Zagreb- 5 prill 2006.Fjalimi i ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj mbajtur në forumin e ministrave të turizmit të Evropës Juglindore, Është një nder i veçantë dhe një kënaqësi për mua të paraqesë përpara jush përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian në fushën e zhvillimit të industrisë së turizmit. Më lejoni t′ju informoj se këto përpjekje tashmë janë institucionalizuar. Ky institucionalizim është i shtrirë në tre drejtime kryesore:Në përputhje me Strategjinë e rinovuar të Lizbonës, qeveria shqiptare përshëndeti startin e ri të ndërmarrë nga Komisioni Evropian në shkurt 2005 për një rritje më të fuqishme e të qëndrueshme, si dhe vende pune me shumë dhe më të mira. Sikurse vetë zevendësPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka përkufizuar në Forumin e katërt të Turizmit Evropian në tetor 2005 në Maltë :”Industria turistike e Evropës është një sektor në bum. Objektivi kryesor i politikës sonë është të përmirësojmë konkurrueshmërinë e industrisë? turistike europiane dhe të krijojmë më shumë vende pune nëpërmjet një rritjeje të qëndrueshme në sektor”. Qeveria shqiptare ka vlerësuar lart përfundimet e këtij Forumi dhe qëndrimin e Komisionit Evropian për krijimin e një Partneriteti të ri më të fuqishëm për Turizmin Evropian. Ajo ka parë oportunitetet e saj, duke iu referuar veçanërisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural.Duke marrë parasysh fokusin dhe perspektivën e mësipërme të Komisionit Evropian, si dhe nevojat dhe segmentet e veçanta të tregut, qeveria shqiptare punon për mbështetjen e turizmit të rërës dhe detit krahas promovimit të komponenteve kulturore, mjedisore dhe rurale të tij.?
1. Në Programin e saj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2005-2009, qeveria shqiptare konsideron zhvillimin e një turizmi të qëndrueshem e cilësisht te ri si një nga përparësitë e programit (krahas promovimit të bujqësisë/agroindustrisë dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilësisht të ri ne Shqipëri ka të bëjë me promovimin e njeëindustrie turistike që synon shfrytëzimin e avantazheve krahasuese të vendit. Kështu për shembull, nga pikapamja e trashegimisë kulturore, Shqipëria renditet vendi i dytë në Pellgun e Mesdheut(pas Italisë) për densitetin e monumenteve të kulturës. Kemi 1.5 të tillë për çdo kilometër katror. Ndërkohë që turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë tëë turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ministria e Turizmit e Shqipërisë shpalli Strategjinë e saj Kombëtare p&e′;r zhvillimin e Turizmit Kulturor e Mjedisor dhe një plan konkret zbatimi të Strategjisë. Ky përafrim u ndihmua gjerësisht nga PNUD-i dhe nga ekspertë të nivelit botëror të komisionuar prej tij. Po ashtu, në linjë me orientimet e BE-së për përgatitjen e Axhendës Europiane 21 për Turizmin(kur e perfshire është edhe OBT-), ministria e Turizmit e Shqipërisë ka aprovuar draft projektin e OBT-së dhe PNUD-it për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar të bazuar mbi natyrën dhe të atij rural.Ministria e Turizmit e Shqipërisë po synon bashkëpunimin efikas më të gjithë partnerët dhe institucionet donatorë ndërkombëtare të interesuara për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, sikurse PNUD, Bashkëpunimi Italian, GTZ, SNV, projekti EDEN i financuar nga USAID, etj. Shqipëria po bashkëpunon me ekspertët e OBT-së për të zhvilluar një legjislacion turistik modern, nëpërmjet një projekti për përditësimin e legjislacionit. Edhe pse legjislacioni ynë i përgjithshëm për investimet e huaja është mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojmë të favorizojmë edhe më shumë kompanitë e huaja dhe vendase që do të investojnë në zonat me potencial të lartë turistik, duke u dhënë atyre statusin e Personit Juridik të Stimuluar. Ministria e Turizmit i jep kompanisë së stimuluar mbështetje dhe lehtësira për marrjen e lejes dhe truallit të ndërtimit, si dhe lehtësira për sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare.Ne e dimë që industria turistike kontribuon me 32-60 perqind te GDP-se në pjesën më të madhe të vendeve evropiane të zhvilluara. Mes gjithë aktiviteteve të turizmit, komponenti kulturor është ai që premton me shumë në bashkëveprimin ndërkulturor mes shteteve. Prandaj dhe Shqipëria kërkon ta zhvillojë sa më shumë. Nëse ju vini në Shqipëri, do të vizitoni ansamble të qyteterimeve antike deri tek fortifikimet e Ali Pashës së Janinës. Do të gjeni këtu njerëz mikpritës dhe me dëshirën e mirë për t;ju shoqëruar ju gjatë gjithë thesareve kulturore shqiptare. Mirupafshim në Shqipëri!