DEKLARATE- mbi takimin në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës

Tiranë,më_15.05.2006
Më datë 12 Maj 2006, në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, u organizua një takim midis përfaqësuesve të lartë të UEFA-s e FIFA-s, kryesuar nga z. Senes Erzik, zv/President I parë I UEFA-s dhe antar I Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, dhe një delegacioni të MTKRS, kryesuar nga Zv/ministri. Nga UEFA, merrte pjesë në takim edhe z. Lars-Krister Olson, shef ekzekutiv I organizatës. UEFA kishte ftuar të merte pjesë për ta dëgjuar edhe një delegacion nga FSHF. Ky takim ishte vazhdimi I kontakteve të krijuara nga ministri Bujar Leskaj dhe zv/Presidenti Senes Erzik, në takimin e tyre në Tiranë në shkurt të këtij viti. Fillimisht drejtuesit e lartë të futbollit europian e botëror u interesuan të dijnë për marrdhëniet që ekzistujnë aktualisht midis MTKRS dhe FSHF dhe për pikëpamiet në lidhje me gjenerimin e krizës midis dy institucioneve. Ne theksuam se tashmë janë të ngrira marrëdhëniet midis institucioneve, cka e konsiderojmë një situatë anormale e cila ka ardhur për shkak të pengimit nga drejtuesit e FSHF të kryerjes nga ministria të auditit të brëndshëm në Federatë, si dhe të shkeljes së procedurave ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimet në statut, të regjistruara në mënyrë arbitrare po nga drejtuesit e FSHF. Gjithashtu I informuam përfaqësuesit e lartë të FIFA/UEFA-s për problemet me të cilat po ballafaqohet kohët e fundit futbolli shqiptar, duke filluar që nga rrahjet e tifozave e futbollistëve nëpër stadiuem e shitjet e ndeshjeve, e deri tek akuzat për kontrata të paligjështme të shitjes së të drejtës televizive dhe të konflikteve të interesit që përfshihen në to. Unë u theksova drejtuesve të futbollit ndërkombëtar të drejtën e patjetërsueshme të shtetit shqiptar për të bërë transparencën financiare të FSHF dhe për të verifikuar zbatueshmërinë e ligjeve shqiptare gjatë kryrerjes së aktivitetit të saj. Kjo buron nga dhënia e titullit “Federatë Shqiptare” sëbashku me përdorimin e simboleve kombëtare dhe të drejtës së përfaqësimit të shtetit shqiptar si dhe delegimit Federates, të së drejtës për kryerjen e shërbimit public, nga ana e shtetit nëpërmjet ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, duke përfshirë këtu edhe asetet publike. Duke qënë se për qëllime të caktuara, cdo veprimi I yni, konsiderohet në mënyrë tendencioze nga drejtuesit e Federatës, si ndërhyrje në punët e brëndëshme të FSHF, ne kërkuam që të vinte në Tiranë një Mision Vëzhgimi I FIFA/UEFA-s I cili të marrë pjesë në auditin që do t′I bëjmë FSHF, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe keqinformimet që u bëhen këtyre organizatave në lidhje me këtë cështje, si dhe për të garantuar jo vetëm zbatimin e ligjit shqiptar por edhe transparencë ndaj rregullave dhe statuteve të FIFA/UEFA-s.
Drejtuesit e lartë të organizatave të futbollit botëror e pritën me kënaqësi kërkesën për të dërguar përfaqësuesit e tyre për të punuar me ne dhe theksuan gadishmërinë e tyre për të kontribuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve që ekzistojnë. Ata nënvizuan se e pranojnë detyrimin që kanë federatat e futbollit për zbatimin e ligjeve të shtetit të tyre. Zotërinjtë Erzik dhe Olson kërkuan ruajtjen e pavarësisë së FSHF dhe të drejtën e Ansamblesë së Përgjithëshme për të marrë vendime në mënyrë sovrane për veprimtarinë e saj ligjore dhe kalimin në gjykatë të cdo shkelje të ligjit shqiptar. Ne theksuam se pavaresia e FSHF eshte garantuar nga ligji.
Drejtuesit e FIFA/UEFA-s na informuna se në bazë të ndryshimeve të reja në statutet dhe rregulloret e organizatave të tyre, do të ndryshojë së shpejti edhe statute I FSHF, dhe deklaruan se në bazë të ligjit shqiptar, këto ndryshime do të miratohen nga Ministri I TKRS dhe pastaj do të shkojnë të regjistrohen në gjykatë.
Delegacioni I MTKRS e konsideron takimin një hap të madh para në forcimin e marrëdhënieve midis MTKRS? dhe FIFA/UEFA në të mirë të futbollit shqiptar dhe forcimit të institucioneve të tij.