DY SHTETE, NJE KULTURE

Prishtine me 28 Prill 2006.
Viziten e pare ne Kosove si Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Republikes se Shqiperise e bera ne nje moment fort te hidhur per mbare boten shqiptare e me gjere, pikerisht atehere kur Ibrahim Rugova po percillej per ne banesen e fundit ose e thene ndryshe ne Pan-teonin e historise se ketij kombi.
Te gjithe e ndiejme mungesen e tij fizike por ngushellohemi me gjithcka ai na la.
Se dyti i ardhur ne Kosove e kam nevoje shpirterore para se gjithash te them disa fjale per burrin qe se bashku me Nene Terezen modernizuan historine tone te perbashket.Ibrahim Rugova, traditen, te shkuaren tone kulturore e racionalizoi ne bashkekohesi duke krijuar keshtu nje mendim politik te llojit te vecante. Ai, Presidenti i Kosoves, Gandi i diteve tona, esteti dhe teoricieni i letersise per mua, mbetet formula me frytedhenese e Shqiptarise, si doktrine humane e intelektuale, si vizon politik e patriotik.Brishtesia ja forcoi konturet ketij kolosi, i cili ne Ballkanin e terbuar besoi fort tek paqja si thelb i njeriut.Rugova me urtesi sokratiane, token ne te cilen prej dekadash konser-vohej krimi i pushtuesit, e ktheu ne toke te paqes duke e lene Kosoven ne agimin e pavaresise.Heren e fundit qe e pame ne Shqiperi ai u perkul ne gjunje para heroit Kombetar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe tha: do ti forcojme aleancat me aleatet e te madhit Skenderbe.Kjo fjali e thjeshte ishte magjia e politikes se tij, vizioni strategjik i rikthim-it te shqiptareve ne familjen e natyrshme Europiane.Qeveria Berisha e dale nga zgjedhjet e 3 korrikut integrimin, dialogun, komunikimin dhe njohjen i ka paresore ne politikat e veta por ceshtja e statusitte Kosoves eshte madhore perte e ne kete kontekst ne sintoni me qeverine tuaj ajo perpiqette ndihmoje sa me shume, ne arritjen e zgjidhjes se deshiruar sepse nje Kosove e pavarur ,demokratike e lire dhe qe res-pekton minoritetet shihet si burim stabiliteti ne rajon.Qendrimi i Qeverise Berisha per Kosoven eshte i qarte. Une ju citoj ketu deklaraten me te fundit te kryeministrit Berisha dhe qeverise qe ai drejton se “pavaresia e Kosoves do te sherbeje si nje faktor madhor stabi?liteti per vete Kosoven ne radhe t′are, e cila ka nevoje per zhvillim, per investime, perparim ne menyre qe te kete stabilitet e paqe per qytetaret e saj brenda vendit”.Dua t’ju informoj ju se ministria qe une drejtoj bashkepunimin me Kosoven e sheh si tejet te rendesishem si ne fushat e turizmit, rinise dhe sporteve por mbi te gjitha ne fushen e kultures.
Kultura e Kosoves dhe e Shqiperise jane dy pjese te nje te tere, pra te asaj qe te gjithe ne quajme Kulture kombetare. “Nja asht gjuha kombi nja” pati thene Ndre Mjeda. Natyrshem se bashku i ndiejme si pjese te trashegimise tone patriotike, krijuese e shpirterore, emra te tille si Barleti, Begikemi, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, YmerPrizereni, Ali GuciaFishta, Gjecovi, Hasan Prishtina, Konica, Frash-eri, Gurakuqi, NOli, KoLiqi, Bajram Curri, Shaban Polluzha, Esat Mekuli, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rexhep Ferri, Sabri Hamiti e shume te tjere per te theksuar fort krenarine per Ibrahim Rugoven, perte cilin kam shprehur konsideraten personate qe ne geten e profeteve te kombit pas Skenderbeut ze te pahn vend. Permenda keta emra per te ravizuar nje ide, ate te nje historie dhe kulture te perbashket Kultura eshte gjuha me e mire perte komunikuar me te ndryshmin e jo me me vellezerit e nje gjaku.Politikat e reja qe po koncepton MTKRS, konsistojne kryesisht tek libri, etnokultura dhe tek trashegimia materiale dhe shpirterore. Kjo ne fushen e kultures ndersa ne Turizem po punojme qe, krahas turizmit te reres dhe diellit, qe tashme ju keni patur rast te jeni konsumues te tij, po konturojme strukturat baze per nje turizem kulturor elitar.Pese parqet arkeologjike qe kemi shpallur jane tregues i kesaj nisme.Synimi yne ne fushen e librit persa i perket bashkepunimit me ju eshte qe ai te mos njoh asnje pengese. Kur them kete kam parasysh panaire te librit te perbashketa brenda dhe jashte vendeve tona, si dhe panaire sh-kembyese, botime te perbashketa qe trasmetojne vlera te ndersjellta.
Por duhet te marrim ne konsiderate realitetin qe per fat te keq kete nuk eshte ai i deshiruari. Ka nje situate moskomunikimi thelbesor qe deri dje justifikohej nga konjukturat historike, ndersa sot eshte nje neglizhence te cilen nuk e meritojme dhe qe duhet te punojme te gjithe per ta ndryshuar. Mosnjohja e ndersjellte e kultures qe prodhohet nga bota shqiptare, ka shpene ne largimin e saj, vecimin, thellimin dhe mbylljen, pa krijuar nje rezonance gjithekombetare, sipas principit: nje gjuhe -nje kulture. Por tendenca eshte e qarte ne favor te ndryshimit te gjendjes Ne, pak kohe me pare gjate promovimit te korpusit te plote te veprave te Rugoves, jemi shprehur te gatshem qe te botojme nje studim antologjik kushtuar ketij personaliteti ku te perfshihen studime e analiza te studiuesve nga Kosova dhe Shqiperia.Tek une si minister, i inkurajuar edhe nga orientimet e qarta te Kryeministrit Berisha per nje bashkepunim intensiv me Kosoven ekziston nje vull-net absolut per te punuar me ju.
Gjej rastin t’ju pergezoj perseriozitetin,cilesine dhe perkushtimin qe keni treguar ne fushen e botimeve te klasikeve te kultures kombetare. Kam ndjekur me vemendje Kolanat e Fishtes, Konices, Harapit, Koliqit Rug?oves, Hamitit etj dhe kam kuptuar qe kemi shume per te nxene nga ju ne kete drejtim. Keshtu qe kam nxitur punen ne kete drejtim pra per te evidentuar si e kemi gjendjen e botimeve deri tani dhe si e sa do ta zgjerojme ate.E ndiej te nevojshme te theksoj qe si ne Kosove dhe Shqiperi po forme-zohet nje brez shkrimtaresh dhe artistesh te rinj por qe per arsye te ndry-shme po mbesin si ishuj kreative te izoluar atehere intensifikimi i marred-henieve e thene ndryshe percimi i kesaj krijimtarie ne te dy anet e kufirit e ben me te lehte integrim e dy pjeseve qe permendem me siper.Nje nisme e tille nuk duhet kufizohet vetem tek libri por edhe tek muzika me zhanret e veta teatri apo piktura.Ekspo-Prishtine qe do te behet pas pak ditesh nen kujdesin e piktorit Fatmir Velaj me pjesemarrjen e artisteve te ndryshem ballkanas eshte nje pervoje qe duhet te behet fillim i nje tradite te bashkepunimit midis dy min-istrive tona te kultures.Ne Shqiperi me e avancuara ne kete drejtim eshte biblioteka kombetare qe bashkepunon ngushte me ate te Kosoves ne forma te ndryshme.Por kesaj here jemi ketu perte krijuar lidhje direkte ndermjette gjithave institu-cioneve te varesise dhe drejtorive paralele ne dy ministrite tona.
Kultura eshte element thelbesor dinjiteti e identiteti.Mendimtari yne i shquar Branko Merxhani e shihte kulturen si bazen fillestare dhe kushtin primarte ndryshimit te shoqerise shqiptare citoj “Kul?tura eshte nisja-thoshte ai ne nje shkrim te botuartek perpjekja shqiptare,-qe nje popull te fitoje fuqi politike duhet me pare nga te gjithe te krijoje nje kulture telarte.Ne ne anen tjeterte kufirit shohim me simpati te madhe autobuzet me te rinjte kosovare qe vijne per te vizituar qytetet shqiptare.
Keto vizita kane nje simbolike te tyren te qarte ate te dashurise dhe njohjes reciproke.
Kam takuar plot te rinj kosovare qe mbanin emrat e qyteteve dhe simboleve tona. Jam emocionuar vertete.Ne menyre qe edhe rinia e shtetit te Shqiperise te njohe me mire Kos?oven i kam indikuar departamentit teRintse ne ministri hartimin e nje ax-hende qe ka ne qenderte saj nje turizem kulturor ne Kosove, pra njohjen me qytetet, vendet arkeologjike, muzete apo ato te rezistences kunder represionit serb.Persa i perket turizmit, mendoj qe Zoti u ka falur bukuri te medha dy shtetevetona.Para se ta pretendojme nga te tjeret eshte mire qe ne fillim te jemi kliente te njeri tjetrit, sepse pervec mikpritjes tradicionale mund te gjejme plot gjera qe kenaqin kuriozitetin tone.
Edhe ne kete pike ju keni qene me te vemendshem dhe me eksperi-mentues nga ne.
Aktualisht, ne gjendemi ne nje proces reformimi te plote te strukturave hoteliere, plazheve dhe lidhjeve te tyre me monumentet e ndryshme kul-turore. Ju them me bindje qe stina qe po afrohet e gjen ambjentin turistik shqiptar me cilesor ne cdo pikepamje e si te tille me argetues.MTKRS e Shqiperise dhe ministrine e kultures se Kosoves i shoh si dy porta te hapura perballe njera tjetres nga te cilat kalojne marrdheniet tona me te bukura, me integruese, pikerishtato marredhenie, qe ne kodin e tyre te komunikimit kane magjine e artit kozmopolit e tabanin kombetar por mbi te gjitha forcen edukuese te artit, te dialogut, paqes, mirekuptimit e respektit ndaj te ndryshmit.Une jam nga Vlora e deputet i saj pra nga qyteti i flamurit te pavaresise atij flamuri qe puthi dhe mbrojti Isa Boletini.Jo pak here kam menduar se cfare mund te kete ndier dhe thena baca Ise ne ato caste, i pandihmuar nga procesverbalet historike e gjeta zgjidhjen tekAli Podrimja pra “Miq Kosova eshte gjaku im qe nukfalet!”. Kosova ka qene malli yne i pashuar e cdo shqiptar e ka ndier kete brenge, por vlon-jatet me teper. E them kete pa friken se do te akuzohem per pervetesim dashurie.
Isopolifonia qe shoqeroi Barken me Ismail Qemalin Gurakuqin e te tjere kur po shkonin te mbronin ceshtjen shqipetare ne vitin 1913 mbeti mes nesh , qe nje kenge qe nuk reshti kurre, ne pritje qe anija te kthehet me lajmin e gezuarte Kosoves se Pavarur.Sot proceset integruese jane kryefjala e politikave evropiane e ballkan-ike. Ne shqiptaret ne te dy anet e kufirit nuk kemi kohe per te humbur por besojme fort ne percaktimin e shkrimtarit tone te shquar Ismail Kadare qe thote: “Dy shtete shqiptare ne Ballkan do te perfaqsojne me bukur kombin shqiptare,do jene shume te fuqishem dhe do ti japin shtatin e vertete ko-mbit shqiptar”.Dhe bashke me kete shtat te vertete do t’i japin nje psikike tjeter shume te shendetshme, sepse kur nje trup plotesohet dhe mendja plotesohet.