Shpallet Monument Kulture Rruga e Hebrejve ne Vlore

Mbi shpalljen e Rrugës së Herbrejve si monument kulture të kategorisë së I nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është paraqitur kërkesa nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës Vlorë? me nr. 7, datë 17.5.2006 për shpalljen ?Monument Kulture” të rrugës së Hebrejve bazuar në vlerat dhe kontributin që kanë dhënë herbrejtë që nga viti 1942 në qyt′n e Vlorës. Mbështetur Ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 ?Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar, neni 30 ” Institucionet e specializuara në fushën e trashëgimisë kulturore, organet e qeverisjes vendore dhe pronarët ose poseuesit e objektit kanë të drejtën e propozimit për shpalljen e një objekti monument culture. Propozimi i? drejtohet Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”. MTKRS pasi u njoh me kërkesën e DRMK Vlorë, mbështetur përsëri Ligjit të sipërpërmendur, neni 28, pika 4 ” Ministri i? Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka të drejtën e shpalljes së monumentit të kulturës së kategorisë së I”, prandaj shpalli me Urdhër të Ministrit nr. 525, datë 14.9.2006 “Rrugën e Hebrejve ?Monument kulture′ të kategorisë së I në Vlorë.