Takim me Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes

Tiranë,më_25.03.2006
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zoti Bujar Leskaj takoi sot Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes Z. Ëaldemar Baszanoëski dhe Sekretarin e Përgjithshëm Z. Marino Casadei.
Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi shumë i mirë mes kësaj federate dhe asaj shqiptare në zhvillimin e sportit të peshëngritjes.
Ministri Leskaj vlerësoi rolin e Federatës Evropiane në forcimin e metejshëm të sportit të peshëngritjes ne Shqiperi Ministri i MTKRS z. Leskaj theksoi rolin e vecantë që po luan qeveria shqiptare në hartimin e masave ligjore antidoping si një kusht i domosdoshëm për përafrimin e sportit shqiptar në standartet ndërkombëtare.
“Sport i peshëngritjes është përfshire në prioritet e vecanta për qeverinë shqiptare duke tërhequr dhe vëmendjen e vetë kryeministrit z. Sali Berisha. Ministri Leskaj tha se peshëngritësve po u krijohen kushte të favorshme për kryerjen sa më mirë të këtij sporti me synimin dhe për të arritur kuota sa më të mira në turnetë rrajonale dhe ato evropiane.
Nga ana e tij, Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes Z. Ëaldemar Baszanoëski hodhi idenë e mbajtjes së kampionatit evropian të peshëngritjes së të rinjve në Shqipëri. Sipas presidentit Ëaldemar Baszanoëski, ky sektor sportiv dhe drejtuesit e tij kanë? bërë përparime të mëdha si në pikëpamjen e përgatitjes profesionale të peshëngritësve ashtu dhe në ngritjen e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin normal të këtij sporti.
Në takim u theksua se mbështetja e Federatës Europiane të Peshëngritjes është ndjerë dhe në aspekte të tjera duke promovuar figurat drejtuese shqiptare të peshëngritjes si ëshë mbështetja e kandidaturës së z. Esat Ademi si president i Konfederatës Mesdhetare të peshëngritjes.