Tirane 31 Mars 2006.
Të nderuar kolegë.
Kur disa muaj më parë u emërova në postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, një nga befasitë më të këndshme ka qenë fakti se marrja përsipër e kësaj përgjegjësie politike në vendin tim? përkonte me presidencën e rradhës të Forumit të Ministrave të Kulturës së Evropës? Juglindore. Ekzistenca e një insitucioni kaq të rëndësishëm të dialogut ndërkulturor të vendeve të Evropës Kulturore përputhej në mënyrë të përkryer me gjeopolotikën kulturore të qeverisë së re të Shqipërisë, gjeopolitikë që nënkupton një politikë intensive të shkëmbim′kulturor me vendet e rajonit tonë.Qeveria shqiptare e ka shpallur integrimin në strukturat evropiane si një nga objektivat kryesore të? qeverisjes së saj. Kur bëjmë fjalë për integrim ne synojmë një integrim të plotë në të gjitha fushat duke filluar nga fusha ekonomike e deri në atë kulturore dhe një integrim konkret hapësinor ku sipas rrathëve koncentrikë integrimi nënkupton integrim rajonal që në kuptimin tonë është pjesë e integrimit evropian.Pikërisht për këtë arësye ne e mendojmë shumë të rëndësishëm krijimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore pasi tek ky forum ne shohim një nga instrumentet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të Evropës Juglindore. Nëse ky forum rezulton i sukseshëm ai mund të shndërrohet në një model për institucionalizimin e modeleve të ngjashme në fusha të tjera bashkëpunimi.Nuk është e rastësishme që ne kemi zgjedhur pikërisht kulturën si bazën për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal. Kultura për nga vetë natyra e saj është instrument i përsosur pasi ajo nga njëra anë i bashkon qeniet njerëzore, i bën ato pjesë të grupeve shoqërore të caktuara, i bën këto grupe shoqërore të komunikojnë me njëra-tjetrën e nga ana tjetër i diferenco′to grupe shoqërore dhe individë duke u dhënë një identitet dallues. Me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi, komunkimi. Dhe pasuria kulturore element shiprtëror i përbashkët i njerëzimit.Një vit më parë më 31 mars 2005 duke firmosur në Kopenhagë krijimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të vendve të Evropës Juglindore ne kemi dëshmuar pikërisht vullnetin politik për një këndvështrim më integrues të politikave tona kulutore në rrafsh rajonal. Në dokumentin e nëshkrimit ne kemi përcaktuar natyrën dhe objektivat e këtij institucioni të rëndësishëm ku objektivi më i rëndësishëm është shndërrimi i këtij forumi në një institucion dialogu dhe bashkëveprimi në një qendër të përpunimit të strategjive dhe projekteve të përbashkëta në fushën kulturore.
Të nderuar kolegë.
Përkimi i presidencës së rradhës së Forumit të Ministrave të Kulturës së vendeve të Evropës Juglindore me vitin tonë të parë të qeverisjes nuk na ka penguar që t′i japim vlerësim maksimal punës për konsolidimin e forumit megjithëse kemi patur disa vështirësi të fillimit pasi ndrrimi i qeverisë në një farë mënyre përkoi me një pjesë të kohës kur Shqipëria kishte këtë presidencë.Ne kemi bërë përpjekje disa mujore që forumi të funksionojë dhe falë gadishmërisë dhe ndihmës suaj kemi hedhur një bazë të mirë bashkëpunimi. Personalisht në takimet që kam patur me sejscilin prej jush kam patur këmaqësinë të konstatoj vullnetin e përbashkët dhe gadishmërinë konkrete për hedhjen e bazave të shëndosha të bashkëpunimit.Më 23 nëntor kordinatorët e të gjitha palëve kanë patur një takim shumë të suksseshëm dhe konstruktiv ku janë hedhur idetë dhe bazat e bashkëpunimit të ardhshëm. Ata e kanë përgaditur tashmë planin e veprimit të vitit të ardhshëm që praktikisht do të shënojë edhe fazën e parë të bashkëpunimit në kuadër të forumit. Kjo përvojë bashkëpunimi është një shenjë e mirë për të ardhmen e forumit tonë.Duke ju uruar edhe njëherë mirëseradhjen, shpreh bindjen se pas këtij takimi me kontributin dhe mbështetjen e të gjithëve, bashkëpunimi ynë kulturor do të hyjë në një fazë të re si rezultat i planit të ri të veprimi që do të miratojmë sot së bashku.
Kam nderin të ftoj për të përshëndetur takimin Kryministrin e Republikës së Shqipërisë zotin Sali Berisha.