Kroaci – Forumi i ministrave të turizmit të Evropës Juglindore,

Në datën 5 prill në Zagreb të Kroacisë u mbajt forumi i ministrave të turizmit të Evropës Juglindore, me pjesemarrjen e 9 vendeve të rrajonit. Në të mori pjese dhe ministri i MTKRS z. Bujar Leskaj i cili mbajti fjalimin me temë? ” Politikat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në BE dhe sfida shqiptare”.
Ndër të? tjera ministri Leskaj? tha :
Në Programin e saj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2005-2009, qeveria shqiptare konsideron zhvillimin e një turizmi të qëndrueshem e cilësisht te ri si një nga përparësitë e programit (krahas promovimit të bujqësisë/agroindustrisë dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilësisht të ri ne Shqipëri ka të bëjë me promovimin e njeëindustrie turistike që synon shfrytëzimin e avantazheve krahasuese të vendit. Kështu për shembull, nga pikapamja e trashegimisë kulturore, Shqipëria renditet vendi i dytë në Pellgun e Mesdheut(pas Italisë) për densitetin e monumenteve të kulturës. Kemi 1.5 të tillë për çdo kilometër katror. Ndërkohë që turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë tëë turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ministria e Turizmit e Shqipërisë shpalli Strategjinë e saj Kombëtare për zhvillimin e Turizmit Kulturor e Mjedisor dhe një plan konkret zbatimi të Strategjisë. Ministria e Turizmit e Shqipërisë ka aprovuar draft projektin e OBT-së dhe PNUD-it për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar të bazuar mbi natyrën dhe të atij rural.??????
Edhe pse legjislacioni ynë i përgjithshëm për investimet e huaja është mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojmë të favorizojmë edhe më shumë kompanitë e huaja dhe vendase që do të investojnë në zonat me potencial të lartë turistik, duke u dhënë atyre statusin e Personit Juridik të Stimuluar. Ministria e Turizmit i jep kompanisë së stimuluar mbështetje dhe lehtësira për marrjen e lejes dhe truallit të ndërtimit, si dhe lehtësira për sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare.??
Ndërkaq ministri Leskaj u takua sot në Zagreb ( 6 prill) me ministrin e transportit, detit dhe turizmit në Kroaci z. Bozidar Kallmeta( me origjinë të largët shqiptare). Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi i mirë dypalësh vecanërisht në sektorin e turizmit. Ministri Leskaj i kërkoi palës kroate asistencë në përmirësimin e legjislacionit shqiptar në sektorin përkatës pasi, sic theksoi ai” Shqipëria në turizëm operon me ligjin e vitit 93. “
“Ne e e shohim legjislacion kroat ne fushën e turizmit si një model në rajon, ku Kroacia lun një rol lider në turizmin e Evropës Jug Lindore-tha ministri Leskaj.Ai? vuri në dukje përpjekjet e shumta që po luajnë ekspertët shqiptarë të keëtij sektori në bashkëpunim dhe me organizatat ndërkombëtare për të peërshtatur ligjet e turizmit sipas standarteve evropiane.
Ndër të tjera ministri Leskaj theksoi se Shqipëria ofron resurse të mëdha turistike gjithmonë duke iu referuar vlerave të turizmit natyror edhe atij? kulturor.?
“Shqipëria tha ministri Leskaj në takimin me homologun kroat Kallmeta, ofron mjedis inkurajues si në stabilitetin makroekonomik ashtu edhe atë politik.Në këtë kuader tha ministri Leskaj ne garantojmë kushte të favorshme për investime në turizem vecanërisht për biznesmenët kroate.
Nga ana e tij ministri kroat i turizmit( në Kroaci kjo ministri është më e rëndësishmja e kabinetit qeveritar) Bozhidar Kallmeta premtoi për asistencë të ekspertëve kroatë neë përmirësimin e legjislacionit shqiptar të turizmit si dhe bashkëpunim për realizimin e projekteve të rendësishme për zhvillimin e infrastrukturës turistike.
Ministri i? MTKRS z. Leskaj ftoi për një vizite së afërmi në Shqipëri në prag të promocionit turistik, ministrin kroat Kallmeta.