve për të ndërtuar muzeun ndërkombëtarë Nënë Tereza në Tiranë .Duke ndjekur parimin e saj që thotë “dashuria ndërton dhe urrejtja shkatërron” shoqëria jonë do ti hapë vetës rrugë të reja integruese.Unë jam i bindur që Këshilli Bashkiak i Shkodrës? duke ju bashkuar inisiativës jo vetëm te Ministrit të Kulturës, por të mbarë opinionit në një nga sheshet e bukura të qytetit te Rozafës do të dijë t′i gjej monumentit të Nënë Terezës vendin që i takon natyrshëm. Ky akt do të jetë konfirmim i radhës i qytetarisë shkodrane e një hop i ri tejet emancipues.