Takim me Reporterin e Komitetit të përgjithshëm mbi Cështjet e Politikës dhe Sigurisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, austriakun Wolfgang Grossuck

Tiranë,më_13.04.2006
Ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti sot Reporterin e Komitetit të përgjithshëm mbi Cështjet e Politikës dhe Sigurisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, austriakun Wolfgang Grossuck, njëherësh një nga liderët e partise popullore të Austrisë.
Në qendër teë takimit? ishte bashkëpunimi i mirë mes Shqiperisë dhe Austriseë si dhe me Organizatën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit neë Evropë (OSBE) me qendër në Vjenë.
“Roli I OSBE në forcimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri, ka qenë thelbësor dhe mbetet shumë i rëndësishëm për qeverinë e djathtë”-tha ministri Leskaj. Ai vlerësoi bashkëpunimin me këtë organizëm dhe propozoi që OSBE të nderhyjë me autoritetin e saj për të ndryshuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi sic tha ministry Leskaj, “Shqipëria nuk është më ajo e vitit të trazirave të 97-ës dhe në qendër të hartës së krimit të organizuar dhe trafiqeve sikurse në fillim të viteve 2000”.
Duke iu referuar prioriteteve të MTKRS, ministri Leskaj tha se OSBE mund të luajë një rol të vecantë në realizimin e projekteve të rinise, zhvillimit të turizmit dhe sportit.
Në këtë kuadër ministri i MTKRS z. Leskaj shpjegoi se kuvendi pritet të miratojë javët e ardhshme ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, ligj ky që së bashku me zbatimin e legalizimeve, do ti hapë rrugë investimeve serioze në turizëm.
“Kryeministri Berisha dhe qeveria që ai drejton janë të vendosur për të krijuar një klimë të ngrohtë dhe serioze për investitorët e huaj në cdo sektor vecanërisht në atë të turizmit” -i tha ministry Leskaj z. Grossuck, duke shtuar se Austria vendii tij, do të ketë prioritet në investime. Duke kujtuar rastin e financimit serioz dhe të njohur të austriakut Rogner në Tirane, z. Leskaj tha se po kjo kompani pritet të realizojë dhe një projekt zhvillimi në zonën turistike të Porto Palermos në jug të Shqipërisë.?
Nga ana e tij reporteri austriak i OSBE Grossuck tha se në korrik do të raportojë në Asmblenë Parlamentare të OSBE për Shqipërinë ku do të verë theksin tek rezultatet e dukshme në luften kundër krimit të organizuar dhe krijimit të sigurisë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Zoti Grossuck garantoi se Austria, si kryesuese e radhës së BE do të jetë një aleate e fortë e Shqipërisë në zhvillimin e reformave në sektorë të ndryshëm, vecanërisht në turizëm dhe kulturë. Ai tërhoqi vëmendjen për vlerat e mëdha të bregdetit të pashfrytezuar shqiptar duke bërë apel për mbrojtjen e tij dhe njëherësh të promocionit të turizmit shqiptar në Evropë.