Tirane me, 25 Prill 2006
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj, artistë e shkrimtarë, studiues dhe veprimtarë të kulturës dhe artit shqiptar!Ju përshendes dhe dhe kam nderin, në cilësinë e Ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve t′ju njoftoj për hapjen e muajit të Kulturës Kombëtare Shqipëri – Kosovë. Për herë të parë në politikat kulturore kombëtare, Ministria jonë, nën kujdesin dhe mbështetjen Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës – Agim Çeku ndërmarrin një projekt të përmasave të tilla të bashkëpunimit kulturor, i cili kulmon me një seri të shumëllojshme aktivitetesh e performancash intensive gjatë gjithë muajit shtator. Ministria që drejtoj unë dhe kabineti im, edhe më parë e ka patur në qendër të vëmendjes dhe si njërin nga zhvillimet prioritare – domosdoshmërinë e bashkëpunimit kulturor e artistik midis qendrave dhe trevave shqiptare. Politikat tona kulturore kanë synuar që sinkronizimi i kulturës së prodhuar brenda Shqipërisë, Kosovës dhe pjesëve të tjera shqiptare në rajon e më gjerë, të imponohen fuqishëm në jetën tonë si faktorë të stabilitetit shpirtëror, religjioz e social. Nga ana tjetër, duke intensifikuar kontaktet tona cilësore në ato sfera të ndjeshme të artit dhe kulturës, në do ta bëjmë edhe më të mundshëm, edhe më të prekshëm identitetin tonë kulturor e shpirtëror si trashëguesit e një tradite të përbashkët estetike dhe etike në Ballkan. Në mbështetje të kësaj filozofie të kulturës gjithëkombëtare, MTKRS ka ofruar një gamë të gjerë e demokratike bashkëpunimi me shoqatat, klubet, institutet dhe forumet e ndryshme të artit, kulturës dhe sportit që veprojnë në trevat e ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo ka mbështetur dhe stimuluar nismat dhe projektet e këtyre organizmave si dhe të veprimtarëve të veçantë, për të përftuar situatën e një rilindjeje kulturore me dimensione mbarëkombëtare. MTKRS është e ndërgjegjshme se, si shoqatat e shumta, ashtu edhe mediatorët privatë të kulturës përbëjnë potëncialet reale dinamike të kulturës së gjallë shqiptare, përbëjnë potencialet tona kulturore-artistike me një shkallë ndikimi në edukimin e qytetarëve shqiptare me ndjenjën e së bukurës dhe humanizmit. Prandaj, duke besuar fort, se rilindja shpirtërore e shqiptarëve nis nga horizonti humanist i kulturës, në kemi ndërtuar edhe strategjitë tona të bashkëpunimit nëpërmjet dikurseve, ekspozitave e performancave, duke i zhvendosur aktivitetet tona në qendra të ndryshme, duke ndërtuar një linjë të shtrirjes së veprimtarive nga Qendrat – tek Periferit′ml;.Pikërisht kjo qasje ndaj shtrirjes dhe promovimit të kulturës, ka për politikat tona një rëndësi të vëçantë, ngase për një shoqëri demokratike porcioni i kulturës është i domosdoshëm për çdo qytetar të saj dhe ne nuk mund t′ia privojmë mundësinë askujt në shijimin dhe përjetimin e magjisë që ofron arti. Nga kjo pikëpamje, në një shoqëri të hapur demokratike zhduket nocioni i Qendrës dhe Periferisë, sepse të gjithë janë të barabartë përballë kulturës dhe arti na barazon të gjithëve pa përjashtim. Shoqërisë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë i duhet ky komunikim i munguar brendakulturor, pasi një komunikim i tillë na çliron nga shumë keqkuptime, herë të bartura nga e kaluara historike e sociale, herë të sajuara e të provokuara nga konjuktura të posaçme. E rëndësishme dhe konstruktive mbetet dëshira jonë e përbashkët për t′iu rikthyer gjuhës më të lashtë e më fisnikëruese – kulturës. Ajo është kryefjala jonë dhe këtu në duhet ta kërkojmë sekretin e komunikimit. Kështu do të mund të ngrihemi mbi çdo amulli për të kuptuar një gjë thelbësore për të gjithë shqiptarët: Jemi një gjuhë dhe, rrjedhimisht, një kulturë. Kështu i jemi prezantuar në shekuj botës dhe ky ka qenë reprezantimi më i mirë, më i sigurtë e më i bësueshëm.Edhe në sfidat e botës bashkëkohore, mendoj se prezantimi i shpirtit dhe karakterit tonë ka një rrugë, si dhe më parë, të besueshëm e mbresëlënës. Dhe kjo rrugë është afirmimi kulturor. Vetëm nëpërmjet vlerave tona më të mira origjinale, tradicionale qofshin ato apo moderne, në i afrohemi në mënyrë të urtë e pragmatike integrimit tonë të dëshiruar civil, në Rajon dhe në Europë.
Të nderuar pjesëmarrës! Më lejoni t′jua them me sinqeritet se Muaji i Kulturës Kombëtare Shqipëri – Kosovë që starton nga dita e parë e shtatorit 2006, është vetëm zanafilla e filozofisë sonë politike dhe strategjike në Kulturë. Përgjatë gjithë muajit shtator ne do t′i zhvendosim auditoret tonë në disa qytete të Shqipërisë dhe Kosovës, duke demonstruar energjitë krijuese të botës artistike shqiptare më një pasuri e larmi tematikash e zhanresh. Dhe i ftoj të na ndjekin dashamirët dhe adhuruesit e artit, e po ashtu, edhe skeptikët e kritizerët, se ne kemi nevojë si për të parët, ashtu dhe për të dytët, gjithnjë me një qëllim fisnik e kostruktiv, të përmirësojmë dhe të evoluojmë konceptet tona në përgjithësi dhe qasjen ndaj kulturës kombëtare në veçanti. Sepse jemi të gjithë të përfshirë, në një′ënyrë a në një tjetër, pjesë e një nisme të përbashkët ambicioze, të cilën më lart e quajta “Rilindje kulturore mbarëshqiptare”.
Jam i sigurtë se planet dhe projektet tona do të gjejnë johonë, do të diskutohen dhe do të na ofrojnë sugjerime të çmuara. Artistët dhe inteligjencia kulturore shqiptare kërkon hapësira të reja, frymë të re bashkëpunimi dhe kontakti dhe interesat e tyre të sinqerta kulturore do të gjejnë tek ne dëgjuesin e vemndshëm, mbështetësin dhe përkrahësin e sinqertë. Me Muajin e Kulturës Kombëtare Shqipëri-Kosovë, në vetëm sapo hapim një perspektivë, e cila d′ë na zbulojë? se sa shumë kemi për të bërë e shkëmbyer, se çarë potencialesh artistike dhe kulturore kemi në Shqipëri dhe Kosovë dhe se sa e nevojshmë është për kulturën Kombëtare të hyjë në komunikim me auditoret e veta. Me kohë edhe stratagjemat kulturore për çështje më të specializuara, nuk do të mungojnë.Por le të mbetet ky muaj me tërësinë dinamike të aktiviteteve kulturore në Shqipëri e Kosovë – një Big-Bang i kulturës sonë. Le t′i përbashkojmë e t′i përqendrojmë kontributet e përbashkëta kulturore e artistike në një pikë, në një shenjë, të cilës tentojmë t′i afrohemi: Kulturës Kombëtare Shqiptare, sipas postulatit që e përmendëm tashmë: Një Gjuhë – një Kulturë.
Faleminderit!